Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Shpjegim i ajetit ku Iblisi i thotė Allahut:"Ngaqė mė humbe, do t'u dal nė prit atyre "

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ebu_Derda
Admin



Numri i postimeve : 105
Registration date : 02/07/2008

Shpjegim i ajetit ku Iblisi i thotė Allahut:"Ngaqė mė humbe, do t'u dal nė prit atyre " Empty
MesazhTitulli: Shpjegim i ajetit ku Iblisi i thotė Allahut:"Ngaqė mė humbe, do t'u dal nė prit atyre "   Shpjegim i ajetit ku Iblisi i thotė Allahut:"Ngaqė mė humbe, do t'u dal nė prit atyre " EmptyWed Jul 02, 2008 5:13 pm

Shpjegim i ajetit ku Iblisi i thotė Allahut:"Ngaqė mė humbe, do t'u dal nė prit atyre "

--------------------------------------------------------------------------------

el-Hafidh Isma'il bin Kethir
Imam Abdur-Rahman es-Sa'di
salafipublications.com

"Ngaqė mė humbe, do t'u dal nė pritė nė rrugėn Tėnde tė drejtė. Pastaj do t'u vijė nga pėrpara, nga prapa, nga ana e djathtė dhe e majtė, dhe shumicėn prej tyre s'do t'i gjesh mirėnjohės". [el-Araf, 16-17]

Nė lidhje me kėto ajete, el-Hafidh Ibn Kethir ka thėnė nė Tefsirin e tij:
"Ai, mė i larti, na informon qė, kur Iblisi u zotua me fjalėt '... deri nė ditėn kur ata do tė tubohen', dhe atij iu dha kjo mundėsi, ai u tregua kryeneē dhe i pabindur, kėshtu qė tha:'Ngaqė mė humbe, do t'u dal nė pritė nė rrugėn Tėnde tė drejtė', domethėnė, Ti mė humbe.
Ibn Abas ka thėnė qė kjo ka kuptimin: meqė Ti shkaktove humbjen time. Kurse tė tjerė veē tij kanė thėnė se kjo ka kuptimin: meqė mė shkatėrrove, do t'u dal nė pritė adhuruesve Tu, tė cilėt i ke krijuar nga pasardhėsit e kėtij, pėr shkak tė cilit Ti mė largove nga '... rruga jote e drejtė...' Domethėnia: [do t'i largoj] nga e vėrteta dhe nga shtegu i suksesit, dhe do t'i drejtoj gabimisht, me qėllim qė tė mos adhurojnė Ty e as mos tė njėsojnė [tė tė njohin si Njė, tė vetėm]. Gjithė kėtė ngaqė mė humbe.
Ali bin Ebi Talha ka treguar nga Ibn Abas:
'Pėr sa i pėrket thėnies sė tij 'Pastaj do t'u vijė nga pėrpara...', kjo do tė thotė: do t'u ofrojė dyshime lidhur me jetėn e pėrtejme;
'... nga prapa...', domethėnė, do t'i bėjė ta duan kėtė botė;
'... nga ana e djathtė...', domethėnė, do tė bėj ēėshtje/gjėra qė ngjasojnė me fenė e tyre;
'... dhe e majtė...', domethėnė, do t'i bėjė mėkatet tė dėshirueshme pėr ta.
Ali bin Ebi Talha pėrmend nga el-Aufi [tė dyja kėto nga Ibn Abas] tė ketė thėnė:'Pėr sa i pėrket ardhjes sė tij 'nga pėrpara', kjo ėshtė nga ēėshtjet e tyre tė kėsaj bote, ndėrsa 'nga prapa' ka tė bėjė me ēėshtjet e tyre tė jetės sė pėrtejme. Kurse, nga ana e djathtė e tyre ardhja/afrimi bėhet nėpėrmjet veprave tė mira tė tyre, ndėrsa nga ana e majtė kjo bėhet nėpėrmjet mėkateve tė tyre'.
Se'id bin Ebi Erubeh ka treguar nga Katade:'Ai u vjen atyre nga pėrpara dhe u pėshpėritė se s'ka ringjallje e as xhenet e xhehenem. Dhe u vjen atyre nga prapa nėpėrmjet ēėshtjeve tė kėsaj bote, kėshtu qė ua bėn atė joshėse dhe i thėrret pėr tek ajo. Njėlloj u vjen nga ana e djathtė, nėpėrmjet veprave tė mira tė tyre – ai i bėn tė ngadaltė dhe tė amullt nė bėrjen e veprave tė mira. Po ashtu, atyre u vjen nga ana e majtė, duke e bėrė tė keqen dhe mėkatet e tyre tė dėshirueshme pėr ta, dhe do t'i thėrrasė dhe do t'i urdhėrojė pėr kėtė. Ai tė ka ardhur, o bir i Ademit, nga ēdo anė, pėrveē nga lart, sepse ai s'mund tė hyjė mes teje dhe mėshirės sė Allahut'.
Gjithashtu, ėshtė transmetuar nga Ibrahim en-Nekhi, nga el-Hakim bin Ujeineh, nga es-Sudij, dhe nga Ibn Xhurejxh, pėrveē se ai pėrmend qė ardhja e tij nga pėrpara do tė thotė nga dunjaja, kurse nga prapa do tė thotė nga ēėshtjet e jetės sė pėrtejme.
Muxhahid ka thėnė:'Nga pėrpara dhe nga e djathta e tyre do tė thotė aty ku shohin ata, kurse nga prapa dhe nga e majta do tė thotė aty ku ata nuk shohin'.
Ibn Xherir [et-Taberi] ka zgjedhur thėnien: se me gjithė kėto anė [qasje] mendohet nė mėnyrat e mira dhe tė kėqija. Pėr sa i pėrket tė mirės, ai i pengon nga bėrja e saj; pėr sa i pėrket tė keqes, ai e zbukuron atė pėr ta.
El-Hakem bin Eban ka treguar nga Ikrimeh, i cili ka treguar nga Ibn Abas lidhur me thėnien e tij 'Pastaj do t'u vijė nga pėrpara, nga prapa, nga ana e djathtė dhe e majtė...', se ai [Iblisi] nuk ka thėnė 'nga lart', sepse mėshira zbret nga sipėr tyre.
Ali bin Ebi Talha ka treguar nga Ibn Abas: '... dhe shumicėn prej tyre s'do t'i gjesh mirėnjohės', domethėnė, s'do t'i gjesh muwehiduun [njerėz tė Teuhidit; ata qė e njėsojnė Allahun]'".
Shejh Abdur-Rahman bin Nasir es-Sa'di ka pėrmendur nė Tefsirin e tij lidhur me kėto ajete:
"Ngaqė mė humbe, do t'u dal nė pritė nė rrugėn Tėnde tė drejtė. Pastaj do t'u vijė nga pėrpara, nga prapa, nga ana e djathtė dhe e majtė, dhe shumicėn prej tyre s'do t'i gjesh mirėnjohės".
Kjo do tė thotė: Iblisi ka thėnė, kur u dėshpėrua dhe humbi shpresat pėr mėshirėn e Allahut:'Ngaqė mė humbe, do t'u dal nė pritė...', domethėnė, krijimit.
'... nė rrugėn Tėnde tė drejtė', domethėnė, do tė fiksohem nė kėtė shteg dhe do tė mundohem me tė gjitha mjetet t'ua kthej mendjen nga ajo dhe t'i pengojė nga pėrshkimi nė tė'.
'Pastaj do t'u vijė nga pėrpara, nga prapa, nga ana e djathtė dhe e majtė...' domethėnė, nga ēdo rrugė dhe nga ēdo anė, dhe nga ēdo shteg qė i bėhet e mundshme tė arrijė atė ēfarė synon lidhur me ta.

Kėshtu, ndėrsa ky i ndyrė ėshtė i vetėdijshėm qė ata [bijtė e Ademit] janė tė dobėt, dhe se shumica e tyre mund tė kaplohen nga shkujdesja. Ai synon t'i udhėheqė pėr nė humbje me tė gjitha mjetet e tij. Pra, ai supozoi, dhe supozimi i tij doli tė jetė i vėrtetė, kur tha:'... dhe shumicėn prej tyre s'do t'i gjesh mirėnjohės'. Prej kėtu, tė falėnderosh ėshtė nga mėnyrat e tė qenit nė rrugėn e saktė, kurse ai do qė t'ua kthejė mendjen nga kjo dhe t'i pengojė nė zbatimin e saj.
Ai, mė i larti, ka thėnė:
"Vėrtet, ai thėrret tė tijtė vetėm qė ata tė bėhen banorė tė zjarrit".
Allahu na e ka bėrė mė dije atė ēfarė ka thėnė Iblisi dhe seriozitetin e tij nė atė ēfarė bėn, nė mėnyrė qė tė ruhemi dhe tė pėrgatitemi pėr armikun tonė, tė jemi syēelė ndaj tij me dijen tonė nga shtigjet qė ai pėrdor pėr tė pėrmbushur synimet e tij, si edhe tė ēarat qė ia pėrdor pėr tė depėrtuar. Pėr shkak tė kėsaj, ne kemi bekimet mė tė plota nga Ai, mė i larti.
-------------------------
Referim:
Tefsir el-Kur'an el-Adhijm i el-Hafish Isma'il bin Kethir [Mektebe Dar el-Fejha], vėll.2, f.273-274.
Tejsir el-Kerim el-Rrahman e AbduRrhaman es-Sa'di [Mektebe er-Rushd], faqe 284-285.
_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Shpjegim i ajetit ku Iblisi i thotė Allahut:"Ngaqė mė humbe, do t'u dal nė prit atyre "
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema rreth :: Kur'an dhe Tefsir-
Kėrce tek: