Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Pėrshkrimi i xhenetit dhe i lumenjve tė tij nė suren Muhamed

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ebu_Derda
Admin



Numri i postimeve : 105
Registration date : 02/07/2008

Pėrshkrimi i xhenetit dhe i lumenjve tė tij nė suren Muhamed Empty
MesazhTitulli: Pėrshkrimi i xhenetit dhe i lumenjve tė tij nė suren Muhamed   Pėrshkrimi i xhenetit dhe i lumenjve tė tij nė suren Muhamed EmptyWed Jul 02, 2008 5:22 pm

Pėrshkrimi i xhenetit dhe i lumenjve tė tij nė suren Muhamed
Tefsir Ibn Kethir




Allahu i lartėsuar ka thėnė:



» Pėrshkrimi i xhenetit, i cili u ėshtė premtuar tė devotshmėve...«



Ikrimeh ka thėnė:"'Pėrshkrimi i xhenetit' nėnkupton tė pėrshkruarit e tij".



» Nė tė ka lumenj uji, qė nuk asin «



Ibn Abas ka thėnė se el-Hasen dhe Katadeh kanė thėnė [se asin do tė thotė]:"Qė nuk ndryshojnė".



Katade, ed-Dahak dhe Ata' el-Khurasani, tė gjithė kanė thėnė:"Nuk ka erė tė keqe".



Arabėt thonė asin, nėse era e ujit ndryshon.



» Lumenj qumėshti, shija e tė cilėve kurrė nuk ndryshon «, domethėnė, qumėshti ėshtė skajshmėrisht i bardhė, i ėmbėl dhe i ushqyeshėm. Nė njė hadith qė i ėshtė atribuuar pejgamberit, thuhet:"Qumėshti i tyre nuk del nga sisėt e lopės".



» Lumenj vere, e lezetshme pėr ata qė e pinė «, domethėnė, vera s'ka erė tė keqe sikurse ajo e kėsaj bote, por ka dukje tė mirė, shije, erė dhe ndikim tė mirė, siē ka thėnė Allahu:



» Ajo [vera] s'ka ndikim tė keq e as qė deh « [37:47] dhe,



» Nga e cila [verė] nuk dhemb koka dhe nuk dehen « [56:19]



» E bardhė, e kėndshme pėr ata qė e pinė « [37:46]



Ėshtė pėrmendur nė njė hadith tė atribuuar pejgamberit:"Vera e tyre [lumenjve] nuk ėshtė shtrydhur nga kėmbėt e njerėzve".



» Dhe lumenj tė mjaltit tė kulluar «, qė domethėnė se mjalti ėshtė skajshmėrisht i pastėr, me erė dhe me shije tė kėndshme. Nė njė hadith thuhet:"Mjalti i tyre nuk del nga barku i bletėve".



Imam Hamd ka shėnuar nga Hakim bin Mu'awije, i cili ka transmetuar nga babai i tij se i dėrguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] ka thėnė:



"Vėrtet, nė xhenet ka njė liqen qumėshti, njė liqen uji, njė liqen mjalti dhe njė liqen vere. Prej tyre burojnė lumenjtė".



Et-Tirmidhi e ka shėnuar kėtė transmetim nė pjesėn ku e pėrshkruan xhenetin dhe ka thėnė:"Hasen Sahi".



Nė Sahi, ėshtė shėnuar se pejgamberi ka thėnė:



"Kur ta lutni Allahun, luteni pėr el-Firdeus, sepse kjo ėshtė pjesa e mesme dhe mė e larta e xhenetit. Prej tij burojnė lumenjtė e xhenetit dhe mbi tė ėshtė Froni [Arshi] i mė tė mėshirshmit".



Allahu ka thėnė:



» ... aty, pėr ta ka tė gjitha llojet e frutave... «



» Aty, do tė kėrkojnė ēdo lloj frutash, nė paqe e rehati « [44:55]



» Nė to, do tė ketė fruta tė ēdo lloji, nė ēifte « [55:52]



» ... dhe falje nga Zoti i tyre «, domethėnė, pėrveē tėrė kėsaj qė u pėrmend.



Allahu i madhėruar ka thėnė:



» A mund tė krahasohet kjo me ata qė do tė banojnė pėrgjithmonė nė Zjarr «, domethėnė, a munden ata, pozitėn nė xhenet e tė cilėve e pėrshkruam, tė krahasohen me ata qė do tė banojnė nė Zjarr pėrgjithmonė. Ata s'janė tė barabartė. Nuk janė tė barabartė as ata qė do tė jenė nė shkallėt mė tė larta [nė xhenet], as ata qė do tė jenė nė thellėsitė mė tė ulėta tė Zjarrit.



» ... dhe u jepet ujė tė valė pėr tė pirė «, domethėnė, tepėr i nxehtė, i padurueshėm.


» ... qė ua copėton zorrėt «, domethėnė, ua ndanė tė brendshmet, zorrėt dhe organet tjera. Kėrkojmė shpėtim te Allahu nga kjo.
_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Pėrshkrimi i xhenetit dhe i lumenjve tė tij nė suren Muhamed
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema rreth :: Kur'an dhe Tefsir-
Kėrce tek: