Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Disa fjalė dhe vepra tė cilat e kundėrshtojnė teuhidin apo e pakėsojnė atė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ebu_Derda
Admin



Numri i postimeve : 105
Registration date : 02/07/2008

Disa fjalė dhe vepra tė cilat e kundėrshtojnė teuhidin apo e pakėsojnė atė Empty
MesazhTitulli: Disa fjalė dhe vepra tė cilat e kundėrshtojnė teuhidin apo e pakėsojnė atė   Disa fjalė dhe vepra tė cilat e kundėrshtojnė teuhidin apo e pakėsojnė atė EmptySat Jul 05, 2008 5:27 pm

Disa fjalė dhe vepra tė cilat e kundėrshtojnė teuhidin apo e pakėsojnė atė

Pretendimi i njohjes sė diturisė sė fshehtė pėrmes leximit tė shuplakės e tė filxhanit dhe tė ngjashme. Gajb (fshehtėsi) ėshtė ēdo gjė nga e ardhmja, e kaluara qė ėshtė e fshehur pėr njerėzit dhe ajo qė njerėzit nuk e shohin. Allahu, subhanehu we teala, atė e veēoi pėr Vetėn. Ai thotė:
“Thuaj (Muhammed); Askush nė qiej dhe nė tokė nuk e di tė fshehtėn pėrveē Allahut.” (En-Neml: 65). Pra, fshehtėsinė nuk e din askush pėrveē Allahut, subhanehu we teala. Por, Ai mund tia bėjė atė tė njohur profetėve tė Tij, pėr shkak tė ndonjė urtėsie apo dobie. Ai thotė:
“Njohėsi i fshehtėsisė, e atė nuk ia zbulon askujt, pėrveē ndonjė profeti qė Ai e zgjodhi...” (El-Xhinn, 26-27), dmth Ai nuk ia bėn atė tė njohur askujt, pėrveē atij qė e zgjodhi pėr shpalljen e Tij, kėshtu qė i zbulon atij ēka tė dojė nga fshehtėsia e Tij. Dhe kjo, pėr arsye se ai profet argumenton shpalljen me mrekulli, e qė nga ato ėshtė: Rrėfimi i fshehtėsive tė cilat Allahu, subhanehu we teala, ia zbulon, Ky zbulim pėrfshin tė dėrguarin nga melaqet e nga njerėzit dhe askend tjetėr. Pra, ai qė pretendon se di fshehtėsinė, me ēfarėdo metode qoftė, pėrveē profetėve qė Allahu, subhanehu we teala, i zgjodhi, ai ėshtė gėnjeshtar dhe pabesimtar, pa marrė parasyshė se a e bėn atė pėrmes leximit tė shuplakės, filxhanit, fallit, magjisė, astronomisė etj. Kjo ėshtė ajo qė ndodh me disa tė prishur dhe gėnjeshtarė tė cilėt tregojnė vendin e gjėrave tė humbura e tė fshehura ose tregojnė shkaqet e disa sėmundjeve, e thonė: filani ta bėri kėtė dhe u sėmure pėr kėtė shkak. Kjo, nė realitet, ndodh sepse atyre u shėrbejnė xhinėt dhe shejtanėt, ndėrsa tek njerėzit paraqiten kinse i bėjnė me veprimin e atyre gjėrave, duke tentuar kėshtu mashtrimin dhe tradhėtinė e tyre. Dijetari i famshėm Ibnu Tejmije tha: “Falxhorėt kishin me vete shokė nga shejtanėt, tė cilėt u lajmėronin pėr shumė fshehtėsi nga dėgjimet qė i vidhnin ata, pastaj, ata pėrzienin tė vėrtetėn me gėnjeshtrėn... disa falltorėve shejtanėt u bien ushqime, pemė dhe ėmbėlsira etj, qė nuk gjinden nė atė vend, kurse disa nga ata, xhini i bartė (duke fluturuar) deri nė Mekė, Mesxhidul-Aksa apo diku tjetėr.”
Lajmet e tyre mund tė ndodhin edhe me anė tė astrologjisė dhe yjeve “tenxhimit” (Tenxhimi ėshtė argumentimi nė ndodhitė tokėsore me anė tė ndryshimeve astronomike, sikurse kohėt e ngritjes sė erėrave, rėnies sė shiut, ndryshimit tė ēmimeve dhe ēėshtje tė tjera pėr tė cilat mendojnė se mund tė dihen me anėn e udhėtimit tė planeteve nėpėr shtigjet e tyre, me anė tė bashkimit apo ndarjes sė tyre). Ata thonė: Ai qė martohet me filan ylli, i ndodh kjo ose ajo ngjarje, ai qė udhėton me filan ylli, i ndodh filan nodhia, ai qė lindė nė filan yllin ndodh filan puna e gėzuar apo e shėmtuar, sikurse publikohen thashethėniet horoskopike nėpėr disa gazeta tė prishura.
Disa njerėz injorantė dhe me iman tė dobėt shkojnė tek ata astrolog dhe i pyesin pėr ardhmėrinė e tyre, se ēka do tu ndodhė, i pyesin pėr martesėn e tyre etj. Ai qė pretenton njohjen e fshehtėsisė apo ai qė i beson atij qė pretenton njė gjė tė tillė, ėshtė mushrik dhe pabesimtar, dhe kjo pėr arsye se ai i bėn shirk (shoqėrim) Allahut, subhanehu we teala, nė atė qė ėshtė i veēantė vetėm pėr Tė. Yjet janė tė krijuara e tė nėnshtruara, nuk kanė nė dorė asgje dhe nuk sinjalizojnė ndonjė gėzim e as ndonjė pikėllim dhe as ndonjė vdekje apo lindje. E gjithė kjo, nė realitet, ndodh nga veprimet e shejtanėve tė cilėt mundohen ti vjedhin fjalėt nga qiejt e lartė (kur melaqet flasin).

El-sihru (magjia), El-kehane (falli) dhe El-arrafe (profetizmi)
Tė gjitha kėto ēėshtje janė veprime tė shejtanėve dhe janė tė ndaluara. Ato kundėrshtojnė akiden (besimin), sepse ato nuk arrihen pėrveēse me veprime politeiste.
a) Magjia
Ėshtė njė veprim i lehtė dhe i fshehtė qė nuk i dihet shkaku (nė sy tė njeriut);
Ėshtė quajtur magjia nė gjuhėn arabe “es-sihru” sepse ajo ndodh nė mėnyre tė fshehtė qė nuk kapet me sy. Ajo ėshtė thirrje, fryerje, fjalė qė fliten, lutje dhe tymosje (ted’hinat). Magjia ndodh nė realitet (ėshtė hakk), disa nga ato ndikojnė nė zemėr dhe trup, kėshtu qė njeriu sėmuret, vret dhe ndahet gruaja nga buri i saj. Ky ndikim i magjive ndodh me lejen dhe caktimin kevni (kosmologjik) tė Allahut, subhanehu we teala. Ato janė veprime djallėzore dhe shumica e tyre nuk arrihen pėrveē se me shirk dhe afrim tek shpirtat e kėqinj pėrmes veprimeve qė ata dėshirojnė. Pėr kėtė arye, Muhammedi, salallahu alejhi we selem, e bashkoi sihrin me shirkun kur tha: “Largojuni shtatė shkatėruesve”, i thanė (shokėt): Cilat janė ato? Tha: Ti bėsh shoqėrim Allahut (shirku), magjia (sihri)...”
Magjia hyn brenda shirkut nga dy aspekte:
Aspekti i parė: Pėr shkak tė shėrbimit tė shejtanėve, lidhjes me ta dhe afrimit tek ata me ato veprime qė ata i dėshirojnė dhe nė kėtė mėnyrė ata i shėrbejnė magjistarit. Pra, sihri ėshtė edukim i shejtanėve, Allahu, subhanehu we teala thotė:
“Por, shejtanėt mohuan, ata u mėsojnė njerėzve sihrin...” (El-Bekare, 102).
Aspekti i dytė: Sepse sihri ėshtė pretendim i njohjes sė fshehtėsisė nė kėtė aspekt. Njė gjė e tillė ėshtė kufr dhe devijim, Allahu, subhanehu we teala thotė:
“...ata veē e dinė se ai qė e blenė atė (e pėrdor sihrin) nė ahiret nuk ka asnjė pjesė” (El-Bekare, 102). Nėse sihri ėshtė i tillė, atėherė, nuk ka dyshim se ai ėshtė kufr dhe shirk, i cili kundėrshton akiden (besimin islam) dhe ėshtė obligim vrasja e atij qė merret me te, sikurse vranė sahabėt disa nga ata magjistarė. Disa njerėz u treguan dorėlirė ndaj sihrit dhe sihirbazėve, sa qė disa nga ata e llogariten ate me art tė cilin lavdėrohen dhe marrin dhurata e lavdėrime. Nė disa vende organizohen mbledhje dhe gara tė veēanta ku prezentojnė sihirbazėt dhe mijėra argėtues. Kjo ėshtė mosnjohje e fesė (xhahilijjet), mospėrfillje e besimit dhe hapje e dyerve para njerėzve tė prishur.
b) El-Kehanetu (falli) dhe El-Arrafatu (profetizmi)
Ato janė pretendimi i njohjes sė fshehtėsisė dhe ēėshtjeve tė fshehura, sikurse janė lajmėrimet se ēka do tė ndodh mbi tokė dhe ku ėshtė vendi i gjėsendit tė humbur me ndihmėn e shejtanėve tė cilėt vjedhin zėrat nga qielli. Allahu, subhanehu we teala thotė:
“A tiu lajmėroj se kujt i zbresin shejtanėt!? Ata i zbresin ēdo tė prishuri dhe gjynahqari tė madh. Ata (shejtanėt) i hudhin dėgjimet (se ēka flasin melaqet) por shumica e tyre gėnjejnė.” (Esh-Shuara, 221-223), kjo ndodh kur shejtanėt vjedhin ndonjė fjalė tė melaqeve dhe pastaj e vėn nė veshin e falltorit dhe nga kjo rrenė ai i shpik njėqind gėnjeshtra dhe njerėzit i besojnė pėr shkak tė asaj fjale qė e ka dėgjuar nga qielli. Vetėm Allahu, subhanehu we teala, ėshtė Njohėsi i fshehtėsisė, kurse ai qė pretenton shoqėrimin e Tij nė kėtė ēėshtje apo i beson personit qė pretendon njė gjė tė tillė, i ka bėrė shirk Allahut, subhanehu we teala, nė atė qė ėshtė i veēant pėr Te. Falli nuk ėshtė i pastėr nga shirku, sepse ai ėshtė afrim tek shejtanėt me ato veprime qė ata i dėshirojnė. Falli ėshtė shirk nė rrububijetin e Allahut, subhanehu we teala, (hyjninė e Tij), sepse vepruesi i tij pretenton shoqėrimin e Allahut, subhanehu we teala, nė diturinė e Tij. Gjithashtu, falli ėshtė shirk nė uluhijetin e Allahut, subhanehu we teala, nė adhurimin e veēantė pėr Allahun, subhanehu we teala, sepse ai ėshtė adhurim i shejtanėve. Transmetohet nga Ebu Hurejre, radijallahu anhu, se Muhammedi, salallahu alejhi we selem, tha: “Ai qė shkon tek njė falltor dhe i beson atij, ai vetėm se ka mohuar atė qė iu zbrit Muhammedit.”
Ēėshtja nė tė cilėn duhet pasur kujdes dhe duhet kėshilluar tė tjerėt ėshtė se: Se magjistarėt dhe falltorėt luajnė me besimet e njerėzve, sepse u paraqitėn atyre me rroba tė mjekėve, kėshtu qė i urdhėrojnė tė sėmurit qė ti bėjnė kurban dikujt tjetėr pėrveē Allahut, subhanehu we teala, u thonė tė therrin dashin apo pulėn me filan cilėsi apo u shkruajnė atyre hajmali (nuska) qė pėrmbajnė shirk dhe nuska djallėzore nė formė tė hajmalive qė i vėjnė nė qafė apo shtėpitė e tyre. Disa nga ata paraqiten nė formė tė atyre qė lajmėrojnė fshehtėsinė dhe vendin e gjėrave tė humbura.
Injorantėt shkojnė tek ata dhe i pyesin pėr gjėrat e humbura, kurse kėta i lajmėrojnė apo ua bijnė gjėrat e humbura pėrmes bashkėpuntorėve tė tyre nė mesin e shejtanėve. Disa tė tjerė nga ata paraqiten nė formėn e evlijave, tė cilėt kinse bėjnė mrekulli e keramete, sikurse ėshtė p.sh. hyrja nė zjarr pa e djegur zjarri ate, rrahja e vetės me armė, hyrja e tij nėn rrotat e makinės pa e dėmtuar ate apo veprime tjera, tė cilat nė realitet janė sihr dhe veprime tė shejtanėve qė i bėjnė me dorėn e falltorėve qė nė kėtė mėnyrė tė bėjnė trazira nė mes njerėzve apo ato janė ēėshtje imagjinare – fiksion – e jo realitet.
Ato janė mashtrime tė fshehta tė cilat i veprojnė ata vetėm tu paraqitet ashtu para syve tė njerėzve, sikurse ishin veprimet e magjistarėve tė Faraonit, kur litarėt e tyre kinse u shndėrruan nė gjarpėrinjė.
Dijetari i famshėm Ibnu Tejmije, nė dialogun e tij me magjistarėt e sektit Betaihije El-Ahmedije (tė sektit rifaij) tha, pasi qė shehi i tyre i tha kėtij dhe kishte ngritur zėrin: “Nve na ndodhin filan e filan ndodhi”. Ai pretendoi se bėjnė mrekulli, sikurse ėshtė veprimi i tyre me zjarrin dhe veēimi i tyre me tė, e pėr kėtė arsye duhet heshtur para tyre. Thotė Ibnu Tejmije: “Thashė, e ngrita zėrin dhe u hidhėrova: Unė i drejtohem ēdo rifaije prej lindjes sė diellit e deri nė perėndim tė tij qė edhe unė do tė bėjė me zjarrin ēdo gjė qė ata veprojnė me te, e ai qė digjet ka pėsuar disfatė, apo nėse nuk harrova thashė: ai qė digjet qoftė mallkimi i Allahut, subhanehu we teala, me tė. Por, njė gjė tė tillė do ta bėjmė pasi qė ta lajmė trupin tonė me uthul dhe ujė tė nxehtė. Atėherė, mė pyetėn udhėheqėsit dhe njerėzit (qė ishin aty) pėr kėtė, u thash: sepse ata bėjnė mashtrime nė bashkimin e tyre me zjarrin, ata bėjnė njė materie nga yndyra e bretkocave, lėvoret e portokajve dhe gurri i zjarrit. Kur njerėzit dėgjuan kėtė u mahnitėn. Ai (shehi) filloi tė paraqitet kinse nė realitet ka mundėsi tė tillė, e tha: Unė dhe ti do tė lidhemi pėr njė gurri, pasi qė trupat tonė tė jenė lyer me squfur. I thash: Ngritu pra! Fillova ta thėrras qė ai ta bėjė njė gjė tė tillė. Ai zgjati duart e tij duke u paraqitur se do ta zhveshi kėmishėn e tij. I thash: Njė gjė tė tillė nuk do ta bėshė para se tė lahesh me ujė tė nxehtė dhe uthull. Ai u paraqit kinse nuk kuptoi, sikurse e kanė shprehi gjithmonė, e tha: Ai qė e don emirin (udhėheqėsin qė ishte prezent) le tė mbledhė drunj. I thashė: Kjo qė thua ėshtė tepėr dhe pėrēarje e tubimit dhe nuk arrihet qėllimi, por, mjafton tė sjellet njė kandil i ndezur pastaj unė dhe ti i fusim nė tė gishtėrinjėt pas larjes sė tyre, atij qė ti digjet gishti qoftė mallkimi i Allahut me te apo i thashė: ka pėsuar disfatė. Kur ia thashė kėtė ai ndryshoi dhe tregoi nėnshtrimin e tij.” Ibnu Tejmije ka pėr qėllim tė tregojė se ata gėnjeshtarė i mashtrojnė njerėzit me gjėra tė tilla.

Marrė nga Libri: Kitabut-Teuhid
Autori i Librit: Salih el Fevzan
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Disa fjalė dhe vepra tė cilat e kundėrshtojnė teuhidin apo e pakėsojnė atė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Keshilla te disa Dijetareve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema rreth :: Akide-
Kėrce tek: