Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Si filloi t'i vinte shpallja tė dėrguarit s.a.v.s.

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ebu_Derda
Admin



Numri i postimeve : 105
Registration date : 02/07/2008

Si filloi t'i vinte shpallja tė dėrguarit s.a.v.s. Empty
MesazhTitulli: Si filloi t'i vinte shpallja tė dėrguarit s.a.v.s.   Si filloi t'i vinte shpallja tė dėrguarit s.a.v.s. EmptyWed Jul 02, 2008 5:27 pm

1- Omer bin Hatabi (radijallahu anhu) thotė:"E kam dėgjuar tė Dėrguarin (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) tė thėnė:
''Vėrtet, veprat vlerėsohen sipas qėllimit dhe ēdokujt i takon ajo qė kishte pėr qėllim. Prandaj, kush emigron qė tė fitojė nga tė mirat e kėsaj bote, ose tė martohet me njė grua, i tilli nuk do tė fitojė tjetėr, pėrveē ēka ka pasur pėr qėllim''. [Buhari:1]

2- Ajsheja (radijallahu anha) transmeton se Harith bin Hisham e pyeti tė Dėrguarin (sal-lallahu alejhi ue sel-lem):''O i Dėrguar i Allahut, si tė vjen shpallja?"
I Dėrguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) iu pėrgjigj:''Nganjėherė, mė vjen si tingull zileje, dhe kjo pėr mua ėshtė mėnyra mė e vėshtirė. Kjo ndėrpritet nga unė, pasi ta kem kapur atė qė mė ėshtė thėnė. Herėve tjera, meleku (Xhibrili) mė personifikohet nė formėn e njeriut, i cili mė flet dhe unė e mbaj mend atė qė mė thotė''.
Ajsheja (radijallahu anha) ka thėnė:''Vėrtet, e kam parė tė Dėrguarin (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) t'i vinte shpallja, nė njė ditė shumė tė ftohtė, ndėrsa balli i tij mbante djersė, edhe pasi qė ajo (shpallja) i ndėrpritej''.[Buhariu:2]
3- Ajsheja, nėna e besimtarėve, thotė:''Ajo qė mė sė pari filloi t'i shpallej tė Dėrguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), ishte ėndrra e mirė (e vėrtetė). Dhe ēdo ėndėrr qė shihte, ajo i dilte qartė, porsi drita e agimit. Mė pas, atij i pėlqente tė vetmohej. Ai vetmohej nė shpellėn Hira, fejetehaneth wehuwe e-teabud2, ku bėnte ibadet pėr net tė tėra, para se tė shkonte te familja e tij dhe tė furnizohej pėr kėtė gjė. Pastaj, kthehej te Hadixhja dhe furnizohej si mė parė. Ai veproi kėshtu, derisa i erdhi e vėrteta, duke qenė nė shpellėn Hira. I erdhi meleku dhe i tha:''Lexo!''

- Nuk di lexim, - i thashė. - Pastaj mė mori dhe mė shtrėngoi aq fortė, saqė s'mund tė pėrballoja mė tepėr dhe, pasi mė lėshoi, mė tha:''Lexo!''
- Nuk di lexim, - iu pėrgjigja. - Mė mori pėr tė dytėn herė dhe mė shtrėngoi aq fortė, saqė s'mund tė pėrballoja mė tepėr dhe, pasi mė lėshoi, mė tha:''Lexo!''
- Nuk di lexim, - iu pėrgjigja. - Mė mori dhe mė shtrėngoi pėr tė tretėn herė dhe, pasi mė lėshoi, tha:''Lexo, me emrin e Zotit tėnd, i Cili krijoi (ēdo gjė). Ka krijuar njeriun nga alek (copė gjaku i mpiksur). Lexo, se Zoti yt ėshtė Bujar'' (Alek, 1-3)
Ndėrsa zemra po i gulēonte, ai u kthye me tė (shpalljen) dhe hyri te Hadixhja, bija e Huvejlidit, sė cilės i tha:''Mė mbulo! Mė mbulo!'' Ajo e mbuloi, derisa iu largua frika. Dhe, mbasi i rrėfeu pėr ndodhinė, i tha:''Vėrtet, kam frikė pėr vetėn time!''.
Atėherė, Hadixhja i tha:''Jo, pėr Allahun! Allahu, kurrsesi, s'tė poshtėron, asnjėherė. Sepse ti mban lidhje me tė afėrmit, u ndihmon nevojtarėve, i ushqen tė varfrit, e mirėpret mikun dhe pėrkrah ata qė mbrojnė tė vėrtetėn''.
Mė pas, Hadixhja vajti me tė te Uerekate bin Neufel bin Esed bin Abdu el-Uza, i cili ishte biri i xhaxhait tė Hadixhes. Ky njėri kishte pranuar krishterimin gjatė kohės sė injorancės. Ai dinte tė shkruante hebraisht, kėshtu qė pėrshkruante nga Inxhili aq sa Allahu donte qė ai tė pėrshkruante. Ishte i shtyrė nė moshė dhe ishte i verbėr.
Hadixhja i tha:''O biri i xhaxhait, dėgjo (diē) nga biri i vėllait tėnd!''
Uereka i tha:''O bir i vėllait tim, ē'ėshtė ajo qė po sheh?''
Pasi Profeti i tregoi pėr ndodhinė qė i ngjau, Uereka i tha:''Ky ėshtė Namusi (Xhibrili), qė Allahu ia zbriti edhe Musait. Ah, sikur tė kisha qėlluar i ri. Ah, sikur tė isha gjallė, kur do tė tė nxjerrė populli yt!''
Do tė mė nxjerrin!?
- Po. Asnjėherė s'ka ndodhur tė vijė ndonjė njėri me atė qė erdhe ti veēse populli i tij e kanė dėmtuar. Sikur tė mė mbėrrinte ajo ditė, do tė tė jepja njė ndihmesė tė fortė''.
Nuk kaloi shumė dhe Uereka vdiq, ndėrsa shpallja pushoi pėr njė kohė. [Buhariu:3]
4- Xhabir bin Abdilah el-Ensari, i cili po fliste nė lidhje me pushimin e shpalljes, tha:
'Ndėrsa po ecja, papritmas, dėgjova njė zė qė vinte nga qielli. Ngrita kokėn dhe ja, meleku, i cili mė kishte ardhur nė Hira, i ulur nė njė ulėse, nė mes qiellit e tokės. I frikėsuar prej tij, u ktheva nė shtėpi dhe u thashė: ''Mė mbuloni! Mė mbuloni!'' Atėherė, Allahu zbriti:''O ti i mbėshtjellė nė rroba! Ngrihu dhe kėshillo! Dhe Zotin tėnd madhėro! Dhe rrobat e tua pastro! Dhe larg nga e-ruxhse (idhujve) qėndro! (el-Muddethir, 1-5) Mė pas, shpallja vazhdoi tė vinte pa ndėrprerė. [Buhariu:4]
5- Ibėn Abasi, nė lidhje me fjalėt e Allahut:"Mos e lėviz gjuhėn, kur e kėndon atė (Kur'anin), pėr ta nxėnė me tė shpejtė'' (Kijameh, 16), thotė:''Profeti ndiente vėshtirėsi kur e pranonte shpalljen, dhe nga kjo ishte lėvizja e buzėve". Po ashtu, Ibėn Abasi thotė: ''Tani, unė po i lėviz ato sikurse i lėvizte Profeti. Atėherė, Allahu i lartėsuar shpalli:''Mos lėviz gjuhėn, kur e kėndon atė, pėr ta nxėnė me tė shpejtė. Neve na takon ta mbledhim atė dhe tė ta japim aftėsinė pėr ta lexuar atė'' (Kijameh, 16-17)
Ai thotė: Ne e tubojmė atė nė gjoksin tėnd dhe ta lexojmė:''Dhe kur Ne ta kemi lexuar atė ty (pėrmes Xhibrilit), atėherė ndiqe leximin e tij (tė Kuranit)'' (Kijameh, 18)

Ai thotė: Dėgjoje dhe hesht:''Pastaj, ėshtė detyrė e Jona qė ta qartėsojmė atė ty'' (Kijameh, 19). Mė pas, ėshtė detyra jonė qė ta lexojmė ty. Profeti, nga ky moment, kur i vinte Xhibrili, e dėgjonte, dhe, pasi ai largohej, Profeti e lexonte, ashtu siē ia kishte lexuar. [Buhariu:5]

6- Ibėn Abasi ka thėnė:''Profeti ishte njeriu mė bujar. Para sė gjithash, ishte bujar gjatė Ramazanit, kur takohej me Xhibrilin. Ai e takonte atė ēdo mbrėmje tė Ramazanit dhe ia mėsonte Kuranin. Vėrtet, pėr punė tė mira, Profeti ishte mė bujar sesa era e lėshuar''.[Buhariu:6]
7- Nga ai Ibėn Abasi, i cili tregon se Eba Sufjan bin Harbi e kishte njoftuar se ai, teksa ndodhej pėr tregti nė Sham, nė njė karvan, nė kohėn kur Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) bėri paqe me Eba Sufjanin dhe me mosbesimtarėt kurejshitė, Herakliu kishte dėrguar pėrfaqėsues tek ai. Ata i erdhėn, duke qenė ai nė Iljae (Jerusalem). Ai urdhėroi t'i silleshin ata, dhe pėrreth tij ishin prezent edhe paria bizantine. Ai, pasi urdhėroi qė t'i afroheshin, e ftoi pėrkthyesin dhe tha:

- Cili nga ju ėshtė mė i afėrt nga prejardhja familjare me atė njeriun qė po pretendon se ėshtė i Dėrguar?

Unė! – u pėrgjigj (ebu Sufjani).
- Afrojeni kėtė afėr meje, - tha Herakliu. – Edhe shokėt e tij afroni dhe le tė qėndrojnė mbrapa tij, – vazhdoi ai.

- Thuaju atyre se unė do e pyes kėtė (ebu Sufjanin) pėr atė njeriun (Muhamedin), dhe, nė qoftė se ky mė gėnjen, pėrgėnjeshtrojeni, – i tha pėrkthyesit tė vet.
Pėr Allahun, sikur tė mos kishte qenė turpi se ata do ma zbulonin ndonjė gėnjeshtėr, do tė gėnjeja kundėr tij.
- Si vlerėsohet ndėr ju pozita e familjes sė tij? – ishte pyetja e parė qė ma bėri.
- Ai i takon njė familjeje fisnike, - iu pėrgjigja.
- Kėto fjalė qė ai i thotė, a ka ndodhur ndonjėherė qė ndokush nga ju t'i thotė para tij?
- Jo – i thashė.

- A ka qenė mbret ndonjėri nga paraardhėsit e tij?

- Jo – i thashė.
- E pasojnė atė shtresa e lartė apo tė dobėtit (tė varfrit)?


- Tė dobėtit – i thashė.


- Vazhdojnė t'i shtohen ata apo t'i pakėsohen?


- Ata sa vijnė e shtohen, - iu pėrgjigja.


- A ndodh qė ndokush, pasi ta ketė pranuar fenė e tij, ta lė atė nga mėria pėr atė fe?


- Jo - i thashė.


- A e keni akuzuar pėr gėnjeshtėr, para se tė thėrriste nė atė qė po vazhdon tė thėrrasė?


- Jo – iu pėrgjigja.


- A ka tradhtuar (a e ka thyer besėn) ndonjėherė?


- Jo – i thashė, – por, tani, meqė jemi larg tij dhe nė armėpushim, nuk e dimė se ēka do tė bėjė! - Nuk m'u dha mundėsia tė fusja ndonjė fjalė tjetėr (kundėr tij), veē kėsaj.


- A e keni luftuar atė?


- Po – i thashė.


- Si ishte lufta kundėr tij?


- Herė fitonim ne, herė fitonin ata; na shkaktonte humbje dhe ne, po ashtu, i shkaktonim humbje atij, - iu pėrgjigja.


- Pėr ēfarė po ju urdhėron?


- Na thotė:''Adhuroni vetėm Allahun, Njė, dhe mos i shoqėroni Atij askėnd nė adhurim dhe lini ata qė i adhuronin tė parėt tuaj''. Na urdhėron pėr namaz, pėr sinqeritet, pėr dėlirėsi dhe pėr mbajtjen e lidhjeve familjare, – iu pėrgjigja.


Atėherė, ai iu drejtua pėrkthyesit dhe i tha:


- Thuaj atij se unė tė pyeta pėr pozitėn e familjes sė tij, dhe ti m'u pėrgjigje se ai vjen nga njė familje fisnike. Po kėshtu, edhe tė Dėrguarit vijnė nga familjet mė fisnike tė popujve tė tyre.


Tė pyeta se fjalėt qė ai thotė, a ka ndodhur t'i thotė dikush nga ju para tij, dhe m'u pėrgjigje se jo. Po tė ndodhte kjo, do tė supozoja sa ai ndjek fjalėt e thėna para tij.


Tė pyeta se nga paraardhėsit e tij, a kishte qenė ndokush mbret, dhe ti mė the se jo. Mendova se po tė kishte qenė mbret ndokush nga tė parėt e tij, do tė thosha se njeriu po kėrkon rikthimin e mbretėrisė sė babait tė vet.


Tė pyeta se a e keni akuzuar pėr gėnjeshtėr, para se tė thėrriste pėr atė qė vazhdon tė thėrrasė, dhe ti m'u pėrgjigje se jo. Dhe nga kjo e kuptoj se ai nuk do ta linte gėnjeshtrėn ndaj njerėzve dhe pastaj tė shkonte e tė gėnjente ndaj Allahut.


Tė pyeta se a janė shtresa e lartė (fisnikėt) ata qė e ndjekin apo tė dobėtit (tė varfrit), dhe ti mė the se tė dobėtit janė ata qė e ndjekin. Dhe pikėrisht ata janė ndjekėsit e tė Dėrguarve.


Tė pyeta se a shtohen ata apo pakėsohen, dhe ti m'u pėrgjigje se ata shtohen. Kėshtu ėshtė puna e besimit, derisa tė plotėsohet.


Tė pyeta se a ndodh qė ta lė ndokush fenė e tij nga mėria pėr tė, pasi ta ketė pėrqafuar atė, dhe ti m’u pėrgjigje se jo. Kėshtu ėshtė edhe puna e besimit, kur pėrzihet me dritėn e zemrės.


Tė pyeta se a tradhton, dhe mė the qė jo. Kėshtu, edhe tė Dėrguarit nuk tradhtojnė.


Tė pyeta se pėr ēfarė ēka ju urdhėron, dhe ti mė the se ju urdhėron pėr ta adhuruar vetėm Allahun, Njė, dhe tė mos i shoqėroni Atij asgjė nė adhurim, se ju ndalon nga adhurimi i idhujve, se ju detyron me namaz, me sinqeritet, me dėlirėsi. Nėse ėshtė e vėrtetė ajo qė po mė thua, ai do ta zotėrojė tokėn nėn dy kėmbėt e mia. Unė e dija se ai do tė dilte, por s'besoja se do tė vinte nga mesi juaj. Po ta dija se mund tė pėrfundoja tek ai, do tė pėrpiqesha ta takoja, dhe, sikur tė isha tek ai, do t'ia laja edhe kėmbėt.


Pastaj, e kėrkoi letrėn e Profetit, me tė cilėn ishte dėrguar Dihja el-Kelbi te guvernatori i Busras, tė cilėn ky i fundit ia pėrcolli Herakliut. Herakliu e lexoi letrėn, nė tė cilėn shkruante:


"Me Emrin e Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit.


(Letėr) Nga Muhamedi, robi i Allahut dhe i Dėrguari i Tij, Herakliut, sovranit tė Bizantit.


Paqja qoftė mbi atė qė ndjek rrugėn e drejtė. Tani po tė ftoj, me fjalėn (shehadetin) Islame: bėhu musliman, do tė jesh i shpėtuar dhe Allahu do ta dyfishojė shpėrblimin. Por, nėse nuk pranon kėtė, ti (veē mėkatit tėnd) do tė ngarkohesh me mėkatin e tė gjithė (pasuesve tė mbretėrisė tėnde) bujqve tu. Dhe (fjala e Allahut):''O ithtarė tė librit (ēifut dhe tė krishterė)! Ejani tek njė fjalė e pėrbashkėt (e drejtė) pėr ne dhe ju, qė tė mos adhurojmė askėnd pėrveē Allahut, tė mos i shoqėrojmė Atij askėnd nė adhurim dhe tė mos e marrim njėri-tjetrin pėr zot, krahas Allahut!'' E, nė qoftė se ata refuzojnė, thojuni:'Dėshmoni pėr ne se jemi muslimanė'''.(Ale Imran, 64)


- Kur pėrfundoi sė thėni atė qė kishte ndėrmend tė thoshte dhe pėrfundoi sė lexuari letrėn, dhe kur aty u bė zhurmė dhe u rritėn zėrat, ne u nxorėm jashtė! Atėherė, u thashė shokėve tė mi se puna e birit tė ebu Kabshes (Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ėshtė bėrė aq e njohur, saqė edhe mbreti i beni asfer (i racės sė verdhė, Romakėve) po i frikėsohet. Kėshtu, vazhdoja tė besoja se ai do tė dilte fitimtar, derisa Allahu mė bėri ta pranoja Islamin, – tregon ebu Sufjani.


(Pastaj Zuhriu tha):''Ibėn Natori, sovrani i Ilijas (Jerusalemit) dhe miku i Herakliut, i cili ishte peshkop i krishterėve nė Sham, tregon se, kur Herakliu mbėrriti nė Ilija, dukej i pikėlluar, ndaj dhe disa nga paria i thanė se dukesh njė ēikė i pikėlluar? Herakliu ishte falltar dhe shikonte yjet.


- Njė natė, ndėrsa po shikoja yjet, vura re se mbreti i popullit qė synetohen po triumfon, andaj dhe u pyes se cili popull synetohen? – u tha Herakliu.


- S'ka tė tjerė qė synetohen veē ēifutėve, dhe mos tė tė brengos puna e tyre. Ti shkruaju nėpėr qytetet e mbretėrisė sate qė tė vriten tė gjithė ēifutėt, – i thanė ata.


Ndėrsa ata po bisedonin, i erdhi Herakliut njeriu, tė cilin e kishte dėrguar mbreti i Gasanės, pėr ta njoftuar mbi lajmin e tė Dėrguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem). Dhe, nė kohėn qė Herakliu po shtjellonte lajmin, i tha:''Shikoni se a ėshtė synetuar ai apo jo?'' Ata, pasi shikuan, e njoftuan se ai ishte i bėrė synet. Ai e pyeti edhe pėr arabėt, dhe ai i tha se ata synetohen. Atėherė, ai u tha:''Ja njeriu qė do ta zotėrojė atė popull. Tashmė ėshtė paraqitur''.


Pastaj, Herakliu i shkroi njė shokut tė vet nė Romė, i cili ishte i njė rangu me tė nė dituri, dhe vetė u nis pėr nė Hims. Ende pa mbėrritur nė Hims, i arriti letra e mikut tė tij, i cili (i shkruante) se ishte i njė mendje me tė pėr daljen e tė Dėrguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), dhe se ai ishte i Dėrguar. Mė pas, Herakliu ftoi krerėt e Bizantit nė rezidencėn e tij, nė Hims, dhe, pasi urdhėroi tė mbylleshin dyert, doli dhe u tha:''O paria e Bizantit! A dėshironi qė pėrherė tė jeni fitimtarė, tė udhėzuar, dhe qė mbretėria juaj tė vazhdojė? (Nėse pranoni) Atėherė, binduni (besoni) kėtij Pejgamberi!''


(Porsa dėgjuan kėto fjalė) Ata u dyndėn si gomarė tė egėr drejt dyerve, tė cilat i gjetėn tė mbyllura. Kur Herakliu pa ikjen e tyre dhe humbi shpresat qė ata tė besonin, tha:''M'i sillni ata!'' Atėherė, u tha:''Me fjalėt qė posa thashė desha tė provoj vendosmėrinė tuaj nė fe, dhe tani veēse e pashė atė''. Pastaj, ata iu pėrkulėn dhe u ndien tė kėnaqur me tė. Ky qe fundi i kėsaj ndodhie me Herakliun3. [Buhariu:7]

1. Nga versioni i shkurtuar i Buhariut.
2. Fjala ‘we huwe e-teabud’, do tė thotė: ėshtė adhurim. Kjo fjalė ėshtė e ndonjėrit nga transmetuesit, qė mendohet tė ketė qenė Zuhriu, me tė cilėn transmetuesi shpjegon domethėnien e fjalės ‘fejetahanneth’.Kjo, nė shkencėn e hadithit, quhet el-Mudrexh. Mudrexh quhet fjala tė cilėn transmetuesi e fut nė hadith, pėr ta shpjeguar domethėnien e njė fjale a njė pjese tė hadithit.
3. Disa dijetarė thonė se Buhariu e ka sjellė kėtė hadith nė kėtė temė, sepse ky hadith ngėrthen nė vete njė grumbull virtytesh tė personit tė cilit po i vinte shpallja. Njėherėsh flet edhe pėr gjendjen e Pejgamberit nė fillim tė shpalljes.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Si filloi t'i vinte shpallja tė dėrguarit s.a.v.s.
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema rreth :: Kur'an dhe Tefsir-
Kėrce tek: