Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Imam Ibn Kajjim elXhevzijje

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Musafir
Vizitor




Imam Ibn Kajjim elXhevzijje Empty
MesazhTitulli: Imam Ibn Kajjim elXhevzijje   Imam Ibn Kajjim elXhevzijje EmptyMon Jul 07, 2008 12:30 pm

Imam Ibn Kajjim elXhevzijje

Imam, Muhakkik, Shejhul Islam, i dalluar ne shkencat e fikhut, hadithit, tefsirit dhe gjuhen arabe. Autor i shume veprave ne te cilat shfaqen aftesite e tij mendore dhe letrare. E quanin Shemsud-din, Ebu Abdull-llah, Muhammed iben Ebi Bekr iben Ejjub iben S’ad iben Hariz Ez-Zer’ij, Ed-Dimeshkij i njohur Iben Kajjim El Xheuzijje sepse i ati i tij ishte kujdestar per medresen e njohur “El Medrese El Xheuzijje” e formuar prej dijetarit te njohur Ebul Mehasin, Jusuf iben Abdur-Rahman iben Ali iben Xheuzi.
Lindi me 7 Safer te vitit 691 h. ne familje te ndershme, e dalluar me dituri ne fshatin Zer’e ne afersi te Damaskut.
Nga i ati i tij, Ebu Bekr i mesoi mesimet e para dhe shkencen e feraidit (ndarja e trashigimise) te cilen i ati i tij e kishte pervetesuar shume mire.
Shkencen e hadithit e mesoi tek Esh-Shihab En-Nablusi, El Kadi Tekijjud-din iben Sulejman, Ebu Bekr iben Abdud-Daim, ‘Isa El Mut’im, Ismail iben Mektum dhe Fatime bintu Xheuher.
Shkencen e arabishtes e pervetesoi prej shume mesues. Ne mesin e tyre jane: Ebul Feth El Ba’li, Ebul Beka dhe Mexhdud-din Et-Tunisi.
Shkencen e fikhut dhe bazat e tij e mesoi tek Safijjud-din El Hindi, Shejhul Islam Iben Tejmijje dhe Ismail iben Muhammed El Harrani.
Si mesues i vecante i tij konsiderohet Shejhul Islam Iben Tejmijje. Mbeti nxenes i tij i pandare per nje kohe te gjate prej vitit 712 h. deri 728 h. Iben Kajjimi perfitoi shume nga mesuesi i tij duke i ndegjuar keshillat e pjekura dhe duke pire nga ky burrim i pashtershem i diturise. Me vendosshmeri i mbronte mendimet e tij duke e ndjekur metoden shkencore e cila bazohet ne Kur’anin famelarte dhe Sunnetin autentik ashtu sic e kane kuptuar gjeneratat e Selefit. Iben Kajjimi ishte ai i cili i perhapi librat e mesuesit te tij duke i shkurturar, adaptuar dhe zgjeruar ata.
Dobia me e madhe qe e perfitoi Iben Kajjimi prej mesuesi i tij ishte besimi i paster, te kapurit per librin e All-llahut [subhanehu ve teala] dhe sunnetin e te Derguarit te All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Filloi me veper per t’i ringjallur gjerat e harruara te fese Islame duke i luftuar llojet e shumta te devijimit qe ishin te perhapura ne shoqerine Islame. Nga nje analize siperfaqesore e veprave qe i ka shkruajtur Iben Kajjimi shihet vendi i larte te cilin autori ia jep Kur’anit duke i nxitur, ne menyre indirekte, lexuesit qe te thellohen ne kuptimet e gjera te ketij mesazhi hyjnor. Sunneti dhe komentimi i tij kane vend te vecante ne veprimtarine e Iben Kajjimit. Per kete shkak Iben Kajjimi konsiderohet prej dijetareve reformator te cilit jane ndertuar si personalitete nen ndikimin e vecant te Kur’anit dhe Sunnetit.

DISA NGA MENDIMET E TIJ Ne AKIDE DHE FIKH

Nga librat qe i shkroi shihet qarte se vazhdimisht eshte orvatur qe t’i percakton vecorite thelbesore te Ummetit Islam duke ua trasuar rrugen e drejte (Es-Sirat El-Mustekim) large ekstremizmit ne nje ane dhe pasivizmin ne anen tjeter. Vazhdimisht i ka potencuar ceshtjet e besimit dhe sqarimet per gjerat e lejuara dhe te ndaluara.
Ai dhe mesuesi i tij ishin ata te cilit promovonin parimin e pergjitheshem i cili konsiderohet peshore per ceshtjet e besimit, metodologjin dhe nxerrjen e dispozitave perkatese, ne cdo kohe dhe vend. Me te ata matnin dhe analizonin ideologjite, teorite dhe drejtimet. Ky parim i pergjitheshem eshte, mbeshtetja e plote ne Kur’an dhe Sunnet ashtu sic i kane kuptuar tre gjeneratat e dalluara (Es-selef Es-salih) si burime te pakotestueshme pastaj perhapja e kuptimeve te tyre ne mase (El Umme).
Vetem kjo metode e punes eshte rruge qe garanton lumturi ne dynja dhe ahiret.
Rrugen e drejte (Es-Sirat El Mustekim) keshtu e shpjegonte: “ Ajo eshte rruga te cilen i Lartesuari e ka zgjedhur per roberit e Tij. Cilesite e kesaj rruge ua ka kumtuar me ane te shpalljes. Kjo rruge, e vetmja qe i afron tek Zoti i tyre, eshte njesimi i All-llahut [subhanehu ve teala] me adhurim dhe zbatimi i porosive Pejgamberike pa kontestimin e tyre.
Ky parim ne esence eshte kuptimi i vertete i shehadetit.
Luftonte pasimin e verber (taklidin) duke i percaktuar llojet e ndaluara te tij.
Lloji i pare i taklidit te ndaluar eshte: posperfillja e shpalljes hyjnore dhe pasimi i verber i traditave te trashiguara prej prinderve duke mos i peshuar me peshoren e shpalljes (Vahjit).
Lloji i dyte: pasimi i atij per te cilin pasuesi nuk e dine se sa merritor eshte.
Lloji i trete: pasimi i mendimit i cili eshte ne kundershtim te hapur me argumentet e shpalljes.
Besonte ne emrat dhe cilesite e All-llahut [subhanehu ve teala] duke mos e perngjasur ate me asnje krijese dhe duke e refuzuar medh-hebin e atyre qe e zhveshin All-llahun [subhanehu ve teala] prej cilesive qe i takojne madherise se Tij.
Refuzonte parimet e devijuara te Sufive ne ato ceshtje qe i ishin ne kundershtim te pamohueshem me fene Islame sikur vahdetul vuxhudi , dallimi i shpikur mes sheriatit dhe hakikatit, shpikja e risive te ndryshme, mosperfillja e diturise dhe mbeshtetja ne shije (Edh-Dheuk), largimi nga martesa dhe vetmimi ne vende te largeta.
Stimulonte ixhtihadin duke e potencuar se vetem me ixhtihad te mirefillte do te arrihet qellimi i larte i sheriatit Islam mbrojtja e njeriut dhe drejtave te tij ne toke si mekembes i All-llahut [subhanehu ve teala].

NXeNeSIT E TIJ:

Shume dijetar te njohur ishin nxenes te tij.

1) Imam Hafidh Zejnud-din Ebul Ferexh Abdur-Rahman iben Ahmed iben Rexheb El Bagdadi Ed-Dimeshkij El Hanbelij autor i shume veprave ne hadith,fikh dhe histori. Ishte prezent ne tubimet e Iben Kajjimit deri ne fund te jetes se Iben Kajjimit.
2) Hafidh ‘Imadud-din Ismail iben Umer iben Kethir Ed-Dimeshkij dijetar I njohur ne shkencen e hadithit dhe autor i tesfirit i njohur sikur “Tefsiru Iben Kethir” dhe vepres me peshe te madhe ne shkencen e historise “El Bidaje ven-Nihaje”
3) Esh-Shejh Imam Hafidh El ‘Umde Shemsud-din, Ebu Abdull-llah Muhammed iben Ahmed iben Abdul Hadi iben Kudame El Makdisij dijetar i njohur i hadithit dhe terminologjise se tij. Per kete njeri historiani i njohur Dhehebiu thote: “Pasha All-llahun cdo here kur jam takuar me te kam perfituar dic te re”
4) Esh-Shejh Shemsud-din, Ebu Abdull-llah Muhammed iben Abdul Kadir iben Uthman En-Nablusij. Kete nxenes te Iben Kajjimit e quanin “Xhennet” per shkak te njohurive te gjera qe i kishte.

DISA NGA FJALET E DIJETAReVE PeR IBeN KAJJIMIN

Hafidh Iben Rexhebi keshtu e pershkruante: “Dijetar ne lemine e tefsirit, nuk krahasohej askush me te, ne lemine e usulud-dinit kishte arritur kulminacionin. Ne hollesi i njihte hadithet dhe kuptimet e tyre, fikhun dhe bazat e tij, gjuhen arabe…
Ishte adhurues i perpiket, nuk linte namazin e nates, namazin e falte gjate dhe vazhdimisht e permendte All-llahun [subhanehu ve teala]…
Modest dhe i varfur per meshiren e All-llahut [subhanehu ve teala]…
Nuk kam pare te ngjajshem me te ne ceshtjet e adhurimit, as qe kam pare njeri me te ditur se ai…
Me nje fjale nuk kam pare njeri si puna tij”.
Hafidh Dhehebiu thote: “Kishte interesim te vecante per tekstet e haditheve dhe shkencen mbi transmetuesit te haditheve. Ishte i shkathet ne shkencen e fikhut…
Ishte perhapes i diturise”.
Hafidh Iben Kethiri thote: “Ishte dijetar i afte ne shume lemi vecanerisht ne shkencen e tefsirit, hadithit dhe bazat e imanit dhe Islamit…
Ka perfituar shume prej mesuesit te tij Shejhul Islam Iben Tejmijje…
Vazhdimisht mesonte, naten dhe diten. Nuk e nderpriste lutjen…
I moralshem, nuk kishte zili dhe urrejtje per askend. Nuk kam pare dijetar i cili aq shume i bente ibadet All-llahut [subhanehu ve teala]”.
Thote Ebu Bekr Muhammed iben El Muhibb: “I thashe dijetarit te njohur El Mizzi: a eshte Iben Kajjimi ne graden e Iben Huzejmes ? Ai u pergjigj Iben Kajjimi ne kete kohe eshte sikur Iben Huzejmeja ne kohen e tij”.
Kadiu Burhanud-din Ez-Zer’i thote: “Nuk kam pare nen qiell njeri me te ditur se Iben Kajjimi ishte mesues ne medresen “Sadrijje” dhe imam ne “Xheuzijje” autor I veprave te shumta ne lemi te ndryshme”.
Thote Imam Iben Haxheri: ”…kishte njohuri te gjera per mendimet e ndryshem te dijetareve te selefit”.
Thote Imam Sheukani: “u perkufizonte me argumentet e sakta, vepronte me ta …”.

VEPRAT E TIJ

Iben Kajjimi eshte autor i shume veprave ne shume lemi te shkencave Islame.
Librat e tij jane te dobishme per lexuesin.
Ne lemine e fikhut i ka shkruajtur keto libra
- I’lam muvek’iin an Rabbil alemin
- Et-Turuk El Hakimijje fis-Sijasetish-Sher’ijje
- Igathetu lehfan fi mekaidi shejtan
- Tuhfetul meudud bi ahkamil meulud
- Ahkamu ehli dhimme
- El Furusijje
Ne lemine e hadithit dhe sires i ka shkruajtur keto libra
- Tehdhibu sunen Ebi Davud
- Zadul mead fi hedji hajril ‘ibad
Ne lemine e besimit i ka shkruajtur keto libra
- Ixhtimau xhujushil islamijje ala gazvil muattil-le vel xhehmijje
- Es-Savaik el mursele alel xhehmijje el muattil-le
- Shifaul alil fi mesail el kada vel kader vel hikmeti vet-ta’lil
- Hidajetul hajara minel jehudi ven-nesara
- Hadil ervah ila biladil efrah
- Kitabur-ruh
Ne lemine e ahlakut i ka shkruajtur keto libra
- Medarixhus-salikin
- Uddetus-sabirin ve dhehiretush-shakirin
- Ed-dau ved-devau (eshte duke u perkthyer ne gjuhen shqipe)
- El vabil es-sajjib
- Et-tibjan fi eksamil Kur’an
- Bedaiul fevaid
- Xhelaul efham fis-salati ves-selami ala hajril enam
- Reudatul muhibbin
- El fevaid
- Tarikul hixhretejn ve babu seadetejn
- Miftahud-daris-seadeti

VDEKJA E TIJ
Jeta e tij ne kete bote perfundoi ne mbremje me 23 rexheb te vitit 751h. ne Damask. All-llahu e meshirofte me meshiren e Tij te gjere
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Imam Ibn Kajjim elXhevzijje
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema rreth :: Sira & Historia Islame & Dijetarėt-
Kėrce tek: