Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Shembuj tė sahabėve pėr mėsimin pėrmendėsh tė Kuranit dhe shkencave tė tij

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ebu_Derda
Admin



Numri i postimeve : 105
Registration date : 02/07/2008

Shembuj tė sahabėve pėr mėsimin pėrmendėsh tė Kuranit dhe shkencave tė tij Empty
MesazhTitulli: Shembuj tė sahabėve pėr mėsimin pėrmendėsh tė Kuranit dhe shkencave tė tij   Shembuj tė sahabėve pėr mėsimin pėrmendėsh tė Kuranit dhe shkencave tė tij EmptyWed Jul 02, 2008 5:27 pm

Shembuj tė sahabėve pėr mėsimin pėrmendėsh tė Kuranit dhe shkencave tė tij

Kėshtu pra triumfuan sahabėt nė mėsimin e Kuranit dhe shkencave tė tij, si pasojė e shkaqeve tė lartpėrmendura dhe kujdesja e fortė pėr mėsimin pėrmendėsh; kėshtu i mėsuan shkencat e tij, sikurse mėsuan ajetet. Taberiu transmeton nga Ibnu Mesudi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se ka thėnė: "Ishim qė nėse njeri prej nesh do tė mėsonte dhjetė ajete, nuk i tejkalonte ato derisa t'i mėsonte mirė dhe tė punonte me to".

Abdurrahman es Selmi ka thėnė: "Na kanė treguar ata tė cilėt na lexonin ne se ata e kishin mėsuar Kuranin nga Profeti (alejhi selam) dhe ishin qė nėse mėsonin dhjetė ajete, nuk mėsonin tjetėr, derisa tė punonin me ato qė ndodheshin nė ajete dhe kėshtu mėsuam Kuranin dhe punėn me tė sė bashku."

Abdullah ibnu Mesudi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) thotė: "Betohem pėr Allahun, qė nuk ka zot tjetėr me tė drejtė veē Tij, nuk ka zbritur sure nga libri i Allahut, vetėm se unė e di se ku ka zbritur; dhe nuk ka zbritur ajet nga libri i Allahut vetėm, se unė e di pėr ēfarė ka zbritur. Sikur tė di njė mė tė ditur se unė qė informon pėr librin e Allahut do ti hypja deves pėr tė shkuar tek ai".

Ali ibnu Ebi Talib (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) njė ditė kur ishte nė mimber tha: "Mė pyesni mua se, pėr Allahun, nuk keni pėr tė mė pyetur pėr ndonjė gjė, vetėm se kam pėr t'ju lajmėruar dhe mė pyesni pėr librin e Allahut, se, pėr Allahun, unė jam qė e di mė mirė se ka zbritur natėn apo ditėn, nė fushė apo nė mal". Versionet pėr kėtė janė tė shumta dhe tė gjitha ato vėrtetojnė se sahabėt (Allahu qoftė i kėnaqur me tė gjithė ata!) nuk janė mjaftuar vetėm me mėsimin pėrmendėsh tė tekstit tė Kuranit, por edhe shkencat dhe kuptimet e tij. Shumė prej sahabėve janė tė njohur pėr tefsirin e Kuranit dhe prej tyre katėr halifet, Ibnu Abasi, Ibnu Zubejri, Ubeje bni Keab, Zejd ibn Thabit, Abdullah ibnu Mesudi, Ebu Musa el Eshari dhe Aishja (Allahu qoftė i kėnaqur me ta!). Transmetimet mė tė shumta nė tefsir janė nga Ali ibnu ebi Talib, Ibnu Abasi, nga Ibnu Mesudi dhe Ubeje bni Keab (Allahu qoftė i kėnaqur me ta!). Nė kohėn e sahabėve u hapėn shumė vende islame dhe sahabėt u shpėrndanė nėpėr to qė t'u mėsonin njerėzve Kuranin dhe shkencat e tij dhe kėto vend-mėsime u quajtėn mė pas shkolla tė tefsirit; mė tė shquarat janė tri:

Shkolla e Ibnu Abasit nė Mekė dhe ai ėshtė mė i dituri i kėtij umeti (nė tefsir) dhe komentuesi i Kuranit, pasi pėr tė Profeti (alejhi selam) ėshtė lutur duke thėnė:

"اللهم فقهه في الدين و علمه التأويل"

"O Zot, bėje atė tė kuptojė fenė dhe mėsoi atij komentimin (e Kuranit)!"

Shkolla e Ubeje ibn Keab nė Medine. Ka qenė njė prej atyre qė shkruanin shpalljen dhe prijėsi i lexuesve tė Kuranit me dėshminė e Profetit, i cili ka thėnė:

"أقرؤكم أبي بن كعب"

"Lexuesi mė i mirė tek ju ėshtė Ubej ibn Kab."

Shkolla e Abdullah ibn Mesudit nė Kufe. Ai ėshtė i pari i cili publikoi Kuranin nė Mekė te kurejshėt pas Profetit (alejhi selam). Profeti pėr tė ka thėnė:

"من أحب أن يقرأ القرآن غضا كما أنزل فليقرأه على قراءة ابن أم عبد"

"Kush dėshiron ta lexojė Kuranin tė freskėt, ashtu siē ka zbritur, le ta lexojė me leximin e Ibnu Umi Abd." Ku kishte pėr qėllim Ibnu Mesudin. Ndėrsa ai ka treguar pėr veten e tij: "Pėr Allahun, kam marrė nga goja e Profetit (alejhi selam) mė shumė se shtatėdhjetė sure."

Banorėt e Mekės tė Medinės dhe tė Kufes janė njerėzit mė tė ditur nė tefsir.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Shembuj tė sahabėve pėr mėsimin pėrmendėsh tė Kuranit dhe shkencave tė tij
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema rreth :: Kur'an dhe Tefsir-
Kėrce tek: