Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Dr. Jusuf El Kardavi

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Shkelchim
Admin



Numri i postimeve : 18
Age : 38
Registration date : 04/07/2008

Dr. Jusuf El Kardavi Empty
MesazhTitulli: Dr. Jusuf El Kardavi   Dr. Jusuf El Kardavi EmptyMon Jul 07, 2008 3:50 pm

DR.JUSUF EL-KARDAVI
U lind dhe u rrit nė Egjipt. Para moshės dhjetėvjeēare bėri hifzin e Kur'anit, mė pastaj vazhdoi mėsimet nė Universitetin e njohur tė El-Az'harit.
Nė vitin 1953 diplomoi nė fakultetin e Usulud-dinit, ndėrsa nė vitin 1954 fitoi tė drejtėn pėr mėsimdhėnės. Ishte shembullor dhe nė vitin 1973 doktoroi.
Pas diplomimit ushtroi disa funksione: ishte mbikėqyrės i ēėshtjeve fetare pranė Vakėfeve Egjiptase, ishte drejtues i sektorit tė kulturės islame pranė Az'harit, drejtor i institutit fetar nė Katar, mė pastaj shef i katedrės pėr studime islame pranė Fakultetit tė Pedagogjisė dhe Sheriatit, pastaj dekan i Fakultetit tė Sheriatit dhe drejtor i Qendrės pėr hulumtime mbi Sunnetin dhe Siren (biografinė e Pejgamberit) nė Katar.
Pastaj u transferua pėr njė kohė tė shkurtėr nė Algjeri pėr t'i udhėhequr kėshillat shkencore tė universiteteve dhe instituteve islame. Qė nga vitet e hershme tė rinisė sė tij u preokupua me ēėshtjet e da'vetit, dhe nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė mori pjesė nė lėvizjen islame. Kjo bėri qė disa herė tė persekutohet, si p.sh., nė vitin 1949, pastaj nė vitin 1965. Pėr shkak tė aftėsive dhe prirjeve tė llojllojshme ai dha kontribut nė shumė lėmenj. Ėshtė ligjėrues efikas i cili bind logjikėn dhe trondit zemrėn. Ėshtė dijetar i thelluar nė shkenca tė ndryshme islame, tė cilėn gjė e dėshmon ēdonjėri i cili i lexon apo i dėgjon mendimet e tij. Njėkohėsisht ėshtė edhe poet.
Nga personalitetet mė tė dalluara tė cilėt kanė ndikim tė veēantė nė jetėn e tij ėshtė shehidi Hasan El-Benna, tė cilin e cilėsoi me kėtė thėnie: "Personaliteti me ndikim mė tė madh nė jetėn time mendimtare dhe shpirtėrore ėshtė shehidi i madh Hasan El-Benna, themeluesi i njė ndėr lėvizjeve mė tė mėdha islame bashkėkohore".
Shkroi mė tepėr se pesėdhjetė vepra, tė cilat hasėn njė prani tė jashtėzakonshme nga bota islame, disa nga ato janė ribotuar nga dhjetė herė, ndėrsa njė pjesė e madhe e tyre janė pėrkthyer nė gjuhė tė ndryshme. Ata tė cilėt kanė shkruar pėr Kardavin e kanė cilėsuar kėshtu: Ai ėshtė nga mendimtarėt e rrallė islamė i cili i bashkon tekstet e qarta tė Sheriatit dhe nevojat e kohės, dhe se veprat e tij dallohen me precizitetin e fakihut, shkėlqesinė letrare, vrojtime tė reformatorit dhe ngrohtėsitė e thirrėsit.
Llogaritet nga dijetarėt mė tė rėndėsishėm bashkėkohor tė cilėt e pėrcollėn ekonominė islame nė sektorin e bankave islame. Dha kontribut nė rrjedhat e reja shkencore qė nga formimi i tyre me pjesėmarrjen e tij, me udhėheqjen e disa prej tyre dhe me praninė nė komisionet mbikėqyrėse. Ėshtė anėtar nė disa kėshilla dhe institute shkencore dhe thirrėse, siē janė: Kėshilli i Fikhut pranė Ligės Botėrore Islame nė Mekke, Kėshilli Mbretėror pėr Studime tė Civilizimit Islam nė Jordani, nė Qendrėn pėr Studime Islame nė Oksford, nė Kėshillin e nderit pranė Universitetit Islamik nė Islamabad, nė Organizatėn pėr thirrje islame nė Suedi... Ėshtė njė ndėr thirrėsit e moderuar islam i cili arriti tė bashkojė selefizmin dhe reformizmin, mes origjinalitetit dhe bashkėkohores, bėri balancim mes konstantes dhe variables, i cili nuk harron tė kaluarėn dhe nuk distancohet nga aktualja, e as qė ėshtė indiferent ndaj sė ardhmes.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.shkelqimajdini.tk
 
Dr. Jusuf El Kardavi
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema tė Ndryshme :: Fetwa tė Dijetarėve-
Kėrce tek: