Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 A LEJOHET TĖ VEPROHET DIĒKA QĖ NUK PĖRPUTHET ME KATĖR MEDHHEBET?

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Shkelchim
Admin



Numri i postimeve : 18
Age : 38
Registration date : 04/07/2008

A LEJOHET TĖ VEPROHET DIĒKA QĖ NUK PĖRPUTHET ME KATĖR MEDHHEBET? Empty
MesazhTitulli: A LEJOHET TĖ VEPROHET DIĒKA QĖ NUK PĖRPUTHET ME KATĖR MEDHHEBET?   A LEJOHET TĖ VEPROHET DIĒKA QĖ NUK PĖRPUTHET ME KATĖR MEDHHEBET? EmptyMon Jul 07, 2008 3:53 pm

A LEJOHET TĖ VEPROHET DIĒKA QĖ NUK PĖRPUTHET ME KATĖR MEDHHEBET?
Kjo ėshtė njė pyetje qė ma kanė shtruar disa lexues para mė tepėr se tridhjetė vitesh, pėrkitazi me disa studime nga lėmi i jurispudencės islame (fik’hut) qė publikohen nė revistėn “Nuru-l-Islam”1, tė cilat autori i titulloi: “Dispozitat e ēuditshme”.
PYETJA: A lejohet tė veprohet sipas kėtyre dispozitave tė ēuditshme edhe nėse janė nė kundėrshtim me medhhebin (shkollėn juridike) tė cilėn e ka zgjedhur lexuesi dhe e pason imamin e medhhebit pėrkatės, duke e ditur se disa prej kėtyre dispozitave janė nė kundėrshtim me tė katėr medhhebet e njohura? Andaj, si mund tė pranohet tė veprohet sipas tyre me gjakftohtėsi? A i ka hije njė reviste tė pėrgjithshme popullore qė tė publikojė kėso dispozita tė ēuditshme e tė shkaktojė debate dhe kacafytje nė mes lexuesve tė saj, kur ajo nė anėn tjetėr thėrret nė unitet, vėllazėri dhe harmoni?
PĖRGJIGJJA: Pėr t’ju pėrgjigjur si duhet dhe drejtė kėsaj pyetjeje ēdo lexues, tė cilit i intereson feja dhe gjurmon pėr tė vėrtetėn e pastėr, duhet t’i ketė parasysh faktet vijuese:
Imamėt e shumtė muxhtehidė (ekspertė):
E para: Drejtimet e tė drejtės islame (fik’hut) nuk janė vetėm katėr, siē mendojnė disa tė pa thirrur, e, po ashtu, dijetarė nuk janė vetėm Maliku, Ebu Hanife, Shafiu dhe Ahmedi, por bashkėkohanikė tė kėtyre dijetarėve tė pėrmendur kanė qenė shumė dijetarė tjerė tė cilėt kanė qenė nė tė njėjtin rang me kėta nė shkencė dhe ixhtihad, nė mos edhe mė tė ditur dhe mė ekspertė.
Lejth ibn Sa’di ishte bashkėkohanik i Malikut. Pėr tė imam Shafiu thotė: “Lejthi ka qenė jurist mė i madh se Maliku sikur mos e lenin pas dore nxėnėsit e tij.”
Nė Irak ka qenė Sufjan Eth-Theuri, i cili si jurist nuk ėshtė nėn gradėn e Ebu Hanifes. Imam Gazaliu kėtė e konsideron imamin e pestė nė fik’h (tė drejtėn islame), e mos tė flasim pėr peshėn e tij shkencore nė shkencėn e hadithit, ashtu qė e mori epitetin “Emiru-l-mu’minin fi-l-hadith” (Udhėheqės i muslimanėve nė hadith).
Euzaiju ishte dijetari mė i madh dhe pa rival i Shamit, dhe sipas medhhebit tė tij atje u veprua mbi dyqind vjet.
Po ashtu, prej familjes sė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kanė qenė imam Zejd ibn Aliu, vėllai i tij, imam Ebu Xhafer Muhamed ibn Ali el-Bakir, djali i tij, imam Xhafer Es-Sadik. Ēdo njėri prej tyre ka qenė muxhtehid mutlak (muxhtehid i pėrgjithshėm), i pranuar te gjithė Ehli Sunneti.
Po ashtu, pas tyre edhe Taberiu ka qenė muxhtehid i pėrgjithshėm. Ka qenė imam nė fik’h (drejtėsinė islame), e po ashtu ka qenė imam edhe nė shkencėn e tefsirit (komentimit tė Kur’anit), hadithit dhe historisė. Drejtimi i tij njė kohė ka patur ithtarė, e pastaj ata janė shkrirė.
Para kėtyre katėr imamėve kanė qenė imamėt dhe mėsuesit e tyre. Bile mėsuesit e tyre dhe mėsuesit e mėsuesve tė tyre i pėrmendin me theks tė veēantė si dijetarė tė mėdhenj dhe kandila udhėzimi. Cili studiues nuk i njeh pėr shembull: Seid ibn Musejjibin, shtatė juristėt e Medines, Tavusin, Ataun, Seid ibn Xhubejrin, Ikrimen, El-Hasenin, Ibn Sirinin, Shabijun, El-Esvedijun, Alkamen, Ibrahimin, Mesrukun, Mekhulin, Zuhrijun, si dhe shumė e shumė juristė tjerė tė brezit tė tabi’inėve (pasardhėsve tė shokėve tė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]) tė cilėt diplomuan nė shkollėn e sahabeve (shokėve tė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]), Zoti qoftė i kėnaqur me ta. Dijetarėt tė cilėt kanė ardhur pas kėsaj gjenerate kanė qenė tė nevojshėm pėr ta, e po ashtu para kėsaj gjenerate qė e zumė nė gojė kanė qenė juristėt e gjeneratės sė sahabeve tė cilėt kanė diplomuar nė shkollėn pejgamberike, tė cilėt ishin dėshmitarė tė shkaqeve tė zbritjes sė Kur’anit dhe thėnies sė haditheve, tė cilėt kanė patur kuptim mė tė ēiltėr tė fesė, dhe tė cilėt kanė qenė mė tė ditur rreth qėllimeve tė Kur’anit dhe mė tė udhėzuar nė termet gjuhėsore dhe domethėniet e tyre. Kush nuk e din fik’hun e Ebu Bekrit, Omerit, Aliut, Othmanit, Ibn Mes’udit, Ibn Abbasit, Ibn Omerit, Ubej ibn Ka’bit, Zejd ibn Thabitit, Muadh ibn Xhebelit, Aishes, si dhe figurave tjera tė sahabeve?
Katėr imamėt nuk janė paraqitur tė pagabueshėm:
E dyta: Katėr imamėt, sikundėr edhe muxhtehidėt tjerė, nuk kanė thėnė pėr vete se janė tė pagabueshėm, e as qė pėr ata kėtė e ka menduar ndonjė dijetar. Ajo qė meriton tė thuhet pėr ta ėshtė se kanė qenė muxhtehid, kanė gjurmuar pas tė saktės nė suaza tė potencialit tė tyre njerėzor, nėse ia kanė qėlluar kanė patur dy shpėrblime, e nėse nuk ia kanė qėlluar kanė patur njė shpėrblim. Mu pėr kėtė shkak shpeshherė edhe janė tėrhequr prej mendimeve tė tyre dhe kanė pėrkrahur mendime tjera nė bazė tė asaj qė kanė nxjerrė prej argumenteve qė i kanė hasur. Mu kjo ėshtė fshehtėsia e transmetimit tė mė shumė varianteve prej njė dijetari rreth njė ēėshtjeje. Dihet se Shafiu ka patur dy medhhebe: medhhebin e vjetėr nė Irak dhe atė tė riun nė Egjipt. Gati nuk ka ēėshtje me rėndėsi nė fik’h pa mos patur Maliku dhe Ahmedi nė tė mė tepėr se njė mendim tė transmetuar. Ebu Hanifja disa ditė para vdekjes u tėrhoq nga disa mendime tė tij.
Para kėtyre, Omeri [radijall-llahu anhu] nė njė vit jepte njė pėrgjigje, kurse vitin e ardhshėm jepte pėrgjigje tjetėr. Kur e pyetnin pėr shkakun e kėsaj, thoshte: “Ajo ka qenė sipas asaj qė kemi konstatuar atėherė, kurse kjo sipas asaj qė konstatojmė tash!”
Nxėnėsit e Ebu Hanifes nuk janė pajtuar me tė nė qindra ēėshtje, varėsisht prej argumenteve qė kanė pasur para veti, transmetimeve qė u kanė arritur apo interesave dhe nevojave tė njerėzve qė i kanė hasur pas imamit (mėsuesit) tė tyre. Pėr kėtė disa dijetarė tė medhhebit hanefij shpesh thonė nė ēėshtjet diskutabile: “Kjo ėshtė nga ndryshimi i kohės dhe rredhanave, e jo fakteve dhe argumenteve.”2
Kur u takua nxėnėsi mė i madh dhe mė i shquar i Ebu Hanifes, Ebu Jusufi me imamin e Medines, Malik ibn Enesin, e pyeti atė pėr sasinė e sa’it (njėsi matėse sh.p), vakėfet dhe zekatin e perimeve, kurse imam Maliku i tregoi se ēka flet sunneti nė kėtė drejtim, e ai tha: “E pranoj mendimin tėnd, o Ebu Abdullah (ka pėr qėllim imam Malikun), sikur ta kish parė mėsuesi im (Ebu Hanifja) atė qė e pashė unė, edhe ai do ta lente mendimin e vet sikur unė.” Ky pra ėshtė objektivizmi i cili ėshtė fryt i diturisė sė vėrtetė dhe ixhtihadit tė qėlluar. Ēdo gjė qė pėrmendet prej dijetarėve tė mėdhenj (imamėve) e konfirmon kėtė tė vėrtetė tė qartė.
Ebu Hanifja ka thėnė: “Ky ėshtė mendimi im dhe kjo ėshtė mė e arsyeshmja qė e kam parė, e kush jep njė mendim mė tė mirė se i yni, ne e pranojmė.”
Imam Maliku ka thėnė: “Unė jam njeri, ia qėlloj dhe gaboj, andaj peshone mendimin tim nė Kur’an dhe Sunnet.”
Imam Shafiu ka thėnė: “Nėse njė hadith i vėrtetė nuk e pėrkrah mendimin tim, mendimin tim hudhne pas shpine; e kur ta shohėsh argumentin transparent nė njė ēėshtje, ai ėshtė mendimi im.” Prej thėnieve tė tij fascinante, qė pėrmenden nė kėtė kontekst, ėshtė: “Mendimi im ėshtė i drejtė, por ka mundėsi tė jetė edhe gabim; dhe, mendimi i tjetrit ėshtė gabim, por ka mundėsi tė jetė edhe i drejtė.”
Nuk ka argument pėr domosdoshmėrinė e imitimit tė njė medhhebi tė caktuar:
E treta: Ndjekja e njėrit prej kėtyre medhhebeve dhe imitimi i prijėsve tė tyre nė ēdo gjė qė thonė nuk ėshtė as farz e as sunnet. Andaj, fjala e disa autorėve: “Imitimi i njė dijetari tė caktuar ėshtė vaxhib (i domosdoshėm)”, ėshtė fjalė e papranueshme.
a. Kur’ani, Sunneti dhe Ixhmaja (konsenzusi i dijetarėve islam) kanė konfirmuar se All-llahu i Madhėrishėm robėrve tė Vet ua ka obliguar t’i jenė tė dėgjueshėm Atij dhe Pejgamberit tė Tij, por kėtij Ummeti nuk ia ka obliguar t’i jenė tė dėgjueshėm ndonjė njeriu tė caktuar nė ēdo urdhėr dhe ndalesė, me pėrjashtim tė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Po ashtu, tė gjithė janė unik se asnjė njeri, me pėrjashtim tė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk ėshtė i pagabueshėm nė urdhrat dhe ndalesat e veta. Pėr kėtė, transmetohet prej Ibn Abbasit, Ataut, Muxhahidit dhe Malik ibn Enesit se kanė thėnė: “Ēdo njeri, me pėrjashtim tė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], ka mendime qė i pranohen dhe mendime qė i refuzohen. Prandaj, ndjekja e qenies sė gabueshme nė ēdo gjė qė e thotė ėshtė devijim i qartė, sepse me kėtė ēdo imam (dijetar) nė mesin e ithtarėve tė vet bėhet sikur Pejgamberi nė mesin e popullit, ndėrkaq kjo ėshtė ndryshim i fesė dhe i pėrgjason asaj pėr tė cilėn i ka qortuar All-llahu i Madhėrishėm tė krishterėt nė ajetin: “Ata i konsideruan ‘ahbarėt’ (priftėr jehudi) tė tyre, ‘ruhbanėt’ (murgjit krishterė) tė tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, pėr zota pos All-llahut…” (Et-Teube: 31) E kjo pėr shkak se i dėgjonin ata nė ato qė ua lejonin dhe qė ua ndalonin, siē pėrmendet ky transmetim prej Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
b. Po ashtu, edhe vetė dijetarėt kanė ndaluar tė imitohen dhe asnjėherė nuk kanė menduar se ata do t’ua trasojnė njerėzve njė rrugė (fe) e cila domosdo duhet tė ndiqet, por, pėrkundrazi, na kanė tėrhequr vėrejtjen qė mos t’i marrim mendimet e tyre pa argument. Imam Shafiu thotė: “Shembulli i atij i cili kėrkon dituri pa argument ėshtė si shembulli i atij qė bart dru natėn. E ven nė shpinė vandakun me dru, por nė tė ka gjarpėr i cili e kafshon pa e hetuar.”
Muzeniju, nė fillim tė veprės sė tij tė versionit tė shkurtuar, thotė: “Ky ėshtė njė rrumbullaksim i diturisė sė Shafiut dhe domethėnies sė mendimeve tė tij. Kėtė e bėra me qėllim qė t’ia ofroj atij qė dėshiron ta njohė fenė e vet dhe tė jetė mė i sigurtė, duke pasur parasysh se Imam Shafiu ka ndaluar tė imitohet si ai, po ashtu edhe tjerėt.”
Imam Ahmedi thotė: “Mos mė imito mua, as mos e imito Malikun, Theurijun e Euzaijun, por bazohu atje ku janė bazuar edhe ata.” Po ashtu thotė: “Prej diturisė sė cektė tė njeriut ėshtė qė nė fe t’i imitojė tė tjerėt.”
Ebu Jusufi thotė: “Askujt nuk i lejohet ta thotė mendimin tonė pa mos e ditur prej ku e kemi thėnė.”3
c. Imitimi dhe fanatizmi medhhebor ėshtė risi (bidat) nė kėtė Ummet, i cili ėshtė nė kundėrshtim me metodologjinė e selefit (tė parėve) dhe tre shekujt e parė. Autori i librit “Tekvimu-l-edil-le” thotė:4 “Njerėzit e gjeneratave tė para: sahabet, pasardhėsit e tyre dhe tė devotshmit, botėkuptimet e veta i ndėrtonin mbi argumente. Ata bazoheshin nė Kur’an, pastaj nė Sunnet, pastaj nė mendimet e atyre qė erdhėn pas Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], por qė i vėrtetonte argumenti. Kėshtu, ndodhte qė personi nė njė ēėshtje ta merr mendimin e Omerit, pastaj atė e refuzon me mendimin e Aliut nė njė ēėshtje tjetėr, dhe me kėtė shihet se drejtimi nė sheriat nuk ka qenė as i Omerit e as i Aliut, por ata thirreshin nė Pejgamberin e All-llahut. Ata ishin gjeneratat tė cilat i lavdėroi Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], ata e shikonin argumentin, e jo dijetarėt dhe veten. Por, kur perendoi devotshmėria nga pjesa dėrrmuese nė shekullin e katėrt dhe u treguan pėrtac nė kėrkimin e argumenteve, argument i bėnė dijetarėt e tyre dhe ata i ndoqėn. Kėshtu, disa u bėnė hanefit, disa malikit, e disa tjerė shafiit; argumentin e konfirmonin me njerėzit dhe e mbėshtetin tė saktėn nėse ka lindur nga medhhebi i caktuar.”
Dijetari i shquar Izuddin ibn Abdusselam thotė: “Njerėzit vazhdimisht kanė pyetur se cilėt dijetarė kanė qenė unik, pa mos u kufizuar nė medhhebe dhe pa mos e refuzuar ndonjė prej pyetėsve, derisa u paraqitėn kėto medhhebe dhe imituesit e tyre fanatik. Kėshtu ata filluan t’i pasojnė imamėt e tyre edhe pėrskaj largėsisė sė medhhebit tė tij nga argumentet, duke e imituar nė mendimet e tij sikur me qenė pejgamber i dėrguar, ndėrsa kjo ėshtė devijim nga e vėrteta, largim nga realja, tė cilėn nuk e pranon asnjė njeri i menēur.”
Pra, muslimani i cili nuk mund t’i nxjerr dispozitat nga argumentet e tyre e ka obligim t’i pyesė dijetarėt kompetent, e nuk lypet prej tij qė tė kapet pėr njė medhheb tė caktuar, sepse obligim ėshtė vetėm ajo qė e ka obliguar All-llahu dhe Pejgamberi i Tij, ndėrkaq kėta nuk ia kanė obliguar askujt tė jetė hanefit, shafiit apo diēka tjetėr. Komentatori i librit “Muslemu eth-thubut” thotė: “Obligueshmėria e kėsaj nėnkupton miratimin e njė sheriati tė ri.”5
Mospajtimi me njė imam nuk ėshtė mohim i diturisė sė tij:
E katėrta: Mospajtimi me tė katėr imamėt, apo me disa prej tyre, nuk nėnkupton mohimin e gradės sė tyre shkencore, as nėnēmim i tyre, as mohim i diturive tė tyre, validitetin e pėrpjekjeve tė tyre shkencore dhe sinqeritetin e tyre nė gjurmimin pas tė vėrtetės, e kush e kujton kėtė, ai nuk e njeh realitetin e kėtij Ummeti dhe historinė e tij.
Dashuria, respekti dhe mirėnjohja ndaj kėtyre figurave tė shquara ėshtė prej pėrcaktimeve thelbėsore tė fesė Islame. Shejhu-l-Islam Ibn Tejmijje nė hyrjen e librit tė tij “Ref’u-l-melam an eimmeti-l-a’lam” thotė: “Muslimanėt, pas lojalitetit ndaj All-llahut dhe Pejgamberit tė Tij, e kanė obligim tė jenė lojal edhe ndaj besimtarėve, sikundėr qė e thekson kėtė Kur’ani, e nė veēanti ndaj dijetarėve tė cilėt janė trashėgimtar tė pejgamberėve dhe tė cilėve All-llahu ua dha funksionin e yjeve me tė cilėt orientohen njerėzit natėn nė tokė dhe detė. Muslimanėt janė unik nė rrugėn dhe transmetimin e tyre… Ata janė trashėgimtarėt e Pejgamberit nė popull, ringjallės tė asaj qė ka vdekur prej sunnetit, me ata ekzistoj Kur’ani dhe ata me Kur’anin ekzistuan, dhe me ata u shpreh Kur’ani dhe ata me Kur’anin u shprehėn…”
Ibn Kasimi thotė: “I kam dėgjuar Malikun dhe Lejthin tė cilėt pėr polemikat e shokėve tė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thonin: Nuk ėshtė ashtu siē mendojnė njerėzit, se nė to ka tolerancė.6 Nuk ėshtė ashtu, por disa prej tyre janė tė sakta e disa tjera jo. Po ashtu, nė lidhje me mospajtimet e sahabeve nė mendime Maliku thotė: Dikush ia ka qėlluar e dikush jo, por t’i duhet vetė tė gjurmosh.”7
Nėse sahabet ia kanė qėlluar dhe kanė gabuar (nė mendime) sipas Malikut dhe Lejthit, atėherė ēka mendon pėr tė tjerėt?!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.shkelqimajdini.tk
 
A LEJOHET TĖ VEPROHET DIĒKA QĖ NUK PĖRPUTHET ME KATĖR MEDHHEBET?
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema tė Ndryshme :: Fetwa tė Dijetarėve-
Kėrce tek: