Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 A LEJOHET TĖ VEPROHET DIĒKA QĖ NUK PĖRPUTHET ME KATĖR MEDHHEBET? pjesa 2

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Shkelchim
Admin



Numri i postimeve : 18
Age : 38
Registration date : 04/07/2008

A LEJOHET TĖ VEPROHET DIĒKA QĖ NUK PĖRPUTHET ME KATĖR MEDHHEBET? pjesa 2 Empty
MesazhTitulli: A LEJOHET TĖ VEPROHET DIĒKA QĖ NUK PĖRPUTHET ME KATĖR MEDHHEBET? pjesa 2   A LEJOHET TĖ VEPROHET DIĒKA QĖ NUK PĖRPUTHET ME KATĖR MEDHHEBET? pjesa 2 EmptyMon Jul 07, 2008 3:53 pm

Pėr t’ju pėrgjigjur si duhet dhe drejtė kėsaj pyetjeje ēdo lexues, tė cilit i intereson feja dhe gjurmon pėr tė vėrtetėn e pastėr, duhet t’i ketė parasysh faktet vijuese:
Ibėn Hazmi e ndalon rreptėsisht imitimin:
E pesta: Ne i zgjodhėm shprehjet mė tė buta pėr sa i pėrket imitimit, dhe thamė se ai nuk ėshtė vaxhib (obligativ) e as sunnet. Mirėpo, pėrgjegjėsia shkencore na dikton qė ta njoftojmė lexuesin musliman me atė qė tha njėri prej juristėve eminent islam, Ibėn Hazmi, i cili thotė: “Imitimi ėshtė haram (rreptėsisht i ndaluar), dhe askujt nuk i ėshtė e lejuar ta merr mendimin e dikujt, me pėrjashtim tė fjalėve tė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], pa argument”:
a. Duke u bazuar nė ajetin: “Pėrvetėsoni atė qė ju ėshtė zbritur nga Zoti juaj, e mos zini miq (pėrkrahės) pos Tij.” (El-A’raf: 3) Po ashtu ajetin: “E kur u thuhet atyre (idhujtarėve): ‘Pranoni atė qė All-llahu e shpalli!’ Ata thonė: ‘Jo, ne ndjekim atė rrugė nė tė cilėn i gjetėm prindėrit tanė!“ (El-Bekare: 170) Ata qė nuk i imitojnė tjerėt i lavdėroi nė ajetin: “… e ti pėrgėzoj pra robėrit e Mi! Tė cilėt i dėgjojnė fjalėt dhe pasojnė atė mė tė mirėn prej tyre. Tė tillėt janė ata qė All-llahu i udhėzoi nė rrugėn e drejtė dhe tė tillėt janė ata tė menēurit.” (Ez-Zumer: 17-18)
b. Po ashtu edhe nė ajetin kur’anor: “… Nėse nuk pajtoheni pėr ndonjė ēėshtje, atėherė parashtrone atė te All-llahu (te libri i Tij) dhe tek i dėrguari, po qe se i besoni All-llahut dhe Ditės sė Fundit.” (En-Nisa: 59) Pra, All-llahu i Madhėrishėm nuk e lejoi shtrimin e ēėshtjeve pėr tė cilat kemi mospajtime te dikush tjetėr veē Kur’anit dhe Sunnetit, e, po ashtu, e ndaloi edhe mbėshtetjen nė fjalėt e njeriut gjatė mospajtimeve pėr ndodnjė ēėshtje, sepse ajo nuk ėshtė Kur’an dhe Sunnet.
c. Gjithė sahabet, prej tė parit e deri tek i fundit, po ashtu edhe gjithė tabi’inėt (pasardhėsit e sahabeve), prej tė parit e deri tek i fundit, janė unanim nė ndalimin e bazimit nė tė gjitha mendimet e ndonjė njeriu, qoftė se ka jetuar nė kohėn e tyre apo para tyre. Andaj, le ta dijė ai person i cili i ka marrur tė gjitha mendimet e Ebu Hanifes, tė Malikut, tė Shafiut apo tė Ahmedit, Zoti qoftė i kėnaqur me ta, se ai e ka kundėrshtuar konsenzusin e mbarė Ummetit, prej tė parit e deri tek i fundit, pa mos patur asnjė dyshim nė kėtė kundėrshtim, e po ashtu ai nuk mund tė gjejė bashkėmendimtar qė i ka parapri nė tė tre shekujt e lavdėruar; ai, pra, nuk e ka ndjekur rrugėn e besimtarėve. Zoti na ruajt prej kėsaj grade.
ē. Po ashtu, tė gjithė juristėt e pėrmendur kanė ndalur qė tė imitohen nga tė tjerėt, e kush e bėnė kėtė ai i ka kundėrshtuar vetė ata.
d. Po ashtu, ē’ėshtė ajo qė i bėri kėta njerėz mė meritor pėr t’u imituar, se sa Omer ibn Hattabi, Ali ibn Ebi Talibi, Ibn Mes’udi, Ibn Abbasi apo Aisheja, nėna e besimtarėve, Zoti qoftė i kėnaqur me tė gjithė. Nėse kishte qenė i lejuar imitimi, atėherė ēdo njėri prej tyre do tė ishte mė meritor pėr t’u ndjekur se ēdo kush tjetėr.8
Mė meritor pėr kėto fjalė janė dijetarėt tė cilėt e kanė lexuar Kur’anin, Hadithin, Fikhun, Usulin, dhe e kanė mėsuar gjuhėn dhe disciplinat e saj, por, krahas gjithė kėsaj, ata pėrsėri nuk e kanė lodhur veten me gjurmime komparative dhe analitike, duke iu dhėnė pėrtacisė dhe duke anuar kah komoditeti. E kur ndonjė prej tyre gjurmon, bėn komparacione dhe klasifikime tė argumenteve dhe mendimeve, gjė qė ėshtė tipar i dijetarit tė vėrtetė, i thonė: “Ndal, kush je ti? Leri njerėzit ashtu si janė mėsuar prej vegjėlie”, dhe i vėrsulen sikur ai ėshtė duke thirrur nė diē tė mbrapshtė!
Ndėrkaq, pėr sa i pėrket masės sė gjėrė, ne nuk pajtohemi me mendimin e Ibn Hazmit se imitimi pėr ata ėshtė i ndaluar, por ndoshta kėtė do ta diskutojmė nė ndonjė rast tjetėr.
Jozakonshmėria e dispozitave ėshtė ēėshtje relative:
E gjashta: Jozakonshmėria e njė dispozite ėshtė ēėshtje relative: ndoshta njė dispozitė qė duket e pa zakonshme nė njė shoqėri, ėshtė normale dhe shumė e kapshme nė njė shoqėri tjetėr; po ashtu, ndoshta njė dispozitė e cila shkakton ēudi dhe habi nė njė periudhė kohore, nė njė periudhė tjetėr bėhet normale dhe e pranueshme, bile ajo qė ndryshon prej saj bėhet e ēuditshme. Pra, jozakonshmėria nuk ėshtė ēėshtje standarde e as konstante, por ajo ndėrron me ndėrrimin e vendit dhe kohės.
Pėr kėtė do tė sjellim disa shembuj:
Ata qė janė edukuar nė frymėn e medhhebit shafiit e shohin tė pazakonshme dhe gabim qė tė falė njeriu xhumanė pa mos i falur dy rekate para saj, ndėrkaq ata tė medhhebit malikij e shohin tė kundėrtėn.
Ambienti shafiit do ta shihte shumė tė pazakonshme mos leximin me zė tė “Bismilahir-rahmanir-rahim” me suren Fatiha nė namaz, pėr dallim prej malikijve tė cilėt nuk e lexojnė aspak dhe hanefijve tė cilėt nuk e lexojnė me zė.
Po ashtu, ambientin shafiit e habit namazi i muslimanit i cili e prek gruan dhe nuk merr abdest pėrsėri, e po ashtu edhe namazi i atij qė stėrpiket me urinat e deveve, lopėve, deleve, pa mos i larė ato, pėr dallim prej malikijve dhe tė tjerėve tė cilėt janė tė mendimit se urina dhe baglat e ēdo kafshe qė i hahet mishi janė tė pastra. Bile pa masė habitet me njeriun i cili falet ndėrkaq e ka prekur njė qen i djersitur, pėr dallim prej malikijve tė cilėt mendojnė se qeni ėshtė i pastėr.
Nė kohėn tonė hasim disa dispozita tė cilat janė miratuar nga disa dijetarė, e qė nė fillim janė pranuar me habi, injorim dhe rezervė, por nuk shkoi shumė kohė dhe ato arritėn tė afrohen nė mendjet dhe zemrat e njerėzve. Kėshtu argumentueshmėria e tyre u sqarua, pikėpamja e tyre u ndriēua, dhe pjesės dėrrmuese tė Ummetit do t’i bėhet e qartė se dispozitat nė fjalė korespondojnė me urtėsinė e Sheriatit i cili miratoi ēdo gjė qė sjell dobi dhe eviton dėmet. Pra, kėto dispozita u bėnė tė pranueshme pasi u refuzuan, dhe u bėnė tė zakonshme pasi u injoruan.
Tė kėtij lloji janė ndryshimet e mėdha qė janė bėrė nė dispozitat e familjes, e qė quhen e Drejta civile, si pėr shembull mos zbatimi i shkurorėzimit tė pa prerė (tė kushtėzuar), me tė cilin synohet imponimi i kryerjes apo ndalimit nga ndonjė vepėr, e po ashtu trajtimin e shkurorėzimit tre herė me njė shqiptim si shkurorėzim i njė fish. Po ashtu, ligji i testamentit obligativ tė cilin e pranojnė djemtė e babait tė vdekur nga ashpėrsia e mixhallarėve dhe mospėrfillja e gjyshėrve. Kjo pėr njerėzit nė fillim ishte e ēuditshme, por pastaj u bė shumė normale pėr ta. E pse jo, kur ajo bazohet nė Kur’an?
Termi “jo i zakonshėm” nuk ka domethėnie tė caktuar. Nėse me kėto dispozita konsistohet nė ato qė janė nė kundėrshtim me mendimin e shumicės sė dijetarėve, pėr kėtė Ibn Hazmi thotė: “Nė frymėn e metodologjisė sė Ebu Hanifes, Shafiut dhe Malikut, miratuam si qėndrime tė tyre qindra ēėshtje, ēdo njėri prej tyre pėrkitazi me to artikuloi qėndrime tė cilat nuk i kemi dėgjuar nga ndonjė musliman para tyre dhe pėr kėtė shkak u paraqit habi tek ata!”9
Mendimi i qėlluar nuk varet nga popullariteti:
E shtata: Mendimi i qėlluar nuk do tė thotė tė jetė domosdo edhe i popullarizuar, kurse mendimi i gabuar tė jetė domosdo edhe i ēuditshėm, sepse mendimi i qėlluar dhe i gabuar te dijetarėt e mirėfilltė nuk janė tė varur nga popullariteti dhe jo zakonshmėria. Kjo ngase ka shumė dispozita tė njohura tė cilat bien poshtė kur tė debatohen dhe shqyrtohen argumentet e tyre, e, po ashtu, ka edhe shumė dispozita jo tė zakonshme tė cilat nė sajė tė argumenteve qė i mbėshtesin qartėsohen si dielli nė mesditė.
Andaj, pėr muslimanin i cili pėrkujdeset qė nė fé ta zgjedh mė tė mirėn, peshojė e tij pėr njohjen e tė vėrtetės duhet tė jetė fuqia dhe qartėsia e argumentit, e jo popullariteti i mendimit apo numri i madh i atyre qė e pėrkrahin dhe e ndjekin atė.
Sikur tė ishte standard i tė vėrtetės ndjekja e saj nga pjesa dėrrmuese dhe besimi i shumicės nė tė, Islami do tė ishte jo valid nė mesin e religjioneve tė devijuara dhe nė besim tė gabuara, ithtarėt e tė cilėve janė qindra milionė. All-llahu i Madhėrishėm thotė: “Po ti edhe pse lakmon (pėr besimin e tyre), shumica e njerėzve nuk do tė besojnė.” (Jusuf: 103); “Nė qoftė se u bindesh shumicės (mohuese qė janė) nė tokė, ata do tė largojnė ty nga rruga e All-llahut.” (El-En’amė: 116); “… por shumica e njerėzve nuk besojnė.” (Er-Ra’d: 1); “… por shumica e tyre nuk e dinė (se ēka do t’i gjente mė pas).” (El-En’amė: 37); “… nuk kuptojnė” (El-Huxhurat: 4); “… nuk falėnderojnė.” (Junus: 60)
Abdullah ibn Mes’udi nuk u pajtua me shumicėn e njerėzve nė disa qėndrime dhe mendime, dhe disa nxėnės tė tij e pyetėn: “A nuk e ndjek shumicėn?” Ai tha: “Shumicė ėshtė kur e qėllon tė vėrtetėn, edhe me qenė i vetmuar!” Ibn Mes’udi na ka tėrhequr vėrejtjen pėr kohėn kur do tė ērregullohen standardet, ashtu qė njerėzve do t’u bėhet normale e pavėrteta, ndėrkaq jo e zakonshme e vėrteta, do ta njohin tė keqen, kurse do ta injorojnė tė mirėn. Ē’do tė bėni kur do tė zhyteni nė njė kaos nė tė cilin njerėzit do ta kalojnė jetėn, plak e i ri; kjo do tė jetė nė praktikėn e njerėzve dhe do ta trajtojnė sunnet tė Pejgamberit, ashtu qė kur do tė ndryshohet do tė thuhet: U ndėrrua sunneti, apo kjo ėshtė e urrejtur!
Si argument pėr atė se jo zakonshmėria nuk ėshtė gabim mjaftojnė disa ajete nga Kur’ani Fisnik, praktikimi i tė cilave ėshtė lėnė anash bile edhe nė kohėn e sahabeve, ashtu qė dispozitat e tyre u bėnė tė ēuditshme pėr njerėzit, si pėr shembull ajeti: “Kur tė prezentojnė nė pjesėtimin e pasurisė qė ka lėnė i vdekuri tė afėrm, bonjak dhe varfnjakė (qė nuk janė pjesėtarė nė trashėgim), jepnu nga ajo (pasuri e lėnė) dhe atyre thuanu fjalė tė mira.” (En-Nisa: Cool Disa dijetarė menduan se ky ajet ėshtė i deroguar, andaj nuk vepruan sipas tij. Po ashtu ajeti: “O ju tė cilėt besuat, ata tė cilėt i keni nė pronėsinė tuaj (shėrbetorėt) dhe ata qė nuk kanė arritur moshėn e pjekurisė, duhet tė kėrkojnė leje prej jush (pėr tė hyrė te ju) nė tri kohė…” (En-Nur: 58) Ibn Abbasi thotė: “Shejtani ua mori mendjen njerėzve nė kėtė ajet, dhe nuk vepruan sipas tij.”10
Mospajtimet nė ēėshtjet sekondare nuk ēojnė nė pėrēarje:
E teta: Mospajtimet nė mendime nė ēėshtjet diskutabile, pėr tė cilat nuk kemi argumente tė prera nė autenticitet dhe argumentueshmėri, nuk bėn tė shkaktojnė pėrēarje apo kacafytje, sepse sahabet nuk janė pajtuar disa herė nė disa ēėshtje, mirėpo kjo nuk ka shkaktuar mes tyre pėrēarje, armiqėsi e urrejtje.
Nė mesin e sahabeve, tabi’ineve dhe tjerėve qė kanė ardhur pas tyre, ka pasur tė tillė qė e kanė lexuar “besmelen”, kurse disa tjerė nuk e kanė lexuar; disa prej tyre e kanė lexuar me zė, e disa tjerė pa zė; disa prej tyre bėnin dua nė namazin e sabahut, kurse disa tjerė nuk bėnin; disa konsideronin se abdesti prishet me nxjerrjen e gjakut prej koke (hixhame), nėse rrjedh gjaku prej hunde dhe nėse vjellim, kurse disa tjerė mendonin se kėto gjėra nuk e prishin abdestin; disa mendonin se abdesti prishet nėse hahet mish, e disa tjerė nuk mendonin si kėta; disa mendonin se ngrėnia e mishit tė deves e prish abdestin, kurse disa tjerė jo… Por, krahas gjithė kėsaj, ata faleshin njėri pranė tjetrit, ashtu sikur qė falej Ebu Hanifja me nxėnėsit e vet, Shafiu dhe tė tjerėt, Zoti qoftė i kėnaqur me ta, pas dijetarėve tė Medines, qofshin ata tė medhhebit Malikij apo tjerė, edhe pse nuk e lexonin “besmelen” as me zė e as pa zė.
Harun Er-Reshidi doli imam pasi qė kishte nxjerrur gjak prej pjesės sė pasme tė kokės, ndėrkaq imam Ebu Jusufi u fal pas tij dhe nuk e pėrsėriti namazin, kurse imam Maliku i kishte thėnė se nuk ka nevojė tė merr abdest pėrsėri.
Imam Ahmedi ishte i mendimit se nxjerrja e gjakut prej pjesės sė pasme tė kokės dhe rrjedhja e gjakut prej hunde e prishin abdesin, por kur e pyetėn: “Nėse prej imamit del gjak dhe ai nuk merr abdest, a do tė falesh pas tij?” Ai u pėrgjigj: “Si mos tė falem pas Malikut dhe Seid ibn Musejjibit?!”
Shafiu u fal afėr varrit tė Ebu Hanifes dhe nuk bėri kunut (lutje brenda namazit), nė shenjė respekti ndaj tij, dhe tha: “Ndoshta jemi transferuar nė medhhebin e irakianėve.”
Nė librin “El-Bezazijje” tė medhhebit Hanefij transmetohet prej imam Ebu Jusufit se ai e ka falur namazin e xhumasė pasi ėshtė larė nė banjo. Ai doli imam nė namaz dhe pas namazit njerėzit u shpėrndanė. Mirėpo pas njė kohe ai u lajmėrua se nė bunarin e banjos ishte njė mi i ngordhur. Ai tha: “Atėherė do ta marrim mendimin e vėllezėrve tanė nė Medine: se uji kur arrinė sasinė dy pėllėmbė (kul-letejn) nuk fėlliqet.”11
Kjo bėhet pėr shkak se kėto ēėshtje, dhe njė sėrė ēėshtje tjera tė ngjashme me kėto, janė fleksibile dhe jo tė prera, prandaj nė tė shumtėn e rasteve tė dy mundėsitė janė tė pranueshme, e nėse tė dy mėnyrat nuk janė tė mundshme, atėherė edhe mėnyra e qėlluar nuk ėshtė e caktuar prerė, ndėrkaq ai qė nuk ia qėllon, ka arsye, bile edhe shpėrblim. Pėr kėtė shkak dijetarėt nė kėso raste njėrin prej mendimeve e konsideronin tė saktė, por njėkohėsisht i konfirmonin edhe mendimet tjera. Ata shpesh thonė: “Ky mendim ėshtė mė i preferuar, ky tjetri ėshtė mendimi i zgjedhur, e ky tjetri ėshtė mė i dashur pėr mua.” Ose thonė: “Ne kemi arritur ta njohim vetėm kėtė.” Kjo shpesh pėrmendet nė librin El-Mebsut, librin Athar tė Muhamed ibn Hasenit dhe fjalėt e Shafiut, Zoti qoftė i kėnaqur me tė gjithė.12
Zoti qoftė i kėnaqur me imam Malikun, sa dijetar i shkathtė qė ka qenė. Sujutiju rrėfen: Harun Er-Reshidi e konsultoi imam Malikun qė librin e tij “El-Muveta” ta varė nė Qabe dhe mendimet e tij t’ua imponojė njerėzve. Por imam Maliku i tha: “Jo, kjo nuk bėn, sepse shokėt e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve selem] kanė patur mendime tė ndryshme nė ēėshtjet praktike (sekondare) dhe janė ndarė nė vende tė ndryshme, dhe ēdo njėra qė ėshtė vepruar ėshtė sunnet. Reshidi atėherė i tha: “Zoti tė bekoftė, o Ebu Abdullah!!” I njėjti rrėfim tregohet tė ketė ndodhur edhe me Mensurin.13
Pėr fund, kėtė nuk e shkruaj si mbrojtje pėr librin “Garibu-l-ahkam”,dhe as qė e pėrkrahi atė nė tė gjitha detajet qė i ka shtruar, por e pėrkrahi metodologjinė e gjurmimit, komparacionit dhe selektimit tė fjalėve. Muslimani duhet ta bėjė veten rob tė argumentit dhe faktit. Pėr atė, ēdo dispozitė e cila sipas tij ka argument tė fortė, bindet nė tė dhe ėshtė i qetė shpirtėrisht nė njė gjykim tė tillė, ai duhet tė veprojė sipas saj. Nuk ka pengesė qė kjo dispozitė tė jetė prej “dispozitave tė ēuditshme” (garibu-l-ahkam), dhe nuk duhet tė frikėsohet nėse dispozita e tillė pėrmban lehtėsim pėr njerėzit, sepse feja jonė nuk ka ardhė me tjetėr gjė, pos lehtėsimit dhe mėshirės. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “Jam dėrguar me fenė e pastėr fleksibile…”14 Po ashtu, shokėve tė vet u tha: “Lehtėsoni e mos vėshtirėsoni”15, “Ju jeni dėrguar lehtėsues, e nuk jeni dėrguar vėshtirėsues.”16
All-llahu i Madhėrishėm thotė: “All-llahu me kėtė dėshiron lehtėsim pėr ju, e nuk dėshiron vėshtirėsim pėr ju…” (El-Bekare: 185); “All-llahu dėshiron t’ju lehtėsojė (dispozitat), e megjithatė njeriu ėshtė i paaftė (pėr t’u pėrballuar epsheve).” (En-Nisaė: 28); “All-llahu nuk dėshiron t’ju sjellė ndonjė vėshtirėsi, por dėshiron t’ju pastrojė (prej mėkateve), t’ju plotėsojė tė mirėn e Tij ndaj jush, e qė t’i falėnderoheni.” (El-Maide: 6)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.shkelqimajdini.tk
 
A LEJOHET TĖ VEPROHET DIĒKA QĖ NUK PĖRPUTHET ME KATĖR MEDHHEBET? pjesa 2
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema tė Ndryshme :: Fetwa tė Dijetarėve-
Kėrce tek: