Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Emėrtimi i fėmijėve

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Shkelchim
Admin



Numri i postimeve : 18
Age : 38
Registration date : 04/07/2008

Emėrtimi i fėmijėve Empty
MesazhTitulli: Emėrtimi i fėmijėve   Emėrtimi i fėmijėve EmptyMon Jul 07, 2008 3:54 pm

Eselamu Alejkum, a mundeni ju lutem tė ni sqaroni direktivat Islame mbi zgjedhjen e emrave? Me fjalė tė tjera, ēfarė kriteri duhet tė ndjek muslimani pėr tė zgjedhur emrin?
Pėrgjigjia: Ue alejkumuselam ue rahmetullahi ue berketuhu.
Tė gjitha lavdėrimet i takojnė Allahut dhe paqja dhe shpėtimi qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij.
E nderuar motėr nė Islam, lavdėrojmė interesimin tuaj pėr tė njohur sa mė mirė Islamin dhe mėsimet e tij, dhe lusim Allahun e Madhėruar tė na ndihmojė qė t’i shėrbejmė kauzės sė Tij, dhe tė na e kthejė punėn tonė pėr Hir tė Tij.
Islami thekson qė muslimanėt duhet tė kenė dhe tiu japin fėmijėve tė tyre emra tė mirė. Ėshtė transmetuar nė hadith qė Profeti (paqja dhe shpėtimi qofshin mbi tė) ka thėnė: “Ju do tė thirreni nė Ditėn e Ringjalljes me emrat tuaj dhe emrat e baballarėve tuaj, kėshtu qė kini emra tė mirė”. (Transmetura nga Abu Davud)
Pėr tė zgjedhur emra, ne duhet tė ndjekim disa porosi tė cilat janė dhėnė nė fetvan mė poshtė nga dijetari i mirėnjohur musliman, Sheikh Jusuf Al-Karadavi.
“Islami nuk pėrmend emra specifik qė i obligon muslimanėt tė zgjedhin pėr fėmijėt e tyre, qofshin ato arab apo joarab, femra apo meshkuj. Ėshtė ne dorė tė njerėzve tė zgjedhin emrat pėr fėmijėt e tyre.
Megjithatė, pėr tė zgjedhur emrin duhet tė ndjekim disa rregulla Islame:
1. Duhet tė jetė emėr i mirė, tė mos jetė emėr i urryer (shpifėt) nga njerėzit apo edhe nga vetė fėmija kur tė rritet. Ato emra janė qė pėrmbajnė kuptime si shenja tė keqe, domethėnie djalli, emra njerėzish qė janė tė njohur pėr shtypje dhe tepri, e kėshtu mė rradhė. Pėr kėtė arsye ne shohim qė Profeti a.s i ndryshonte emrat e kėqinj nė emra tė mirė. Pėr shembull, ai ndryshoi emrin e njėrit “Kalilah” (Pak) nė “Kathirah” (Shumė), dhe emrin e njė tjetrit nga “Asijah” (Mėkatar) nė “Xhamilah” ( I bukur), e tė tjera.
2. Muslimani nuk duhet tia vėjė emrin djalit tė tij “Abdul-Kabah”, “Abdul-Nabi” apo “Abdul-Husajn”, dhe emra tė tjerė si kėta qė nėnkuptojnė robėri ndaj tė tjerėve sesa ndaj Allahut. Ibn Hazim ka thėnė qė emėrimi i fėmijėve me kėsi emrash ėshtė i ndaluar nga shumica e dijetarėve musliman, pėrveē emrit “Abdul-Mutalib.
3. Muslimani nuk duhet tė emėroj fėmijėn me emra madhėshtor dhe mburrėse. Kjo mbėshtet nga hadithi, “ Emrat mė tė urryer tek Allahu nė jetėn tjetėr ėshtė i atij njeriu qė e thėrret veten “Mbreti i tė gjithė mbretėrve”, sepse veē Allahu ėshtė Zoti i tė gjithė mbretėrve” (Transmetuar nga Al-Buhari, Muslimi, Abu Davudi dhe Al-Tirmidhi).
Muslimanėt janė gjithashtu tė ndaluar tė emėrojnė fėmijėt e tyre me emrat e bukur tė Allahut, si pėr shembull “Ar-Rahman” (Mėshirplotė), Al-Khalik (Krijues), etj.
Ėshtė e ndaluar gjithashtu tė pėrdorim si emra cilėsitė e Allahut me nyje tė shquar, si “Al-Aziz” (Mė i fuqishmi) dhe “Al-Hakim” (Mė i dituri). Por ato mund ti pėrdorim pa nyjen e shquar, do me thėnė pa ‘Al’ por vetėm “Aziz” dhe “Hakim”.
4. Ėshtė e rekomandueshme qė ti emėrojmė fėmijėt tanė me emra tė Profetėve dhe njerėzve tė drejtė, kjo qė tė jenė sa mė shumė nė kujtesėn tonė dhe tė shpresojmė qė ata do tė ndjekin rrugėn e tyre dhe tė jenė si ata.
Emrat mė tė mirė janė ata emra qė tregojnė pėrulje (nėnshtrim) ndaj Allahut, siē thuhet nė hadith: “Emrat mė tė bukur tek Allahu janė ‘Abdullah’ (Rob i Allahut) dhe ‘Abdur-Rahman’ (Rob i Mėshiruesit)” (Transmetura nga Muslimi, Abu Davudi, At-Tirmidhi, dhe Ibn Majah).
E njėjta gjė ėshtė me emrat e tjerė qė pėrmbajnė dy pjesė, e para ‘Abd’ dhe e dyta njė nga emrat e bukur tė Allahut, si ‘Abdul-Alim’.
5. Pėr sa i pėrket emrave jo arab, nuk ka ndonjė gjynah nė pėrdorimin e tyre, kur kanė kuptim tė mirė nė atė gjuhė. Edhepse muslimanėt e hershėm ishin arab tė pastėr dhe jetonin nė njė atmosferė tė pastėr arabe, ata i pėrdornin emrat jo arab pėr meshkuj apo femra. Pėr shembull, ‘Mariah’ (Nėna e besimtarėve) nėna e Ibrahimit djalit tė Profetit Muhamed (paqja dhe shpėtimi qofshin mbi tė) ishte e njohur me emrin e saj Koptik.
Gjthashtu, shumica e emrave tė muslimanėve tė hershėm kanė qenė emra bimėsh, si ‘Talhah’, ‘Salamah’, ‘Hanzalah’; emra kafshėsh dhe zogjėsh, si ‘Asad’, ‘Sakr’; emra tė objekteve natyrore, si ‘Bahr’ (lumi), ‘Jabal’ (mali); mbiemra tė pėrdorura si emra, si ‘Amir’, ‘Salim’; emra Proftėsh dhe njerėzve tė drejtė, si ‘Ibrahim’, ‘Jusuf’, etj.
Kėshtu qė muslimani duhet tė ketė parasysh kėto rregulla kur tė zgjedh emra pėr fėmijėt e tij.
Allahu e din mė sė miri.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.shkelqimajdini.tk
 
Emėrtimi i fėmijėve
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema tė Ndryshme :: Fetwa tė Dijetarėve-
Kėrce tek: