Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Degjimi i kenges dhe muzikes

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Shkelchim
Admin



Numri i postimeve : 18
Age : 38
Registration date : 04/07/2008

Degjimi i kenges dhe muzikes Empty
MesazhTitulli: Degjimi i kenges dhe muzikes   Degjimi i kenges dhe muzikes EmptyMon Jul 07, 2008 3:57 pm

Disa njerėz e konsiderojnė tė ndaluar dėgjimin e kėngėve – ēfarėdo qofshin ato – duke u mbėshtetur nė kėtė ajet kuranor:
وَمِنْ النَّاسِ مَنْ يَشْتَرِي لَهْوَ الْحَدِيثِ لِيُضِلَّ عَنْ سَبِيلِ اللَّهِ بِغَيْرِ عِلْمٍ وَيَتَّخِذَهَا هُزُوًا أُولَئِكَ لَهُمْ عَذَابٌ مُهِينٌ
“Po, ka nga njerėzit qė blejnė tregime boshe e me qėllim qė t’i largojnė njerėzit prej rrugės sė Allahut pa pasur kurrfarė fakti dhe pėr t’i marrė ato (ajetet e Allahut) si tallje. Pėr ta me siguri ėshtė pėrgatitur dėnim i turpshėm”. (Llukman, 6).
Duke argumentuar se disa ashabė kanė thėnė: Tregime boshe nė kėtė ajet janė kėngėt, siē argumentuan edhe me ajetin tjetėr kuranor:
وَإِذَا سَمِعُوا اللَّغْوَ أَعْرَضُوا عَنْهُ ...
“Dhe kur dėgjojnė ndonjė llomotitje marrėzie, i kthejnė shpinėn…”(El-Kasas, 55), duke thėnė se kėnga ėshtė llomotitje, prandaj a ėshtė i drejtė ky argumentim me kėto dy ajete? Dhe cili ėshtė mendimi Juaj mbi dėgjimin e kėngėve?
Na jep fetva mbi kėtė ēėshtje delikate, sepse njerėzit janė pėrēarė keq dhe kanė nevojė pėr njė vendim tė qartė e tė prerė, pėr se ju falėnderojmė dhe Allahu ju shpėrbleftė!
Pėrgjigje:
Ēėshtja e kėngės me instrumente (me muzikė) dhe pa instrumente, ėshtė ēėshtje qė ka nxitur polemika ndėrmjet juristėve islamė qysh nga shekujt e fillimit, tė cilėt pėr disa tema janė pajtuar, e pėr disa tė tjera jo.
Janė pajtuar pėr ndalimin e ēdo kėnge qė pėrmban elemente vulgare, imoralitet, ose stimulon pėr mėkat, sepse kėnga ėshtė vetėm fjalė; e mira ėshtė e mirė, kurse e keqja ėshtė e keqe. Dhe ēdo fjalė qė bie ndesh me edukatėn islame, ėshtė e ndaluar (haram), e ē’mendon nėse i shtohen edhe rima, melodia dhe fuqia e ndėrtimit?.
Dhe janė pajtuar pėr lejimin e asaj qė ėshtė e pastėr nga kėto, nė rastet e gėzimeve legjitime, si dasmat, kthimi i njė tė humburi, ditėt e festave etj., pėr tė cilat ekzistojnė tekste autentike tė qarta.
Ndėrkaq, jashtė kėtyre, ka mospajtime tė dukshme. Kėshtu, disa syresh lejojnė ēdo kėngė qoftė me instrument apo pa tė, madje e konsiderojnė tė dėshiruar (mustehab). Disa tė tjerė e ndalojnė (kėngėn) me instrumente, ndėrsa e lejojnė pa to. Ndėrkaq disa prej tyre kėngėn e ndalojnė nė mėnyrė kategorike, bile e llogarisin ndėr tė ndaluarat (haram).
Prej qėndrimeve tė theksuara, ajo pėr tė cilėn ne japim fetva dhe pajtohemi ėshtė si vijon: Kėnga - nė esencė - ėshtė e lejuar. Esenca e gjėrave ėshtė lejimi pėrderisa tė paraqitet teksti i vėrtetė pėr ndalimin e tij. Dhe ēdo tekst qė ėshtė paraqitur rreth ndalimit tė kėngės, ėshtė ose eksplicit e joautentik, ose autentik jo eksplicit. Tė kėtilla janė edhe dy ajetet e theksuara nė pyetje.
Sa i pėrket ajetit tė parė:
وَمِنْ النَّاسِ مَنْ يَشْتَرِي لَهْوَ الْحَدِيثِ
“Po, ka nga njerėzit qė blejnė tregime boshe… “, me kėtė ajet disa ashabė dhe tabiinė kanė argumentuar ndalimin e kėngės (haram). Pėrgjigjja jonė mė e mirė rreth kėtij komentimit tė tyre, ėshtė ajo qė po e huazojmė nga fjalėt e Imam ibni Hazmit nė veprėn “El-Muhal-li”, i cili thotė: “Nuk ka argumentim me kėtė nga disa aspekte:
I pari: Nuk vlen si argument pėr tjetėrkėnd pėrveē Pejgamberit a.s.
I dyti: Kėtė e kanė kundėrshtuar sahabėt dhe tabiinėt e tjerė.
I treti: Teksti i ajetit rrėnon argumentimin e tyre, sepse nė ajet ka cilėsor (vasf):
وَمِنْ النَّاسِ مَنْ يَشْتَرِي لَهْوَ الْحَدِيثِ لِيُضِلَّ
عَنْ سَبِيلِ اللَّهِ بِغَيْرِ عِلْمٍ وَيَتَّخِذَهَا هُزُوًا
“Po, ka nga njerėzit qė blejnė tregime boshe e me qėllim qė t’i largojnė njerėzit prej rrugės sė Allahut pa pasur kurrfarė fakti dhe pėr t’i marrė ato (ajetet e Allahut) si tallje…”, dhe kush e vepron kėtė cilėsi, ėshtė mosbesimtar (kafir) padyshim, dhe sikur njė njeri tė blinte njė mus’haf pėr t’i larguar me tė njerėzit nga rruga e Allahut, dhe pėr ta marrė atė si tallje, do tė ishte kafir. Kjo ėshtė qė e qortoi Allahu i Madhėrishėm. Dhe asnjėherė nuk ka qortuar i Lartmadhėrishmi atė qė blen tregime bosh pėr tė luajtur me to, pėr ta qetėsuar veten me to, e jo pėr tė larguar nga rruga e Allahut. Po kėshtu ėshtė rasti edhe me atė qė nuk e fal namazin me qėllim duke u marrė me lexim tė Kur’anit, apo tė Sunetit a Hadithit, apo me kėngė, ose diēka tjetėr; ai ėshtė mėkatar, fajtor tek Allahu xh.sh. Ai qė nuk i dėmton ndonjėrin nga tarzet duke u marrė me kėto qė i pėrmendėm, ai ėshtė i mirė.
Kurse pėr sa i pėrket ajetit tė dytė:
وَإِذَا سَمِعُوا اللَّغْوَ أَعْرَضُوا عَنْهُ ...
“Dhe kur dėgjojnė ndonjė llomotitje marrėzie, i kthejnė shpinėn…” (El-Kasas, 55), tė argumentuarit me kėtė pėr ndalimin e muzikės (kėngės) po ashtu nuk ėshtė i qėndrueshėm, sepse shihet qartė se fjala “lagv” e ajetit ka kuptim llomotitje, sharje, fyerje e tė ngjashme. Dhe vazhdimi i ajetit flet pėr kėtė:
وَإِذَا سَمِعُوا اللَّغْوَ أَعْرَضُوا عَنْهُ وَ قاَلُوا لَناَ أَعْماَلُناَ
وَ لَكُمْ أَعْماَلُكُمْ سَلاَمٌ عَلَيْكُمْ لاَ نَبْتَغِي الْجاَهِلِينَ
“Dhe kur dėgjojnė ndonjė llomotitje marrėzie, i kthejnė shpinėn dhe thonė: “Ne kemi veprat tona e ju tuajat, qofshi larg nesh, neve nuk na duhen injorantėt!” (El-Kasas, 55), dhe ky ėshtė i ngjashėm me fjalėt e tė Lartmadhėrishmit pėr “robėrit e Zotit”:
وَ عِباَدُ الرَّحْمانِِ الَّذِينَ يَمْشُونَ عَلَى الْأَرْضِ هَوْناً
وَ إِذَا خاَطَبَهُمُ الْجاَهِلُونَ قاَلُوا سَلاَماً
“E robėrit e Zotit janė ata qė ecin nėpėr tokė tė qetė, e kur atyre u drejtohen me fjalė injorantėt, ata thonė: “Paqe!”! (El-Furkan, 63).
Edhe sikur ta pranojmė se fjala “lagv” nė ajet, pėrfshin edhe kėngėn, do tė shohim se ajeti rekomandon dhe lavdėron shmėngien nga dėgjimi i saj dhe nuk pėrmban asgjė qė e obligon atė.
Fjala “lagv” sikurse fjala “batil”, do tė thotė ajo nė tė cilėn nuk ka dobi. Dhe dėgjimi i asaj nga e cila nuk ka dobi, nuk ėshtė haram pėrderisa nuk dėmton ndonjė tė drejtė apo nuk pengon nga ndonjė detyrė fetare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.shkelqimajdini.tk
Musafir
Vizitor




Degjimi i kenges dhe muzikes Empty
MesazhTitulli: selam alejkum   Degjimi i kenges dhe muzikes EmptyTue Jul 08, 2008 11:51 pm

Shkelchim Medh'hebi Hanefi eshte me i preri ndaj muzikes pra dijetari Ebu Hanife ka thene se dhe thellimi ne muzik eshte kufer, dhe mua me flen ne zemer ky mendim i tij sepse muzika thirr ne te keq dhe ndalon nga e keqja
Allahu na ruajt prej shirkut ma ban hallall selam alejkum
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shkelchim
Admin



Numri i postimeve : 18
Age : 38
Registration date : 04/07/2008

Degjimi i kenges dhe muzikes Empty
MesazhTitulli: Re: Degjimi i kenges dhe muzikes   Degjimi i kenges dhe muzikes EmptyWed Jul 09, 2008 4:07 pm

Jahja ketu ma lart kum postu fetvan e Dr. Jusuf El Kardavit jo te Ebu Hanifes, kaq sa per informim...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.shkelqimajdini.tk
Sponsored content





Degjimi i kenges dhe muzikes Empty
MesazhTitulli: Re: Degjimi i kenges dhe muzikes   Degjimi i kenges dhe muzikes Empty

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Degjimi i kenges dhe muzikes
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema tė Ndryshme :: Fetwa tė Dijetarėve-
Kėrce tek: