Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 ĒDO GJĖ E RE NUK ĖSHTĖ BIDAT

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Shkelchim
Admin



Numri i postimeve : 18
Age : 38
Registration date : 04/07/2008

ĒDO GJĖ E RE NUK ĖSHTĖ BIDAT Empty
MesazhTitulli: ĒDO GJĖ E RE NUK ĖSHTĖ BIDAT   ĒDO GJĖ E RE NUK ĖSHTĖ BIDAT EmptyMon Jul 07, 2008 3:57 pm

ĒDO GJĖ E RE NUK ĖSHTĖ BIDAT

- VERIFIKIMI I DISA GJĖRAVE TĖ DITĖS SĖ XHUMA
QĖ PRETENDOHET SE JANĖ BIDATE -
PYETJA: Dita e xhuma, pa dyshim, ėshtė dita mė e mirė e javės. Nė kėtė ditė ėshtė bėrė obligim namazi tė falet me xhemat (kolektivisht) nė kohėn e namazit tė drekės. Pėr t’u treguar rėndėsia e kėsaj dite, pėr t’u ngritur vlera e saj dhe pėr t’u amshuar emri i saj, kaptina e gjashtėdhjetė e dytė e Kur’anit ėshtė quajtur me kėtė emėr, Suretu-l-xhumua. Po ashtu, ka shumė hadithe tė tė Dėrguarit tė All-llahut, qoftė nė dy koleksionet e sakta tė haditheve, tė Buhariut dhe Muslimit, qoftė nė koleksionet tjera tė hadithit, tė cilat e konfirmojnė vlerėn e kėsaj dite dhe thėrrasin qė tė pėrfillet.
Nisur nga vlera e madhe qė ka dita e xhuma, djalli i mallkuar e mobilizoi ushtrinė e vet qė t’i sfidojnė njerėzit - qoftė masėn e gjėrė apo intelektualėt - dhe t’ua mjegullojnė gjėrat, t’ua zbukurojnė vėnien e disa adhurimeve nė vend tė ibadeteve tė cilat janė legalizuar pėr ditėn e xhuma. Ata kėtė veprim e kanė bėrė nga neglizhenca, e me kėtė janė pėrfshirė nė pėrmbajtjen e ajetit 104 tė Kaptinės El-Kehf.
A lejohet tė thuhet nė formė figurative: Nėse dita e xhuma ėshtė dita qė mė sė tepėrmi u ekspozohet bidateve, atėherė njerėzit tė cilėt mė sė tepėrmi u ekspozohen sprovave janė tė dėrguarit e All-llahut, qoftė ata tė cilėve u ka zbritur libėr apo ata qė kanė vepruar me atė libėr qė ėshtė zbritur para tyre.
Bidatet (risitė e urrejtura) qė i kanė shpikur njerėzit nė ditėn e xhuma nė esencė janė adhurime me tė cilat njeriu i afrohet All-llahut, nė kėtė nuk ka fare dyshim, e ato nuk kanė marrė tretmanin e bidatit pėr gjė tjetėr pos se janė vėnė nė vendin jo tė duhur, qoftė nė kuptim tė kohės apo vendit. Ja disa shembuj pėr kėtė:
1. Leximi i Kur’anit me altoparlant nė volumin mė tė madh tė zėrit, qė nė kėtė formė ėshtė bėrė prej simboleve tė ditės sė xhuma, nėse jo edhe prej sunneteve tė saj. Kjo, edhe pse ngritja e zėrit nė xhami duke lexuar nuk ėshtė e lejuar, sepse me tė dėmtohen tė tjerėt...
2. Ligjėratat - derset kėshilluese qė mbahen para hutbes (ligjeratės sė xhumasė nė minber). Kėto ligjėrata edhe pse janė adhurim dhe tė dobishme, nga ana tjetėr nuk janė legjitime nė kėtė kohė, sepse kjo kohė ėshtė kohė e namazeve vullnetare, leximit tė Kur’anit dhe dėrgimit tė salavateve pėr Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]... Pastaj gjeneratat e para (selefi), pėr tė cilėt ėshtė dėshmuar se janė nė rrugė tė drejtė dhe tė shpėtuar, nuk e kanė bėrė njė gjė tė tillė, edhe pse ka pasur shkak pėr tė, sepse ata kanė qenė njerėzit mė tė ditur dhe mė tė thirrur nė shkencė. Ndėrkaq neve na mbetet vetėm qė t’i pasojmė nė atė qė e kanė bėrė dhe nė atė qė e kanė braktisur.
3. Ka shumė bidate tė cilat i kanė shpikur njerėzit ditėn e xhuma, e disa prej tyre i ka pėrmendur dijetari i shquar Ibn El-Haxh nė librin e tij “El-Med’hal”, vėll. II, fq. 203-282. Prej tyre disa janė tė pranishme nė tė gjitha xhamitė e botės, disa tjera janė tė pranishme nė pjesėn mė tė madhe tė xhamive, e disa tjera nėpėr xhami nė mėnyrė selektive, por nė pėrgjithėsi, nuk ka xhami ku nuk ka bidate.
4. Ndėrkaq bidati i ri i cili u ėshtė bashkangjitur bidateve tjera pa mirėseardhje, ėshtė bidati qė ėshtė evident vetėm nė Algjeri dhe ka lindur nė kryeqytetin e kėtij vendi. Fjala ėshtė pėr hutben e tretė nė formė tė komunikatės nė dy faqe tė mėdha.
Kjo ndodhi nė xhaminė e Abdu-l-Hamid ibn Badisit nė kryeqytet, nė shtator tė vitit 1989. Ligjėruesi pas ligjėratės lajmėroi pėr kėtė komunikatė tė cilėn unė e quaj hutbe e tretė. Njėri e mori mikrofonin dhe iu drejtua xhematit duke thėnė: “O ju besimtarė, mos u shpėrndani pas namazit, por qėndroni nė vendet tuaja, sepse do t’ju lexohet njė komunikatė”. Edhe pse kjo komunikatė ka vlerėn e vet, nga ana tjetėr nuk ėshtė kjo koha dhe vendi i duhur, por koha e saj ėshtė nė termin tjetėr tė ditės sė xhuma. Poashtu, ajo duhet tė publikohet nė gazeta, revista dhe simpoziume, apo t’u jepet kompetentėve nė ministrinė e arsimit tė lartė.
Andaj kėtu dua tė pohoj se, edhe pse e pėrkrahi qind pėr qind pėrmbajtjen e komunikatės, e proklamoj fuqishėm kundėrshtimin tim ndaj mėnyrės se si u bė kumtimi i saj, me qėllim qė ta mbroj atė qė ka qenė praktikė e gjeneratės sė parė (selefit) tė devotshme.
Ai i cili e lexon kaptinėn “El-Xhumu’a” has njė ajet i cili i thėrret falėsit e namazit qė menjėherė pas pėrfundimit tė namazit tė shpėrndahen e tė mos qėndrojnė nė xhami, madje edhe pėr namaz vullnetar, e kush dėshiron tė falė sunnet, atė do ta bėn nė shtėpi.
Poashtu, dua tė them edhe atė se, ma merr mendja se ajo qė bėhet ėshtė nga neglizhenca, e nė kėtė mėnyrė luftohen dijetarėt. Tė lartė janė ata qė nuk gabojnė.
A nuk pajtoheni me mua se ky bidat duhet tė rezistohet dhe tė injorohet?
PĖRGJIGJJA: Vėllau im, dije se nuk ėshtė bidat ēdo gjė qė ėshtė shpikur pas tė Dėrguarit tė All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], sepse muslimanėt kanė shpikur shumė gjėra tė cilat nuk kanė qenė nė kohėn e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], por nuk janė konsideruar bidat, fjala vjen si legalizimi i njė ezani tjetėr ditėn e xhuma kur u shtuan njerėzit dhe u zgjerua qyteti i Medines.
Poashtu, nė kėtė dioptri duhet shikuar edhe shpikjen e shkencave tė ndryshme dhe ligjėrimin e tyre nė xhami, si shkenca e jurisprudencės islame (fik’hu), bazat e sė drejtės (usuli fikhu), sintaksa dhe morfologjia, linguistika dhe stilistika, kurse tė gjitha kėto disiplina shkencore nuk kanė qenė tė pranishme nė kohėn e tė Dėrguarit tė All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], por u paraqitėn si nevojė e kohės dhe nuk dolėn jashtė synimeve tė fesė, por ato janė pėr t’i shėrbyer fesė dhe sillen rreth boshtit tė saj.
Pėr kėtė, veprimet tė cilat janė nė kornizė tė synimeve tė sheriatit nuk konsiderohen prej risive (bidateve) tė urrejtura, edhe pse forma e saj parciale nuk ka qenė prezente nė kohėn e tė Dėrguarit tė All-llahut, sepse sipas tė gjitha gjasave nuk ka pasur nevojė pėr njė gjė tė tillė.
Nė kėtė kontekst ėshtė edhe leximi i komunikatave para njerėzve pas faljes sė namazit pėrkitazi me ēėshtje qė u tangojnė, sikur qė vepruan vėllezėrit tanė nė xhamitė e Gazės dhe qyteteve tjera tė Palestinės nė fillim tė lėvizjes sė Intifadės islame, ashtu qė komunikatat, proklamimet dhe thirrjet e tyre kumtoheshin nė shtėpitė e All-llahut - xhamitė, nė tė thirrej prej minareve dhe pėr kėtė shkak fillimisht u quajt: Revolucioni i xhamive.
Xhamia ėshtė boshti i aktivitetit nė jetėn islame. Ajo nė kohėn e tė Dėrguarit tė All-llahut ka qenė vend misioni dhe qendėr e shtetit, sikur qė e sqarova kėtė nė librin tim El-Ibadetu fi-l-Islam. Nė xhami mbahen ligjerata dhe kėshilla, prej xhamie nisen brigadat e xhihadit, nė xhami i Dėrguari i All-llahut i pranonte delegacionet e ndryshme dhe ambasadorėt, aty lidheshin kurorat, madje aty abisinasit luajtėn me shtizat e tyre dhe i luajtėn vallet e tyre tė njohura nė njė nga ditėt e festės, ndėrkaq i Dėrguari i All-llahut i stimulonte ata dhe i ndihmonte bashkėshortes sė tij Aishes qė t’i shikojė.
Andaj, pse nuk mund tė jetė xhamia vend pėr kumtimin e komunikatave islame, pėrmbajtjen e sė cilės aspak nuk e mohon pyetėsi, e madje thotė se e pėrkrah pėrmbajtjen e saj qind pėr qind?
Poashtu, ēfarė ndalese ka qė tė mbahet ligjeratė nė xhami pas xhumasė, me qėllim qė tė sqarohen e tė detajizohen disa gjėra qė janė pėrmendur nė hutbe, e pėr tė cilat nuk ka premtuar koha, apo tė jepet pėrgjigje nė disa pyetje qė u interesojnė njerėzve?
Unė personalisht e kam pasur traditė kėtė qė herėt, qysh kur ligjėroja nė xhaminė Ez-Zemalik nė Kajro nė vitet e pesėdhjeta tė shekullit tė kaluar. Pas namazit tė xhumasė dhe dy rekateve sunnet ulesha mes njerėzve qė t’u pėrgjigjem pyetjeve qė parashtroheshin rreth hutbes - ligjeratės sė xhumasė apo rreth ēėshtjeve tjera. Kėto tubime ishin mjaft tė dobishme, njerėzit patėn mjaft dobi dhe i ndiqnin me zell. Unė ende e praktikoj kėtė kohė pas kohe nė xhaminė ku ligjeroj nė Doha, normalisht kur kam kohė dhe mė ndihmon shėndeti dhe rrethanat.
Ajeti kur’anor: “E, kur tė kryhet namazi, atėherė shpėrndahuni nė tokė dhe kėrkoni begatitė e All-llahut...” (El-Xhumua: 10), flet se shpėrndarja dhe kėrkimi i furnizimit pas namazit ėshtė i lejuar e jo obligativ, sepse mendimi mė i drejtė ėshtė se imperativi pas ndalesės konsiston nė lejim e jo obligim, siē ėshtė rasti me ajetin: “... E kur tė hiqni ihramin, atėherė gjahtoni...”, (El-Maide: 2) si dhe ajetin kur’anor pėr gratė: “E kur tė pastrohen, atėherė afrohuni atyre ashtu siē u ka lejuar All-llahu...”.(El-Bekare: 222)
Edhe nė rastin konkret All-llahu i Madhėrishėm e ka ndaluar shitblerjen kur thėrret ezani i ditės sė xhuma, e kur do tė kryhet namazi suprimohet ndalesa dhe ēėshtja ngel ashtu si ka qenė.
Pėr sa i pėrket hadithit tė cilin e transmentojnė Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu prej Amėr ibn Shuajbit, e ky prej babait tė vet, se i Dėrguari i All-llahut ka ndaluar tė recitohen poezi, tė bėhet shitblerje dhe tė mblidhen njerėzit nė rrethe nė xhami ditėn e xhuma para namazit, e qė Tirmidhiu e konsideron tė mirė - hasen, kanė theksuar se pėrmendja e kushtit “para namazit” ėshtė argument se kjo lejohet pas namazit pėr dituri dhe pėrmendje tė All-llahut.
Poashtu edhe ligjėrata para xhumasė, pėr kėtė mund tė ketė nevojė apo mund ta imponojė interesi qė shpresohet nga kjo ligjeratė. Nė kėtė kontekst duhet pėrmendur faktin se nė shumė vende jo arabe hutbeja mbahet nė gjuhėn arabe, ndėrkaq xhemati i pranishėm nuk e njohin arabishten dhe nuk kanė ndonjė dobi tė rėndėsishme prej hutbes, qė dikton si zakonisht shkurtėsinė e saj. Pėr kėtė shkak ata kėtė zbrazėti e plotėsojnė me ligjeratė nė gjuhėn pėrkatėse tė popullit para xhumasė ku prezentojnė njerėzit tė cilėt kanė kohė dhe duan t’i njohin ēėshtjet fetare.
Pėrafėrsisht kėshtu duhet shikuar edhe ajo qė ndodh nė Algjeri dhe nė disa vende tjera nė perėndim tė botės arabe dhe Afrikė, sepse shumė ligjėrues zyrtarė nuk mund ta arrijnė qėllimin pėrmes ligjeratave tė tyre, ndėrkaq njerėzit nuk presin pas namazit, prandaj ligjėrata para namazit ėshtė kompenzim pėr dobėsinė e hutbes, e nė veēanti nėse ai i cili mban ligjeratė - ders ėshtė prej atyre qė nuk mund ta mbajnė hutben, sepse ndodh qė tė jetė jo shtetas i atij vendi apo ka ndonjė pengesė tjetėr tė kėtij lloji.
Natyrisht se ky termin nuk ėshtė koha ideale dhe do tė duhej qė hutbeja tė mjaftojė, mirėpo nga ana tjetėr ky ėshtė realiteti ynė, kurse ne shumė herė detyrohemi tė zbresim nga idealja nė realitetin e ulėt, ndėrkaq Islami kėtė e lejon konform rregullit tė domosdoshmėrisė dhe dispozitave tė saj.
Mbetet ta shqyrtojmė hadithin qė e pėrmendėm prej Amėr ibn Shuajbit, pėrkitazi me tė cilin polemikat janė tė njohura. Po edhe sikur tė pajtohemi se hadithi ėshtė i gradės hasen - i mirė, sikur qė thotė Tirmidhiu, ai nuk dėshmon pėr diēka mė tepėr se veprimi i tillė tė jetė i pa pėlqyer, ndėrkaq pa pėlqyeshmėria pezullohet me nevojėn mė tė vogėl apo interesin mė tė thjeshtė.
Tirmidhiu thotė: “Disa dijetarė e kanė urrejtur shitblerjen nė xhami”, kurse tė kėtij mendimi janė edhe Ahmedi e Is’haku.
Nga disa dijetarė tė tabi’inėve pėrmendet se tolerohet shitblerja nė xhami, kurse prej tė Dėrguarit tė All-llahut, Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], nė disa hadithe pėrmendet tolerimi pėr recitimin e poezive nė xhami1.
Mirėpo duhet pasur parasysh faktin se dijetarėt e kanė pėrmendur shkakun e tubimit nė rrethe nė xhami para namazit. Autori i veprės Tuhfetu-l-ehvedhij pėrmend se kėto rrethe mund t’i shkėpusin rrathėt e namazit (safat), sepse muslimanėt urdhėrohen tė vijnė sa mė herėt nė xhami ditėn e xhuma dhe t’i ngjeshin safėt - rrathėt e namazit njėri pas tjetrit; e poashtu kėto rrathė ndryshojnė prej formės sė tubimit tė namazfalėsve2.
Po ashtu edhe Ibn A’rebiju nė veprėn Aridatu-l-ahvedhij fi sherhi Et-Tirmidhijj pėrmend se ėshtė ndalur nga tubimi nė rrethe ditėn e xhuma, sepse ata duhet tė jenė nė rrathė tė kthyer kah imami nė hutbe dhe tė rreshtohen pas tij nė namaz3. Tubimi nė rrethe bie ndesh me kėtė, sepse ata qėndrojnė nė formė kruzhoqesh jo nė drejtim tė Kibles, e as tė ngjeshur sikur rrathėt e namazit. Pra, nė kėtė formė nuk rreshtohen ata qė falen, sepse ata janė tė rradhitur nė saffe, tė drejtuar kah Kibla tė gatshėm pėr namaz kur do tė vijė koha.
Dijetarėt, nga ndalimi i tubimit nė rrethe para xhumasė kanė pėrfunduar se tubimi nė rrethe pas xhumaje ėshtė legjitim dhe nuk paraqet problem, sikur qė thekson imam Hattabi nė veprėn Mea’limus-sunen.
All-llahu na ndihmoftė dhe na udhėzoftė nė tė drejtėn.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.shkelqimajdini.tk
 
ĒDO GJĖ E RE NUK ĖSHTĖ BIDAT
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema tė Ndryshme :: Fetwa tė Dijetarėve-
Kėrce tek: