Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 MARTESA E PEJGAMBERIT A.S. ME SHUMĖ GRA

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Shkelchim
Admin



Numri i postimeve : 18
Age : 38
Registration date : 04/07/2008

MARTESA E PEJGAMBERIT A.S. ME SHUMĖ GRA Empty
MesazhTitulli: MARTESA E PEJGAMBERIT A.S. ME SHUMĖ GRA   MARTESA E PEJGAMBERIT A.S. ME SHUMĖ GRA EmptyMon Jul 07, 2008 3:58 pm

PYETJA: Pse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka pasur nėntė gra, ndėrkaq muslimanėve ua ka ndaluar martesėn me mė tepėr se katėr? Dėshiroj shpjegimin e kėsaj urtėsie nė kėtė ēėshtje. Siē e dini, nėpėrmes kėsaj ēėshtjeje misionarėt dhe orientalistėt tentojnė tė fusin dilema dhe huti..
PĖRGJIGJJA: Erdhi Islami dhe e gjeti poligaminė pa kritere, mospėrkufizime dhe kushte tė caktuara. Njeriu martohej me gra aq sa kishte dėshirė. Kjo kishte ndodhur te popujt e vjetėr, saqė transmetohet nė librat (pjesėt) e Dhjatės sė vjetėr se Davudi ka pasur 100 gra, Sulejmani ka pasur 700 gra dhe 300 robėresha.
Kur erdhi Islami, e kishte ndaluar poligaminė. Ai i cili ishte i martuar mė tepėr se me katėr gra, me rastin kur e pranonte Islamin, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i drejtohej duke i thėnė: “Zgjedh prej tyre katėr dhe lėshoi tė tjerat”. Nuk mbeteshin nėn mbrojtjen e tij mė tepėr se katėr gra. Numri i kufizuar nė katėr nuk shtohet mė tepėr. Kushti themelor tė cilin duhet plotėsuar nė martesėn me mė shumė gra ėshtė drejtėsia midis grave. Nėse nuk plotėsohet ky kriter, atėherė martesa duhet tė pėrkufizohet vetėm me njė grua. Lidhur me kėtė i All-llahu i Madhėrishėm, ka thėnė: ”… Nėse i frikoheni padrejtėsisė (ndaj tyre), atėherė vetėm me njė…” (En-Nisa: 3) Ky ėshtė parimi tė cilin e solli Islami. Mirėpo All-llahu e veēoi Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nga besimtarėt e tjerė me diēka, e ajo ėshtė se ia lejoi atij martesėn me ato bashkėshorte qė i kishte, nuk e detyroi t’i lėshojė as t’i ndėrrojė, por e la tė jenė nėn mbrojtjen e tij, (nuk e obligoi) ta shtojė numrin e tyre, e as ta ndėrrojė ndonjėrėn prej tyre me ndonjė tjetėr. “Prej tash e mbrapa ty nuk tė lejohen mė gra (tė tjera) e as nė vend tė tyre tė marrėsh ndonjė tjetėr, po edhe sikur tė mahnit bukuria e tyre, pėrveē atyre qė i ke nė posedim.” (El-Ahzab: 52) Fshehtėsia nė kėtė ėshtė se bashkėshortet e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kanė njė pozitė tė veēantė, kanė njė respekt tė dalluar, tė cilat Kur’ani i konsideron “nėna” tė tė gjithė besimtarėve. All-llahu i Madhėrishėm ka thėnė: ”Pejgamberi ėshtė mė afėr besimtarėve (dhe mė i merituar) se sa vetė ata me vetveten, ndėrsa bashkėshortet e tij janė nėnat e tyre (nėnat e besimtarėve dhe nuk u lejohet martesa me to) …” (El-Ahzab: 6) Nga segmentet e kėsaj amėsie shpirtėrore pėr besimtarėt ėshtė se atyre All-llahu ua kishte ndaluar martesėn me dikė tjetėr pas vdekjes sė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. All-llahu i Madhėrishėm ka thėnė: ”… Juve nuk u takon ta mundoni Tė dėrguarin e All-llahut, e as tė martoheni kurrė me gratė e tij, pas (vdekjes sė tij)…” (El-Ahzab: 55) Kjo do tė thotė se ajo grua tė cilėn e ka shkurorėzuar (lėshuar) Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] do tė jetė gjatė tėrė jetės e privuar nga martesa me ndonjė tjetėr. Nė anėn tjetėr, do t’i bėhet e ndaluar asaj t’i takojė shtėpisė sė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Kjo llogaritet dėnim pėr mėkatin qė nuk e kanė bėrė. Tė supozojmė sikur tė ishte urdhėruar (Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]) tė zgjedhė katėr prej nėntė grave tė tij dhe tjerat t’i shkurorėzonte, katėr prej tyre tė zgjedhurave do tė ishin nėnat e besimtarėve, kurse pesė tė tjerave do t’ju ndalohej ky nder, ky respekt. Kjo do tė kishte qenė njė ēėshtje shumė e vėshtirė dhe mėkat pėr secilėn prej tyre qė do tė kishte vėndosur qė ta largojė nga familja e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe t’ia hiqte atė nder, atė respekt tė fituar.
Kjo ishte urtėsia hyjnore e cila kishte kėrkuar qė tė gjitha ato tė mbeten bashkėshorte tė tij. Specifikė, respektivisht, veēori e Tė dėrguarit fisnik, i cili bėn pėrjashtim nga rregulli: “E tėrė e mira ėshtė nė duart e All-llahut, Ai ia jep atė kuj tė dojė; All-llahu ėshtė dhurues i gjerė, i gjithėdijshėm”. (Ali Imran: 73)
Nė thelb martesa me nėntė gra pse ka ndodhur? Kjo u bė me dije dhe filozofia e saj tanimė nuk ėshtė gjė e fshehtė. Vėrtet tė gjitha ato martesa tė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk kanė pasur karakter ashtu siē pretendojnė dhe siē mendohet ndėr orientalistė e misionarė tė cilėt shpifin dhe plasojnė gėnjeshtra pėr kėtė pejgamber madhėshtor. Nuk ka qenė epshi ose ana seksuale faktor qė e ka detyruar Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] qė tė martohet me ndonjėrėn prej atyre grave. Po qe se ajo qė shpifin shpifėsit dhe gėnjejnė gėnjeshtarėt tė ishte e pranishme te ky pejgamber i madh, nuk do tė kishim parė qė pikėrisht nė prag tė rinisė sė tij dhe nė fillim tė jetės sė tij tė martohet me njė femėr e cila ishte 15 vjet mė e vjetėr se ai. Pejgamberi ishte nė moshėn 25 vjeēare ndėrkaq Hadixhen e martoi nė moshėn dyzet vjeēare, e cila ishte e martuar mė parė dy herė dhe kishte fėmijė me bashkėshortėt tjerė. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e kishte kaluar tėrė jetėn rinore me kėtė femėr tė moshėrritur si ēift mė i lumtur bashkėshortor. Madje vitin kur ajo ndėrroi jetė e shpalli “vit i dėshpėrimit”. Pejgamberi atė vazhdimisht e ka nderuar, e ka pėrmendur edhe pas vdekjes sė saj, e pėrmendte atė me plotė dashuri dhe respekt, saqė Aisheja filloi t’ia ketė zili (nga pėrmendja e tepėrt e Hadixhes nga ana e Pejgamberit), edhe pse ajo moti kishte vdekur.
Pas moshės 53 vjeēare tė jetės sė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], pasi qė kishte ndėrruar jetė Hadixheja, pas emigrimit, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] filloi tė martohet me gra tė tjera. Sevda Binti Zum’a, ishte femėr e shtyer nė moshė tė cilėn e martoi qė tė jetė zonjė e shtėpisė sė tij.
Pastaj deshi t’i forcojė lidhjet mes tij dhe shokut, pėrcjellėsit tė tij, Ebu Bekrit “… kur qė tė dy ishin nė shpellė…” (Et-Teube: 40) dhe e martoi tė bijėn e tij, Aishen. Aisheja ishte tejet e re, por kėtė e bėri me qėllim qė ta pushojė Ebu Bekrin shpirtėrisht. Pas kėsaj Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] vėrejti se Ebu Bekri dhe Omeri qė ishin ministra tė tij, duhej tė ishin nė tė njėjtin rang, kėshtu qė martoi edhe bijėn e Omerit, Hafsėn. Ajo ishte e vejė dhe nuk ishte e bukur ose simpatike, gjithashtu edhe Ummi Selemen e kishte martuar tė vejė. Bashkėshorti i saj, Ebu Seleme kishte vdekur dhe ajo (Ummi Seleme) mendonte se nuk ka burrė mė tė mirė, mė tė vlefshėm se Ebu Seleme. Ajo kishte emigruar bashkė me tė, meqė tė dy ishin keqtrajtuar pėr shkak tė Islamit. Bashkėshorti i saj ia kishte mėsuar ēdo gjė qė kishte dėgjuar prej Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], kėshtu qė me rastin kur do tė qėllohet me ndonjė fatkeqėsi, tė thotė: ”Ne jemi tė All-llahut dhe ne te Ai pėrsėri do tė kthehemi. O Zot mė shpėrblej mua nė fatkeqėsinė time dhe ma kompenso atė me diē mė tė mirė”. Kur e kishte theksuar kėtė me rastin e vdekjes sė bashkėshortit tė saj, e kishte pyetur veten: Kush mund tė ishte mė i mirė prej njerėzve se Ebu Seleme? Mirėpo All-llahu i Madhėrishėm ia kishte kompensuar asaj (njė burrė) mė tė mirė se ai, e ai ishte I dėrguari i All-llahut, Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], i cili e kishte fejuar qė t’ia zbuste fatkeqėsinė dhe thyerjen shpirtėrore tė saj, t’ia kompensojė burrin, pasi qė me tė kishte emigruar, kishte lėnė familjen dhe ishte kthyer pėr hir tė Islamit.
Gjithashtu, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e kishte martuar Xhuvejrie bint El-Harithin me qėllim qė populli i saj ta pranojė fenė dhe t’i nxisė ata qė ta dėshirojnė fenė e All-llahut. Shokėt e Pejgamberit kishin zėnė rob nė luftėn e Beni Mustalakut, por kur morėn vesh se Xhuvejria ėshtė prej tyre, se Pejgamberi ėshtė martuar me tė, i liruan femrat dhe meshkujt e zėnė rob, pėr shkak se ata ishin bėrė miq tė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe tė tillėt nuk bėn tė robėrohen. Secila prej atyre bashkėshorteve kishte nga njė urtėsi.
Ummi Habibja, e bija e Ebu Sufjanit, kishte migruar me burrin e saj pėr nė Abisini. Atij ia kishte shkruar All-llahu fatkeqėsinė dhe ai njeri atje ishte larguar nga feja.
Kjo femėr ishte e bija e Ebu Sufjanit, i cili kishte rezistuar kundėr muslimanėve nė krye tė idhujtarėve. Ajo e kishte lėnė prindin dhe kishte insistuar tė migronte me bashkėshortin e saj, me qėllim qė ta ruaj fenė e saj. Pastaj ndodhi ajo ēka ndodhi me burrin e saj dhe ajo mbeti e vetme nė tokė tė huaj. Ē’duhej tė bėnte Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], ta linte atė pa mbrojtje dhe kujdes? Jo. Vetė e mori iniciativėn qė asaj t’ia qartėsojė shpirtin dhe t’ia zbusė dėshpėrimin – fatkeqėsinė. Pejgamberi kishte dėrguar njė emisar te Nexhashiu, tė cilin e kishte autorizuar qė ky t’ia martojė Ummi Habiben Pejgamberit dhė t’ia japė asaj “mehrin” nė vend tė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Pejgamberi e kishte martuar Ummi Habiben, ndėrkaq ndėrmjet tij dhe asaj ishte deti dhe shkretėtira. Nė martesėn e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] me bijėn e Ebu Sufjanit fshehet edhe njė urtėsi tjetėr. Me rastin kur Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e martoi bijėn e Ebu Sufjanit, pėrmes kėsaj martese dėshiroi tė lė gjurmė tė mira nė shpirtin e Ebu Sufjanit, qė sado pak ai ta ndalte armiqėsinė kundėr Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Me siguri nė kėtė mėnyrė do tė kishte minimizuar vrullin e tij nė luftėn kundėr Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], pasi qė ndėrmjet tyre ishte lidhur kjo miqėsi e re.
Nėse studiohet qėllimi i martesės me secilėn nga gratė e tij, do tė gjejmė urtėsi tė martesės, nga tė cilat Pejgamberi ka synuar diē tė arrijė. Pejgamberi nuk ėshtė martuar me to pėr shkak tė epshit, kėnaqėsisė ose pėr shkak tė tė mirave tė kėsaj bote, por filozofia e martesės sė tij me to ka qenė interesi qė i ka lidhur njerėzit me kėtė fe. Nė veēanti kjo miqėsi nė vendet arabe ka vlerė, peshė dhe rėndėsi shumė tė madhe. Ky ishte synimi i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], deshi t’i bashkojė ato (familjet e bashkėshorteve tė tij) dhe t’i nxisė nė Islam, tė bėjė lidhjen e tyre me kėtė fe, t’i zgjidhė problemet e shumta shoqėrore e njerėzore pėrmes atyre martesave.
Motivi tjetėr ka qenė qė gratė e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tė jenė nėna tė besimtarėve dhe mėsuese tė kėtij ummeti pas Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nė ēėshtjet familjare dhe ato ēėshtje qė kishin tė bėnin me gjininė femėrore. Qė ato t’ua transmetonin njerėzve gjėrat mė specifike tė jetės shtėpiake tė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], nga fakti se nė jetėn e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk kishte gjėra tė fshehura pėr njerėzit. Nuk ka njeri nė histori tė cilit i ėshtė treguar i gjithė jetėshkrimi pa iu pas fshehur diē nga jetėshkrimi i tij, me pėrjashtim tė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: ”Tregoni, transmetoni nga unė…”, nė shenjė arsimimi tė ummetit dhe udhėzimi tė tij.
Kėtu ekziston edhe njė urtėsi tjetėr, por nuk na mundėson vendi pėr shkoqitjen e saj tė hollėsishme, mirėpo po theksoj atė qė ėshtė mė karakteristike dhe mė me rėndėsi. Siē dihet, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ishte shembull pėr muslimanėt nė tė gjitha segmentet qė kanė tė bėjnė me kėtė jetė, pa marrė parasysh a bėhet fjalė pėr ēėshtjet fetare ose jetėsore. Nė mesin e atyre ēėshtjeve ishte mėnyra e sjelljeve tė bashkėshortit me bashkėshorten dhe familjen e tij.
Muslimani vėren shembullin e tij tė mirė nė Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur ėshtė bashkėshort i gruas sė vejė, beqare, tė moshėrritur, tė re ose nė moshė, e bukur qoftė apo jo, arabe qoftė ose jo, bijė e shokut qoftė apo e armikut.
Nė tė gjitha kėto forma tė kėtyre mardhėnieve bashkėshortore, njeriu gjen nė jetėn e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] formėn mė tė plotė dhe mė tė pėrsosur.
Ai ėshtė shembull pėr ēdo bashkėshort nė shoqėrim tė mirė dhe solidaritet sipas rregullave, me njė bashkėshorte qoftė ose me mė shumė bashkėshorte, pa marrė parasysh se cila do tė ishte ajo. Ai nuk do ta lėrė bashkėshorten pa njė udhėzim tė drejtė tė shoqėrimit tė mirė tė jetės bashkėshortore tė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Ndoshta kjo do tė kishte qenė urtėsia mė e lartė qė shihet nga martesa e pejgamberit tonė, Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], me mė shumė se njė grua.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.shkelqimajdini.tk
 
MARTESA E PEJGAMBERIT A.S. ME SHUMĖ GRA
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema tė Ndryshme :: Fetwa tė Dijetarėve-
Kėrce tek: