Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Shirku i kėrkimit tė ndihmės dhe lutjes nė tjetėrkėnd veē Allahut

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ekremi




Numri i postimeve : 3
Registration date : 07/07/2008

Shirku i kėrkimit tė ndihmės dhe lutjes nė tjetėrkėnd veē Allahut Empty
MesazhTitulli: Shirku i kėrkimit tė ndihmės dhe lutjes nė tjetėrkėnd veē Allahut   Shirku i kėrkimit tė ndihmės dhe lutjes nė tjetėrkėnd veē Allahut EmptyMon Jul 07, 2008 6:43 pm

Me emrin e Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit

Falėnderimet dhe lavdėrimet qofshin vetėm pėr Allahun e Lartėsuar, i Cili ka krijuar qiejt dhe tokėn dhe ēfarė ka nė mes tyre. Vetėm Atij i pėrulemi dhe vetėm prej Tij kėrkojmė ndihmė e shpėtim. Paqja dhe shpėtimi qofshin mbi tė dėrguarin Muhamed dhe mbi familjen e tij tė pastėr, si dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Fjala e autorit nuk ėshtė nė absulitetin e saj, por e lidh me pamundėsinė atij qė i kėrkohet ndihma, pasi mund tė jetė i vdekur, nė mungesė ose nga pamundėsia pėr largimin e saj, gjė tė cilat i posedon vetėm Allahu.

Kur kėrkon prej tė vdekurit qė ta mbrojė, prej atij qė ėshtė nė mungesė apo prej tė gjallit prezent qė tė bjerė shi, padyshim e gjithė kjo ėshtė prej shirkut. Lejohet tė kėrkohet ndihmė prej tė gjallit prezent nė atė qė ai e posedon. Allahu thotė: "... Njeriu (i palės sė tij) i kėrkoi atij ndihmė kundėr armikut tė tij,..." El Kasas, 15.

Kur kėrkon ndihmė prej dikujt qė e ka tė mundshme duhet tė jesh i saktė nė njėsim dhe ta konsiderosh atė (ndihmėn) thjesht si shkak, sepse ndoshta mund tė harrosh Krijuesin e shkakut, e cila dėmton nė plotėsimin e njėsimit.

Thėnia: "... lutja nė tjetėr kėnd ..." ka pėr qėllim se ėshtė shirk t'i lutesh tjetėrkujt veē Allahut, pasi lutja ėshtė adhurim. Allahu thotė: "Dhe Zoti juaj thotė: “M’u lutni Mua, Unė do t’ju pėrgjigjem. Me tė vėrtetė se ata tė cilėt e pėrbuzin adhurimin ndaj Meje, ata padyshim qė do tė hyjnė nė Xhehenem me poshtėrim!” Gafir, 60.

Allahu e emėrtoi lutjen adhurim. Profeti -alejhi selam- thotė: "Lutja ėshtė adhurim" Imam Ahmed.

Lutja ndahet:

1. Kur ėshtė adhurim. Devijimi i kėsaj nė tjetėrkėnd veē Allahut ėshtė shirk, e cila ėshtė e afruar me frikėn dhe dėshirėn, me dashurinė dhe pėruljen.

2. Kur nuk ėshtė adhurim. Lejohet t'i drejtohet krijesave. Profeti thotė: "Kush ju fton pėrgjigjuni atij" Imam Ahmed, Nesai. Tha: "Kur tė fton dikush pėrgjigju ftesės" Muslimi.

Autori nė kėtė kapitull ka pėrmendur disa ajete:

Thotė Allahu: "Dhe mos lut tjetėr pėrveē Allahut, ēfarėdo qoftė, qė kurrė nuk do tė tė sjellė ty pėrfitim dhe as nuk do tė tė dėmtojė, por nė rast se vepron kėshtu, atėherė patjetėr qė do tė jesh prej dhalimunėve (mohuesve, keqbėrėsve).” Junus, 106.

Thėnia: "Dhe mos lut tjetėr pėrveē Allahut…" nė ajet jepet dukshėm se fjala i drejtohet Profetit -alejhi selam- qoftė kjo specifike pėr tė apo e pėrgjithshme dhe pėr tė tjerė. Disa dijetarė kanė thėnė se nuk pranohet qė kjo tė jetė vetėm pėr Profetin, sepse Profeti, padyshim, nuk bie nė tė. Themi qė mund tė jetė specifike pėr Profetin dhe gjykimi ėshtė pėr tė dhe tė tjerėt, ose i pėrgjithshėm pėr ēdokėnd qė e saktėson thėnien e Tij ku dhe Profeti hyn nė tė.

Tė drejtuarit si ky fjalim nuk kėrkon qė kjo tė jetė e mundshme te ai. Allahu thotė: "Dhe sigurisht qė tashmė tė ėshtė shpallur ty (o Muhamed) si dhe atyre (tė dėrguarve) para teje: 'Nė qoftė se bashkoni tė tjerė nė adhurim me Allahun, sigurisht qė gjithė veprat tuaja do tė jenė tė pavlera dhe padyshim qė do tė ishe nga tė humburit'.” Ez Zumer, 65.

Fjalimi ėshtė pėr Profetin dhe pėr tė gjithė tė dėrguarit.

Thėnia: "... nuk do tė tė sjellė ty pėrfitim dhe as nuk do tė tė dėmtojė..." d.m.th: edhe sikur tė adhurohet nuk tė jep dobi dhe kur e lė adhurimin e tij nuk tė dėmton, sepse nuk ka mundėsi tė kėrcėnojė.

Thėnia: "Dhe mos lut tjetėr pėrveē Allahut, ēfarėdo qoftė, qė kurrė nuk do tė tė sjellė ty pėrfitim dhe as nuk do tė tė dėmtojė..." Junus, 106. D.m.th: sepse ai nuk tė jep dobi dhe nuk tė dėmton. Ky kufizim nuk ėshtė kusht, ėshtė vetėm pėr tė kuptuar me qėllim qė t'i tė lusėsh Atė qė tė jep dobi dhe dėm. Kjo qartėson realitetin, sepse ai qė i lutet tjetėrkėnd veē Allahut nuk arrin tė marrė prej tij as dėmin e as dobinė. Allahu thotė: "Dhe kush ėshtė nė rrugė mė tė gabuar se sa ai i cili lut nė vend tė Allahut tė atillė qė nuk do t’i pėrgjigjen atij deri nė Ditėn e Ringjalljes dhe tė cilėt madje janė krejt tė pavetėdijshėm pėr lutjet qė u bėhen atyre?

"Dhe kur njerėzimi tė grumbullohet (Ditėn e Kiametit), ata (idhujt e tyre) do tė bėhen armiq tė tyre dhe do ta mohojnė adhurimin e tyre." El Ahkaf, 5-6

Kufizimi nuk ėshtė kusht, por qartėson realitetin nė thėnien e Allahut: "O njerėz! Adhuroni Allahun, Zotin tuaj, i Cili ju krijoi ju dhe ata qė ishin para jush..." El Bekareh, 21. D.m.th: Adhurojeni Allahun, sepse Ai ju ka Krijuar.

Allahu thotė: "O ju qė keni besuar! Pėrgjigjuni Allahut (duke iu bindur Atij) dhe tė Dėrguarit kur ai (Muhamedi) ju thėrret ju drejt asaj qė do t’ju japė juve jetė..." El Enfal, 24. D.m.th: Ju thėrret juve vetėm pėr tek ajo qė ju jep jetė. Gjithashtu, Allahu thotė: "Dhe mos lut tjetėr pėrveē Allahut, ēfarėdo qoftė, qė kurrė nuk do tė tė sjellė ty pėrfitim dhe as nuk do tė tė dėmtojė..." Junus, 106. D.m.th: Ai nuk tė jep as dobi e as dėm.

Thėnia: "... por nė rast se vepron kėshtu, atėherė patjetėr qė do tė jesh prej dhalimunėve (mohuesve, keqbėrėsve).” Junus, 106, d.m.th: se nėse lut tjetėrkėnd veē Allahut, nuk do tė japė dobi dhe as nuk do tė dėmtojė. Fjala i drejtohet Profetit -alejhi selam-. Nėse vepra jote kthehet prej mohuesve, keqbėrėsve, mund tė pendohesh prej saj dhe hiqet nga ty cilėsia e mohuesit, keqbėrėsit. Njeriu para veprimit nuk ėshtė mohues, keqbėrės edhe pas pendimit nuk ėshtė i tillė, por kur vepron gjynahun ėshtė i tillė. Siē thotė Profeti: "Nuk kryen imaralitet imoralisti dhe gjatė kryerjes sė tij tė jetė besimtarė..." Buhariu. Imanin e mohon mėnyra e tė vepruarit.

Lloji i padrejtėsisė kėtu ėshtė shirk (shokvėnie). Allahu thotė: "... vėrtet qė bashkimi i tė tjerėve nė adhurim me Allahun ėshtė dhulm (padrejtėsi, gabim) i madh (mė i madhi).” Lukman, 13.

Allahu nė fjalėn e Tij shprehet: "... prej dhalimunėve (mohuesve, keqbėrėsve).” dhe nuk thotė: prej mushrikėve (shokvėnėsve), me qėllim sqarimin e shirkut si padrejtėsi, sepse qenia e lutėsit nė tjetėrkėnd veē Allahut (mushrik - shokvėnės) ėshtė e qartė, por qenia e tij mohues, keqbėrės nuk ėshtė e qartė prej ajetit.

Allahu thotė: "Edhe nė qoftė se Allahu tė prek me ndonjė lėndim, nuk ka kush tjetėr qė tė mund ta heqė atė pėrveē Atij…" Junus, 107.

Thėnia: "Edhe nė qoftė se Allahu tė prek me ndonjė lėndim..." d.m.th: sėmundje, fukarallėk tė ngjashme me to.

Thėnia: "...nuk ka kush tjetėr qė tė mund ta heqė atė pėrveē Atij…" d.m.th: se askush nuk mund ta heqė prekjen e lėngimit pėrveē Allahut. Kjo ėshtė dhe nė thėnien e Profetit: "Dije se populli nėse mblidhen pėr tė bėrė dobi nė ndonjė gjė nuk do mund tė bėjnė dobi vetėm aq sa Allahu ka shkruar pėr ty..." Shėnuar nga Ahmedi.

Kur njeriun e prek sėmundja Allahu nuk dėshiron dėmtimin e tij, por prej saj kėrkon tė mirėn. Kjo mund tė jetė njė urtėsi e dukshme pėr vetė tė prekurin dhe pėr tjetėr veē tij, ashtu sikurse thotė Allahu: "Dhe kini frikė Fitnen (sprovėn, ērregullimin, sjelljen e fatkeqėsive e mundimeve) e cila nuk dėmton vetėm ata qė bėjnė keq (por ndikon mbi tė gjithė, tė mirė e tė kėqij) dhe dijeni se Allahu ėshtė i Ashpėr nė ndėshkim " El Enfal, 25.

Allahu pėrmend: "... nuk ka kush tjetėr qė mund ta zmbrapsė Mirėsinė e Tij tė cilėn Ai e bėn ta arrijė cilindo nga robėrit e Tij qė Ai do...." Junus, 107. Nuk do tė mundė askush qė tė zmbrapsi mirėsinė e Allahut, qoftė edhe sikur tė mblidhen tė gjithė njerėzit. Pėr kėtė, Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftė me tė! – ka thėnė: "O Zot ! Nuk ka kush qė ta pengojė atė qė Ti na jep dhe nuk ka kush qė tė na japė nė atė qė Ti e ke ndaluar." Shėnuar nga Buhariu. I mbėshtetemi Allahut pėr arritjen e dobisė dhe largimin e dėmit. E dimė se populli sado qė tė arrijė prej mashtrimit, kurthit dhe hileve, me qėllim pėr pengimin e mirėsive tė Allahut, nuk do mund ta arrijė.

Ēdo vepėr ėshtė e kufizuar me dashjen. Ajo ėshtė e kufizuar me urtėsinė, sepse dashja e Allahut nuk ėshtė vetėm veprimi, pasi urtėsia ėshtė prej cilėsisė sė Allahut dhe prej emrave tė Tij.

Allahu thotė: "... kėshtu qė kėrkoni dhurim tė mirash prej Allahut ..." El Ankebut, 17. Nėse autori do tė vinte me fillimin e ajetit: "... Sigurisht se ata tė cilėt ju i adhuroni nė vend tė Allahut, nuk kanė asnjė fuqi pėr t’ju sjellė tė mira...", ata i adhurojnė idhujt nga pemėt, gurėt e tė tjerė veē tyre, tė cilėt nuk posedojnė pėr ta asnjė lloj mirėsie dhe nėse i luten idhujve deri nė Ditėn e Kiametit, nuk kanė pėr t'u dhėnė atyre asnjė kokėrr gruri e nuk kanė pėr t'i larguar atyre as sėmundjen mė tė vogėl ose varfėrinė. Ai qė e zotėron mirėsinė ėshtė Allahu dhe pėr kėtė thotė: "... kėshtu qė kėrkoni dhurim tė mirash prej Allahut ..." El Ankebut, 17. D.m.th: kėrkoni tek Allahu mirėsitė, sepse ajo qė ėshtė te Allahu nuk shter. Allahu thotė: "Gjithēka qė ėshtė me ju (e nė duart tuaja) do tė shuhet shpejt, ndėrsa gjithēka qė ėshtė me Allahun do tė mbetet e pa humbur (tė gjitha veprat e punėt e bėra pėr Hir tė Allahut " En Nahl, 96.

Thėnia: "... adhurojeni ...", d.m.th: nėnshtrohuni Allahut me bindje, sepse ėshtė prej shkaqeve tė mirėsisė nėse ju do t'i nėnshtroheni Allahut me bindje. Allahu thotė: "Dhe Ai do t’i sjellė atij Rizk (furnizim e tė mira) prej nga ai as nuk mund ta mendonte…" El Talak, 3. Urdhėron qė riskun ta kėrkojmė vetėm tek Allahu, mė pas e pason me thėnien "... adhurojeni ...", tregon se adhurimi vėrtetohet prej kėrkimit tė riskut, sepse adhurimi i tij e pėrfshin kėrkimin e riskut me gjuhėn aktuale.

Thėnia: "... dhe falėnderojeni Atė..." tė ēon te sinqeriteti. D.m.th: falėnderojeni mirėsinė e Allahut pėr Allah, sepse falėnderuesi mund ta falėnderojė Allahun pėr mbajtjen e mirėsisė. Kjo nuk pėrbėn problem, por mėnyra e falėnderimit tė Allahut pėrkon me dėshirėn e mbajtjes sė mirėsisė nė mėnyrė tė vazhdueshme. Ngritja me bindjen e Mirėsuesit ėshtė nė tri vende:

1. Nė zemėr. Tė pranojė me zemrėn e tij se kjo mirėsi ėshtė prej Allahut. Allahu thotė: "Dhe gjithēka nga mirėsitė dhe begatitė qė keni, janė nga Allahu..." En Nahl, 23. Mirėsia mė e madhe e Allahut ėshtė mirėsia e Islamit. Allahu thotė: "Ata tė shprehin ty mirėnjohje qė e pėrqafuan Islamin. Thuaju: 'Pranimin tuaj tė Islamit mos ma njihni mua. Pėrkundrazi, Allahu ka dhuruar njė mirėsi mbi ju, qė Ai ju ka udhėzuar ju tek Imani (Besimi)…" El Huxhurat, 17.

2. Me gjuhėn. Tė flasė me tė duke falėnderuar Allahun, tė pranojė, tė mos mohojė dhe jo nė mėnyrė krenimi, lartėsimi ndaj robėrve tė Allahut. Flet pėr mirėqenie pa thyer varfėrinė, si shkak pėr lartėsimin e Allahut. Kjo lejohet, siē pėrmendet nė historinė e tė verbrit nga beni israilėt ku meleku i kujtoi atij mirėsinė e Allahut. Tha: "Po, isha i verbėr Allahu mė ktheu shikimin. Isha i varfėr dhe Allahu mė dha pasuri." Profeti ka folur pėr mirėsinė e Allahut me autoritet absolut duke thėnė: "Unė kam mė epėrsi nga njerėzit nė Ditėn e Kiametit." Shėnuar nga Buhariu.

3. Gjymtyrėt. T'i pėrdorė ato nė bindje tė Dhėnėsit tė mirėsisė. P.sh: tė falėnderohet Allahu pėr mirėsinė e dijes, duke punuar me tė dhe t'ua mėsosh njerėzve. Tė falėnderohet Allahu pėr mirėsinė e pasurisė, duke e shpenzuar nė bindje tė Allahut ku njerėzit tė bėjnė dobi me to. Tė falėnderohet Allahu pėr mirėsinė e ushqimit, duke e pėrdorur atė nė vendin e duhur.

Thėnia: "...Vetėm Atij do t’i ktheheni..." d.m.th: kthimi ynė do tė jetė tek Allahu. Ai ėshtė qė do tė na llogarisė se si i kemi marrė ēėshtjet e adhurimit, falėnderimit dhe tė kėrkimit tė riskut.

Ajo qė shihet nė kėtė ajet: "Ju adhuroni nė vend tė Allahut vetėm idhuj dhe ju vetėm trilloni gėnjeshtra. Sigurisht se ata tė cilėt ju i adhuroni nė vend tė Allahut, nuk kanė asnjė fuqi pėr t’ju sjellė tė mira, kėshtu qė kėrkoni dhurim tė mirash prej Allahut..." El Ankebut, 17, ėshtė se i varfėri kėrkon ndihmė tek Allahu me qėllim qė t'i largohet varfėrisė, sepse Allahu e meriton falėnderimin. Kur idhujt dihet se nuk e posedojnė riskun e si mund t'i kėrkohet ndihmė?

Thotė Allahu: " Dhe kush ėshtė nė rrugė mė tė gabuar se sa ai i cili lut nė vend tė Allahut tė atillė qė nuk do t’i pėrgjigjen atij deri nė Ditėn e Ringjalljes…" El Ahkaf, 5. Ėshtė pyetje qė kėrkon mohim.

Thėnia: "… se sa ai i cili lut …" ka pėr qėllim lutje kėrkimi dhe atė adhurimi.

Thėnia: "… nuk do t’i pėrgjigjen atij deri nė Ditėn e Ringjalljes…" d.m.th: sikur gjithė jetėn t'i lutet nuk do t'i pėrgjigjen. Allahu thotė: "Nėse ju luteni dhe u thėrrisni atyre, ata nuk e dėgjojnė thirrjen tuaj, por edhe sikur ta dėgjonin atė, ata nuk mund t’ju pėrgjigjen juve dhe Ditėn e Llogarisė ata do tė mohojnė adhurimin tuaj ndaj tyre. Dhe askush nuk mund tė tė njoftojė ty (o Muhamed) si Ai i Cili ėshtė i Mirėnjohuri, i Gjithėdituri i ēdo gjėje." El Fatir, 14.

Thėnia: "… tė tillėt nuk do t’i pėrgjigjen atij…" kjo ėshtė pėr tė logjikshmin dhe adhurojnė idhujt, pemėt dhe gurėt, tė cilat nuk kanė logjikė. Ata kur i adhurojnė kėto (idhujt, pemėt dhe gurėt ) i vendosin nė gradėn e tė logjikshmit. U flitet sipas asaj qė thėrrasin, pasi kjo ėshtė mė e plotė nė ngritjen e argumentit ndaj tyre pėr atė qė thėrrasin dhe qė i shikojnė si tė logjikshėm, megjithatė nuk u pėrgjigjen atyre.

Thotė Allahu: "A nuk ėshtė Ai (mė i mirė se zotat tuaj) i Cili i pėrgjigjet tė pikėlluarit kur ai i drejtohet Atij dhe i Cili e largon tė keqen…" En Neml, 62.

Transmetohet prej Taberanit se nė kohėn e Profetit ka qenė njė hipokrit qė dėmtonte besimtarėt, disa prej sahabėve thanė tė kėrkojmė ndihmė prej Profetit pėr kėtė. Profeti tha: "Nuk kėrkohet ndihma nga unė, por kėrkohet prej Allahut."

Thėnia: "Nuk kėrkohet ndihma nga unė…" tregon se nė kėtė fjali shfaqet dukshėm mohimi i plotė ku ka si qėllim: moskėrkimin ndihmės sė tij nė kėtė ēėshtje tė caktuar. Nė fillim tė jetė pengimi i kėrkimit tė ndihmės si mjet ndalimi dhe edukatė nė tė shprehur dhe jo si gjykim i pėrgjithshėm, sepse ndalimi i kėrkimit tė ndihmės sė Profetit nuk ėshtė absolute, pasi lejohet kėrkimi i ndihmės sė tij nė atė qė ai mundet.

Ndalimi pėr shkak tė ēėshtjes sė caktuar qė i kėrkuan Profetit ėshtė real, d.m.th: ndalimin real. Nuk i kėrkohet ndihmė atij nė kėto ēėshtje, sepse Profeti sillej me hipokritėt me sjelljen e muslimanit dhe nuk i gjykonte hapur qė tė hakmerrej me kėtė hipokrit hapur, pasi hipokritėt fshihen dhe pėr kėtė ndihma pėr shmangien prej hipokritit kėrkohet vetėm prej Allahut.

Pėrktheu: T. B

burimijetes.com

06.07.2008
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Shirku i kėrkimit tė ndihmės dhe lutjes nė tjetėrkėnd veē Allahut
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Frika nga shirku
» Njeshmeria e Allahut nga Salih el Feuzan
» 99 emrat e ALL-ALLAHUT me komentim 1
» 99 emrat e ALL-ALLAHUT me komentim 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema rreth :: Akide-
Kėrce tek: