Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Thashethemet

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Shkelchim
Admin



Numri i postimeve : 18
Age : 38
Registration date : 04/07/2008

Thashethemet Empty
MesazhTitulli: Thashethemet   Thashethemet EmptyTue Jul 15, 2008 4:18 pm

Hasan El-Basriu thotė: Ai qė tė sjell ty njė thashethem, dije se e ēon edhe tek tė tjerėt bisedėn tėnde.
Njė njeri vjen tek Omer ibn Abdulazizi dhe i thotė se filani ka folur pėr ty. Omeri i thotė: Nėse je gėnjeshtar, unė do ta verifikoj dhe nėse e thua tė vėrtetėn ti je prej thashethemxhive.
Allahu i Lartėsuar nė librin e Tij tė shenjtė thotė:
"Mos e respekto atė qė bėn thashetheme, dhe bėn fjalė ndėr njerėz." (Kalem, 11)
"O ju qe keni besuar, nėse ndonjė i pandėrgjegjshėm ju sjell ndonjė lajm, ju shqyrtonie mirė, qė tė mos e goditni ndonjė popull pa e ditur realitetin, dhe pastaj pendoheni pėr atė qė keni bėrė". (Huxhurat: 6)

Dikush vjen dhe i thotė njė dijetari se filani ka folur pėr ty. Ai iu pėrgjigj: Ke bėrė tre gjynahe, mė bėre qė ta urrej vėllain tim, mė preokupove zemrėn time dhe fute veten tėnde nė radhėt e thashethemxhive.
Halifja Sulejman ibn Abdulmelik thėrret Imam Zuhriun dhe i thotė se mė ka ardhur nė vesh se t'i ke folur pėr mua? Zuhriu i thotė qė nuk kam folur. Sulejmani tha se ai ėshtė njeri i drejtė. Zuhriu i thotė: Thashethemxhiu asnjėherė nuk ėshtė i drejtė, sepse nuk ka drejtėsi nė haram.

Pejgamberi a.s., thotė:
"Nuk hyn nė xhennet thashethemxhiu."[1]
"A e dini se cilėt njerėz janė mė sherraxhi? Thanė: Allahu dhe i Dėrguari i Tij e dinė. Tha: Mė sherraxhi janė dyfytyrėshit, qė disa paraqiten me njė fytyrė, kurse tek tė tjerėt me njė fytyrė tjetėr." [2]
"Kur Pejgamberi a.s., po kalonte pranė dy varreve, pa se ato po dėnoheshin dhe nuk po dėnoheshin se kishin bėrė ndonjė gjynah tė madh, porse i pari nuk ruhej nga pikat e urinės, ndėrsa tjetri merrej me thashetheme."[3]

Katade thotė: Njerėzit mė tė kėqij janė shpifėsi, mallkuesi dhe thashethemxhiu.
Hamad ibn Seleme tregon: Dikush shiti njė rob dhe i tha blerėsit: Ky nuk ka asnjė tė metė, veēse ėshtė thashethemxhi. Blerėsi e nėnvlerėsoi kėtė tė metė dhe e bleu. Pas disa ditėsh (robi) i tha gruas sė zotėrisė sė tij se burri jot nuk tė donė mė dhe nėse donė qė ta ndihmojė qė ta bėj pėr vete? Ajo pranoi. Sllavi i tha: Merr njė brisk dhe pritja disa fije nga mjekra kur tė flejė, pastaj vjen tek zotėria e tij dhe i thotė: Gruaja jot ka njė tė dashur dhe ajo ka pėr tė tė vrarė. Po deshe provė, unė ta jap. Ai pranoi. Ky i tha: Bėj sikur flenė dhe do tė shohėsh se gruaja jote do tė vij me njė brisk nė dorė ndėrsa flenė. Gruaja e tij, kur kujtoi se burrin e kishte zėnė gjumi, mori briskun qė t'i presė fijet e mjekrės. Burri kujtoi se donė ta vrasė, ia merr asaj briskun dhe e vret. Tė afėrmit e gruas ēohen dhe e vrasin burrin. Pastaj ēohet fisi i burrit tė hakmerren dhe kėshtu nisi njė betejė e vėrtetė pėr shkak tė njė thashethemexhiu.

Jahja ibn Ekthem thotė: Thashethemexhiu ėshtė mė i keq se magjistari, sepse atė qė e bėn thashethemexhiu nė njė orė, nuk e bėn as magjistari nė njė muaj.
Abdullah Kurshij tregon: Shpifja ndaj njė tė ndershmi ėshtė mė e rėndė se qiejt, e vėrteta ėshtė mė e gjerė se toka, zemra e bindur ėshtė mė e thellė se deti, tafmaja ėshtė mė e nxehtė se zjarri, nėse nuk e ndihmon tė afėrmin tėnd nevojtar ėshtė mė e ftohtė se akullnajat, zemra e qafirit ėshtė mė e fortė se guri, demaskimi i thashethemit ėshtė mė i dobėt se jetimi.
Kurse Abdullah ibn Mubarek thotė: Fėmija i jashtėligjshėm (kopili) nuk e ruan bisedėn, ose ai qė nuk e ruan bisedėn ėshtė kopil.

Imam Semerkandi thotė: Nėse tė vjen njė thashethemxhi, ke pėr detyrė gjashtė gjėra:
1. Mos i beso, sepse thashethemxhiut nuk i pranohet dėshmia.
2. Ta ndalosh nga ajo vepėr e keqe.
3. Ta urresh pėr hir tė Allahut, sepse ėshtė prej gjynahqarėve.
4. Mos tė mendosh keq pėr vėllain tėnd qė nuk ėshtė prezentė.
5. Mos tė spiunosh duke ia thėnė tė tjerėve.
6. Mos bjer edhe vetė nė rangun e thashethemxhive.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.shkelqimajdini.tk
 
Thashethemet
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema tė Ndryshme :: Kėshilla tė Pėrgjithėshme-
Kėrce tek: