Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Porosia e Uthmanit drejtuar komisionit tė kopjimit tė Kuranit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ebu_Derda
Admin



Numri i postimeve : 105
Registration date : 02/07/2008

Porosia e Uthmanit drejtuar komisionit tė kopjimit tė Kuranit Empty
MesazhTitulli: Porosia e Uthmanit drejtuar komisionit tė kopjimit tė Kuranit   Porosia e Uthmanit drejtuar komisionit tė kopjimit tė Kuranit EmptyWed Jul 02, 2008 5:30 pm

Porosia e Uthmanit drejtuar komisionit tė kopjimit tė Kuranit[/b]

Pasi Uthmani mori Kuranin tė cilin e kishte Hafsa e bėri atė burimin kryesor pėr kopjimin e mus'hafeve, por ai vendosi njė rregull qė duhej ta ndiqte komisioni i kėtij kopjimi ku iu drejtua tre kurejshėve duke i thėnė: "Nėse ju dhe Zejd bin Thabit bini nė kundėrshtim nė ndonjė fjalė se si shkruhet, atėherė shkruajeni atė me shkrimin e kurejshėve, sepse Kurani ka zbritur nė gjuhėn e tyre; dhe kėshtu bėnė."[1]

Por, me shumė tė drejtė, dikush mund tė pyesė: Si ka mundėsi qė ata tė bien nė kundėrshtim me njėri-tjetrin kur Mus'hafi i Ebu Bekrit ėshtė pėrpara tyre?

Ne cituam mė lart se Kurani nė kohėn e Ebu Bekrit (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) u mblodh nė tė shtatė dialektet, ndėrsa Uthmani kishte qėllim kopjimin e Mus'hafit tė Ebu Bekrit, porse duke e shkruar atė nė njė lloj shkrimi tė vetėm, nė mėnyrė qė tė mblidhte muslimanėt nė njė lexim tė vetėm, ndaj dhe u tha tre kurejshėve: “Nėse ju dhe Zejd bin Thabit bini nė kundėrshtim nė ndonjė fjalė se si shkruhet, atėherė shkruajeni atė me shkrimin e kurejshėve, sepse Kurani ka zbritur nė gjuhėn e tyre."[2]

Besoj se Uthmani zgjodhi tė shkruhej Kurani me shkrimin e kurejshėve, sepse ai ishte shkrimi fillestar i Kuranit dhe po ashtu ishte njė shkrim pėr tė cilin ata binin qė tė gjithė dakord. Kėshtu qė nėse njerėzit mė pas binin nė mosmarrėveshje nė lidhje me leximin e Kuranit, tė kishin ku tė ktheheshin pėr tė shuar mosmarrėveshjet e tyre.[3] Allahu e di mė sė miri.

Pėr ta bėrė mė tė kuptueshme kėtė aspekt po marrim njė shembull.

Gjatė kopjimit tė Mus'hafit ata qė ishin nė komision ranė nė mosmarrėveshje pėr disa fjalė se si t’i shkruanin nė Mus'haf dhe u la tė shkruheshin sipas udhėzimit qė ata morėn; pra tė shkruheshin me shkrimin e kurejshėve. Nga kėto pjesė tė Kuranit ishte dhe fjala (تابوت) tabut[4]. Tre kurejshėt thoshin se duhet tė shkruhej nė kėtė formė, ndėrsa Zejdi thoshte se duhej tė shkruhej (تابوه) tabuh, kėshtu qė u vendos tė shkruhej me shkrimin e kurejshėve tabut.[5]

Megjithatė edhe pse u bė njė gjė e tillė, pėrsėri duhet tė theksohet se shkrimi nė tė cilin u shumėfishuan mus'hafet i pėrmbante nė vetvete tė gjitha dialektet, duke arritur kėshtu qė tė realizonin njėkohėsisht edhe mbledhjen e umetit nė njė lexim tė vetėm, por tė mundėsonin qė kjo mbledhje t’i pėrmbante edhe dialektet, dhe, normalisht, nė pėrcaktimin e diēkaje tė tillė ishte mėnyra se si u shkrua Kurani, gjė qė ne e cituam mė lartė se shkronjat ishin tė zhveshura nga shenjat dhe zanoret.[6]

Le tė japim edhe kėtu njė shembull pėr ta bėrė mė tė kuptueshėm:

Nė suren El Bekare ajeti 259, ėshtė njė fjalė e cila ėshtė shkruar nė kohėn e Uthmanit dhe kjo fjalė lexohet nė dy forma:

1. Nunshizuha (نُنْشِزُهَا)
2. Nunshiruha (نُنْشِرُُهَا)

Nėse vėmė re do tė duken qartė ndryshimet nė dy fjalėt e mėparshme, ku njėra lexohej me zaj ndėrsa tjetra me ra.

Normalisht pasi u shkrua Mus'hafi, ai u kontrollua pėrsėri nga Zejdi e mė pas edhe nga prijėsi i muslimanėve Uthman bin Afani.

Pasi pėrfundoi kopjimi i Mu'safit, Uthmani urdhėroi sahabėt qė ta shumėfishonin atė nė disa mus'hafe tė tjerė pėr ta shpėrndarė mė pas nė vende tė ndryshme tė shtetit Islam.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Porosia e Uthmanit drejtuar komisionit tė kopjimit tė Kuranit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema rreth :: Kur'an dhe Tefsir-
Kėrce tek: