Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Pse eshte i domosdoshem pasimi i nje medh'hebi?

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Shkelchim
Admin



Numri i postimeve : 18
Age : 38
Registration date : 04/07/2008

Pse eshte i domosdoshem pasimi i nje medh'hebi? Empty
MesazhTitulli: Pse eshte i domosdoshem pasimi i nje medh'hebi?   Pse eshte i domosdoshem pasimi i nje medh'hebi? EmptyTue Jul 15, 2008 7:35 pm

Ē'ėshtė medhhebi?

Pse pasimi i njėrit ėshtė domosdoshmėri

Fjala medhheb ėshtė fjalė me prejardhje arabe qė nėnkupton \'tė nisesh,\' apo \'tė marrėsh njė udhė\' dhe i referohet zgjedhjes sė njė muxhtehidi lidhur me njė numėr mundėsish interpretuese, ku pėr ēėshtje tė caktuara nxirret ligji i Allahut nga tekstet parėsore tė Kuranit dhe hadithit. Nė njė kuptim mė tė gjerė, medhhebi pėrfaqėson njė shkollė tė tėrė mendimi tė njė imami tė caktuar muxhtehid, si Ebu Hanife, Maliku, Shafiu dhe Ahmedi, me shumė dijetarė tė tjerė tė mėdhenj qė iu bashkangjitėn zinxhirit tė dijetarėve tė kėtyre shkollave, tė cilėt i ripanė argumentat dhe e ēuan mė tej punėn e tyre. Pra imamėt muxhtehidė ishin sqarues; ata vepruan me Kuranin dhe Sunetin pėr ligje tė caktuara tė sheriatit qė drejtojnė jetėn e pėrditshme, tė cilat tė marra sė bashku njihen si "Nėse nuk dini, pyesni ata qė dinė"Nėse ēėshtjen do t\'ia kishin drejtuar tė Dėrguarit dhe atyre nė pozitė, ata qė e kanė pėr detyrė ta zgjidhin, do ta dinin ēėshtjen" (Kuran, 4:83),


Ku shprehja, ata qė e kanė pėr detyrė ta zgjidhin (el\'ledhine jestanbitunehu minhum), u referohet atyre qė kanė mundėsi tė nxjerrin mėsime direkt nga argumenti, qė nė arabisht quhet istinbat.

Kėto dhe ajete e hadithe tė tjera e detyrojnė besimtarin qė nuk ka arritur gradėn e istinbadit apo qė nuk mund tė nxjerrė rregulla direkt nga Kurani dhe hadithi, tė pyesė apo tė pasojė atė qė e ka arritur kėtė gradė. Nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptohet se pėrse Allahu na ka obliguar tė pyesim ekspertėt, pasi nėse secili do tė ishte pėrgjegjės pėr shqyrtimin e teksteve parėsore lidhur me ēdo pyetje, zor se do tė mjaftonte njė studim sa vetė jeta, dhe kėshtu tjetri ose do tė dorėzohej pėr tė siguruar jetesėn ose do ta lėshonte fenė, pėr tė cilėn gjė Allahu thotė nė suren Teube, nė kontekstin e xhihadit: (Kuran, 9:122)

Sloganet qė i dėgjojmė sot, si "tė pasojmė Kuranin dhe Sunetin e jo medhhebet\', nuk qėllojnė aspak nė shenjė, pasi gjithėsecili pajtohet se duhet tė pasojmė Kuranin dhe sunetin e Profetit a.s. Problemi ėshtė se Profeti a.s nuk ėshtė mė mes nesh qė tė na mėsojė, dhe se ēdo gjė qė kemi prej tij, Kurani apo hadithi, na ėshtė pėrēuar nėpėrmjet dijetarėve muslimanė. Pra ēėshtja nuk ėshtė ta marrim apo jo fenė prej dijetarėve, por prej cilėve dijetarė. Kjo ėshtė dhe arsyeja se pėrse ekzistojnė medhhebet nė Islam: sepse epėrsia dhe lartėsia e diturisė sė imamėve muxhtehidė bashkė me atė tė dijetarėve tradicionalė qė pasuan shkollat pėrkatėse, tė cilėt punuan dhe e ēuan mė tej punėn e kėtyre imamėve- e kanė kaluar testin e hulumtimit dituror dhe kanė fituar mirėbesimin e muslimanėve praktikantė gjatė gjithė kėtyre shekujve tė madhėshtisė islame. Arsyeja se pėrse ekzistojnė medhhebet, dobia e tyre nė tė shkuarėn, tė tashmen dhe tė ardhmen, ėshtė se ata u japin me mijėra pėrgjigje tė sakta, tė bazuara nė dijen fetare, pyetjeve tė muslimanėve se si t\'i nėnshtrohen Allahut. Muslimanėt e kanė kuptuar se tė ndjekėsh njė medhheb, do tė thotė tė ndjekėsh njė mėse dijetar, i cili jo vetėm qė duhet tė ketė dije tė pėrgjithshme rreth teksteve tė Kuranit dhe hadithit lidhur me fushat pėr tė cilat jep gjykime, por dhe duhet tė ketė jetuar nė njė kohė tė afėrt me atė tė Profetit a.s dhe shokėve tė tij, ku devotshmėria dhe "ndėrgjegjėsimi pėr Zotin" ishin normė- kushte qė bien nė kontrast tė plotė me dijen e sotme.

Ndėrkohė qė thirrja pėr t\'iu rikthyer Kuranit dhe sunetit ėshtė njė slogan tėrheqės, nė realitet ėshtė njė hap i madh mbrapa, njė thirrje pėr tė braktisur shekuj tė asaj dije islame tė detajuar ēėshtje pėr ēėshtje, pėr tė gjetuar dhe gėrmėzuar urdhėrat e Kuranit dhe sunetit, njė pėrpjekje tejet e sofistikuar dhe e ndėrdisiplinuar e muxhtehidėve, specialistėve tė hadithit, shpjeguesve tė Kuranit, leksikografėve, dhe mjeshtrave tė tjerė tė shkencave ligjore islame. Tė braktisėsh frytet e kėsaj dijeje, sheriatit islam, pėr tė ndjekur shehėt bashkėkohorė, tė cilėt pavarėsisht pretendimeve, nuk janė nė nivelin e paraardhėsve tė tyre, i thonė tė zėvendėsosh diēka tė tentuar dhe tė provuar pėr diēka, qė tek e shumta tentativė mbetet.

Retorika e praktikimit tė sheriatit pa ndjekur njė medhheb tė caktuar, ėshtė njėsoj si ai qė shkon tek njė makinė blerės pėr tė blerė njė makinė, por ngul kėmbė qė makina tė mos jetė as Volksėagen, as Rolls-Royce, as Chevrolet- por njė "makinė e pastėr dhe e thjeshtė."

Ky person nuk e di as vetė ēfarė do; makinat nuk vijnė me short ashtu siē i do, por vetėm nė lloj. Shitėsit i lejohet nė kėtė rast njė buzėqeshje ironike, dhe mund tė thotė vetėm se produktet e sofistikuara vijnė nga mjete prodhimi tė sofistikuara, nga fabrika me ndarjen e punės mes atyre qė e testojnė, e prodhojnė, i mbledhin pjesėt dhe e pėrfundojnė produktin. Ėshtė natyra e pėrpjekjeve njerėzore kolektive qė arrin tė prodhojė diēka shumė herė mė tė mirė nga ēka mund tė bėjmė ne, edhe nėse na jepet nė dispozicion njė farkė e shumė vegla, madje dhe nėse na lihen pesėdhjetė vite kohė apo dhe mijėra tė tillė. Kėshtu ėshtė dhe rasti i Sheriatit, i cili ėshtė shumė mė kompleks sė ēdo lloj makine pasi merret me universin e veprave njerėzore dhe me njė shkallė tė gjerė interpretimi tė teksteve tė shenjta. Kjo ėshtė arsyeja se pėrse tė shembėsh monumentin e medhhebeve nė shqyrtimin e Kuranit dhe tė sunetit pėr t'iu pėrshtatur botėkuptimit tė njė shehu bashkėkohor, mė shumė se njė mendim i gabuar, do tė ishte sikur tė ndėrroje Mercedezin me njė qerre.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.shkelqimajdini.tk
 
Pse eshte i domosdoshem pasimi i nje medh'hebi?
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema rreth :: Fik'h-
Kėrce tek: