Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Muaji Sh’aban, vlera dhe rėndėsia

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Shkelchim
Admin



Numri i postimeve : 18
Age : 38
Registration date : 04/07/2008

Muaji Sh’aban, vlera dhe rėndėsia Empty
MesazhTitulli: Muaji Sh’aban, vlera dhe rėndėsia   Muaji Sh’aban, vlera dhe rėndėsia EmptyTue Jul 15, 2008 7:36 pm

1. Hyrje e pėrgjithshme

Muaji Sh’aban ėshtė muaj i kalendarit islamik. Kuptimi tekstual i fjalės “sh’aban” ėshtė: tė pėrhapėsh, tė zgjerosh dhe tė denoncosh, tė tregosh. Pėr gjatė kohės sė kėtij muaji lėshohen bekimet, kurse veprat e kryera dhe tė pakryera i tregohen cdo personi.

Fillimi i muajit Sh’aban

Bekimet bėhen mė serioze dhe gradualisht shtohen nė mėnyrė qė kah mesi i muajit Shaban numri tė arrij jashtėzakonisht i lart, e pastaj plotėsisht zenitin e vet ta arrijnė kah fundi i muajit tė ramazanit.

Ēka ėshtė muaji Sh’aban?

Muaji Shaban ėshtė muaj i cili gjendet ndėrmjet muajit Rexhebit dhe Ramazan. Tė shumta janė ditėt e bekuara me tė cilat Allahu i Lartėsuar e ka nderuar ummetin e Pejgamberit tė Tij, alejhisselam. Neve na ėshtė premtuar shpėrblim i madh pėr ēdo vepėr tė mirė, madje qoftė edhe e vogėl siē ėshtė mėnjanimi i pengesės nga rruga e cila u pengon tė tjerėve.

Megjithatė, e vėrejmė injorancėn e muslimanėve. Lejojmė qė gjėrat tė na shpėtojnė ndėr duar duke mos i vėrejtur se humben pėrgjithmonė. Ēdo frymė e njeriut paraqet hapin mė afėr vdekjes, mė afėr kohės sė qėndrimit pėrpara Zotit nė Ditėn e Gjykimit.

Pėr ēdo ditė, Allahu i Lartėsuar me dashurinė dhe mėshirėn e Tij ka caktuar kohė konkrete nė tė cilat pranohet thirrja e drejtuar Atij. Ka caktuar edhe disa ditė nė tė cilat mėshira e Tij nuk kufizohet pėr ata qė ato i dėshirojnė. Nė mesin e atyre muajve dhe ditėve gjendet edhe muaji Shaban nė tė cilin cdo vepėr e bėrė shpėrblehet nga ana e Allahut mė shumė se sa nė ditėt e tjera.

2. Pse ėshtė i rėndėsishėm muaji Sh’aban?

Nė hadithin tė cilin e transmeton Uthama, transmetohet se i Dėrguari i Allahut, alejhisselam, ka thėnė: “Ndėrmjet Rexhebit dhe muajit Ramazan gjendet njė muaj i cili quhet Sh’aban. Njerėzit janė tė pakujdesshėm ndaj kėtij muaji edhe pse shpėrblimi pėr ēdo vepėr tė bėrė nė kėtė muaj ėshtė mė i madh se sa vetė vepra, ndėrsa vepra i ėshtė treguar Allahut, tė Lartėsuarit. (Hadithin e shėnon Bejhekiu nė veprėn e tij “Shu’bu-l-iman”)

Transmetohet nga Enesi, r.a., se me hyrjen e muajit Rexheb, i Dėrguari i Allahut, lexonte: “All-llahum-me, barik lena fi Rexhebin ve Sh’bane ve bel-ligna ila Ramadane” (Allahu im, bekona ne nė muajin Rexheb dhe Sh’aban dhe mundėsona ta presim muajin e Ramazanit).

Gjithashtu nė librin tė cilin e ka pėrmbledhur Dejlemiu transmetohet se i Dėrguari i Allahut, alejhisselam, ka thėnė: “Sh’abani ėshtė muaji im.” Nė rivajetin tjetėr, A’isha, r.anha, transmeton se i Dėrguari, alehjisselam, ka agjėruar nė muajin Sh’aban duke e bashkuat atė mė muajin e Ramazanit.

Nga e gjithė kjo qė u theksuar kuptojmė rėndėsinė e muajit Sh’aban dhe lidhjen e tė Dėrguarit tė Allahut, alejhisselam, me kėtė muaj tė bekuar.

Ky muaj duhet qė tė kalohen duke u pėrgatitur pėr muajin e Ramazanit, duke bėrė vepra tė mira nė mėnyrė qė gjatė muajit tė Ramazanit tė shtohen edhe mė shumė. (Gjithashtu) Detyrimet fetare tonat, nė kėtė mėnyrė do tė mund tė bėheshin pjesė e shprehisė.

3. Ndodhitė nė muajin Sh’aban

1) Lejlei-berat (Nata e faljes), nata e pesėmbėdhjetė e muajit Sh’aban.
2) Pėrsėri si Kible, drejtim i tė kthyerit nė namaz, u pranua Qabeja nė Mekke (pasi qė pėrkohėsisht si drejtim ka qenė Bejtu-l-Makdisi nė Jerusalem). Kjo ka ndodhur nė vitin e dytė pas Hixhretit, me pesėmbėdhjetė sh’aban.
3) Agjėrimi i muajit tė Ramazanit ėshtė bėrė i detyrueshėm nė vitin e dytė sipas Hixhretit, me 25 sh’aban.

4. Cka duhet tė bėhet nė Natėn e faljes (Lejlei-berat), gjegjėsisht nė natėn e 15. tė muajit Sh’aban?

Aq sa ėshtė e mundur, kohėn duhet kaluar nė faljen e namazeve nafile dhe nė leximin e Kur’anit. Transmetohet se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., hazreti ‘Aishes i ka thėnė: Nė kėtė natė kėndo duan si mė poshtė dhe kėtė dua mėsova tė tjerėve sepse Xhibrili me tė mua mė ka mėsuar:

“All-llahum-me, in-ni e‘udhu bi aufike min ‘ikabike ve e‘udhu bi ridake min sehatike ve e‘udhu bike minke, subhaneke, la uhsi thenaen ‘alejke, Ente kema esnejte ‘ala Nefsike.”

(Allahu im, mbėshtetem nė faljen Tende prej dėnimit Tėnd, dhe nė kėnaqėsinė Tėnde prej zemėrimit Tėnd, prej Teje Ty tė mbėshtetem. Ti je i lavdėruar. E pa mundur ėshtė tė tė lavdėrojmė ashtu siē duhet. Ti je i tillė, ashtu siē vet e ke lavdėruar Vetveten.”

5. Vlera e natės sė pesėmbėdhjetė tė muajit Sh’aban

Allahu i Lartėsuar zbret nė qiellin mė tė afėrt e posaēėrisht mėshirėn dhe faljen e orienton kah ata tė cilėt pendohen dhe kėrkojnė falje. Pėr dallim nga netėt e tjera, kur Allahu, xh.sh., zbret nė qiellin mė tė afėrt aty kah fundi i pjesės sė natės, nė natėn e pesėmbėdhjetė tė muajit Sh’aban, Allahu i Lartėsuar nė qiellin mė tė afėrt zbret menjėherė pasi tė perėndon Dielli.

Dijetari Ibn Tejmijje thotė: “Aq shumė hadithe janė transmetuar nė lidhje me vlerėn e madhe qė ka nata e pesėmbėdhjetė e muajit Sh’aban saqė mund tė pranohet se kjo Natė me tė vėrtetė posedon disa dhunti.”

6. Personat e pafat

Madje nga hadithet kuptojmė se gjatė kėsaj nate edhe disa robėr tė Allahut nuk do ta fitojnė faljen e Tij. Ato janė:

1. Idhujtarėt
2. Alkoholpirėsit nortorn (qė njihen pėr pirje tė madhe)
3. Personat qė janė tė padėgjueshėm ndaj prindėrve
4. Zinaqarėt (prostitutat) dhe vrasėsit
5. Ato qė i ndėrpresin lidhjet farefisnore
6. Ato qė nxitin armiqėsi ndaj tė tjerėve
7. Ato qė nga mendjemadhėsia i zgjatin teshat ndėr nyjat e kėmbėve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.shkelqimajdini.tk
Shkelchim
Admin



Numri i postimeve : 18
Age : 38
Registration date : 04/07/2008

Muaji Sh’aban, vlera dhe rėndėsia Empty
MesazhTitulli: Metoda e Ebu Hanifes nė Fikh   Muaji Sh’aban, vlera dhe rėndėsia EmptyTue Jul 15, 2008 7:37 pm

Ėshtė e shumtė ajo qė ėshtė shkruar mbi jetėn e Imamit, po edhe nė gjuhėn tonė, prandaj kėtu nuk do tė pėrmendim diē prej saj, por do tė mjaftohemi me disa gjėra interesante tė cilat kanė tė bėjnė me mėnyrėn e zgjidhjes sė disa ēėshtjeve fikhore. Njėra ndėr veprat mė tė mira e cila shpjegon jetėn e imamit edhe nė gjuhėn tonė (boshnjakishte, M.A.) ėshtė libri i dijetarit Shibli Numani, “Jeta dhe vepra e Ebu Hanifes”, tė cilėn tė gjithėve me ngrohtėsi do tė ua rekomandoja. Ibn Xhevziu, nė Mumtedhimu, thotė: “Njerėzit nuk kanė mospajtueshmėri nė ēėshtjen e inteligjencės sė madhe tė Ebu Hanifes dhe nė tė kuptuarit e tij tė fesė. Sufjan eth-Thevri dhe Ibn Mubarek kanė thėnė: “Nga tė gjithė njerėzit Ebu Hanife mė sė miri e njeh fikhun.

Kadi Ijadi nė Tertibu-l-Medarik thotė: “I ka thėnė Lejsi imam Malikut: Tė shoh qė je i djersitur!”, nė ēka imam Maliku i ėshtė pėrgjigjur: “Mė ka djersitur Ebu Hanife, vėrtetė ai ėshtė i pari i egjiptianėve”.
Pėr Ebu Hanifen janė pėrcjellė edhe lėvdata tė tjera tė shumta qė i kanė thėnė dijetarė tė ndryshėm.



Njėra nga karakteristikat mė tė rėndėsishme tė medh’hebit tė tij ėshtė fakti sė ėshtė i ndėrtuar mbi surin, qė do tė thotė bashkėpunim dhe punim me ekuipazh. Qė nga as’habėt, Allahu qoftė i kėnaqur me to, ėshtė pranuar nga grupi nė grup. Mė kėtė nuk identifikohen medh’hebet e tjera, sepse ato nė shumicėn e rasteve janė pėrmbledhje e ixhtihadit tė imamėve tė tyre. Imam Tahavi transmeton me zinxhirė nga Mugire ibn Hamze qė numri i shokėve tė Ebu Hanifes, tė cilėt bashkėrisht me tė e kanė kodifikuar dhe venduar dispozita fikhore, ka qenė dyzet dhe se tė gjithė kanė qenė kolosė nė mesin e kolosėve.

Tahaviu, gjithashtu transmeton nga Esed ibn Furati qė numri i atyre tė cilėt i kanė ndihmuar Ebu Hanifes nė kodifikimin e fikhut ėshtė dyzet, ndėrsa nė mesin e atyre dallohen: Ebu Jusufi, Zufer ibn Huzel, Davud et-Tai, Esed ibn Amr, Jusuf ibn Halid, njėri nga mėsuesit e imam Shafiut, Jahja ibn Zekerija ibn Ebi Zaidi i cili tridhjetė vjet e ka luajtur rolin e shkronjėsit tė fikhut. Esed ibn Furati transmeton se kėto dijetarėt kanė diskutuar pėr ēėshtje tė caktuara duke i nxjerr qėndrimet e veta dhe ēdo njėri prej tyre kanė dhėnė nga njė pėrgjigje qė nė fund ato t’i shtrojnė pėrpara Ebu Hanifes, i cili i ka dėgjuar ato dhe nė fund ka dhėnė pėrgjigjen pėrfundimtare. Pas kėsaj, pėr ēėshtjen nė fjalė, kanė hulumtuar edhe tri ditė dhe nė fund e kanė shėnuar pas njė konsensusi tė plotė.

Ishak ibn Ibrahim transmeton qė shokėt e Ebu Hanifes kanė hulumtuar pėr njė ēėshtje me tė dhe kur Afij ibn Jezid nuk ka qenė prezent, Ebu Hanife ka thėnė: “Mos ma ekspozoni problemin gjersa tė vij Afiju”, ndėrsa kur vinte Afiju dhe pajtoheshe me tė tjerėt, Ebu Hanife thoshte: “Tani mund ta shkruani”.
Zuferi transmeton: “Ne shpesh e vizitonim Ebu Hanifen, mirėpo ku me ne ishin Ebu Jusufi dhe Muhammed ibn Hasan, atėherė na lejohej tė shkruanin nga Ebu Hanifja. Kėshtu qė njė ditė prej ditė Ebu Hanife i tha Ebu Jusufit: Ki kujdes o Jakub, mos e shkruaj menjėherė gjithė atė qė dėgjon prej meje. Unė jam njeri dhe qėndrimin qė e marr sot e lė nesėr dhe e nxjerr tjetrin pėr ta lėnė pasnesėr”. Shihni se si i ka ndaluar shokėt e tij qė mos nguten nė shėnimin e ēėshtjeve pėrfundimtare pa mos u kontrolluar dhe hulumtuar nė detaje. Prandaj, nėse pėrsiat mbi kėtė qė u tha do tė vėresh vėrtetėsinė e fjalėve tė Muvefak el-Mekija kur thotė (pasi qė i pėrmend shokėt mė tė rėndėsishėm tė Ebu Hanifes): “Ebu Hanife medh’hebin e tij e ka ndėrtuar mbi principin e “surit” me shokėt e tij”.
Ky ėshtė ixhtihadi i tij nė fenė e Allahut duke zvarritur deri nė skaj principin se feja ėshtė kėshillė pėr Allahun, tė Dėrguarin, s.a.v.s., dhe pėr besimtarėt.

Kėshtu qė ata i kontrolluan ēėshtjet njėra pas tjetrės dhe i shkėmbyen mendimet dhe traditat sa qė ndonjėherė kanė vazhduar me muaj e mė shumė (tė debatojnė pėr ndonjė ēėshtje, M.A.), gjersa nuk janė pajtuar pėr njė zgjidhje tė cilėn do ta shėnonte Ebu Jusufi nė pėrmbledhje. Kjo mėnyrė ėshtė mė autentikja, mė e sigurta dhe mė afėrmja e sė vėrtetės. Atė e pranojnė zemrat dhe nė tė qetėsohen. Nga kjo shihet se Ebu Hanife nuk i sugjeronte shokėt e tij qė pėrnjėherė ta pranojnė ēėshtjen tė cilėn ai ua shtronte, por i sugjeronte qė tė marrin qėndrimet e veta nė mėnyrė qė ēėshtja tė qartėsohet si dielli. Nė kėtė mėnyrė ata e kanė pėrqafuar qartėsinė e argumentit ndėrsa e kanė anashkaluar atė qė argumentet i ka pasur tė dobėta. Imami thoshte: “Askujt nuk i lejohet qė tė flet pėr fjalėt tona gjersa tė njoftohet me argumentet tona”. Kjo ėshtė edhe sirena e fshehtė e medh’hebit tė tij nė lindje e nė perėndim.

Njėherėsh kjo ėshtė edhe arsyeja kryesore qė duke gjurmuar pas fikhut janė dėfryer mė tė dhe kjo ėshtė arsyeja dhe epėrsia e tyre, sepse, njėkohėsisht, kjo ishte edhe metoda e ushtrimit dhe mėsimit tė fikhut. Prandaj, Ibn Haxher el-Mekiu nė Hajratu-l-hisanu thotė qė asnjė nga imamėt e islamit nuk kanw pasur shokė dhe nxėnės sa qė ka pasur imam Ebu Hanife. Thotė qė edhe dijetarėt edhe njerėzit e thjeshtė nuk kanė pasur dobi nga dikush tjetėr sa kanė pasur nga ai. Mexhd ibn el-Ethir thotė qė sikur kjo tė mos ishte vullnet i Allahut, xh.sh., gjysma e ummetit nga kohėt mė tė lashta e deri mė sot, ibadetin nuk do ta bėnte nė medh’hebin e kėtij imami.

Si pėrfundim mund tė konkludojmė se karakteristika e kėtij medh’hebi ėshtė ajo se ai u ruajt dhe u rregullua nė bazė tė principit tė “surit” (punimit nė ekuipazh). Po ashtu principet fundamentale tė tij i kanė pranuar grup pas grupi qė nga gjenerata e as’habėve, tė cilėt konsiderohen si burim i fikhut tė begatshėm. Ėshtė me rėndėsi tė pėrmendet edhe puna permanente e shumė juristėve pėr t’i shpjeguar problemet e reja dhe atė grup pas grupi gjersa do tė dojė Allahu kėshtu tė shkoj, sepse medh’heni shkon krahas nevojave tė kohės dhe nevojave qytetėruese tė njeriut.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.shkelqimajdini.tk
 
Muaji Sh’aban, vlera dhe rėndėsia
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Koha vlera dhe shfrytzimi i saj-Enis Rama

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema rreth :: Fik'h-
Kėrce tek: