Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 ĒKA ĖSHTĖ KY BID’ATI / RISIA?*

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Shkelchim
Admin



Numri i postimeve : 18
Age : 38
Registration date : 04/07/2008

ĒKA ĖSHTĖ KY BID’ATI / RISIA?* Empty
MesazhTitulli: ĒKA ĖSHTĖ KY BID’ATI / RISIA?*   ĒKA ĖSHTĖ KY BID’ATI / RISIA?* EmptyTue Jul 15, 2008 7:39 pm

Risia (bid’ati) ėshtė shprehje pėr veprimin i cili shkon ndesh dhe kundėrshton sheriatin. Ekzistojnė edhe risi tė cilat nuk shkojnė ndesh me sheriatin. Nė risitė tė cilat nuk ndeshen me sheriatin, tė parėt tanė nuk kanė parė gjė te keqe. Madje disa kanė theksuar se ato janė veprime me te cilat i afrohet Allahut tė Lartėsuar (kurubat), dhe kanė tė drejtė. Ėshtė transmetuar se njerėzit gjatė muajit tė ramazanit e kanė falur namazin veē e veē, e Omeri, r.a., i ka tubuar nė xhemat. Kur i ka parė, ka thėrritur: “E bukur ėshtė kjo risi!” Hasan El-Basriu ka thėnė: “Rrėfimi i tregimeve tė urta (el-kasas) ėshtė risi, ndėrsa sa risi tė mira qė janė! Sa ka vėllezėr tė cilat i shfrytėzojnė dhe sa janė duatė qė pranohen!”



Llojet e bid’atit / risisė

Risitė ndahen nė tė lavdėruara dhe tė urryera. Imam Shafiu, r.a., ka thėnė: “Dy llojesh janė risitė: risi tė lavdėruara dhe tė urryera. Ajo qė pajtohet mė sunnetin, ėshtė e lavdėruar, ndėrsa ajo qė shkon ndesh me sunnetin, ėshtė e urryer. Pastaj e ka pėrmendur rastin e hazreti Omerit, r.a. Ai, gjithashtu, ka thėnė: Dy llojesh janė risitė (bid’atet). Njėra ėshtė ajo e cila ėshtė nė kundėrshtim me Kur’anin, Sunnetin, etherin dhe Ixhmain, dhe ajo ėshtė risia qė tė ēon nė mashtrim. E dyta ėshtė ajo qė tė ēon nė tė mirė, e cila nuk ėshtė nė kundėrshtim me burimet e lartpėrmendura. Njė risi e tillė nuk mund tė jetė e qortuar. Pėr shembull, Omeri, r.a., pėr teravinė gjatė netėve tė ramazanit ka thėnė: “E bukur ėshtė kjo risi”, ēka nėnkupton se ajo ėshtė e futur nė praktikė pasi qė nuk ka ekzistuar.” Dijetarėt thuan: Tė ndenjurit zgjuar gjatė ramazanit, duke u falur, pėr ēka ka nxitur edhe vet i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., dhe kjo ėshtė praktika e tij, ėshtė risi e lejuar me sheriat, nė bazė tė tij. Kjo vlen edhe pėr fjalėt e Hasan el-Basriut nė lidhje me rrėfimin e tregimeve (el-kasas), pėr arsye se ligjėrimi (vajzi) ėshtė i ligjshėm sipas sheriatit. Sipas kėsaj, kur risia (bid’ati) ėshtė e mbėshtetur nė sheriat, atėherė ajo nuk ėshtė e urryer.


Risia e mirė (bid’a-i hasene)

Tė gjithė janė tė pajtimit se bid’ati hasen ėshtė risi e lejuar dhe e rekomanduar, pėr arsye se ai i cili nė tė ka qėllim tė pastėr, e pret shpėrblimi. Kėto nė fakt janė risi tė cilat janė nė pajtueshmėri mė rregullat e sheriatit dhe tė cilat nė asnjė rast nuk shkojnė ndesh me sheriatin, siē janė: ndėrtimi i minareve, karaullave (rojeve kufitare), medreseve, haneve nė rrugė dhe institucioneve tė tjera tė dobishme tė cilat nuk kanė ekzistuar nė fillim tė islamit. Tė gjitha kėto qė u numėruan janė nė pajtueshmėri me sheriatin, pasi qė me kėto vepra manifestohet e mira dhe ndihmohet ndėrmjet veti nė mirėsi dhe devotshmėri.

Nė risitė e mira (bid’a-i hasene), gjithashtu, bėjnė pjesė: tė shkruarit e veprave nga tė gjitha shkencat e dobishme sheriatike, pėrcaktimi i rregullave sheriatike, komentimi i Kur’anit (tefsiri), pėrmbledhja e lajmeve mbi Pejgamberin, a.s., dhe komentimi i tyre, ekspozimi i kritikave mbi senedet (zinxhirėt e transmetimit) dhe metnet (tekstet) e haditheve, tė studiuarit e gjuhės arabe dhe nxjerrja e shumė shkencave tė dobishme nga ajo. Tė gjitha kėto qė u numėruan dhe gjithēka qė u ngjanė kėtyre, nga shkencat e dobishme, ndihmojnė nė tė kuptuarit e dispozitave tė Allahut, xh.sh., ligjėrimit tė Tij dhe sunnetit tė Dėrguarit tė Tij, s.a.v.s., kurse gjithė kjo pėr ne ėshtė e detyrueshme. Prandaj, nė kėtė nuk mund tė ketė asnjė pengesė sheriatike.

Ebu Sulejman el-Hattabi, Allahu e mėshiroftė, duke i komentuar fjalėt e tė Dėrguarit tė Allahut, s.a.v.s.: “Ēdo gjė e re ėshtė risi (bid’at)”, thotė: “Kjo ka tė bėj vetėm me ēėshtjet e caktuara, e jo pėr tė gjitha gjėrat. Ka tė bėj me ēdo risi e cila ėshtė e futur pa modalitetin e ndonjė nga bazamentet e fesė dhe e cila nuk ėshtė sipas kritereve tė rregullave tė sheriatit. Ndėrsa, gjithė ajo qė ngritet mbi bazamentet e fesė dhe vazhdon tė ndėrtohet mbi to – nuk ėshtė risi e as mashtrim (humbje).


Risia e urryer (bid’a-i medhmume)

Risia e urryer ėshtė ajo e cila kundėrshtohet me sheriatin. Ndahet nė tė ndaluar (bid’a-i muharreme) dhe tė urryer (bid’a-i mekruhe).
Risitė nė besim (akaid) janė tė ndaluara dhe ata sjellin humbje edhe shkatėrrim. Sektet qė janė nė humbje janė gjashtė: rafiditėt (pjesėtarė tė Xhehm bin Safvanit, tė cilėt thonė se njeriu nuk ka kurrfarė fuqie dhe se ėshtė nė gjendjen e materieve joorganike, se Xhenneti dhe Xhehennemi do tė pėrfundojnė pasi qė do tė hyjnė banorėt e tyre nė to, andaj nuk do tė jetė askush tjetėr pėrveē Allahut tė Lartėsuar); harixhitėt (te tė cilėt, krahas mėkatit tė rėndė, edhe mėkatet e mėdha, siē janė vjedhja, pirja e alkoolit dhe tė ngjashme, tė nxjerrin nga imani); kaderitėt (tė cilėt mendojnė se ēdo njeri vet i krijon veprat e tij dhe tė cilėt nuk besojnė se mosbesimi dhe mėkatimi zhvillohen sipas pėrcaktimit tė Allahut. Pėr kundėr tyre mė vonė u paraqitėn xhebritėt tė cilėt besojnė se njeriu ėshtė i detyruar dhe se nuk posedon kurrfarė vullneti dhe lirie); murxhitėt (tė cilėt konsiderojnė se krahas imanit nuk pengon asnjė mėkat, ashtu siē krahas mosbesimit (kufrit) nuk ia vlen asnjė nėnshtrim) dhe mu’tezilitėt (tė cilėt mė shumė pėrparėsi i japin mendjes sesa Shpalljes. Besojnė se Kur’ani ėshtė i krijuar, pastaj qė banorėt e Xhennetit nuk do ta shohin Allahun e Lartėsuar, ejt.) Ndėrsa, ēdo njėra nga kėto sekte po ashtu ndahet nė dymbėdhjetė grupe. Kėto bėhen shtatėdhjetė e dy grupe (firek) pėr tė cilat i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., ka thėnė se do tė hyjnė nė Xhehennem. Ndėrsa, ata tė cilėt fortė do tė jenė tė pėrmbajtur pėr sunnetin dhe xhematin dhe qė do tė largohen nga novatorėt e lartpėrmendur nė besim, ata, me mėshirėn e Allahut, janė grupi i shpėtuar (firka-i naaxhije).

Hasan El-Basriu ka thėnė: “Nga novatori Allahu nuk pranon as agjėrimin, as namazin, as haxhin, as umren, gjersa nuk e shmang risinė e tij.”

Malik ibn Enesi ka thėnė: “Ruajuni prej risive!” – e njėri nga tė pranishmit e ka pyetur: “E ēka janė risitė, o Ebu Abdullah?” “Novatorė janė ata tė cilėt flasin mbi emrat dhe cilėsitė e Allahut, mbi tė folurit, dijen dhe pėrcaktimin e Tij. Nuk heshtin pėr atė pėr ēka kanė heshtur as’habėt dhe ata qė i kanė pasur ato nė mirėsi.”
Salih el-Merri ka treguar se ka qenė dėshmitar kur njė njeri ka hyrė tek Ebn Sirini, dhe personi nė fjali ka filluar tė flet mbi kaderin / pėrcaktimin. Ibn Sirini i ka thėnė: “Do tė ikėsh ti, apo do tė ik unė!?”
Risitė nė tė vepruar (ef’al) ndahen nė dy lloje. Ekzistojnė risi tė tilla pėr tė cilat tė gjithė e dinė se janė risi, madje mund tė jenė tė ndaluara ose tė urryera, dhe risi pėr tė cilat ka shumė qė mendojnė se janė vepra tė mira, tė nėnshtruara dhe adhurime, a nė fakt ato nuk janė.


Fjalėt e Sufjan eth-Thevrijut dhe Xhunejd el-Bagdadit

Sufjan eth-Thevri, ndėr tė tjerash, ka thėnė: “Kush thotė qė Kur’ani ėshtė i krijuar, ai ėshtė pabesimtar (kafir). Kush thotė qė Aliu ka qenė mė meritor pėr imamet se sa Ebu Bekri, ka gabuar dhe nuk di nėse veprat i ngrihen nė qiell apo jo. Halifet dhe imamėt e drejtė janė pesė: Ebu Bekri, Omeri, Othmani, Aliu dhe Omer ibn Abdulazizi.
Shuajb ibn Harbi ka thėnė: Shkruaj: Bismil-lahir-rahmanir-rahim! Imani ėshtė shqiptim, ndėrsa shqiptimi nuk ėshtė nė rregull pa veprat, ndėrsa veprat nuk janė korrekte pa qėllimin/ nijetin. Kurse as shqiptimi, as veprat dhe as nijeti nuk janė korrekte pa pasimin e sunnetit...”

Xhunejd el-Bagdadi, Allahu e mėshiroftė, ka thėnė: “Tė gjitha rrugėt janė tė mbyllura pėrpos atyre tė cilat gjenden nė gjurmėt e tė Dėrguarit tė Allahut, s.a.v.s., tė cilat pasojnė sunnetin dhe rrugėn e tij. Sepse, tė gjitha rrugėt e veprave tė mira janė tė hapura vetėm pėrpara tij, ashtu siē Allahu i Lartėsuar thotė: “Ju e kishit shembullin mė tė lartė nė tė dėrguarin e All-llahut...” (El-Ahzab, 21.)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.shkelqimajdini.tk
 
ĒKA ĖSHTĖ KY BID’ATI / RISIA?*
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema tė Ndryshme :: Bidatet - Risia nė fe-
Kėrce tek: