Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Pėr motrėn e cila nuk ėshtė mbuluar akoma

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ai_Kacanikasi
Admin



Numri i postimeve : 41
Registration date : 04/07/2008

Pėr motrėn e cila nuk ėshtė mbuluar akoma Empty
MesazhTitulli: Pėr motrėn e cila nuk ėshtė mbuluar akoma   Pėr motrėn e cila nuk ėshtė mbuluar akoma EmptyWed Aug 27, 2008 7:43 pm

Pėr motrėn e cila nuk ėshtė mbuluar akoma

Shkruar nga Merita Rexha


Falėnderimi i takon vetėm Allahut tė Lartėsuar si dhe paqja dhe shpėtimi i Zotit qofshin mbi Pejgamberin tonė Muhammed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij, mbi gratė e tij tė ndershme dhe mbi tė gjithė ata qė i pasojnė deri nė ditėn e fundit.
Motėr e dashur:
Selami, mėshira, begatia e Allahut qofshin mbi ty.
Selami nga Ai i cili krijoi qiejt, tokėn, shpendėt dhe lulet.
Selami nga Ai i Cili na i krijoi sytė, gjuhėn dhe veshėt.
Selami nga Ai i Cili sikur tė uleshim sė bashku e t’i numėronim tė mirat e Tij tė cilat na i ka dhuruar nuk do tė mjaftonin edhe nėse qėndrojmė njėqind vite.
Ky shtė Zoti i krijesave i Cili krijoi dhe pėrcaktoi.
Ai ėshtė i Cili e din se dashuria e tij e ka mbushur zemrėn time dhe tėnden.
Allahu e shtrin dorėn e Tij nė cdo natė pėr t’u penduar mėkatarėt e ditės, me bujarinė e Tij kthehet dhe e vepron kėtė edhe gjatė ditės, gjithashtu pėr t’u penduar mėkatarėt e natės.
Mė thuaj motėr, a lejohet pasi qė Allahu na ka krijuar tė adhurojmė dikė tjetėr, na ka begatuar me rrisk dhe tė falėnderojmė dikė tjetėr, tė mirat e Tij tė zbresin mbi ne dhe tė kėqiat tona tė gjiten te Ai….? A nuk ėshtė Allahu i Cili na begaton me tė mira e Ai ėshtė i pasur dhe nuk ka nevojė pėr ne, e bėjmė veten tonė tė urryer te Allahu me veprimin e veprave tė kėqia e ne jemi tė varfėr dhe kemi nevojė pėr tė qoftė pėr sendin mė tė vogėl.
Nėse pendohemi, Ai ėshtė i dashur pėr ne, sepse Allahu i don penduesit dhe tė pastėrit “Allahu i don ata qė pendohen dhe ata qė ruhen prej punėve tė ndyta e tė neveritshme” (El Bekare: 222). Nėse nuk pendohemi Ai ėshtė shėrues pėr neve, na sprovon qė tė na pastrojė nga mėkate.
Njė e mirė tek Allahu ėshtė sa dhjetė tė mira deri nė shtatėqind sevape e mė shumė, ndėrsa njė e keqe te Ai llogaritet njė, nėse pendohemi pėr atė tė keqe qė e kemi vepruar atėherė Ai na e falėn atė, shpėrblen pėr punė tė mira tė vogla dhe falė shumė prej gabimeve tona, mėshira e Tij i ka paraprirė hidhėrimit tė Tij, falja i ka paraprirė ndėshkimit tė Tij, Ai ėshtė i mėshirshėm pėr robėrit e Tij mė shumė se nėna pėr fėmijėn e saj.
Pashė Allahun mė thuaj motėr: A ka pas kėtij tė dashuri tė dashur, pas kėtij shėruesi, shėrues dhe pas kėtij tė afėrmi tė afėrt.
Kush e posedon mėshirėn e tillė, kush e posedon durimin e tillė, kush e ka faljen e tillė? A nuk meriton qė adhurimi i Tij tė jetė adhurimi mė i merituar, a nuk meriton qė tė jetė bindja e tij bindja mė e merituar, a nuk meriton qė dashuria ndaj Tij tė jetė dashuria mė e madhe dhe mbi cdo dashuri tjetėr?!
Jam e sigurt se do tė thuash: “Po“.
Atėherė motėr e dashur, Allahu i Cili mė ka krijuar mua dhe ty, mė ka mbrojtur mua dhe ty, mė ka begatuar me tė mira mua dhe ty, eja qė tė afrohemi tek krijuesi, furnizuesi jonė i Cili me sendin mė tė vogėl me tė cilėn afrohemi te Ai ėshtė tė pėrmbajturit e mbulesės sipas sheriatit, mbulesė e cila ėshtė nder, pastėrti, ngritje, dhe dallimi qė na ka nderuar Allahu neve muslimaneve me tė.
Motėr e dashur, nuk i shkrova kėto fjalė pėr tjetėr pos qė tė dua pėr hir tė Allahut, frika dhe kujdesi pėr tė mirėn tėnde, prandaj tė lutem qė ta lexosh deri nė fund kėtė mesazh se nėse nuk tė bėn dobi nė dicka, patjetėr qė nuk tė dėmton, nėse tė bėn dobi kjo ėshtė dhunti nga Allahu, mos harro qė ta falėnderosh dhe mos mė kurse nga duatė sepse tė gjithė jemi tė varfėr te Allahu.
Motėr e dashur pėrse nuk e veshėn mbulesėn?
Do t’i pėrgjigjem pyetjes tėnde. Tė themi se ti dėshiron qė ta shtysh kėtė derisa tė martohesh. A i ka ndaluar mbulesa femrat prej martesės? A je e sigurt se bashkėshorti i cili tė ka zgjedhur ty pėr grua duke qenė ti e zbulur se do tė pranojė qė ti tė mbulohesh pas martesės? A je e sigurt qė ėshtė njeri besimtar e ai tė ka zgjedhur duke qenė ti e zbulur? A je e sigurt se do tė jetosh derisa tė martohesh? Nėse Allahu nuk ta ka pėrcaktuar qė tė martohesh kur do tė mbolohesh? Ndoshta thua: “Unė nuk dukem e bukur me shami“ Kush ta ka thėnė kėtė ty? Pėrkundrazi ti me shami je mė e bukur, a e din pse? Sepse fytyra jote do tė ndricojė me nurin e imanit (besimit), me kėnaqėsinė e Allahut ndaj teje do tė jesh e nderuar mė shumė, Allahu do tė lėshojė nė zemrat e njerėzve pranimin dhe dashurinė pėr ty si shkak i bindjes sė Tij.
Ėshtė njė gjė e rėndėsishme motėr, ai i cili do tė zgjedhė ty pėr grua nuk do tė zgjedhė formėn e falsifikuar dhe fytyrėn e mbushur me krema dhe pudėr, atij tė cilit i pėlqen pa grim, do t’i shtohet pėlqimi nė ty kur tė grimosesh dhe anasjelltas.
Tė kalojmė te cėshtja tjetėr motėr e dashur, tė themi se ti ndien kėnaqėsi nga shprehjet e pėlqimit tė cilat t’i thonė meshkujt, kjo a ta ngren vlerėn tėnde apo pėrkundrazi? A pranon qė tė shndėrrosh veten nė tėrheqjen e shikimeve dhe shprehjeve tė pahijshme? A prej tyre ėshtė burri i cili ti mendon se bėn qė tė jetė bashkėshorti yt dhe babai i fėmijėve tė tu? A je mashtruar nė pamjen e tyre tė turpshme dhe personalitetin e tyre tė pa vlerė? Ti je mė e shtrejtė, mė e nderuar, qė tė jesh prej tyre, ruaje veten, vlerėn dhe parimin tėnd me mbulesėn.
Allahu ka dashur qė ne tė kemi vlerė. A ka ndodhur qė tė shikosh thesarė, xhevahir, diamant ose margaritar tė paruajtur ose tė hedhur nė rrugė.
Nė skaje tė rrugės hidhen vetėm ato gjėra tė cilat nuk kanė vlerė. Me kė dėshiron qė tė jesh? Nuk mendoj se dėshiron qė tė jesh me tjetėr pos me tė vlefshmet, sepse ti je e vlefshme me fen tėnde, e vlefshme me imanin (besimin) tėnd… e vlefshme me turpin tėnd, e vlefshme me nderin tėnd. Edhe nėse ngrihen zėrat e atyre qė janė tė pafe tė cilėt nuk dėshirojnė tjetėr vetėm se tė jesh e zhveshur nga gjėrat mė tė shtrenjta dhe mė tė vlefshme dhe mė tė dashura pėr zemrėn tėnde… mbulesa jote… e cila bartė kushtrimin e shkruar nė tė: Unė jam e pastėr, unė jam e ngritur, unė jam e shtrenjtė, unė jam e vlefshme, unė jam e ndershme.
Motėr e dashur nė bindjen ndaj Allahut ka ėmbėlsi nė zemėr, do ta provosh atėherė kur tė deklarosh largimin nga bindja e shejtanit dhe t’i bindesh vetėm urdhėrave tė Zotit.
Mbulesa ka dobi tė shumta tė cilat do t’i gjesh kur t’i pėrmbahesh mbulesės sė sheriatit, do tė zgjerohet gjoksi, do tė ndricohet zemra, do tė rehatohet e brendshmja, do tė lehtėsohen brengat, Allahu i Lartsuar thotė: “Kush iu pėrmbahet dispozitave tė Allahut, atij Ai i hap rrugė dhe e furnizon atė prej nga nuk e kujton fare” (Et Talak: 2-3). Dhe thotė: “E kush i frikėsohet Allahut, Ai atij ia lehtėson punėn” (Et Talak: 4). Ky ėshtė premtim prej Allahut i Cili nuk e thyen premtimin, pra cfarė po pret?
Motėr bėhu prej besimtareve se pasha Allahun nuk do tė pendohesh asnjėherė, nxito nė atė qė e kėnaqė Allahun si dhe bėhu e kujdesshme qė mos tė duket asnjė pjesė nga trupi yt, bėje kėtė pėr hir tė Allahut qė Allahu tė jetė i kėnaqur me ty dhe do tė shikosh nė ditėn e kijametit se kush do tė jetė i shpėtuar.
Po e pėrfundoj me njė pyetje tė thjeshtė. Kur tė ringjallemi ditėn e kijametit, kur tė dalim para Zotit tė krijesave, a je pėrgatitur pėr kėtė ditė nė tė cilėn njeriu ikėn prej vėllait tė vet, prej nėnės dhe babait tė vet, prej gruas dhe prej fėmijėve tė vet…
A ėshtė dikush prej atyre tė cilėt kanė shikuar nė ty dhe janė kėnaqur me simpatinė, personalitetin tėnd, bukurinė tėnde, a ėshtė dikush prej tyre i gatshėm qė tė japė ty qoftė edhe fare pak prej tė mirave tė tij ose tė marrė prej teje qoftė edhe njė pjesė tė vogėl prej mėkateve tė tua qė tė shpėtosh nga ndėshkimi i tė zbuluarit tėnd, t’i shpėtosh flakės sulmuese tė zjarrit tė xhehennemit? … Pėrgjigjjen e kėsaj pyetje po ta lė ty!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Pėr motrėn e cila nuk ėshtė mbuluar akoma
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema tė Ndryshme :: Gruaja dhe Familja-
Kėrce tek: