Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Grate e para ne Islam‏

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ai_Kacanikasi
Admin



Numri i postimeve : 41
Registration date : 04/07/2008

Grate e para ne Islam‏ Empty
MesazhTitulli: Grate e para ne Islam‏   Grate e para ne Islam‏ EmptyWed Aug 27, 2008 7:47 pm

Falenderimi i takon Allahut, Zotit tė botėrave, Krijuesit tė gjithėsisė, Furnizuesit dhe Mėshiruesit, Ai qė di tė fshehtėn dhe tė pafshehtėn, tė dukshmen dhe tė padukshen, Ai qė di se ēfarė fshehin zemrat tona nė thellėsi dhe Ai qė krijoi burrin dhe gruan qė tė gjejnė qetėsi tek njėri-tjetri dhe qė iu dha vazhdimėsi, paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamedin, gratė e tij tė nderuara, shokėt e tij besnikė dhe tė gjithė atė qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Gratė janė gjysma e llojin njerėzor dhe ėshtė po ajo qė lind gjysmėn tjetėr tė llojit njerėzor. Pra ajo ėshtė e gjithė bota. Ndėr misteret mė tė mrekullueshme tė natyrės tonė ėshtė dhe ajo e gjinisė. Njė mashull joriprodhues ėshtė i prirur nė forcė fizike duke harruar tė gjithė pjesėn kryesore, rolin qė luan gruaja nė ekzistencėn e tij, dhe nė marrėdhėniet shoqėrore qė rrjedhin nga jetėt tona njerėzore tė pėrbashkėta. Nėna qė na mėrzit mė shumė ka nderimin tonė.
Gjinia, e cila dallohet nė jetėn tonė fizike, dhe qė ka aq shumė influencė nė natyrėn tonė emocionale dhe tė lartė, nuk e meriton frikėn tonė, ose pėrbuzjen tonė ose si privilegj i kėnaqėsive tona, por nderimin tonė nė kuptimin e plotė tė fjalės.

Njė nga rrugėt e efektshme qė zmadhojnė besimin nė zemrėn e dikujt ėshtė tė nxjerrėsh nė dritė disa histori tė besimtareve tė para. Kėto histori shpjegojnė nė dukje mospajtimet me jetėn, natyra e fortė nė njė botė plot me dyndje dhe ndryshime dhe puna e mrekullueshme pėr hir tė Allahut pėr qėllimin e fitimit tė botės tjetėr.
Kėtu do tė japim njė pėrshkrim tė shkurtėr tė grave qė sakrifikuan jetėn e tyre pėr Islamin duke vdekur nė xhihad kundra armikut tė Allahut dhe duke nxjerrė djemtė e tyre nė luftė, duke pasur sakrifica tė shumta tė cilat vetėm sa e shtuan besimin e tyre.

Nėna e njerėzimit “Hava”

Havaja ėshtė nėna e gjithė njerėzimit. Ajo u krijua nga njė prej brinjet e Ademit. Thotė Allahu i Madhėruar nė Kur’an: “Ai ju krijoi juve prej njė njeriu, mandej prej tij e krijoi palėn (ēiftin) e tij…” (Ez-Zumer 6)
Mbasi qė Ademi u krijua engjejt u urdheruan nga Allahu t’i gjunjėzohen atij pėr hir tė Allahut [d.m.th nė shenje nderimi jo adhurimi]. Tė gjithė engjejt e vepruan urdhėrin e Allahut pėrvec Iblisit [djallit] i cili ishte pėrzėnė nga Xheneti pėr shkak tė rebelizmit tė tij. Ademi dhe gruaja e tij, Hava u vendosėn nė Xhenet tė qetė dhe tė bekuar. Por ishte nė dėshirėn e Allahut qė tė ishin tė limituar si nė aftėsi ashtu dhe nė zgjedhje. Ato ishin ndaluar nga Allahu qė tė ju afronin ‘pemės’, por ranė pre e sugjerimeve tė djallit. Adami dhe Hava ishin tė padjallėzuar pėrsa i pėrket cėshtjeve materiale dhe shpirtėrore. Ato nuk e njihnin tė keqen. Por aftėsia e zgjedhjes, e cila iu ishte dhėnė dhe qė i ngrinte mbi ėngjėjt, gjithashtu duke nėnkuptuar se ato e njihnin tė keqen dhe po tė donin mund ta refuzonin atė. Ato ishin lajmėruar pėr rrezikun. Kur ata ranė nė tė keqen atėherė e kuptuan atė. Ato ishin [siē jemi ne tani] duke u pėrpjekur pėr tė bėrė tė mira dhe pėr tė rimarrė pafajsinė dhe lumturinė. Ademi dhe Hava u urdhėruan qė tė popullojnė tokėn. Tė dy ishin shumė tė mėrzitur dhe tė penduar dhe Allahu e pranoi pendimin e tyre sepse ishte e sinqertė. Atyre Allahu u kishte thėnė qė vendbanimi i tyre tani do tė ishte toka ku do tė jetonin, vdisnin dhe ta popullonin deri nė Ditėn e Gjykimit. Thotė Allahu i Madhėruar nė Kur’anin Famėlartė: “Tha: “Nė tė (nė tokė) do tė jetoni (do tė gjallėroni), nė tė do tė vdisni (do tė varroseni) dhe prej saj do tė nxirreni (do tė ringjalleni). El-Araf 25
Disa njerėz proklamojnė qė Hava ėshtė arsyeja e vėrtetė pse lloji njerėzor nuk bonon nė Xhenet sepse ishte ajo qė i kėrkoi Ademit qė tė hėnte nga pema. Ato mendojnė se po tė mos ishte pėr kėtė gabim ne do tė kishim mundur tė jetonim nė Xhenet. Kjo ėshtė padyshim njė hipotezė naive sepse Allahu u tha ėngjėjve para se tė krijonte Ademin: “(Pėrkujto) Kur Zoti yt u tha engjėjve: “Unė po krijoj (po pėrcaktoj) nė tokė njė zėvendės!” (El-Bekare 30) Dhe Allahu nuk tha “do tė krijoj njė zėvėndės nė Parajsė”. Allahu i plotfuqishėm e dinte qė Ademi dhe Hava do tė hanin nga ‘’pema’’ dhe do tė dėrgoheshin nė tokė. Ai e dinte sė djalli do tė pėrfitonte nga pafajshmėria e tyre. Dija qė Allahu atyre u dha ishin gjėrat kryesore pėr jetesėn e tyre nė tokė. Qė nga zbritja e tyre e hershme nė tokė djalli u pėrpoq qė t’i largojė ato nga rruga e Allahut dhe vazhdon pėrpiqet akoma me ne. pra ėshtė njė luftė e vazhdueshme dhe ne duhet tė luftojmė djallin pėr tė fituar Xhenetin.

Perktheu nga anglishtja: Erisa Haspepa
Marre nga libri: The Early Muslim Women
Autori: Dr. Abdel-Hamid Eliwa
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Grate e para ne Islam‏
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Qfar i ndodhi asaj pas vdekjes ?‏

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema tė Ndryshme :: Gruaja dhe Familja-
Kėrce tek: