Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Pse Islami e ndalon mishin e derrit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ai_Kacanikasi
Admin



Numri i postimeve : 41
Registration date : 04/07/2008

Pse Islami e ndalon mishin e derrit Empty
MesazhTitulli: Pse Islami e ndalon mishin e derrit   Pse Islami e ndalon mishin e derrit EmptyWed Aug 27, 2008 8:04 pm

Pse Islami e ndalon mishin e derrit



Qysh para 1400 viteve zbriti Kur’ani dhe ndaloi ngrėnien e mishit tė derrit. Lidhur me kėtė ēėshtje kanė zbritur ajete tė shumta tė Kur’anit, ku Allahu, xhele shanuhu, thotė: “(All-llahu) Ua ndaloi juve vetėm tė ngordhtėn, gjakun, mishin e derrit dhe atė qė thėrret (ngritet zėri me te) jo nė emėr tė All-llahut. E kush shtrėngohet (tė hajė nga kėto) duke mos pasur pėr qėllim shijėn dhe duke mos tepruar, pėr tė nuk ėshtė mėkat. Vėrtetė All-llahu falė, ėshtė mėshirues.” (El- Bekare: 173);
“Juve u janė ndaluar (t'i hani): ngordhėsira, gjaku, mishi i derrit, ajo qė thėrret jo nė emrin e All-llahut, e furmja, e mbytura, e rrėzuarja, e shpuarja (nga briri i tjetrės), ajo qė e ka ngrėnė egėrsira, pėrveē asaj qė arrini ta therrni (para se tė ngordhė), ajo qė ėshtė therrur pėr idhuj, dhe (u ėshtė e ndaluar) tė kėrkoni me short fatin. Kjo ėshtė mėkat ndaj All-llahut…” (El- Maide: 3);
“Thuaj: "Nė atė qė mė ėshtė shpallur mua (nė Kur'an) nuk po gjej diēka tė ndaluar nga ushqimi, pėrveē nė qoftė se ai (ushqimi) ėshtė: coftinė, gjak i derdhur ose mish derri, ai i ndytė, dhe pos asaj qė ėshtė therrur jo nė emėr tė All-llahut (por tė ndonjė idhulli) e qė ėshtė mėkat. E kush detyrohet (t'i hajė kėto tė ndaluara), por duke mos pasur pėr qėllim shijen dhe duke mos e tepruar; Zoti yt ėshtė qė falė e mėshiron shumė.” (El-Ena’m: 145);
Dhe erdhi ajeti tjetėr Kur’anor i cili sqaron se, po qe se Allahu, xhele shanuhu, hidhėrohet ndaj njė populli, i shndėrron ata nė majmuna dhe derra, siē ėshtė fjala e tė Lartmadhėruarit: “Thuaj: "A t'ju lajmėroj pėr njė tė keqe (tė zezė) mė tė dėmshme (nga ajo e metė qė na e shihni) si dėnim nga All-llahu? (Ajo ėshtė) Mallkimi i atij qė e mallkoi All-llahu dhe hidhėrimi ndaj tij, qė disa prej tyre i shdėrroi nė majmunė e nė derra, e i bėri tė djallit. Tė tillėt janė nė pozitė mė tė keqe dhe mė tė humburit prej rrugės sė drejtė.” (El-Maide: 60) Zbritja e kėtyre ajeteve ishte e mjaftueshme pėr muslimanėt qė t’i largohen mishit tė derrit.
Trupi i njeriut ėshtė si njė motor dhe makineri e mrekullueshme e krijuar nga Allahu i Madhėruar. Pa dyshim Ai e di mė sė miri se si duhet tė punojė kjo makineri. Me zhvillimin e shkencės u vėrtetua se shkaku i ndalesės sė mishit tė derrit ėshtė nė dėmet e mėdha qė i sjell ai njeriut.
Nga Ebu Hurejra radijall-llahu anhu transmetohet se i Dėr¬guari, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lam, ka thėnė: “All-llahu, me tė vėrtetė, ka ndaluar alkoolin dhe fitimin nga alko¬oli dhe ka ndaluar ngordhėsirėn dhe fitimin nga ajo, dhe ka ndaluar mishin e derrit dhe fitimin nga ai.” (Shėnon Ebu Davudi)
Njerėzit dhe kafshėt, pak a shumė ndikohen nga ushqimet qė hanė. Ėshtė sugjeruar se njėra ndėr arsyet pėr ndalimin e ushqimit me mish derri qėndron nė natyrėn e derrit. Ligji islamik nė pėrgjithėsi ndalon ushqimin me mish tė mishngrėnėsve (karnivorėve) si: tė luanit, aligatorėve, shqiponjave dhe skifterit dhe lejon ushqimin me mish tė barngrėnėsve (herbivorėve) si: lopėve, deleve, pulave dhe pėllumbaveP.sh. macja, qeni, luani, qė ushqehen me mish janė paksa tė egėr dhe shqyes; ndėrsa delja, dhia, deveja, qė ushqehen me barishte janė mė tė buta dhe mė paqėsore.
Kjo ėshtė e vlefshme dhe pėr njerėzit. Ėshtė vėrejtur se ata qė ushqehen me mishin dhe nėnproduktet e derrit nė pėrgjithėsi janė mė tė rreptė, ndėrsa tė tjerėt janė mė tė urtė e mė tė butė nga natyra. Derri ėshtė njė kafshė qė nuk ka xhelozi pėr femrėn e tij. Tek njerėzit qė vazhdimisht pėrdorin mishin e derrit vihet re se ndjenja e xhelozisė pakėsohet ose shuhet plotėsisht.
Filozofi francez Savorin, e pranon dhe e vlerėson ndikimin e tė ushqyerit mbi karakterin e njeriut dhe thotė: "Mė thuaj mua se ēfarė ha qė unė tė them se ēfarė je ti."
Derri ėshtė mė i rrezikshėm pėr njeriun se sa luftėrat apo katastrofat natyrore-cek revista franceze “Science”. Ajo shton se derri formon lloje tė virusėve lymak-lymor tė cilėt janė tė rrezikshėm dhe nė shumicėn e rasteve e ēojnė njeriun nė vdekje. Kėta virusė, sipas kėsaj reviste kanė shkatėrruar mė shumė se 20 milionė persona nė Evropė nė periudhėn mes viteve 1912 dhe 1918. Revista vėrteton se pjesa dėrmuese e personave qė marrin kėtė virus janė fėmijėt prej dhjetė muajsh e deri nė tetė vite. Nė kėtė rast virusėt godasin sistemin e imunitetit tė tyre (fėmijėve), dhe shkaktojnė shkatėrrim tė plotė shėndetėsor gjatė njė kohe e cila nuk e kalon 72 orėshin.
Kurse, agjensia gjermane “DPA” ka lajmėruar se 45% e rasteve tė trashėsisė nga e cila vuan populli gjerman shkaktohet pėr shkak tė ngrėnies sė mishit tė derrit dhe ka shtuar se yndyrėrat e shumta nė mishin e derrit shkaktojnė probleme shėndetėsore tė mėdha pėr zemrėn e qė zakonisht qojnė nė vdekje.
Referatet mjekėsore tė shpallura nga qeveritė australiane, franceze dhe indoneziane deklarojnė nė mėnyrė tė prerė, se me tė vėrtetė derri bart tek njeriu njė sėmundje tė keqe, e ajo ėshtė sėmundja (kallja e trurit japan). Revista Australiane “Medicine and science” thotė: “Me tė vėrtetė kjo sėmundje vetėm nė Australi pėr njė vit mbyti mė shumė se 30 mijė persona”.
Sipas studimeve qė bėnė shkencėtarėt e degės sė mikrobiologjisė tė universitetit “COLUMBIA”nė shtetin Ohio tė Amerikės, derri bart njė virus i cili quhet “HINDRA” e ky virus bartet tek njeriu pėrmes ngrėnies sė mishit tė derrit. Studimi ka vėrtetuar se ky virus jeton nė shkallė tė ndryshme nxehtėsie, dhe edhe gjatė procesit mė tė mirė tė gatimit tė mishit tė derrit ky virus nuk zhduket lehtė pasi ėshtė e vėshtirė ndarja e kėtij virusi nga “ADN-ja” e qelizave tė mishit tė derrit.
Studimi tregon se ky virus shkakton dobėsimin e imunitetit te njeriu.
Shkenca moderne ka identifikuar edhe aspekte tė tjera tė dėmshme nga mishi i derrit. Sėmundja e quajtur trikinoza shkaktohet nga skrraja e quajtur trichinella spiratis qė kryesisht gjendet tek derrat. Njerėzit zakonisht infektohen duke ngrėnė larvėn nė mishin e derrit tė pazier apo tė zier si dhe nė produktet e mishit tė derrit. Lėngjet e lukthit e lirojnė larvėn, e cila shpejt piqet dhe shumohet. Brenda 4-5 ditėsh femra e rritur fillon tė lirojė larva qė shpėrndahen pėrmes gjakut nė trup. Larva qė arrin tek muskujt shiritor vendoset aty dhe mbetet nė atė gjendje pėr vite tė tėra. Vdekja mund tė shkaktohet brenda 2-3 javėsh me infeksione tė mėdha; por mė shpesh shkaktohet brenda 4-8 javė nga komplikimet e mėdha nė zemėr apo pneumoni. Pavarėsisht nga zvogėlimi i dukshėm i pėrhapjes sė trikinozės tek njerėzit nė SHBA, nė vit ka 150 000 raste infektimi. Infektimi me shiritin e derrit- taenia solium mund tė jetė me komplikime nga cisteseroza pėr tė cilin nuk ka shėrim specifik. Ndėr shenjat e saj janė epilepsia nė mes atyre qė jetojnė nė njė zonė endemike pėr shiritin e derrit.

Mishi i derrit ėshtė njė mish me shumė dhjam, dhe mbas konsumimit ky dhjam kalon nė gjak dhe nė njė tė ardhme rrezikon shėndetin e njeriut. Kjo yndyrė qė shėtit nėpėr damarėt e njeriut, bėhet shkak pėr rritjen e tensionit tė gjakut (hipertension), bllokimin e damarėve dhe pėr infarkt tė zemrės.
Nė mishin e derrit gjendet dhe njė lėndė e dėmshme e quajtur "Sutoksin". Pėr t'u hedhur jashtė trupit tonė kjo lėndė qė hyn me mishin e derrit, duhet qė gjėndrat limfatike tė punojnė mė tepėr. Tek fėmijėt kjo gjendje bėhet shkak pėr qelbėzimin dhe fryrjen e tyre. Qafa e fėmijės sė sėmurė fryhet nė mėnyrė anormale dhe ngjan me atė tė derrit. Pėr kėtė arsye kėsaj sėmundje "skrofuloz" i vihet dhe emri "sėmundja e derrit". Me avancimin e sėmundjes tė gjitha gjėndrat limfatike nė trup infektohen, fryhen, temperatura rritet, nisin dhimbjet dhe paraqitet njė gjendje e rrezikshme.
Mishi i derrit ėshtė i pasur me squfur dhe me konsumimin e tij nė trupin e njeriut hyn njė sasi mė e madhe se normalja. Ky squfur i tepėrt depozitohet nė pjesėt kėrcore, nė muskuj dhe nerva, dhe nė artikulacione (kyēe) shkakton inflamacion, prishje tė tyre dhe sėmundje tė tjera. Nė qoftė se mishi i derrit konsumohet vazhdimisht, pjesėt e forta kėrcore nė trup fillojnė tė dobėsohen dhe me kohė shtypen nėn peshėn e trupit, dhe kėshtu kyēet (artikulacionet) prishen. Duart e njerėzve qė konsumojnė vazhdimisht mishin e derrit, qullosen, e nė to formohen shtresat e dhjamit. Nėse njė sportist vazhdimisht ha kėtė mish, bėhet dembel, ndien lodhje dhe lėviz mė pak e mė ngadalė. Disa futbollistė pėr pasojė kanė humbur edhe profesionin e tyre.
Hormoni i rritjes, ėshtė njė tjetėr lėndė qė gjendet me shumicė nė trupin e derrit. Derrkuci kur lind ėshtė disa qind-gramė por brenda 6-muajsh shkon nė 100 kg. Kjo rritje kaq e shpejtė bėhet shkak pėr infeksion dhe enjtje nė organe tė ndryshme. Gjithashtu bėhet shkak pėr njė rritje anormale nė kockat e duarve, tė kėmbėve, hundės, dhe nofullave si dhe shkakton dhjamosje tė trupit. Efekti mė i spikatur i hormonit tė rritjes sė derrit ėshtė krijimi i kushteve tė pėrshtatshme pėr zhvillimin e kancerit. Personat tė cilėt merren me therjen e derrave thonė se pas njė moshe tė caktuar derrat meshkuj nė pėrgjithėsi preken nga kanceri.
Mishi i derrit pėrmban lėndėt e quajtura "histamin" dhe "imtidazol", lėndė tė cilat shkaktojnė ndjenjėn e kruajtjes nė lėkurė. Kjo pėrgatit fushėn pėr sėmundje lėkure si: ekzema, dermati, neuro dermati.
Gjithashtu, kėto lėndė rrisin mundėsinė qė njeriu tė preket edhe nga sėmundjet e mėposhtme: apandesiti, sėmudje tė tėmthit e rrugėve tė tij, infeksion tė damarėve, etj. Pėr kėtė arsye doktorėt i rekomandojnė tė sėmurėve tė zemrės (sėmundje kardiake) qė tė mos hanė mish derri nė mėnyrė absolute.
Njė nga sėmundjet e rrezikshme qė i kalon njeriut me anė tė mishit tė derrit ėshtė edhe "Trishina". Derrat e marrin kėtė sėmundje kur hanė minj ose mishin e derrave me shirit. Shiriti nuk shkakton sėmundje tė rėndėsishme tek derrat, por kur kalon tek njeriu shkakton njė sėmundje tė rrezikshme dhe vdekjeprurėse. Krimbat e vegjėl tė trishinės qė merren me mishin e derrit, nga stomaku dhe zorrėt kalojnė nė gjak dhe kėshtu pėrhapen nė tė gjithė trupin. Nė veēanti vendosen nė nofull, gjuhė, qafė dhe nė muskujt nė zonėn e kraharorit. Ata shkaktojnė paralizė nė muskujt e pėrtypjes e tė tė folurit. Gjithashtu, shkaktojnė bllokim nė damarė dhe meningjit (qelbėzim i cipės sė trurit). Nė disa raste tė rėnda pėrfundimi ėshtė vdekja. Ana mė e keqe e kėsaj sėmundjeje ėshtė se nuk ka njė mjekim tė caktuar. Sėmundja e trishinės, ėshtė e pėrhapur veēanėrisht nė vendet ku konsumohet mishi i derrit. Me gjithė kontrollet e rrepta tė veterinerėve nė Norvegji, Angli dhe Poloni vėrehen epidemitė e trishinės. Pėr vendet islame kjo sėmundje ėshtė e panjohur pasi muslimanėt nuk e pėrdorin mishin dhe nėnproduktet e derrit.

Pėrgatiti: Fexhrie Kaēiu
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Pse Islami e ndalon mishin e derrit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema tė Ndryshme :: Kur'ani , Shkenca , Shėndetėsia-
Kėrce tek: