Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Komentimi i ajetit 60 tė sures Teube

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ebu_Derda
Admin



Numri i postimeve : 105
Registration date : 02/07/2008

Komentimi i ajetit 60 tė sures Teube Empty
MesazhTitulli: Komentimi i ajetit 60 tė sures Teube   Komentimi i ajetit 60 tė sures Teube EmptyWed Jul 02, 2008 5:32 pm

Komentimi i ajetit 60 tė sures Teube



“All-llahu caktoi obligim qė lėmosha (zekati etj.) t'u takojė vetėm tė varfėrve (nevojtarėve), tė ngratėve (qė s'kanė fare), punonjėsve (qė e tubojnė), atyre qė u duhen pėrfituar zemrat (tė dobėtėve nė besim), e duhet dhėnė edhe pėr lirim nga robėria, tė mbyturve nė borxhe, (luftėtarėve) nė rrugėn e All-llahut dhe atij qė ka mbetur nė rrugė. All-llahu e di gjendjen e robėrve, punon sipas urtėsisė sė Vet.” (Teube, 60)

Me kėtė ajet zekati merr pozitėn e vet nė sheriatin islam. Zekati nuk ėshtė njė dhėnie vullnetare, por urdhėr dhe obligim pėr muslimanin. Zekati ėshtė njėri ndėr obligimet e Islamit, tė cilėn shteti islam e tubon nė mėnyrė qė tė kryejė njė shėrbim social.
Allahu i ka dalluar disa njerėz me pasuri ndaj disa tė tjerėve, si njė begati qė Allahu u ka dhėnė atyre dhe e bėri dhėnien e njė pjese tė kėsaj pasurie pėr ata qė nuk kanė si falėnderim ndaj kėsaj begatie.
Me kėtė ajet, Allahu vendos njė rregull shumė preciz, se cilėt janė ata qė e meritojnė marrjen e zekatit. Allahu i Lartėsuar na tregon edhe llojet pėr tė cilėt mund tė derdhet ky fond. Nėse njeriu e jep zekatin nė njėrin prej kėtyre fondeve, i pranohet. Nė tė kundėrtėn, jo.
Lloji i parė nė kėtė ajet janė tė varfrit (nevojtarėt) (fukara), ndėrsa lloji i dytė janė tė ngratėt (qė s'kanė fare).
Dijetarėt e gjuhės arabe dhe tė fikhut nuk janė nė ujdi pėr dallimin mes tė varfrit (fekir) dhe tė ngratit (miskin). Disa thonė se nuk ka dallim mes tyre, disa tė tjerė bėjnė dallim mes tyre. Mospajtimet rreth kėtyre dy llojeve kanė arritur deri nė 9 mendime, por ne do tė cekim vetėm disa prej tyre.
Jakub b. Sukejji, Kutebi dhe Junus b. Habibi anojnė nga mendimi se i varfri (fekiri) ėshtė nė njė gjendje mė tė mirė sesa i ngrati (miskini) dhe kanė thėnė: “I varfėr (fakir) ėshtė ai qė ka diēka qė i mjafton dhe ka mundėsi tė jetojė me tė, ndėrsa i ngrati (miskini) ėshtė ai qė nuk ka asgjė para vetes. Tė kėtij mendimi janė edhe Ebu Hanifja dhe Kadi Abdul Vehabi.
Ndėrsa disa tė tjerė kanė thėnė tė kundėrtėn, se i ngrati (miskini) ėshtė nė gjendje mė tė mirė sesa i varfri (fekiri). Kėta kanė argumentuar me fjalėn e Allahut: “Sa i pėrket anijes, ajo ishte pronė e tė varfėrve, qė veprojnė nė det, e unė desha tė bėjė atė me tė meta, ngase para tyre ishte njė sundues qė grabiste ēdo anije (tė aftė - pa tė meta).” (Kehf, 79). Pra, nė kėtė ajet Allahu ka pėrdorur fjalėn miskin.
Ndėrsa shafitė mendojnė se nuk ka dallim mes kėtyre dy llojeve nė kuptim, edhe pse nė emėrtim dallojnė.
Ajo ēka vėrehet prej kėsaj qė thamė ėshtė se ka dallim mes miskinit dhe fekirit dhe se kėto janė dy lloje, vetėm se njėri prej tyre ėshtė mė nė nevojė se tjetri.
Lloji i tretė i atyre qė e meritojnė zekatin janė punonjėsit (qė e tubojnė), d.m.th. ata tė cilėt i dėrgon imami (udhėheqėsi) pėr tubimin e zekatit dhe i autorizon pėr tubimin e tij. Buhariu shėnon nga Ebu Humejd Essaidij, i cili ka thėnė: “E autorizoi i Dėrguari i Allahut njė njeri prej Esdit pėr marrjen e zekatit nga Benu Sulejm, i cili quhej Ibnu Lutejbe. Dhe kur u kthye ai, i Dėrguari i Allahut e llogariti atė.”
Dijetarėt nuk janė tė njė mendimi se sa duhet tė marrė prej zekatit ai qė ėshtė i autorizuar ta tubojė atė. Rreth kėsaj ēėshtjeje kemi tre mendime.
Muxhahidi dhe Shafiu kanė thėnė se i jepet njė e teta. Ibnu Umeri dhe Maliku thonė se i jepet njė rrogė pėr punėn e tij. I kėtij mendimi ėshtė edhe Ebu Hanifja dhe pasuesit e tij. Mendimi i tretė ėshtė qė t’i jepet prej arkės shtetėrore.
Lloji i katėrt janė ata qė u duhen pėrfituar zemrat (tė dobėtit nė besim). Kėta janė njė popull tė cilėt ishin nė fillim tė Islamit tė tyre dhe ua pėrfitonin zemrat me dhėnien e njė pjese tė zekatit, pėr shkak tė bindjes sė dobėt qė kishin. Zuhriu ka thėnė: “Qė tė pėrfitohen zemrat e tyre” janė ata tė cilėt e kanė pranuar Islamin prej ēifutėve dhe tė krishterėve, edhe nėse janė tė pasur”. Ndėrsa disa dijetarė tė vonshėm kanė rėnė nė mospajtim se kush janė ata tė cilėt duhet t’ua pėrfitojmė zemrat. Ata kanė thėnė se ata janė njė lloj jobesimtarėsh qė u jepet zekat qė t’u pėrfitohen zemrat. Kėta nuk e kanė pranuar Islamin me shpatė, por e kanė pranuar Islamin duke ua pėrfituar zemrat me dhėnie dhe me bamirėsi. Ėshtė thėnė gjithashtu se ata janė njė popull tė cilėt e kanė pranuar Islamin nė anėn e jashtme, por ende zemrat e tyre nuk janė bindur plotėsisht. U jepet atyre zekati, qė tė forcohet Islami nė zemrat e tyre. Ėshtė thėnė gjithashtu se atyre qė u ėshtė dhėnė zekati pėr t’ua pėrfituar zemrat kanė qenė disa nga paria e jobesimtarėve, tė cilėt kishin pasues. U jepej atyre zekati qė pasuesit e tyre tė bėheshin pėr vete.
Gjithė kėto thėnie janė tė afėrta njėra me tjetrėn. Qėllimi i tyre ėshtė qė t’u jepet zekati atyre tė cilėve u forcohet feja vetėm me dhėnie. Edhe ky ėshtė njė lloj xhihadi, sepse jobesimtarėt janė tre llojesh: Njė lloj largohet nga mosbesimi me paraqitjen e argumenteve, njė lloj largohen nga mosbesimi duke qenė nėn sundimin e muslimanėve dhe njė lloj tjetėr futet nė Islam falė dhėnies dhe bamirėsisė ndaj tyre. Ndėrsa imami (udhėheqėsi) ėshtė ai i cili shikon se cila metodė ėshtė mė e pėrshtatshme pėr t’i larguar ata nga mosbesimi.
Nė Sahihul Muslim, i Dėrguari i Allahut alejhi selam thotė: “Unė ju jap disave tė cilėt janė tė hershėm nė Islam, qė t’i pėrfitoj ata.”
“E duhet dhėnė edhe pėr lirim nga robėria”, d.m.th. pėr lirimin e robėrve dhe ky ėshtė lloji i pestė. Ibnu Abasi dhe Ibnu Umeri, si edhe medhhebi i Imam Malikut dhe tė tjerėve, kanė thėnė se lejohet qė imami (udhėheqėsi) tė blejė robėr prej pasurisė sė zekatit dhe pastaj t’i lirojė ata. Po ashtu, nėse pronari i zekatit blen rob dhe i liron, lejohet njė gjė e tillė.
Lloji i gjashtė janė tė mbyturit nė borxhe, d.m.th. janė ata tė cilėt janė tė mbytur nė borxhe dhe nuk kanė mundėsi t’i paguajnė. Mirėpo nėse borxhin e ka nė haram dhe nė mėkate, nuk lejohet t’i jepet zekati, pėrveēse nėse pendohet
Lloji i shtatė janė ata nė rrugėn e All-llahut, d.m.th. janė ata tė cilėt luftojnė nė rrugėn e Allahut. Atyre u jepet zekati pėr atė qė shpenzojnė nė rrugėn e Allahut, pa marrė parasysh a janė tė pasur apo tė varfėr. Ky ėshtė mendimi i shumicės sė dijetarėve.
Nė llojin e tetė hyn ai qė ka mbetur nė rrugė. Fjala ėshtė pėr atė qė ėshtė nė udhėtim dhe i janė ndėrprerė ēdo lidhje me vendin dhe pasurinė e vet, e kėshtu me radhė. Atij i jepet zekati, edhe nėse ėshtė i pasur nė vendin e vet dhe nuk duhet t’i kėrkojmė atij t’i kthejė kėto tė holla, apo kėtė pasuri, apo tė mundohemi tė gjejmė dikė i cili ia jep hua kėtė pasuri.
Ky pra ėshtė njė obligim shoqėror, i cili e rregullon gjendjen sociale tė muslimanėve. Me kėtė, Allahu dėshiron t’i pastrojė zemrat e besimtarėve nga koprracia dhe t’i lidhė ato zemra mes personave tė kėtij umeti. Ky ėshtė njė obligim prej Allahut, Atij i Cili e di se ē’ėshtė nė tė mirėn e robėrve tė Tij dhe i rregullon ēėshtjet e robėrve tė Tij me njė urtėsi absolute. “All-llahu e di gjendjen e robėrve, punon sipas urtėsisė sė Vet.”
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Komentimi i ajetit 60 tė sures Teube
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema rreth :: Kur'an dhe Tefsir-
Kėrce tek: