Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Fara e zezė (Habbetus-sevda)

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ai_Kacanikasi
Admin



Numri i postimeve : 41
Registration date : 04/07/2008

Fara e zezė (Habbetus-sevda) Empty
MesazhTitulli: Fara e zezė (Habbetus-sevda)   Fara e zezė (Habbetus-sevda) EmptyWed Aug 27, 2008 8:10 pm

Fara e zezė (Habbetus-sevda)
Shkruar nga Fexhrie Kaciu




Kjo ėshtė bimė e zakonshme e zezė e familjes sė grunajave, kėrcelli i sė cilės rritet nga 40 deri 60 cm. Kjo bimė ka gjethe tė ndara mirė dhe lule tė kaltra. Nga ato dalin fara tė zeza tė vogla kėnddrejta, tė cilat njihen gjithashtu si farė e bekuar ose farė e zezė. Kjo bimė ėshtė pėrdorur para mė shumė se dy mijė vjetėve.

Ebu Hurejre, r.a., ka treguar se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., ka thėnė: "Pėrdorni rregullisht kėtė farė tė zezė, sepse ajo pėrmban nė vete ilaē pėr ēdo sėmundje, pėrveē vdekjes."

Egjiptasit e vjetėr e kanė njohur dhe e kanė pėrdorur farėn e zezė, tė cilėn, nė papiruset e tyre, e kanė pėrshkruar si farė botanike mjekėsore. Romakėt e kanė njohur gjithashtu kėtė farė dhe e kanė quajtur farė koriandere greke dhe e kanė pėrdorur si plotėsues dietetik.

Nga kjo bimė nxirret vaj i posaēėm i cili pėrdoret pėr pėrgatitjen e preparateve mjekėsore. Ai pėrdoret edhe kundėr bronkitit dhe kollės, ndihmon nė rritjen e tonusit tė trupit, vepron si tonik digjestiv, ndal gogėsimėn, pakėson thartirėn e lukthit, stimulon tajitjen e urinės, zbėrthen gazrat, nxjerr parazitėt jashtė zorrėve, mėnjanon lukodermėn, pėrdoret te disa alergji tė lėkurės, fashit mukusin e nxehtė qė rikthehet nė ēdo katėr ditė, zbėrthen obstruksionet, stimulon ciklin menstrual, rrit taitjen e qumėshtit nga gjoksi i nėnės dhe mund tė shkaktojė rrjedhjen intensive tė qurrave.
Hedhja e disa pikave tė vajit tė kėsaj bime nė kafe qetėson sistemin nervor dhe ndihmon tė sėmurėt me kollė tė keqe, kollė tė thatė, astmė dhe me probleme tė frymėmarrjes. Pirja e vajit tė papėrzier ose tė pazbutur tė farės sė zezė mund tė shkaktojė acarim dhe tė shumtėn e rasteve e ngacmon traktin tretės.

Nė Kannunin e tij (Enciklopedi mjekėsore), Ibn Sina pohon se fara e zezė vepron si mjet pėr nxjerrjen e kėlbazės, stimulon energjinė trupore dhe ndihmon rehabilitimin pas lodhjes dhe plogėshtisė.

Vėnia e pudrės sė prodhuar nga fara e zezė nė njė napė dhe pėrthithja e saj ndihmon zakonisht nė zvogėlimin e pasojave tė rrufės sė zakonshme. Shokėt e tė Dėrguarit tė Allahut, s.a.v.s., e kanė pasur zakon qė tė vinin 21 kokrra tė farės sė zezė nė njė pėlhurė (napė) liri. Gjatė natės e futnin nė ujė dhe nė mėngjes hidhnin nga njė pikė tė kėsaj tretėsire nė secilėn vrimė tė hundės. Kjo ndihmon nė lirimin e mbylljeve nė hundė dhe kundėr dhembjeve tė ftohta tė kokės.

Fara e zezė mund tė jetė e dobishme nė disa sėmundje tė nxehta dhe tė thata, siē ėshtė konjuktivitisi (inflamacioni i cipės sė syrit), me ē'rast kombinimi i sasisė sė kufizuar tė farės sė zezė me ilaēet e tjera mund tė ndihmojė depėrtimin e tyre tė shpejtė.
Lėngu i farės sė zezė ndihmon nė shėrimin e ērregullimeve abnormale tė menstruacioneve (amenorea) dhe vėshtitėsive menstruale (dysmenorea), i mbyt skrrajat e zeza dhe mund tė ndihmojė abortin njėsoj sikurse qė pėrdoret gjatė etheve rekurente, paralizės dhe hemorroideve. Lėngu i zier i farės sė zezė mund tė zhvillojė kontraksionet (tkurrjet) e mitrės pas lindjes.

Fara e zezė ndihmon gjithashtu zvogėlimin e djersitjes dhe mėnjanon njollat nė lėkurė. Pirja e lėngut tė farės sė zezė tė bluar dhe tė ėmbėlsuar me mjaltė, mund tė ndihmojė nė tretjen e gurėve nė tėmbėl dhe nė veshkė.

Kremi i farės sė zezė stimulon gjithashtu rritjen e mjekrrės dhe mund tė pengojė zbardhjen e flokėve. SI fasho nė kokė, fara e zezė mund tė lehtėsojė dhembjen e kokės. Shpėrlarja e gojės me lėngun e farės sė zezė tė pėrzier me uthull ndihmon forcimin e dhėmbėve dhe tė mishit tė dhėmbėve, si dhe lehtėson dhembjen e kokės. Futja e tretėsirės sė farės sė zezė tė bluar nė ujė zvogėlon vajin intensiv tė foshjnave tė posalindura.
Pjekja e farave tė zeza, e pastaj bluarja e tyre dhe zbutja nė ēfarėdo vaji bimor, dhe hedhja e tre-katėr pikave tė kėsaj tretėsire nė secilėn vrimė tė hundės liron sistemin e pėrgjithshėm tė ftohjes dhe mbylljet e hundės qė shoqėrohen nga teshtitje intensive.

Vėrtet, dobitė mjekėsore qė i pėrmban fara e zezė janė tė shumta dhe pėr t'u njohur duhet tė studiohen veprat e mjekėve tė njohur. Nuk duhet tė merret mė shumė se dy dramė nė ditė qė pihen me ujė. Por, disa mjekė pohojnė se ngrėnia intensive e farės sė zezė mund tė shkaktojė vdekjen.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Fara e zezė (Habbetus-sevda)
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema tė Ndryshme :: Kur'ani , Shkenca , Shėndetėsia-
Kėrce tek: