Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Uji i Zemzemit- ushqim dhe ilaē

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ai_Kacanikasi
Admin



Numri i postimeve : 41
Registration date : 04/07/2008

Uji i Zemzemit- ushqim dhe ilaē Empty
MesazhTitulli: Uji i Zemzemit- ushqim dhe ilaē   Uji i Zemzemit- ushqim dhe ilaē EmptyWed Aug 27, 2008 8:11 pm

Uji i Zemzemit- ushqim dhe ilaē

Shkruar nga Fexhrie Kaēiu





Pusi i Zemzemit ka njė histori tė veēantė, histori e cila mahnit kureshtarėt dhe ua shton bindjen tek Zoti atyre qė kanė sadopak besim.
Shekuj mė parė, Haxherja kėrkonte, pothuajse, pa shpresė ujė nė mes tė kodrave Safa dhe Merua pėr t’i dhėnė djalit tė saj tė vogėl, Ismailit (alejhi selam). Ishte kjo njė tokė nėpėr tė cilėn duhej tė ecje ditė e net tė gjata pėr tė parė shenja jete, njė shkretėtirė e pafund. Ndėrkohė qė ajo vraponte prej njė vendi nė tjetrin pėr tė gjetur ujė, pas pak pellgu i ujit doli nė sipėrfaqe dhe me mirėsinė e Allahut u shndėrrua nė pus, i cili do tė quhej zemzem dhe qė do tė shėrbente, jo vetėm pėr Haxheren dhe fėmijėn e saj, por pėr milona haxhinj nga e mbarė bota.
Pejgamberi, alejhi selam, ka thėnė:
“Uji mė i mirė nė sipėrfaqen e tokės ėshtė uji i Zemzemit. Ai ėshtė ushqim pėr tė uriturit dhe ilaē pėr tė sėmurėt.”
“Uji i Zemzemit, me lejen e Allahut ėshtė pėrmbushės i atij qėllimi pėr tė cilin pihet."Nga Ajshja r.a. transmetohet se Muhamedi, alejhi selam, me ujin Zemzem i ka stėrpikur tė sėmurėt dhe u ka dhėnė tė pijnė prej tij.

Profesori Jahja Hamza Kushka, i cili mori mostrat nga burimet kryesore tė ujit tė Zemzemit dhe bėri analizat e tij nė laboratorin e ujit tė rajonit perėndimor, ka thėnė:
“Marrė nė pėrgjithėsi, uji i Zemzemit dallon me pėrqindje tė madhe tė kalciumit, magnezit dhe mineraleve tjera.”
Numri i pėrgjithshėm i mineraleve nė ujin Zemzem arrin nė 2000 mg/l. Nga kjo mund tė themi se ky ujė ėshtė i pasur me minerale. Ndoshta kjo ėshtė arsyeja qė uji i zemzemit i freskon haxhinjtė e lodhur. Por, njė e mirė tjetėr e ujit tė Zemzemit ėshtė se ai pėrmban fluoride, tė cilat kanė veprim tė frytshėm mikrobevrasės.
Pėr mė shumė, shėnimet e laboratorėve dėshmuan se uji zemzem ishte i pėrdorshėm pėr pije.

Nė fakt, sa mė shumė tė hulumtohet pėr pėrmbajtjen e ujit tė Zemzemit, njeriu aq mė shumė do tė befasohet dhe tė bindet nė mrekullinė e kėtij uji qė Zoti e bėri dhuratė pėr besimtarėt qė vijnė nga larg pėr haxhillėk.
Tė veēantat e ujit tė Zemzemit:

- Uji i Zemzemit ka shije tė ndryshme nė vende tė ndryshme.- Ky ujė kurrė s’ka qenė trajtuar kimikisht, as kurrė s’ka qenė klorizuar, siē ėshtė rasti me ujėrat e tjerė tė qytetit. Kėtu s’kishte asnjė shenjė tė zhvillimit tė bimėve gjė qė ėshtė e zakonshme nė shumicėn e puseve.- Pusi i Zemzemit nuk ėshtė tharė asnjėherė dhe as nuk ėshtė ndotur qė nga koha kur e rihapi Abdul Mutalibi. Pėrkundrazi, ai i ka plotėsuar gjithmonė nevojat pėr ujė. Ai ka ruajtur gjithmonė tė njėjtėn pėrbėrje kripėrash dhe tė njėjtiėn shije, qė kur ekziston.
- Qė ky ujė pihet, njihet botėrisht, sepse haxhinjtė nga e tėrė bota vizitojnė Qaben ēdo vit pėr Haxh dhe pėr Umre dhe asnjėherė nuk janė ankuar pėr tė. Pėrkundrazi, ata janė kėnaqur gjithmonė me tė.

Uji i Zemzemit konsiderohet ujė i rėndė (har water) ngase ėshtė i pasur me kalcium dhe magnez. Hulumtimet shkencore bashkėkohore tregojnė se sėmundjet e arterieve koronare (sulmet nė zemėr) nė vendet ku njerėzit pijnė ujė tė rėndė janė tė rralla.

Uji i Zemzemit ėshtė ujė natyral i gazuar pasi nė pėrmbajtjen e tij ka mė tepėr se 366 mg/1 bikarbonate.

Ibėn Kajimi, Allahu e mėshiroftė, nė librin Zadu-l-Me’ad, ka thėnė:
“Kam pėrjetuar gjėra tė ēuditshme unė dhe tė tjerėt nė shėrimin e sėmundjeve me anė tė ujit tė Zemzemit. Jam shėruar me dėshirėn e Allahut. Kam parė njerėz qė kanė jetuar gati se gjysmė muaji vetėm me ujė tė zemzemit, duke mos ndier uri.”
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Uji i Zemzemit- ushqim dhe ilaē
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema tė Ndryshme :: Kur'ani , Shkenca , Shėndetėsia-
Kėrce tek: