Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Rinia jone kah po ja mabne

Shko poshtė 
AutoriMesazh
argjendi

argjendi


Numri i postimeve : 6
Registration date : 19/08/2008

Rinia jone kah po ja mabne Empty
MesazhTitulli: Rinia jone kah po ja mabne   Rinia jone kah po ja mabne EmptySun Sep 14, 2008 12:25 am

Rinia jonė , kah po ja mbanė?

Kjo asht Kosova.
Nji vend i vogėl nė Gadishullin Ballkanik e popullume kryesisht me shqiptarė musliman tė cilėt pėrbajnė rreth 92% tė popullsisė sė saj.
Historia e saj lė pėr tė njohun Kosovėn si njė vend tė shtypun e cunguem.
Shumllojshmėria asht nanė e qdo gjaje , e kombeve , feve , politikave dhe kulturave.
Edhe sot evidentojmė plagėt e sė kaluarės sė hidhun nga shtypėsit qė nuk pushuen e po vazhdojnė.
Po bahen dhjetė vjet qė kur gėzojmė diqka qė se kemi , por ata na pėrfytyrojnė nė mėnyra tė shumllojta.
Fill pas tėrheqjes sė forcave serbe nga Kosova , politikanėt tanė kishin qėndrime serioze e tė sigurta pėr ni Kosovė tė pavarun e me teritor tė pacėnueshėm.
Dhe po bahen dhjetė vjet qė Kosva nuk ushtron kontroll mbi pjesėn veriore tė Mitrovicės.
Populli i lodhun nga gjendja e randė ekonomike , nuk le vend tė mendoj pėr qashtje madhore se ato ja ka dorėzue duarve tė "sigurta" t'njerėzve tė korruptuem tė cilėt shiten ma lirė se gjanat ushqimore nė sezonėn e zbritjeve gjatė festave tė fundvitit.
E populli ushqehet me premtime boshe qė ndėrrojnė ngjyrėn e shijen po prap mbeten boshe.
Europa , bota perėndimore tėrheqėse si gjithmonė , andėrr e q'do tė riu qė po humbet sporteleve tė stėrmbushuna me qindra kandidatė pėr punėn qė u jepet 20 punonjėsve , fakultetet gjėmojnė ditėn e provimit pranues , e tė dėshpėruem kthehen ma shum se 10000 maturant qė pėrbajnė rreth 50% .
Qysh thoni? Q'i shkrepet nė krye nji 18 vjeqari pėr tė cilin dyert e fakultetit janė tė ngushta , punėn se gjen as nė andėrr e gjendja ekonomike po e gllabėron tė gjallė?
Gjermania , Zvicrra , pa dyshim janė zgjidhja e fundit para litarit.
Gjatė vizitave tė verės qė na bajnė bashkė atdhetarėt tanė , ministrat u premtojnė atyne rrugė te reja pėr t'ju lehtėsue ardhjen dhe shkuarjen , pasaporta tė reja , ahengje , e gjana tė imta por jo kushte tė mira jetese pėr kthimin e tyne , se ato kushte s'po arrijnė t'ia ofrojnė familjarėve qė kanė mbetur kėtu .
Nėpėr fjalimet e matuna flasin njerėzit eminent nga jeta politike me fjalorė tė zgjedhun pėr ti lanė pėrshtypje opinionit tė gjanė sidomos rinisė duke i'u drejtue me fjalėt si :
"Ju jeni ardhmėria e Kosovės" ose "Fati i kosovės ėshtė nė duart tuaja" etj , po ato mbeten veqse fjalė foltoreje qė vdesin me tė dalė nga salla e stolisun.
Jo qė rinisė nuk po i jepet shkollim e punėsim po as kulturė , t'rinjtė e t'rejat e Kosovės jan ba robė tė ni tv-je qė nė programin e saj nuk gjenė vend pėr tjetėr gja veq serialeve tė degjenerueme latino amerikane qė po e katranosin fare k'te pak rini qė po arrinė me mbet pėrmbrenda kufijve tė kėsaj Kosove "martire" qė s'la gja pa pėrjetue.

Thirrje

Po e shfrytėzoj rastin me ba ni thirrje te t'gjith ata qė po e vėrejnė se k'shtu spo shkohet kėrkah , th'rras tė rinj't sidomos , qė tė zgjohen e ta ndryshojnė k'te gjendje me aq sa munden se edhe historinė e kemi dėshmitare pėr shembujt e mahershėm kur asht shkel e drejta jonė , kurr asgja s'ka ndryshue populli vet pa u zgjue...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Rinia jone kah po ja mabne
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema tė Ndryshme :: Poezi dhe shkrime Islame-
Kėrce tek: