Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Komentimi i ajeteve 49-52 tė sures Teube

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ebu_Derda
Admin



Numri i postimeve : 105
Registration date : 02/07/2008

Komentimi i ajeteve 49-52 tė sures Teube Empty
MesazhTitulli: Komentimi i ajeteve 49-52 tė sures Teube   Komentimi i ajeteve 49-52 tė sures Teube EmptyWed Jul 02, 2008 6:04 pm

Komentimi i ajeteve 49-52 tė sures Teube



“Dhe prej tyre ka tė tillė qė thonė: "Mė lejo mua (tė mos shkoj nė luftė) e mos mė vė nė sprovė!" Ja, ata mu nė sprovė kanė rėnė (mė parė). Xhehenemi gjithsesi i pėrfshin nga tė gjitha anėt jobesimtarėt.
Nėse ty tė takon ndonjė e mirė (nė luftė), ajo u vjen keq atyre, e nėse tė godet ndonjė e pakėndshme, ata thonė: "Ne edhe mė parė kemi ndėrmarrė pėr ēėshtjen tonė dhe kthehen tė gėzuar.”
Thuaj: "Neve nuk na godet asgjė tjetėr, pėrveē ēka na ėshtė caktuar nga All-llahu; Ai ėshtė ndihmėtar yni". Prandaj, vetėm All-llahut le t'i mbėshteten besimtarėt.
Thuaj: "Ē’pritni pėr ne tjetėr, pos njėrės nga dy tė mirat (o fitues, o dėshmorė)? Ndėrsa ne presim pėr ju qė nga ana e All-llahut, ose nėpėrmjet duarve tona, t'ju godas me dėnim. Pra, ju pritni, e bashkė me ju presim edhe ne.” (Teube, 49-52)
Allahu i Lartėsuar nė kėto ajete fillon tė paraqesė disa shembuj tė munafikėve, tė cilėt kėrkonin leje nga i Dėrguari i Allahut pėr tė qėndruar nė Medinė dhe pėr tė mos marrė pjesė nė betejė. Allahu i Lartėsuar tregon arsyetimet e tyre tė shpikura, pastaj zbulon atė qė fshehin ata nė gjokset e tyre; zilinė dhe luftėn e tyre kundėr tė Dėrguarit dhe shokėve tė tij.
Transmeton Muhamed b. Is’haku nga Zuhri, Jezid b. Rummani, Abdullah b. Ebu Bekri, Asim b. Katadeja, tė cilėt kanė thėnė: “I Dėrguari i Allahut njė ditė, kur ishte nė pėrgatitje tė betejės sė Tebukut, i tha Xhed b. Kajsit, vėllait tė Benu Selemes: “A ke o Xhed qė tė luftosh benu Asferin (ka pėr qėllim romakėt)?” Tha: “O i Dėrguari i Allahut, a nuk po mė jep leje mua dhe mos mė sprovo? Pasha Allahun, populli im e di se nuk ka ndonjė njeri qė i pėlqejnė gratė mė shumė se unė. Unė frikėsohem se, nėse i shoh gratė e benu Asferit, nuk do tė bėj sabėr ndaj tyre.” Atėherė i Dėrguari i Allahut ia ktheu shpinėn dhe i tha: “Tė kam dhėnė leje ty.” Pėr Xhed b.Kajsin ka zbritur ky ajet.
Me kėto lloj arsyetimesh munafikėt arsyetoheshin para tė Dėrguarit tė Allahut, ndėrsa Allahu i Madhėruar u kundėrvihej atyre me kėtė: “Ja, ata mu nė sprovė kanė rėnė (mė parė). Xhehenemi gjithsesi i pėrfshin nga tė gjitha anėt jobesimtarėt.”
Munafikėt nuk dėshirojnė pėr tė Dėrguarin e Allahut e as pėr shokėt e tij ndonjė tė mirė, pėrkundrazi, u vjen shumė keq nėse muslimanėt i gjen ndonjė e mirė. Allahu thotė: “Nėse ty tė takon ndonjė e mirė (nė luftė), ajo u vjen keq atyre, e nėse tė godet ndonjė e pakėndshme, ata thonė: "Ne edhe mė parė kemi ndėrmarrė pėr ēėshtjen tonė dhe kthehen tė gėzuar.”
Nėse muslimanėt i godet ndonjė e mirė, atyre u vjen keq, por nėse i godet ndonjė lodhje apo ndonjė fatkeqėsi, thonė: “Kėsaj ne i jemi frikėsuar dhe pėr kėtė nuk kemi marrė pjesė nė betejė.”
Ata kthehen tė gėzuar pėr gjoja shpėtimin e tyre dhe pėr atė qė i ka goditur muslimanėt.
Ata veprojnė kėshtu pėr arsye se ēėshtjet i shikojnė vetėm nga ana e jashtme dhe sprovat gjithnjė i llogaritin si tė kėqija. Ata mendojnė se po i sigurojnė tė mira vetes nga mosmarrja pjesė nė betejė. Zemrat e tyre janė larguar nga nėnshtrimi i Allahut dhe tė kėnaqurit me caktimin e Tij.
Muslimani i vėrtetė shpenzon tėrė mundin e tij dhe jep ēdo gjė e nuk i frikėsohet askujt pėrveē Allahut, sepse beson se ēdo gjė qė e godet, qoftė e mirė apo e keqe, ėshtė prej caktimit tė Allahut. Ai gjithashtu beson se Allahu do ta ndihmojė atė. Allahu thotė: “Thuaj: "Neve nuk na godet asgjė tjetėr, pėrveē ēka na ėshtė caktuar nga All-llahu; Ai ėshtė ndihmėtar yni". Prandaj, vetėm All-llahut le t'i mbėshteten besimtarėt.”
Allahu ka caktuar pėr besimtarėt fitoren, sado qė muslimanėt i godet ndonjė vėshtirėsi apo ndonjė sprovė, tė gjitha kėto janė parapėrgatitje pėr fitoren e premtuar. Allahu ėshtė Ai i Cili i ndihmon dhe u garanton fitoren dhe tek Ai duhet tė mbėshteten, me mbėshtetjen e cila nuk tė ndalon marrjen e shkaqeve pėr pėrgatitje.
Nuk ka mundėsi tė mbėshtetet tek Allahu me njė mbėshtetje tė plotė ai i cili nuk i kryen urdhrat e Allahut, nuk i bėn shkaqet dhe nuk i njeh ligjet e Allahut nė gjithėsi. Ēdoherė ēėshtja e muslimanit ėshtė nė tė mirėn e tij, pa marrė parasysh a fiton nė betejė apo arrin vdekjen. Ndėrsa ēėshtja e qafirit gjithmonė ėshtė nė tė keqen e tij, pa marrė parasysh a e godet ndonjė dėnim i Allahut apo ndonjė dėnim pėrmes duarve tė muslimanėve.
Allahu thotė: “Thuaj: "Ē’pritni pėr ne tjetėr, pos njėrės nga dy tė mirat (o fitues, o dėshmorė)? Ndėrsa ne presim pėr ju qė nga ana e All-llahut, ose nėpėrmjet duarve tona, t'ju godasė me dėnim. Pra, ju pritni, e bashkė me ju presim edhe ne.”
Ē’presin munafikėt pėr muslimanėt? Pėr muslimanin ēdo gjė ėshtė nė tė mirėn e tij; fitorja me tė cilėn e ngrenė fjalėn e Allahut dhe ky ėshtė shpėrblimi i tyre nė kėtė botė, apo vdekjen nė rrugėn e Allahut. Ndėrsa muslimanėt presin qė munafikėt t’i godasė njė dėnim prej Allahut apo prej duarve tė besimtarėve. Ky ėshtė dėnimi i Allahut, i cili i godet ata siē i ka goditur mė herėt gėnjeshtarėt dhe jobesimtarėt.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Komentimi i ajeteve 49-52 tė sures Teube
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema rreth :: Kur'an dhe Tefsir-
Kėrce tek: