Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Komentimi i ajeteve 38-45 tė sures Teube

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ebu_Derda
Admin



Numri i postimeve : 105
Registration date : 02/07/2008

Komentimi i ajeteve 38-45 tė sures Teube Empty
MesazhTitulli: Komentimi i ajeteve 38-45 tė sures Teube   Komentimi i ajeteve 38-45 tė sures Teube EmptyWed Jul 02, 2008 6:06 pm

Komentimi i ajeteve 38-45 tė sures Teube



“O ju qė besuat, ē'ėshtė me ju, qė kur ju thuhet: "Dilni nė (luftė) rrugėn e All-llahut!", ju u rėnduat nė vend (si tė ishit tė gozhduar). A mos ishit tė kėnaqur me jetėn e kėsaj bote, se sa me atė tė ardhmen? Pėrjetimi i jetės sė kėsaj bote ndaj asaj tė ardhmes, nuk ėshtė asgjė.
Nėse nuk dilni (nė luftė), Ai do t'ju dėnojė me njė dėnim tė dhembshėm, do t'ju zėvendėsojė me njė popull tjetėr dhe Atij nuk i bėhet farė dėmi. All-llahu ėshtė i gjithėfuqishėm pėr ēdo gjė.
Nė mos e ndihmofshit atė (Pejgamberin), atė e ka ndihmuar All-llahu; kur ata qė nuk besuan e nxorėn atė vetė tė dytin; kur qė tė dy ishin nė shpellė, kur po i thoshte shokut tė vet: "Mos u pikėllo (friko), All-llahu ėshtė me ne!" E All-llahu zbriti qetėsi (nė shpirtin e) atij, e fuqizoi me njė ushtri qė ju nuk e patėt; e fjalėn e atyre qė nuk besuan mė tė ulėtėn, kurse fjala e All-llahut (ėshtė) mė e larta. All-llahu ėshtė mė i fuqishmi, mė i urti.
Dilni (nė luftė), le t'ju vijė (lufta) e lehtė ose e rėndė, luftoni pėr hir tė All-llahut me pasurinė tuaj dhe me veten tuaj; kjo ėshtė gjėja mė e dobishme pėr ju, nėse e kuptoni.” (Teube, 37-41)


Komentim

Allahu nė kėto ajete qorton ata tė cilėt nuk morėn pjesė nė luftėn e Tebukut. Kjo quhet beteja e vėshtirėsisė, sepse ishte koha e fryteve dhe e hijeve tė pemėve. Temperatura ishte shumė e lartė.
Ky ajet ka zbritur si qortim pėr ata tė cilėt nuk morėn pjesė nė betejėn e Tebukut, e cila ndodhi nė vitin e 9-tė tė hixhretit, njė vit pas ēlirimit tė Mekės. I Dėrguari i Allahut thotė: “Nuk ėshtė kjo botė nė krahasim me botėn tjetėr, pėrveēse sikur dikush qė e fut gishtin e tij nė det dhe le tė shikojė se ēka po nxjerr prej tij.” (Transmeton Muslimi.)
Ndėrsa nga Ibėn Abasi transmetohet se i Dėrguari i Allahut e thirri njė lagje tė arabėve pėr nė luftė, por ata u rėnduan dhe nuk dolėn nė luftė. Allahu u ndaloi shiun atyre dhe i dėnoi me kėtė para se t’i dėnojė nė ahiret. Allahu thotė: “Nėse nuk dilni (nė luftė), Ai do t'ju dėnojė me njė dėnim tė dhembshėm.”
Po ashtu, Allahu na tregon se nėse ju nuk e ndihmoni kėtė fe, Allahu do tė sjellė njė popull i cili e ndihmon kėtė fe, e ndihmon Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij. Thotė Allahu nė suren Maide: “O ju qė besuat! Kush largohet nga feja e vet (i bėn dėm vetes), s'ka dyshim se All-llahu do tė sjellė njė popull qė Ai e do atė (popull) dhe ata e duan Atė (Zotin), (njė popull) qė ėshtė modest e i butė ndaj besimtarėve, por i ashpėr dhe i fortė ndaj mohuesve, qė lufton nė rrugėn e All-llahut dhe qė nuk i frikėsohet kėrcėnimit tė asnjė kėrcėnuesi. Kjo (cilėsi e atij populli) ėshtė dhuratė e All-llahut, qė i jep atij qė do. All-llahu ėshtė dhurues i madh, i dijshėm.” (Maide, 54)
“...do t'ju zėvendėsojė me njė popull tjetėr dhe Atij nuk i bėhet farė dėmi. All-llahu ėshtė i gjithėfuqishėm pėr ēdo gjė.”
Dėnimi, qė Allahu ka cekur nė kėtė ajet, nuk ėshtė vetėm dėnimi i ahiretit, por ata tė cilėt ndalen nga lufta nė rrugėn e Allahut do tė kenė edhe dėnim nė kėtė botė. Nėnēmimi i cili i godet ata tė cilėt nuk luftojnė nė rrugėn e Allahut ėshtė prej dėnimit, dėnimi i ngadhėnjimit tė armiqve ndaj tyre, ndalimi i shumė tė mirave pėr kėtė shkak.
Transmetohet se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Kush vdes dhe nuk ka luftuar nė rrugėn e Allahut dhe as nuk i ka folur vetes sė tij pėr luftė, ka vdekur me njėrėn prej pjesėve tė nifakut.”
Pastaj, Allahu thotė: “Nė mos e ndihmofshi atė (Pejgamberin), atė e ka ndihmuar All-llahu; kur ata qė nuk besuan e nxorėn atė vetė tė dytin; kur qė tė dy ishin nė shpellė, kur po i thoshte shokut tė vet: "Mos u pikėllo (friko), All-llahu ėshtė me ne!" E All-llahu zbriti qetėsi (nė shpirtin e) atij, e fuqizoi me njė ushtri qė ju nuk e patėt; e fjalėn e atyre qė nuk besuan mė tė ulėtėn, kurse fjala e All-llahut (ėshtė) mė e larta. All-llahu ėshtė mė i fuqishmi, mė i urti.”
Ky ajet pėrshkruan ngjarjen e hixhretit tė tė Dėrguarit tė Allahut, kur kurejshėt ngushtuan tė Dėrguarin e Allahut nga ēdo anė, ashtu si sot forcat zullumqare mundohen tė ngushtojnė fjalėn e vėrtetė. Kurejshėt komplotuan pėr vdekjen e tė Dėrguarit tė Allahut dhe vendosėn qė tė rehatohen me tė njėherė e pėrgjithmonė, po Allahu e informoi tė Dėrguarin pėr komplotin qė po bėnin jobesimtarėt ndaj tij. Allahu i shpalli qė tė dalė prej Mekės nė atė natė nė tė cilėn kurejshėt kishin organizuar vrasjen e tij. Doli i Dėrguari i Allahut i vetmuar dhe nuk kishte me vete askėnd pėrveē tė sinqertit tė kėtij umeti, Ebu Bekrin. Nuk kishte ushtri, as forcė, ndėrsa armiqtė e tij ishin tė shumtė. Forcat e tyre ishin shumė tė mėdha nė krahasim me forcėn e tė Dėrguarit tė Allahut.
Pastaj Allahu thotė: “Kur qė tė dy ishin nė shpellė...”
Populli jobesimtar shkonte pas hapave tė tė Dėrguarit tė Allahut. Ebu Bekr Es-Sidiku frikėsohej jo pėr veten, por pėr tė Dėrguarin e Allahut, frikėsohej se mos e kapnin shokun e tij dhe e vrisnin. Thotė:Ebu Bekri: “Sikur dikush tė shikonte nėn kėmbėt e veta, do tė na shihte.” Allahu zbriti qetėsi dhe siguri tek i Dėrguari i Allahut, ndėrsa i Dėrguari i Allahut e qetėsonte shokun e tij duke i thėnė: “O Ebu Bekr, ēka mendon pėr dy njerėz kur Allahu ėshtė i treti me ta?”
Pastaj cili ishte pėrfundimi nė njė situatė kur forca materiale e tėra ishte nė njė anė, ndėrsa i Dėrguari i Allahut me shokun e tij nė njė anė?
Aty doli nė pah ndihma e Allahut dhe fitorja e tė Dėrguarit tė Allahut dhe e shokut tė tij. Allahu e ndihmoi me ushtri tė cilėn nuk e shihnin njerėzit. Humbja ishte pėr jobesimtarėt. Allahu tha: “E fjalėn e atyre qė nuk besuan e bėri mė tė ulėtėn”, ndėrsa fjala e Allahut mbeti nė vendin e saj, e ngritur, fitimtare, e fortė. Allahu tha: “Kurse fjala e All-llahut (ėshtė) mė e larta.”
Allahu ėshtė i fuqishėm, nuk i poshtėron robėrit e tij. Ėshtė i urtė sepse ia jep fitoren vetėm atij qė e meriton. Pas pėrfundimit tė kėtij tregimi tė ndjeshėm, Allahu i thėrret tė gjithė ata tė cilėt i dėshirojnė vetes ēdo tė mirė. Pėr ata tė cilėt dėshirojnė kėtė botė dhe botėn tjetėr, Allahu thotė: “Dilni (nė luftė), le t'ju vijė (lufta) e lehtė ose e rėndė, luftoni pėr hir tė All-llahut me pasurinė tuaj dhe me veten tuaj; kjo ėshtė gjėja mė e dobishme pėr ju, nėse e kuptoni.”
Dilni nė luftė nė ēdo gjendje, me pasurinė dhe me veten tuaj. Mos kėrkoni arsye dhe mos u mundoni tė gjeni pengesa, sepse Allahu thotė: “Kjo ėshtė gjėja mė e dobishme pėr ju, nėse e kuptoni.”
Besimtarėt e sinqertė e kuptuan kėtė ajet. Dolėn nė luftė, edhe pse pengesat ishin nė rrugėt e tyre, arsyet ishin tė pranishme sikur tė dėshironin tė kapeshin pas tyre. Por, Allahu hapi zemra e tyre dhe me ta ēliroi shumė toka, me ta e ngriti fjalėn e Tij dhe ata u ngritėn me fjalėn e Allahut.
Transmetohet se Ebu Talha e lexoi suren Teube dhe kur arriti te ky ajet, tha: “Allahu ka kėrkuar prej nesh qė tė dalim nė luftė pleq dhe tė rinj.” Pastaj iu drejtua bijve tė tij: “Mė pėrgatitni pėr luftė.” Bijtė e tij i thanė: “Allahu tė mėshiroftė, o babai ynė!” Ke luftuar me tė Dėrguarin e Allahut, gjersa ai vdiq. Pastaj ke luftuar me Ebu Bekrin, gjersa vdiq, me Umerin, gjersa vdiq. Ne sot do tė luftojmė nė vendin tėnd.” Por Ebu Talha e refuzoi njė gjė tė tillė, u pėrgatit, hipi mbi anije dhe vdiq. Nuk gjetėn asnjė vend ku ta varrosnin, derisa kaluan 9 ditė dhe aspak nuk i ishte prishur xhenazja. Pastaj e varrosėn.

"Sikur tė ishte fitim i afėrt dhe udhėtim mesatar, ata (hipokritėt) do tė vinin pas teje, por pėr ta ishte largėsi e vėshtirė. Ata do tė betohen nė All-llahun: "Sikur tė kishim pasur mundėsi, do tė dilnim me ju." E shkatėrrojnė veten e tyre; All-llahu e di se ata janė rrenacakė.
All-llahu ta fali ty (Muhammed) gabimin pse atyre ju dhe leje (tė ngelin pa dalė) para se tė bėhej pėr ty e qartė se cilėt ishin tė drejtė dhe t'i dije me kohė rrenacakėt. Ata qė besojnė All-llahun dhe botėn tjetėr, nuk tė kėrkojnė leje pėr tė mos luftuar me pasurinė dhe veten e tyre. All-llahu i di tė sinqertit.
Vetėm ata qė nuk besojnė All-llahun dhe botėn tjetėr dhe qė zemrat e tyre janė tė dyshimta, tė kėrkojnė leje (pėr tė mos vajtur nė luftė), pra ata, sillen vėrdallė nė dyshimin e tyre.” (Teube, 42-45)
Nė kėtė pjesė fillon biseda rreth grupeve tė dobėta nė mesin e rreshtave muslimanė, e nė veēanti pėr grupin e munafikėve, tė cilėt u futėn nė rreshtat e muslimanėve nė emėr tė Islamit, pasi Islami mbizotėroi ndaj tyre. Ata ishin tė detyruar qė t’i ulnin kokat e tyre dhe t’i nėnshtroheshin Islamit. Ata u futėn nė rreshtat e muslimanėve me qėllim qė tė bėjnė intriga dhe pėrēarje nė mesin e tyre, pasi nuk patėn mundėsi ta bėjnė njė gjė tė tillė nga jashtė.
Kjo pjesė flet pėr munafikėt, tė cilėt kėrkuan nga i Dėrguari i Allahut qė t’ju lejojė atyre tė mos marrin pjesė nė kėtė betejė. Kur muslimanėt u kthyen nga beteja e Tebukut, Allahu e nxori nė shesh dyfytyrėsinė e kėtyre njerėzve, njėherazi duke e qortuar tė Dėrguarin e Allahut pėr lejen qė ua dha pėr tė mos marrė pjesė nė kėtė betejė.
Allahu gjithashtu na tregon se sikur munafikėt tė kishin ndonjė pėrfitim material, apo sikur muslimanėt tė dilnin pėr ndonjė ēėshtje tė kėsaj bote, ata do t’i pasonin dhe do tė merrnin pjesė me ta nė luftė. Sikur tė kishte ndonjė interes tė kėsaj bote, apo ndonjė udhėtim tė shkurtėr dhe tė sigurt, do ta kishin pasuar tė Dėrguarin e Allahut, por pėr shkak tė largėsisė sė madhe, pėr shkak tė lodhjes sė madhe dhe luftės nė rrugėn e Allahut, pėr shkak tė frikės sė tyre nga vdekja dhe nga urrejtja ndaj ngadhėnjimit tė Islamit, kėrkuan leje nga i Dėrguari i Allahut. Udhėtim i largėt ėshtė udhėtimi nė tokat e Shamit.
Shumė njerėzit nuk dėshirojnė tė ngjiten nė hapėsirat e fisnikėrisė. Tė shumtė janė ata tė cilėt vrapojnė pas tė mirave tė pakta tė kėsaj bote dhe e harrojnė qėllimin e tyre kryesor dhe fitimin e madh nė atė botė. Tė shumtė janė ata tė cilėt vrapojnė pas tregtisė me ēmim tė ulėt, por e lėnė tregtinė ēmimi i sė cilės ėshtė shumė i lartė.
Pastaj Allahu thotė: “Ata do tė betohen nė All-llahun: "Sikur tė kishim pasur mundėsi, do tė dilnim me ju." E shkatėrrojnė veten e tyre; All-llahu e di se ata janė rrenacakė.”
Munafikėt betohen rrejshėm se, sikur tė kishin pasur mundėsi dhe forcė, do tė kishin dalė nė luftė. Kjo tregon njė dobėsi tjetėr tė tyre, sepse i fuqishmi asnjėherė nuk gėnjen dhe nuk betohet rrejshėm. Nė ēdo kohė dhe nė ēdo vend ai i cili ėshtė i dobėt nė personalitetin e tij dhe nė besimin e tij, kur sheh se po poshtėrohet para tė tjerėve, dėshiron ta arsyetojė veten, qoftė edhe me njė betim tė rrejshėm. Mirėpo, Allahu tregon se me kėtė betim tė rrejshėm ata vetėm shkatėrrojnė veten e tyre. Ata mendojnė se me kėtė kanė gjetur rrugėn e shpėtimit, por Allahu e di realitetin e tyre, ua zbulon njerėzve rrenat dhe pastaj gėnjeshtari shkatėrrohet nė kėtė botė me poshtėrimin para tė tjerėve, ndėrsa nė botėn tjetėr me dėnim tė dhembshėm. Allahu e di se ata janė rrenacakė.
Pastaj, Allahu thotė: “All-llahu ta fali ty (Muhammed) gabimin pse atyre ju dhe leje (tė ngelin pa dalė), para se tė bėhej pėr ty e qartė se cilėt ishin tė drejtė dhe t'i dije me kohė rrenacakėt. Ata qė besojnė All-llahun dhe botėn tjetėr, nuk tė kėrkojnė leje pėr tė mos luftuar me pasurinė dhe veten e tyre. All-llahu i di tė sinqertit.
Vetėm ata qė nuk besojnė All-llahun dhe botėn tjetėr dhe qė zemrat e tyre janė tė dyshimta, tė kėrkojnė leje (pėr tė mos vajtur nė luftė), pra ata, sillen vėrdallė nė dyshimin e tyre.” (Teube, 42-45)
Sa i pėrket lejimit qė ua ka bėrė i Dėrguari i Allahut munafikėve nė kėtė betejė, ka dy mendime. Mendimi i parė ėshtė se Allahu e ka qortuar pse u ka dhėnė leje qė tė marrin pjesė nė kėtė betejė pa pėrgatitje, pa nijet tė pastėr, ndėrsa mendimi i dytė ėshtė se i Dėrguari i Allahut ėshtė qortuar pse u ka dhėnė leje pėr tė mos marrė pjesė nė kėtė betejė.
Pėr kėtė Allahu e qortoi tė Dėrguarin e Allahut me njė qortim tė butė, duke i thėnė: “All-llahu ta fali ty (Muhammed) gabimin.” Ka thėnė Katade dhe Amr b. Mejmune: “Dy gjėra i ka bėrė i Dėrguari i Allahut, qė nuk ka qenė i urdhėruar t’i bėjė ato: lejimin e njė grupi munafikėsh qė tė mos marrin pjesė nė luftė, se nuk i takonte tė Dėrguarit tė Allahut qė tė bėjė diēka para se t’i zbresė shpallja, dhe marrja e fidjes (shpagimit) nga robėrit e betejės sė Bedrit. Pėr kėtė Allahu e qortoi, siē po e shihni kėtė fjala e Allahut: “Para se tė bėhej pėr ty e qartė se cilėt ishin tė drejtė dhe t'i dije me kohė rrenacakėt.”
D.m.th., para se tė bėhet ty e qartė se kush ėshtė prej tė sinqertėve dhe kush ėshtė prej munafikėve. Ka thėnė Ibėn Abasi: “I Dėrguari i Allahut deri atėherė nuk e dinte dhe nuk i njihte munafikėt, por i njohu pas zbritjes sė sures Teube.”
Ka thėnė Muxhahidi: “Kėta (munafikėt) ishin njė popull tė cilėt thanė: “Tė kėrkojmė leje prej tė Dėrguarit tė Allahut. Nėse na jep leje, do tė ulemi dhe nuk do tė marrim pjesė. E, nėse nuk na jep leje, prapė do tė ulemi.”
Ndėrsa Katade ka thėnė: “Ky ajet ėshtė deroguar me fjalėn e Allahut nė suren Nur, ajeti 62: “E kur tė kėrkojnė leje pėr ndonjė punė tė tyre, lejo kė tė duash.”
Kjo ėshtė njė rregullė e madhe, sepse ata tė cilėt besojnė nė Allahun dhe nė ditėn e shpėrblimit nuk presin t’u lejohet kryerja e obligimit tė luftės nė rrugėn e Allahut. Tė tillėt nxitojnė nė luftė nė rrugėn e Allahut duke iu pėrgjigjur thirrjes sė Allahut. Ata tė cilėt besojnė nė Allahun dhe nė botėn tjetėr dalin vullnetarisht nė luftė, nuk kanė nevojė qė dikush t’i nxitė e kurrsesi tė kėrkojnė leje. Mirėpo kėrkojnė leje ata zemrat e tė cilėve janė tė zbrazėta prej bindjes nė Allahun. Ata tė cilėt nuk besojnė nė Allahun dhe nė Ditėn e Gjykimit kėrkojnė arsyetime. Zemrat e tyre janė tė dyshimta dhe nuk janė tė vendosura.
Rruga e Allahut ėshtė e qartė, e drejtė, nuk ka nė tė hezitim. Nė kėtė rrugė hezitojnė ata tė cilėt nuk e njohin kėtė rrugė, ose ata tė cilėt e njohin rrugėn, por, pėr shkak tė lodhjeve qė ka, nuk e pasojnė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Komentimi i ajeteve 38-45 tė sures Teube
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema rreth :: Kur'an dhe Tefsir-
Kėrce tek: