Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Komentimi i ajeteve 28-33 tė sures Teube

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ebu_Derda
Admin



Numri i postimeve : 105
Registration date : 02/07/2008

Komentimi i ajeteve 28-33 tė sures Teube Empty
MesazhTitulli: Komentimi i ajeteve 28-33 tė sures Teube   Komentimi i ajeteve 28-33 tė sures Teube EmptyWed Jul 02, 2008 6:08 pm

Komentimi i ajeteve 28-33 tė sures Teube



“O ju qė besuat! Vėrtet, idhujtarėt janė tė ndyrė, andaj pas kėtij viti tė mos i afrohen mė xhamisė sė shenjtė! Nėse i frikėsoheni skamjes, Allahu me dėshirėn e vet do t'ju pastrojė me mirėsitė e Tij. Allahu ėshtė i Gjithėdijshėm, ėshtė i Urtė.

Luftoni ata qė nuk besojnė Allahun e as botėn tjetėr, nuk e konsiderojnė tė ndaluar (haram) atė qė e ndaloi Allahu dhe i dėrguari i Tij, nuk besojnė fenė e vėrtetė, prej atyre tė cilėve u ėshtė dhėnė libri, derisa ta japin xhizjen nė dorė e duke qenė tė mposhtur.

E jehuditė thanė: 'Uzejri ėshtė djali i Allahut'. E tė krishterėt thanė: 'Mesihu ėshtė djalė i Allahut'. Ato ishin thėnie tė tyre me gojėt e tyre (fraza tė thata), qė imitojnė thėniet e jobesimtarėve tė mėhershėm. Allahu i vraftė, si largohen (nga e vėrteta)!

Ata i konsideruan "ahbarėt" (priftėr jehudi) tė tyre, "ruhbanėt" (murgjit e krishterė) tė tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, pėr zota pos Allahut, ndėrsa ata nuk janė urdhėruar pėr tjetėr (nga pejgamberėt), pos pėr adhurimin ndaj Allahut njė, e qė nuk ka tė adhuruar tjetėr pos Tij. I lartė ėshtė Ai nga ēka i shoqėrojnė!

Ata pėrpiqen me gojėt e tyre ta shuajnė dritėn e Allahut, e Allahu nuk do tjetėr, pos ta pėrsosė dritėn e Tij, ndonėse jobesimtarėt e urrejnė.

Ai (Allahu) ėshtė qė e dėrgoi tė dėrguarin e Tij me udhėzim tė drejtė e fe tė vėrtetė, e pėr ta bėrė qė tė dominojė mbi tė gjitha fetė, edhe pse e urrejnė idhujtarėt.” Teube, 28-33.

Komenti

“O ju qė besuat! Vėrtet, idhujtarėt janė tė ndyrė, andaj pas kėtij viti tė mos i afrohen mė xhamisė sė shenjtė! Nėse i frikėsoheni skamjes, Allahu me dėshirėn e vet do t'ju pastrojė me mirėsitė e Tij. Allahu ėshtė i Gjithėdijshėm, ėshtė i Urtė.

Luftoni ata qė nuk besojnė Allahun e as botėn tjetėr, nuk e konsiderojnė tė ndaluar (haram) atė qė e ndaloi Allahu dhe i dėrguari i Tij, nuk besojnė fenė e vėrtetė, prej atyre tė cilėve u ėshtė dhėnė libri, derisa ta japin xhizjen nė dorė e duke qenė tė mposhtur."

Allahu nė kėtė ajet urdhėron muslimanėt e pastėr me fenė e tyre dhe me qenėsinė e tyre qė mos t'i lėnė jobesimtarėt t'i afrohen vendit tė shenjtė, pas zbritjes sė kėtij ajeti. Pėr kėtė i dėrguari i Allahut e dėrgoi Aliun qė ta shoqėrojė Ebu Bekrin nė kėtė vit dhe e urdhėroi qė t'i thėrrasė jobesimtarėt qė nuk do tė bėjė haxhin pas kėtij viti, asnjė jobesimtar dhe mos tė bėjnė tavaf tė zhveshur.

Transmetohet se Umer b. Abdulaziz ka thėnė: “Ndaloni jehuditė dhe tė krishterėt qė mos tė hyjnė nė xhamitė e muslimanve!”

Ky ajet ėshtė argument pėr ndytėsinė e jobesimtarit, sikur qė ka ardhur nė hadith tė vėrtetė pėr pastėrtinė e muslimanit, ku i dėrguari i Allahut ka thėnė: “Muslimanin nuk e bėn tė ndytė asgjė”.

Pra, jobesimtari ėshtė i ndytė, mirėpo a do tė thotė se ėshtė i ndytė edhe trupi i tij? Xhumhuri (shumica) i dijetarėve janė tė mendimit se trupi dhe qenia e tij nuk ėshtė e ndytė, sepse Allahu na ka lejuar ushqimin e ithtarėve tė librit. Pastaj Allahu thotė nė kėtė ajet: "Nėse i frikėsoheni skamjes, Allahu me dėshirėn e vet do t'ju pastrojė me mirėsitė e Tij". Ka thėnė Muhamed b. Is’hak: "Kur zbriti ky ajet thanė se do tė humbin tregjet tona dhe do tė shkatėrrohet tregtia jonė dhe do tė humbė fitimi ynė qė e kemi pasur deri tani. Atėherė zbriti ky ajet: 'Nėse i frikėsoheni skamjes, Allahu me dėshirėn e vet do t'ju pastrojė me mirėsitė e Tij'".

Mukatili ka thėnė: "Pasi qė zbriti ky ajet nė ndalimin e jobesimtrave qė t'i ofrohen vendit tė shenjtė, Allahu i begatoi banorėt e Nexhdit me Islam, pastaj banorėt e San’as dhe Xhurejshit tė Jemenit. Po ashtu, kėto ndihmuan dhe sollėn shumė nga pasuria dhe Allahu u mjaftoi me kėtė atyre tė cilėt frikėsoheshin pėr humbjen e tregėtisė dhe pasurisė”.

Kur Allahu do i ndėrron shkaqet me shkaqe tė tjera. Nėse Ai mbyll njė derė tė riskut, hap shumė dyer dhe kėshtu me radhė.

Dahak ka thėnė: "Allahu kėtė ndalesė ia zėvendėsoi me xhizjen (haraēin)".

Pastaj Allahu thotė nė ajetin tjetėr: "Luftoni ata qė nuk besojnė Allahun e as botėn tjetėr, nuk e konsiderojnė tė ndaluar (haram) atė qė e ndaloi Allahu dhe i dėrguari i Tij, nuk besojnė fenė e vėrtetė, prej atyre tė cilėve u ėshtė dhėnė libri, derisa ta japin xhizjen nė dorė e duke qenė tė mposhtur.

E jehuditė thanė: 'Uzejri ėshtė djali i Allahut'. E tė krishterėt thanė: 'Mesihu ėshtė djalė i Allahut'. Ato ishin thėnie tė tyre me gojėt e tyre (fraza tė thata), qė imitojnė thėniet e jobesimtarėve tė mėhershėm. Allahu i vraftė, si largohen (nga e vėrteta)!

Ata i konsideruan "ahbarėt" (priftėr jehudi) tė tyre, "ruhbanėt" (murgjit e krishterė) tė tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, pėr zota pos Allahut, ndėrsa ata nuk janė urdhėruar pėr tjetėr (nga pejgamberėt), pos pėr adhurimin ndaj Allahut njė, e qė nuk ka tė adhuruar tjetėr pos Tij. I lartė ėshtė Ai nga ēka i shoqėrojnė!

Ata pėrpiqen me gojėt e tyre ta shuajnė dritėn e Allahut, e Allahu nuk do tjetėr, pos ta pėrsosė dritėn e Tij, ndonėse jobesimtarėt e urrejnė.

Ai (Allahu) ėshtė qė e dėrgoi tė dėrguarin e Tij me udhėzim tė drejtė e fe tė vėrtetė, e pėr ta bėrė qė tė dominojė mbi tė gjitha fetė, edhe pse e urrejnė idhujtarėt.”

Ky ajet ndan pjesėn e parė me pjesėn e dytė tė kėsaj sureje. Tekstet e pjesės sė parė tė kėsaj sureje pasqyrojnė situatėn e gadishullit arabik nė atė kohė dhe pasqyron ngjarje dhe situata tė cilat plotėsisht ju pėrshtaten jobesimtarėve (mushrikėve). Ndėrsa pjesa e dytė e kėsaj sureje ėshtė e veēantė vetėm pėr ithtarėt e librit. Ky ajet tregon pėr dispozitat dhe marrėdhėniet mes muslimanit dhe ithtarėve tė librit.

Ky ėshtė ajeti i cili urdhėron luftėn ndaj ithtarėve tė librit dhe nuk pranohet prej tyre asnjė marrėveshje e asnjė paqe, derisa ata tė japin xhizjen tė nėnshtruar dhe tė poshtėruar. Nėse nuk pranojnė Islamin mirėpo paguajnė xhizjen, atėherė hyn nėn kujdesjen e shtetit islam dhe mbrohen nga shteti islam. Ata nuk detyrohen qė tė pranojnė Islamin, sepse rregulla themelore e islamit ėshtė “nuk ka dhunė nė fe”, por ata nuk duhet tė lihen nė fenė e tyre, pėrveē nėse japin xhizjen.

Ka thėnė Muxhahidi: “Ky ajet ka zbritur kur u urdhėrua i dėrguari i Allahut qė t'i lutojė romakėt dhe pas zbritjes sė kėtij ajeti i dėrguari i Allahut i luftoi romakėt nė betejėn e Tebukut”.

Ky ajet ėshtė urdhri i parė pėr t'i luftuar ithtarėt e librit, pasi qė u kryen ēėshtjet e idhujtarėve. Pasi qė hyn njerėzit nė fenė e Allahut grupe-grupe dhe gadishulli arab u drejtua, atėherė Allahu urdhėroi tė dėrguarin e Tij qė t'i luftojė jehuditė dhe tė krishterėt; dhe kjo ishte nė vitin e 9 hixhrij.

Allahu urdhėron nė kėtė ajet qė tė luftohen: ose tė bėhen muslimanė, ose tė paguajnė xhizjen, duke qenė ata tė poshtėruar. Pėr kėtė nuk i lejohet muslimanit qė ta ngrejė jobesimtarin i cili jeton nė shtetin mysliman. Nuk i lejohet muslimanit qė tė veprojė gjėra nė mėnyrė qė jobesimtari nė shtetin musliman tė ndiejė veten krenar apo ta ndiejė veten mė tė ngritur se muslimanėt. Ata duhet ta ndiejnė veten gjithmonė tė poshtėruar para muslimanėve dhe tė nėnēmuar, sikur qė kemi hadithe tė vėrteta nė kėtė. Transmetohet nga Ebu Hurejre se i dėrguari i Allahut ka thėnė: “Mos filloni ju tė parėt me selam ndaj jehudive dhe tė krishterėve. Nėse i takoni ata nė rrugė detyrojini nė rrugėn me tė ngushtė”.

Kėto tekste vėrtetojnė se:

Ata nuk besojnė nė Allahun e as nė Ditėn e Gjykimit.

Ata nuk ndalojnė atė qė e ka ndaluar Allahu dhe i dėrguari i Tij.

Nuk besojnė fenė e vėrtetė.

Jehuditė janė ata tė cilėt kanė thėnė se Uzejri ėshtė biri i Allahut.

Tė krishterėt janė ata tė cilėt thonė se Isai ėshtė biri i Allahut. Kėto fjalė tė kėtyre u pėrgjasojnė fjalėve tė atyre tė cilėt kanė bėrė kufėr mė herėt prej idhujtarėve.

Ata i kanė konsideruan “ahbarėt” (priftėr jehudi) tė tyre dhe “ruhbanėt” (murgjit e krishterė) pėr zota, sikur qė e kanė marrė Isain si birin tė Zotit. Me kėto besime ata kundėrshtuan atė qė janė urdhėruar me tė tė (me besimin nė Allahun).

Ata janė ata tė cilėt e luftojnė fenė e Allahut dhe dėshirojnė tė shuajnė dritėn e Allahut.

Pėr kėtė, dhe shumė tė tjera, Allahu vendosi rregulla nė marrėdhėniet mes muslimanve dhe ithtarėve tė librit. Pėr kėtė Allahu ligjėsoi edhe xhihadin, luftėn nė rrugėn e Allahut, qė nė botė tė mbizotėrojė drejtėsia dhe tė dalin njerėzit nga errėsira nė dritė e nga adhurimi i njerėzve nė dhurimin e Allahut.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Komentimi i ajeteve 28-33 tė sures Teube
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema rreth :: Kur'an dhe Tefsir-
Kėrce tek: