Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Komentimi i ajeteve 23-27 tė sures Teube

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ebu_Derda
Admin



Numri i postimeve : 105
Registration date : 02/07/2008

Komentimi i ajeteve 23-27 tė sures Teube Empty
MesazhTitulli: Komentimi i ajeteve 23-27 tė sures Teube   Komentimi i ajeteve 23-27 tė sures Teube EmptyWed Jul 02, 2008 6:09 pm

Komentimi i ajeteve 23-27 tė sures Teube



“O ju qė besuat, mos u ofroni miqėsi (dashuri) prindėrve tuaj, as vėllezėrve tuaj, nėse ata vlerėsojnė mosbesimin kundėr besimit. E kush prej jush miqėsohet me ta, ata janė mizorė.

Thuaj (o i dėrguar): ‘Nė qoftė se etėrit tuaj, djemtė tuaj, vėllezėrit tuaj, bashkėshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria qė e fituat, tregtia qė frikėsoheni se do tė dėshtojė, vendbanimet me tė cilat jeni tė kėnaqur, (tė gjitha kėto) janė mė tė dashura pėr ju se Allahu, se i dėrguari i Tij dhe se lufta pėr nė rrugėn e Tij, atėherė prisni derisa Allahu tė sjellė vendimin e Tij. Allahu nuk vė nė rrugė tė drejtė njerėzit e prishur.’

Nuk ka dyshim se Allahu ju ka ndihmuar nė shumė beteja, e edhe nė ditėn e Hunejnit, kur juve ju mahniti numri i madh, i cili nuk ju vlejti asgjė dhe me gjerėsinė e saj qė e kishte toka u ngushtua pėr ju, pastaj ju u zmbrapsėt (ikėt).

Pastaj Allahu zbriti qetėsinė e vet nė tė dėrguarin e Tij dhe besimtarėt, zbriti njė ushtri qė ju nuk e patė, i dėnoi ata qė mohuan, e ai ishte ndėshkim ndaj jobesimtarėve.

Allahu pastaj i fal atij qė do. Allahu falė shumė dhe mėshiron shumė.” Teube, 23-27.

Komentim

“O ju qė besuat, mos u ofroni miqėsi (dashuri) prindėrve tuaj, as vėllezėrve tuaj, nėse ata vlerėsojnė mosbesimin kundėr besimit. E kush prej jush miqėsohet me ta, ata janė mizorė.

Ky ajet u drejtohet tė gjithė besimtarėve deri nė Ditėn e Gjykimit qė tė ndėrpresin miqėsinė me jobesimtarėt. Allahu pėrmend nė kėtė ajet vėllezėrit dhe baballarėt, sepse nuk ka afėrsi mė tė madhe se sa ata.

Allahu nė kėtė ajet ka ndaluar nė miqėsimin me jobesimtarėt edhe nėse ata janė tė afėrm. Ndėrsa nė njė ajet tjetėr e ka thėnė qartė se ai i cili cilėsohet me besim, nuk guxon qė t’i dojė jobesimtarėt edhe nėse ata janė tė afėrt. Allahu thotė: “Nuk gjen popull qė e beson Allahun dhe Ditėn e Gjykimit, e ta dojė atė qė e kundėrshton Allahun dhe tė dėrguarin e Tij, edhe sikur tė jenė ata (kundėrshtarėt) prindėrit e tyre, ose fėmijėt e tyre, ose vėllezėrit e tyre, ose farefisi i tyre. Ata janė qė nė zemrat e tyre (Ai) ka skalitur besimin dhe e ka forcuar me shpirt nga ana e Tij dhe ata do t'i shpjerė nė xhenete, nėpėr tė cilėt rrjedhin lumenj. Aty janė, pėrgjithmonė. Allahu ua ka pėlqyer punėn e tyre dhe ata janė tė kėnaqur me shpėrblimin e Tij. Tė tillėt janė palė (grup, parti) e Allahut ta dini pra, se ithtarėt e Allahut janė ata tė shpėtuarit”. Muxhadele, 22.

Kėshtu ndėrpriten lidhjet e gjakut dhe farefisit, nėse ndėrpriten lidhjet e zemrės dhe tė besimit. Miqėsia e afėrsisė nė familje prishet, nėse prishet miqėsia e afėrsisė pėr Allahun. Miqėsia pėr Allahun ėshtė mė prioritare. Me kėtė miqėsi kanė mundėsi tė lidhet i tėrė njerėzimi. Miqėsia e atyre tė cilėt i japin pėrparėsi kufrit para imanit ėshtė kufėr.

Komentatorėt e tefsirit tregojnė shkakun e zbritjes sė kėtij ajeti duke thėnė: “Kur urdhėroi i dėrguari i Allahut pėr hixhret nė Medine disa prej tyre u lidhėn pas familjes dhe fėmijėt e tyre dhe ju thoshin atyre: ‘Tė betohem nė Allahun, mos na lė vetėm!’ Dhe kėshtu ai i cili dėshironte tė bėnte hixhret bėhej i butė dhe qėndronte me ta dhe e linte hixhretin. Pastaj Allahu e zbriti kėtė ajet.

Ndėrsa Mukatili ka thėnė se ky ajet ka zbritur pėr nėntė persona tė cilėt kanė dalė nga Islami dhe u bashkėngjitėn banorėve tė Mekės. Allahu ndaloi qė t’i miqėsojnė ata dhe e zbriti kėtė ajet. D.m.th.: Mos i merrni pėr mbrojtje jobesimtarėt pastaj t’i zbuloni fshehtėsitė e juaja dhe tė pajtoheni tė qėndroni me ta e ta lini hixhretin.

Pastaj Allahu thotė: “Thuaj (o i dėrguar): ‘Nė qoftė se etėrit tuaj, djemtė tuaj, vėllezėrit tuaj, bashkėshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria qė e fituat, tregtia qė frikėsoheni se do tė dėshtojė, vendbanimet me tė cilat jeni tė kėnaqur, (tė gjitha kėto) janė mė tė dashura pėr ju se Allahu, se i dėrguari i Tij dhe se lufta pėr nė rrugėn e Tij, atėherė pritni derisa Allahu tė sjellė vendimin e Tij. Allahu nuk vė nė rrugė tė drejtė njerėzit e prishur’”.

Ky ajet ka zbritur pėr ata tė cilėt nuk e bėnė hixhretin prej Mekės nė Medine, pėr shkak se dikush nuk mund ta linte familjen e tij e dikush pasurinė, e tij e dikush tė afėrmit e tij. Imam Kurtubi ka thėnė: “Ky ajet ėshtė argument i qartė pėr domosdoshmėrinė e dashurisė ndaj Allahut, pejgamberit dhe nuk ka mospajtim nė kėtė tek umeti. Duhet qė kjo dashuri t’i paraprijė ēdo dashurie tjetėr”.

Transmeton Nesaiu, Ibn Hibani dhe Buhariu nė librin e tij “Terihul kebir” se Pejgamebri (alejhi selam) ka thėnė: “Shejtani ėshtė pėrpjekur ta pengojė birin e Ademit nė tri gjėra. Ėshtė pėrpjekur ta pengojė nė fe dhe i ka thėnė: ‘Pėr ēfarė po e lė fenė tėnde dhe fenė e baballarėve tė tu?’ Biri i Ademit e kundėrshtoi shejtanin dhe e pranoi Islamin. Pastaj ėshtė pėrpjekur ta ndalojė prej hixhretit pėr hir tė Allahut duke i thėnė: ‘A po e lė pasurinė tėnde, familjen tėnde dhe po bėn hixhret?’ Biri i Ademit e kundėrshtoi shejtanin dhe bėri hixhret. Pastaj u pėrpoq qė ta pengojė nga lufta nė rrugėn e Allahut duke i thėnė: ‘Po lufton qė tė vritesh, pastaj familja jote do tė martohen dhe pasuria do tė ndahet.’ E kundėrshtoi biri i Ademit shejtanin dhe luftoi, derisa e meritoi xhenetin e Allahut”.

Transmeton Ahmedi dhe Ebu Davudi nga hadithi i Ibni Umerit, i cili thotė se e kam dėgjuar Pejgamberin duke thėnė: “Nėse bėni shitblerje me ine (lloj i shitblerjes qė nėnkupton kamatė nė tė), merreni me blegtori, kėnaqeni me tė mbjellat tuaja, e lini luftėn nė rrugėn e Allahut, Allahu do t’ua sjellė njė nėnēmim tė cilin nuk do ta largojė nga ju, derisa tė ktheheni nė fenė e Allahut”.

“Nuk ka dyshim se Allahu ju ka ndihmuar nė shumė beteja, e edhe nė Ditėn e Hunejnit, kur juve ju mahniti numri i madh, i cili nuk ju vlejti asgjė dhe me gjerėsinė e saj qė e kishte toka u ngushtua pėr ju, pastaj ju u zmbrapsėt (ikėt).

Pastaj Allahu zbriti qetėsinė e vet nė tė dėrguarin e Tij besimtarėt, zbriti njė ushtri qė ju nuk e patė, i dėnoi ata qė mohuan, e ai ishte ndėshkim ndaj mosbesimtarėve.”

Allahu nė kėtė ajet tregon pėr atė qė i ka goditur muslimanėt nė betejėn e Hunejnit. Ndėrsa nė njė ajet tjetėr nė suren Ali Imran, Allahu tregon se ēka i ka goditur muslimanėt nė betejėn e Uhudit, nė ajetin e153 tė sures Ali imran, ku Allahu thotė: “Dhe kur largoheshit e nuk pėrfillshi as njėri-tjetrin, ndėrsa i dėrguari ju thėrriste mbrapa. Atėherė u goditi me dėshpėrim pėr dėshpėrim (qė i shkaktuat Pejgamberit), ashtu qė mos pikėlloheni pėr atė qė u shpėtoi (preja e luftės) e as pėr atė qė u goditi. Allahu ėshtė i njohur hollėsisht me atė qė veproni.” Ali Imran, 153.

Pastaj Allahu qartė thotė nė ajetin tjetėr se i ka falur ata tė cilėt nuk kanė marrė pjesė nė luftėn e Uhudit. Allahu thotė: “Vėrtet, ata qė u zmbrapsėn prej jush ditėn e ndeshjes sė dy grupeve (besimtarė dhe idhujtarė nė Uhud), ata vetė djalli i shtyu tė rrėshqasin me disa punė tė tyre qė i bėnė, po Allahu ua fali atyre gabimin; Allahu ėshtė Mėkatfalės dhe i butė”. Ali Imran, 155.

Allahu, gjithashtu, tregon edhe pėr pranimin e pendimit tė atyre tė cilėt nuk morėn pjesė nė luftėn e Hunejnit me fjalėn e Allahut: “Allahu pastaj i fal atij qė do. Allahu fal shumė dhe mėshiron shumė”.

Allahu ju ka ndihmuar muslimanve nė shumė vende. Ndėrsa beteja e Hunejnit ka ndodhur pas ēlirimit tė Mekės nė muajin shevar, vitin e tetė hixhrij.

Kur i dėrguari i Allahut pėrfundoi prej ēlirimit tė Mekės dhe hynė nė fenė e Allahut banorėt e Mekės dhe i Dėrguari i Allahut i liroi disa prej tyre, nė kėto momente i arriti lajmi tė dėrguarit tė Allahut se fisi hevazan ishin bashkuar qė ta luftojnė tė dėrguarin e Allahut me shokėt e tij. Me ta ishte edhe fisi thekif. Ata kishin marrė me vete gratė, fėmijėt dhe begatitė. I dėrguari i Allahut doli me 10000 luftėtarė prej muhaxhirve, ensarėve dhe fiseve arabe, si dhe u ishin bashkėngjitur kėtij numri edhe tė cilėt e pranuan Islamin nė ēlirimin e Mekės.

Kjo ishte beteja e parė nė tė cilėn muslimanėt u tubuan pėr herė tė parė me kėtė numėr tė madh me 12000 ushtarė. Ky numėr i madh ju pėlqeu atyre dhe harruan shkakun kryesor tė fitores. Harrun se nuk duhet tė mbėshtetėn nė numėr por nė Allahun. Sa nga grupet e vogla i kanė mundur grupet e mėdha. Pėr tė ju dhėnė Allahu mėsim shokėve tė tė dėrguarit tė Allahut, muslimanėt nė fillim tė betejės filluan tė humbin, ku filluan tė largohen shumė nga myslimanėt, ndėrsa Allahu e ndihmoi tė dėrguarin e Allahut me ata pak muslimanė tė cilėt kishin mbetur. Ky tekst tregon pėr gjerėsinė e betejės dhe shkaqet tė cilat kanė ardhur nė fillim deri te humbja e betejės dhe cilat janė ato shkaqe tė cilat e kanė fituar betejėn. Shpeshherė ndodh qė numri i madh tė ndikojė keq nė humbjen e betejės, sepse ka mundėsi qė nė te tė ketė nga ata tė cilėt nuk e njohin realitetin e besimit. Pastaj ata tė cilėt nuk janė tė mbėshtetur nė besimin nė Allahun, por mbėshteten nė gjėrat e kėsaj bote, qoftė ajo numėr apo teknologji, patjetėr do tė pėsojnė humbje dhe dėshtim.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Komentimi i ajeteve 23-27 tė sures Teube
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema rreth :: Kur'an dhe Tefsir-
Kėrce tek: