Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Komenti i ajetit pesėmbėdhjetė i sures Huxhurat

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ebu_Derda
Admin



Numri i postimeve : 105
Registration date : 02/07/2008

Komenti i ajetit pesėmbėdhjetė i sures Huxhurat Empty
MesazhTitulli: Komenti i ajetit pesėmbėdhjetė i sures Huxhurat   Komenti i ajetit pesėmbėdhjetė i sures Huxhurat EmptyWed Jul 02, 2008 6:23 pm

Komenti i ajetit pesėmbėdhjetė i sures Huxhurat



“Besimtarė janė vetėm ata qė besuan Allahut, tė dėrguarit tė Tij e mandej nuk dyshuan dhe pėr hir tė Allahut luftuan me pasurinė dhe me jetėn e tyre. Tė tillė janė ata tė vėrtetit.”

Allahu nė kėtė ajet pėrmend disa ēėshtje qė kanė tė bėjnė me imanin, d.m.th.: me anėn e tij tė brendshme. Besimi nė Allahun dhe besimi nė tė dėrguarin e Tij janė prej ēėshtjeve tė brendshme. Pastaj ka pėrmendur xhihadin e qė ėshtė punė e dukshme dhe vepėr e gjymtyrėve.

Tė besosh nė Allahun do tė thotė tė besosh nė veprat e Tij (teuhidin rrububije), tė besosh se vetėm Allahu ėshtė Ai qė meriton adhurimin dhe askush tjetėr, si dhe tė besosh nė emrat dhe cilėsitė e Tij.

Ndėrsa tė besosh nė pejgamberinė tij, d.m.th.: tė besosh se ai ėshtė i Dėrguar i Allahut, tė veprosh nė atė qė urdhėron dhe tė ndalohesh nga ajo qė ai ndalon.

Pastaj thotė Allahu: “mandej nuk dyshuan.” D.m.th.: pasi qė besuan nė Allahun nuk dyshuan nė mėsimin e tyre. Pra, imani i njeriut ėshtė njė ibadet i zemrės, po ashtu mos dyshimi ėshtė ibadet i zemrės. Pasi qė Allahu i pėrmendi kėto, kaloi nė vepra tė gjymtyrėve, duke thėnė: “Dhe pėr hir tė Allahut luftuan me pasurinė dhe me jetėn e tyre.”

Dijetarėt thonė se nė shumicėn e ajeteve, kur pėrmendet lufta nė rrugėn e Allahut dhe flijimi nė tė, i jepet pėrparėsi luftės me pasuri, para asaj me shpirt apo me veten. Pėr arsye se kanė thėnė disa dijetarė se pasuria ėshtė mė e dashur tek njeriu se sa vetja e tij. Pėr kėtė e sheh njeriun i cili e lodh veten e tij pėr arritjen e pasurisė, pastaj nuk dėshiron qė atė pasuri ta shpenzojė. Pėr kėtė edhe Allahu i dha pėrparėsi pasurisė ndaj vetes nė luftėn nė rrugėn e Allahut pėr tė jua tėrhequr vėrejtjen.

Ndėrsa disa dijetarė tė tjerė kanė thėnė se Allahu i ka dhėnė pėrparėsi nė shumicėn e ajeteve pasurisė para vetes sė tij, pėr arsye se lufta nė rrugėn e Allahut ka nevojė pėr dhėnien e pasurisė, para se tė ketė nevojė pėr dhėnien e vetes. Besimtari kur shkon nė luftė nė rrugėn e Allahut nuk ka ēka kėrkon, nėse nuk ka armė, ndėrsa armėt duhet tė blihen me pasuri.

Si do qoftė, ajeti ka mundėsi t’i pėrfshijė tė dyja mendimet dhe pėr kėtė mund tė themi se Allahu i ka dhėnė pėrparėsi pasurisė nė xhihad para vetes, pėr arsye se pasuria ėshtė mė e dashur tek njeriu se sa vetja e tij dhe gjithashtu para se tė dilet nė luftė, njeriu duhet tė jetė i pėrgatitur me armė tė mira dhe kjo bėhet kur njeriu posedon pasuri.

Allahu nė kėtė ajet e ka pėrmendur njė kusht qė ėshtė shumė me rėndėsi t’ia kushtojmė vėmendjen kėtij. Ai kusht ėshtė: “nė rrugėn e Allahut”. D.m.th.: luftuan me pasurinė dhe me veten e tyre nė rrugėn e Allahut. Besimtari nuk lufton pėr sy e faqe, por ai lufton pėr Allahun. Ai nuk lufton pėr shkak tė vendit, mirėpo kėtė e bėn qė lufta tė jetė vetėm pėr Allahun. I Dėrguari i Allahut ka treguar se kur lufta mund tė jetė nė rrugėn e Allahut, kur ėshtė pyetur pėr njeriun i cili ka dal tė luftojė qė t’i thuhet trim, njė njeri i cili ka dalė tė luftojė pėr shkak tė plaēkės apo ka dalė tė luftojė pėr shkak qė tė ketė ndonjė pozitė, pastaj i kanė thėnė tė dėrguarit tė Allahut se cili prej kėtyre ėshtė nė rrugėn e Allahut. I Dėrguari i Allahut iu pėrgjigj: “Kush lufton qė fjala e Allahut tė jetė mė e larta ai ėshtė nė rrugėn e Allahut.”

Kanė thėnė dijetarėt se nė kėtė ajet hyn edhe xhihadi me dije, sepse qėllimi i dijes dhe i mėsimit tė tjerėve gjithashtu ėshtė qė tė ngrihet fjala e Allahut. Xhihadi bėhet me shpatė, me armė, por bėhet edhe me gjuhė edhe me dije. Ai njeri i cili nuk ka mundėsi qė tė luftojė nė mejdan qė fjala e Allahut tė jetė mė e larta, atėherė kemi xhihadin tjetėr, tė cilit po ashtu nuk i pakėsohet vlera e ai ėshtė xhihadi i mėsimit tė sheriatit ku me tė ti e ngre fjalėn e Allahut.

Pastaj Allahu thotė: “Tė tillė janė ata tė sinqertit.”

Pra kėta janė ata njerėz tė cilėt kanė qenė nė imanin e tyre tė sinqertė, tė cilėt imanin e tyre qė e kanė pas nė zemėr e kanė shndėrruar nė praktikė, e jo ata tė cilėt thonė me gjuhėn e tyre se e besojmė, ndėrsa veprat e tyre janė larg asaj qė ata pretendojnė.

Dobitė e kėtij ajeti:

1. Sqarimi se kush ėshtė besimtari i vėrtetė.

2. Vlera e imanit dhe ngritja e shkallės sė tij.

3. Kujdesi nga dyshimi dhe mos bindja.

4. Vlera e xhihadit me pasuri.

5. Vlera e xhihadit me shpirt.

6. Xhihadi i vėrtetė ėshtė ai i cili ėshtė nė rrugėn e Allahut.

7. Nuk duhet qė njeriu tė mjaftojė vetėm me pėrmirėsimin e vetes sė tij, por ai duhet qė t’i pėrmirėsojė edhe tė tjerėt.

8. Lavdėrimi i atyre tė cilėt i cilėson me kėto cilėsi tė larta, duke u bazuar nė fjalėn e Allahut: “Tė tillė janė ata tė sinqertit.”
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Komenti i ajetit pesėmbėdhjetė i sures Huxhurat
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema rreth :: Kur'an dhe Tefsir-
Kėrce tek: