Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Ateizmi, ati i tė kėqijave qė na kanė zėnė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ai_Kacanikasi
Admin



Numri i postimeve : 41
Registration date : 04/07/2008

Ateizmi, ati i tė kėqijave qė na kanė zėnė Empty
MesazhTitulli: Ateizmi, ati i tė kėqijave qė na kanė zėnė   Ateizmi, ati i tė kėqijave qė na kanė zėnė EmptyFri Jul 04, 2008 12:52 pm

Ateizmi, ati i tė kėqijave qė na kanė zėnė

--------------------------------------------------------------------------------

nga Ali Hamzai

Njė besimtar, shkon njė ditė te berberi. Ulet pėr tė qethur flokėt, ndėrsa nis njė bisedė tė thekur me berberin. Doli qė berberi nuk besonte nė Zot dhe filloi tė mbronte argumentat e tij, duke thėnė se Zoti nuk ekzistonte.
--------------------------------------------------------------------------------

Besimtari e kuptoi qė biseda nuk do dilte gjėkundi, ndaj e mbylli me kaq. Pasi mbaroi punė dhe falėnderoi berberin, besimtari bėri drejt derės. E hapi dhe pa nė rrugė njė njeri tė palarė prej muajsh, me flokė dhe mjekėr shumė tė gjatė dhe tė pistė...Atėherė ai u kthye nga berberi dhe i tha: A e di, mendoj se nė kėtė lagje nuk ka asnjė berber. Ky i fundit i prekur iu kthye: - Ēfarė po thua, ja ku jam unė! Besimtari bėri me dorė nga njeriu jashtė nė rrugė. Por ai nuk dėshiron tė vijė kėtu, - tha berberi. Epo - tha besimtari - kėshtu ėshtė edhe puna e Zotit. Ai ekziston, por duhet qė tė shkojmė ne tek Ai, e jo Ai tek ne…
Sa herė qė diku hapet diskutimi pėr ekzistencėn e Zotit mė vjen nė mendje kjo histori e bukur. Sa keq qė shpeshherė, nga inati apo nga mendjemadhėsia, nga injoranca apo mosdija, ne nuk e pranojmė atė qė ėshtė shkruar e zezė mbi tė bardhė: asnjė gjilpėrė nuk mund tė bėhet pa njė mjeshėr, asnjė fshat nuk mund tė drejtohet pa njė kryeplak...
Por ca nga ne shqiptarėt, tė ndikuar edhe nga pasojat e historisė sonė tė afėrt, e kanė tė vėshtirė tė kapėrcejnė hendekun e ateizmit, ku shumė kanė rėnė syresh.
a) "Dy gjendje frike ka njeriu: Njė nga Zoti dhe njė nga Kalifi." (Proverb Arab)
Viti 1967 do tė kujtohet, jo vetėm nė historinė e shqiptarėve, por edhe nė atė botėrore, si viti kur njė shtet ndėr mė tė vegjėlit nė faqe tė dheut mori vendimin pėr tė ērrėnjosur fenė, duke i privuar shqiptarėt nga njė e drejtė themelore e njeriut, tė drejtėn e besimit. Sigurisht kjo mund tė ndodhė vetėm nė njė regjim totalitar. Historia dhe shkrimet e shenjta na japin shembuj tė tillė. Hartuesit e kėtij akti tė shėmtuar, menduan se kėshtu do tė ērrėnjosnin besimin te shqiptarėt, do t'i bėnin ata ithtarė tė komunizmit duke fabrikuar kėshtu "njeriun e ri". Por, si mundėn njerėzit tė ndėrtojnė jetėn e tyre, krejt papritur, duke hedhur poshtė atė qė kanė bėrė prindėrit e tyre, dhe prindėrit e prindėrve, duke shumėzuar me zero ato vlera qė kanė mbajtur nė kėmbė njerėzimin pėr mijėra vjet? Mė tepėr se pėr tė dėnuar atė akt tė shėmtuar, ku rinia si njė kope delesh u drejtua pėr nė vendet e shenjta, duke i shkatėrruar apo duke i kthyer nė stalla lopėsh, kinema, qendra kulturore etj., kėtu dua tė evidentoj jo atė qė e nisi stuhinė, por shkatėrrimin qė ajo la pas. Poeti i madh pers, Sadiu do tė thoshte: Mos i rritni fėmijėt tuaj si qingja, qė nesėr tė mos i futin nė kope si delet...
Ja, kėshtu Shqipėria do tė pėrmendej nė botė pėr kėtė ēmenduri qė nė dhjetėvjeēarėt qė e pasuan do tė sillte dėme tė papara nė jetėn e shqiptarėve. Ateizmi i ngulitur thellė nė shpirtrat e njė brezi tė tėrė, zhveshi vlerat tėrėsore tė njė shoqėrie; duke nxjerrė nė pah anėt mė negative: egoizmin, grykėsinė, vetėgjyqėsinė, pėrjetėsimin e njeriut dhe rrjedhimisht, rrėnimin e tij. Pasojat e ateizmit shqiptar u ndien nė fillim tė viteve '90. Frika nga Kalifi, pra frika nga shteti, njė shtet pothuajse i shkatėrruar, mori fund duke sjellė kaos dhe dhunė nga pas. Pa dyshim, se tek ne shqiptarėt kish marrė fund brejtja e ndėrgjegjes, pra, ishte shuar frika ndaj Zotit. Ata qė mendojnė se mund tė bėjnė edhe pa Zotin, duhet tė vėnė njė polic nė kokė tė ēdo njeriu tė gjallė nė faqe tė dheut. A keni menduar ndonjėherė pėr ato mijėra femra qė pėr njė copė bukė, shesin trupin e tyre si nė njė treg mishi, nė rrugėt e Evropės? Disa thonė qė numri i tyre ka arritur nė rreth 30 mijė. A keni menduar pėr ata tė rinj qė bėjnė gjithēka pėr pesė pare tė ndyra? Nė shoqėrinė e dikujt qė kishte bėrė lloj-lloj punėsh pėrtej detit dėgjova: Kemi bėrė gjithēka pėr lekė-vetėm njerėz nuk kemi vrarė!.. Kėto na i solli ateizmi, mohimi i Zotit, a thua edhe kjo i duhej kombit tė vuajtur shqiptar.
b) "Lexo nė emėr tė Zotit tėnd qė krijoi ēdo gjė!" (Kur'ani, Alak:1)
Pa dyshim shpallja qė i erdhi e para profetit Muhamed nė shpellėn Hira nė afėrsi tė Mekės, ishte: "Lexo…". I zbėrthyer nė dy kuptime, ky varg i Kur'anit, do tė thoshte: lexo tekstet qė flasin pėr Zotin, lexo atė qė iu dėrgua njerėzve mė parė, ndonėse shumė prej tyre u ndryshuan nga njerėzit; lexo pikėrisht atė qė Engjėlli po i transmetonte Muhamedit, dhe qė aktualisht pėrbėn librin e patėmetė tė Zotit, Kur'anin. E dyta, ishte leximi i gjithė botės, i sistemit tonė jetik nė rruzull, i pemėve, stinėve, i ditės dhe natės, i lindjes dhe vdekjes… Shkrimtari brazilian, Paolo Coelho, nė librin e tij mė tė shitur Alkimisti do tė shprehej: "...Ėshtė e pamundur qė pas gjithė kėsaj mrekullie, tė mos jetė njė Dorė qė i rregullon tė gjitha…". E jo mė kot, Coelho e pranoi pas suksesit tė librit se ishte ndikuar kokė e kėmbė nga mistiku musliman, Mevlana Xhelaledin Rumiu i famshėm dhe konkretisht nga vepra e tij Mesnevi. Tė lexojmė pra, por tė mos harrojmė se nė fund, do tė gjejmė atė qė duam, pasi shpesh mendja jonė na pengon tė gjejmė atė qė duhet.
c) "Padituria ėshtė njė dėnim nga Zoti, ndėrsa dijet janė krahėt qė na ēojnė nė qiell!" (William Shakespeare)
Nė fakt shumėkush e mbron ateizmin me mėnyra tė ndryshme. Kush bazohet nė ideologjinė, shpesh nė atė qė varrosėm nė fillim tė viteve '90, e kush tjetėr nė shkencėn duke e pėrdorur atė gabimisht. Feja Islame gjatė historisė ka bashkėjetuar edhe me politikėn, por nuk duhet tė harrojmė se nė thelb ajo ėshtė njė mėnyrė jetese. Po tė hapim Kur'anin, do tė pėrballemi me njė kushtetutė e cila nė mėnyrė tė detajuar sanksionon jetėn e njeriut. Kur'ani ėshtė njė libėr sa hyjnor njėkohėsisht aq dhe tokėsor, qė lidh robin me Zotin, por edhe robin me jetėn e vet materiale nė tokė. Shumėkush i veshur me petkun e dijetarit, shkencėtarit, filizofit, poetit , historianit etj., ka sulmuar si fenė Islame ashtu edhe fetė e tjera nė tėrėsi. Kėto sulme vazhdojnė edhe sot dhe do tė vazhdojnė deri ditėn e fundit, ditėn e Kijametit. Ndonėse kėta zotėrinj na paraqesin njė botė, madje njė gjithėsi ku zot ėshtė njeriu, nuk arrijnė tė mbushin zbrazėtinė e tmerrshme qė i lind ēdo njeriu tė thjeshtė nė jetėn e tij. Kemi parė qė edhe persona qė nuk besojnė, nė njė ndodhi tė keqe belbėzojnė: O Zot! Kėtė e bėjmė edhe kur jemi tė gėzuar. Pra, tė gjithė Atje drejtohemi, sepse kemi nevojė tė mbėshtetemi diku, pasi shumė gjėra nuk i percepton mendja por shpirti. Njė dijetar do tė thoshte: Ēdo njeri ecėn nė rrugėn qė zgjedh vetė, drejt fundit apo pafundėsisė sė tij… Pra tė gjithė ne, e zgjedhim vetė rrugėn tonė, por, pėr ku? Njė tjetėr fjalė e urtė e njė njeriu tė menēur thotė: Tė gjitha udhėt tė shpien te Zoti, por cila ėshtė mė e drejta dhe mė e sakta pėr tė shkuar drejt Tij?
d) Po nėse ka Zot, ti ēfarė do bėsh? (Ali bin Ebi Talib)
Njė ditė, Aliu po debatonte me njė jobesimtar. Ky i fundit i thotė: O Ali, ke bėrė kaq tė mira nė jetė pėr hir tė Zotit, gjithė jetėn ia ke kushtuar Atij. Po sikur tė mos ketė Zot, qė t'i tė pėrballesh nė botėn tjetėr, ēfarė do bėsh? Aliu i zgjuar iu pėrgjigj: Asgjė. Nuk do bėj asgjė. Por ti ē'do bėsh nėse ka njė Zot qė duhet tė pėrballesh nė jetėn tjetėr?
Kjo ėshtė ēėshtja. Ēfarė do tė bėjmė mė tej, atje ku nuk ka kuptim e s'na ndihmon dot asgjė e kėsaj bote, as pasuria, miqėsia, fėmijėt, gruaja apo burri? Jemi qenie tė mbėrthyera nė njė segment i cili nis e mbaron, qė ka njė fillim e fund, njė lindje e vdekje. Ne nuk mund tė dalim e tė shohim se ē'ka jashtė tij, vetėm atėherė kur tė pėrballemi me tė vertėten e madhe, pas vdekjes trupore tė kėsaj bote. Por, Zotin mund ta gjejė gjithkush qė do ta gjejė atė.
Gjithkush qė do ta gjejė ngushėllimin te ateizmi, ka pėr ta patur shok vetminė, pijen, braktisjen,nikotinėn, mungesėn e shpresės, paqartėsinė e tė ardhmes, frikėn nga varri. E ndėrsa ata qė besojnė, dinė qė edhe hallin edhe gėzimin ta ndajnė me Zotin e tyre, duke falėnderuar, duke u nėnshtruar, duke bėrė tė mira e duke qėnė shpresėplotė. Ne nuk kemi frikė nga guri i varrit, se e dimė qė pas tij na pret njė tjetėr jetė, e dimė qė Zoti Mėshirplotė do tė na i falė mėkatet e pėrditshme, pasi Atij nuk i bėmė shok askėnd, pasi u munduam qė kėtė jetė tė vėshtirė ta ndėrtonim sipas Kur'anit dhe Traditės sė Profetit (a.s.).
Ėshtė koha pėr tė menduar atė qė prindėrit tanė e bėnė gabim nė vitin e mbrapshtė 1967 nė dheun e shqiptarėve. Ėshtė koha pėr tė reflektuar, dhe pėr tė parė se ē'mund tė rregullojmė nga ai shkatėrrim qė nė fakt ka prishur efektshmėrinė e strukturės sė jetės sonė. Jo mė kot ne mendojmė se "jemi tė mallkuar" dhe se "nė kėtė vend nuk jetohet". Duhet punė, pasi ne e kemi bėrė Shqipėrinė tė tillė, njė vend ku njeriu ha njeriun, ku vėllai vret vėllain, ku babai vret vajzėn, ku krimi, imoraliteti dhe korrupsioni po na e helmojnė jetėn tonė tė pėrbashkėt. Ata qė qeshin mė shumė, janė mė tė pikėlluarit qė e mbulojnė hidhėrimin e tyre me velin e gėzimit, do tė thonte vetė shkrimtari komunist, Maksim Gorki.
Mos harroni, ajo qė i rrit bukurinė bukurisė, ėshtė shėmtia e shėmtisė!...



www.kurandhesunet.net
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Ateizmi, ati i tė kėqijave qė na kanė zėnė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Popujt e Devijuar :: Ateistėt-
Kėrce tek: