Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Kujdesu pėr kohėn tėnde

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ebu_Derda
Admin



Numri i postimeve : 105
Registration date : 02/07/2008

Kujdesu pėr kohėn tėnde Empty
MesazhTitulli: Kujdesu pėr kohėn tėnde   Kujdesu pėr kohėn tėnde EmptyFri Jul 04, 2008 5:54 pm

Kujdesu pėr kohėn tėnde


Allahu nė librin e Tij thotė:

1. Pasha kohėn!

2. Nuk ka dyshim se njeriu ėshtė nė njė humbje tė sigurtė.

3. Me pėrjashtim tė atyre qė besuan, qė bėnė vepra tė mira, qė porositėn njėri-tjetrin t'i pėrmbahen tė vėrtetės dhe qė kėshilluan njėri-tjetrin tė jenė tė durueshėm.

Imam Shafiu thotė: “Sikur mos tė zbriste asgjė nga Kurani, pėrveē kjo sure, do tė mjaftonte.”

Nga Muadh ibėn Xhebeli trasnmetohet se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Nuk do tė lėvizė kėmba e birit tė Ademit Ditėn e Gjykimit derisa tė pyetet pėr katėr gjėra: pėr jetėn e tij se ku e ka harxhuar; pėr rininė e tij se ku e ka shfrytėzuar; pėr pasurinė e tij se nga e ka fituar dhe ku e ka harxhuar; dhe pėr dijen e tij se ēfarė ka punuar me tė.”

Nga Ibėn Abasi transmetohet se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Dy begati shumica e njerėzve nuk ia di vlerėn: shėndetit dhe kohės sė lirė.

Gjithashtu, i Dėrgauri i Allahut, duke na treguar vlerėn e kohės tha: “Nėse bėhet Kiameti dhe dikush ka nė dorėn e tij ndonjė filizė, le ta mbjellė, nėse ka mundėsi.”

Abdullah ibėn Mesudi thotė: “Nuk jam penduar mė shumė asnjėherė se sa njė ditė kur perėndoi dielli dhe mu pakėsua exheli, ndėrsa unė nuk shtova asgjė nga veprat e mia.”

Hasan el Basri thotė: “Nuk ka ndonjė ditė qė nė tė kalon biri i Ademit, pėrveēse ajo ditė e thėrret: ‘O bir i Ademit! Unė jam njė ditė e re, ndėrsa pėr punėn tėnde nesėr do tė jem dėshmitare, mė pėrfito mua se unė nuk do tė kthehem asnjė herė deri nė Ditėn e Gjykimit.’”

Gjithashtu thotė: “O bir i Ademit! Ti nė kėtė botė je disa ditė, nėse shkon njė ditė do tė shkojė njė pjesė e jotja.”

Fudejl Ijadi thotė: “Kam takuar disa nga tė parėt tanė qė aq shumė ishin tė kujdesshėm ndaj kohės sa qė numėronin fjalėt e tyre prej xhumasė deri nė xhuma.”

Njė poet thotė:

“Gjėja mė e shtrenjtė qė i ėshtė dhėnė njeriut, ėshtė koha e lirė, por e shoh se mė sė lehti e humb atė.”

Vėlla i dashur! Kujdes kohėn e lirė mos e harxho kot! Ajo ėshtė mė e shtrenjtė se pasuria e jote. Ti me shfrytėzimin e kohės sjell lumturi, ndėrsa me mledhjen e pasurisė do tė kesh pėrgjegjėsi.

Koha ėshtė jeta e jote, lumturia jote dhe gjallėrimi yt.

Mos u mburr me rininė tėnde e as me jetėn tėnde se nėser kur do tė dalėsh para Allahut do tė pyetesh pėr to.

Pėrkujto fjalėt e selefėve, tė cilėt thonin: “Uallahi, edhe sikur ta dimė se nesėr do tė vdesim ne nuk mundemi mė tė shtojmė diēka tė re nė veprat tona, sepse kanė arritur kulmin e shfrytėzimit tė kohės.”

Llogarite veten sot, para se tė llogarisė nesėr Allahu. Pendohu sot, para se nesėr tė bėhesh pishman pėr punėt e tua, atė ditė kur nuk ka kthim.

Koha ėshtė si shpata nėse ti nuk e pret atė ajo tė pret ty.

Pėrkujto begatitė e Allahut ndaj teje!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Kujdesu pėr kohėn tėnde
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema rreth :: Kur'an dhe Tefsir-
Kėrce tek: