Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Shembuj nga Kur’ani Fisnik mbi kotėsinė e Shirkut(nga Salih Ibn Feuzan el–Feuzan)

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ebu_Derda
Admin



Numri i postimeve : 105
Registration date : 02/07/2008

Shembuj nga Kur’ani Fisnik mbi kotėsinė e Shirkut(nga Salih Ibn Feuzan el–Feuzan) Empty
MesazhTitulli: Shembuj nga Kur’ani Fisnik mbi kotėsinė e Shirkut(nga Salih Ibn Feuzan el–Feuzan)   Shembuj nga Kur’ani Fisnik mbi kotėsinė e Shirkut(nga Salih Ibn Feuzan el–Feuzan) EmptySat Jul 05, 2008 1:24 am

Shembuj nga Kur’ani Fisnik mbi kotėsinė e Shirkut(nga Salih Ibn Feuzan el–Feuzan)

--------------------------------------------------------------------------------

Silsiletu Sherhu-Resail [fq. 168-174]

Tė gjitha falėnderimet i takojnė vetėm Allahut, Zotit tė Botėve, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi profetin tonė Muhamed dhe mbi Familjen dhe Shokėt e tij.

"Vėrtet, Allahut nuk i vjen zor qė tė sjellė shembull qoftė edhe njė mushkonjė, apo aq mė tepėr kur ajo ėshtė mė e madhe se kjo. Dhe sa pėr ata qė besojnė, ata e dinė se ajo ėshtė e vėrteta nga Zoti i tyre; sa pėr ata qė nuk besojnė, ata thonė: Ēfarė don tė na thotė Allahu me kėtė shembull? Me kėtė Ai bėn qė shumė tė humbasin, ndėrsa shumė tė tjerė i udhėzon. Dhe Ai i humb ata qė janė tė pabindur ndaj Tij. Ata qė e thyejnė Besėn e dhėnė Allahut pasi qė e kanė pranuar atė dhe e ndėrpresin atė ēfarė Allahu ka urdhėruar pėr tė mbajtur lidhje dhe bėjnė ērregullime nė tokė, mu kėta janė tė humburit".(Suretul-Bekare, 2:26-27)

Allahu Subhanehu ue Te’ala ka paraqitur shembullin e muwehidit (atij qė adhuron vetėm Allahun) dhe mushrikut (atij qė adhuron tė tjerė nė vend tė Allahut apo bashkė me Allahun). Allahu Subhanehu ue Te’ala thotė:
"Allahu ju sjell njė shembull: njė rob qė e kanė nė bashkėpronėsi disa pronarė sė bashku, qė hahen me njėri tjetrin, dhe njė rob i cili i pėrket plotėsisht njė pronari tė vetėm. A janė kėta tė dy tė barabartė nė krahasim? Gjithė lavdėrimet dhe falėnderimet i takojnė Allahut! Por shumica e tyre nuk e dinė". (Suretu-Zumer , 39 : 29)
Mushriku ka shumė zota. Ai adhuron shumė idhuj dhe nuk e di se cilin prej tyre ta kėnaqė. Gjendja e tij ėshtė si ajo e robit qė ka shumė zotėrinj dhe tė gjithė ata janė pronarėt e tij. Ēdonjėri prej tyre do qė robi t’i bindet dhe tė zbatojė dėshirat e tij edhe pse dėshirat e tija bien nė kundėrshtim me dėshirat e zotėrinjve tė tjerė. Kjo gjė e lė tė shastisur robin e varfėr mes gjithė kėtyre zotėrinjve, duke mos ditur se cilin prej tyre ta kėnaqė.
Megjithatė, sa i pėrket muwehidit, shembulli i tij ėshtė si shembulli i atij robit qė zotėrohet krejt nga njė person i vetėm, plotėsisht i qetėsuar nga dėshirat dhe tekat e tija. Ai ėshtė nė harmoni totale me zotėrinė e tij, i pastėr nga pasja e konfliktit, mosmarrėveshjes dhe shqetėsimit. Ai ėshtė njė rob qė zotėrohet nga njė njeri i vetėm. Kjo ėshtė gjendja muwehidit i cili ėshtė rob i njė zoti, dhe ai ėshtė Allahu Subhanehu ue Te’ala. Ai i pėrmbush detyrat e tija fetare ndaj Allahut dhe largohet nga ato qė e zemėrojnė Atė.

A janė kėta tė dy tė barabartė nė krahasim?

Kjo pyetje ėshtė bėrė pėr tė tėrhequr vėmendjen. Padyshim qė kėta tė dy nuk janė tė barabartė! Allahu Subhanehu ue Te’ala e paraqit kėtė shembull pėr tė treguar dallimin midis shirkut dhe teuhidit. Dhe Allahu jep mė tej njė tjetėr shembull pėr tė treguar kotėsinė e shirkut nė thėnien e Tij:
"Dhe kushdo qė i emėron shokė e tė barabartė Allahut, kjo ėshtė sikur ai tė kishte rėnė nga qielli dhe ta kishin kapur zogjtė, ose sikur era ta kishte hedhur nė njė vend tė largėt e tė humbur". (Suretu–Haxh, 22: 31)
Muwehidi ka njė pozitė tė ngritur dhe njė gradė tė lartė tek Allahu Subhanehu ue Te’ala. Sa i pėrket mushrikut, shembulli i tij ėshtė si i atij qė bie nga njė lartėsi. Duke i bėrė shirk Allahut, ai bie nga lartėsia nė tė cilėn janė njerėzit e teuhidit dhe nga vendi mė i ngritur. Kėshtu qė mushriku bie nga njė lartėsi jashtėzakonisht e madhe. Si mendon se do tė jetė gjendja e tij duke rėnė? Allahu na ruajt nga njė gjė e tillė! Nėse ai do tė ndeshet nė ajėr me ndonjė shpend, shpendi do t’ia shqyejė e copėtojė mishin atij nė ajėr. Dhe nėse ai do tė ishte i aftė qė tė mbijetonte prej atij shpendi, atėherė era do ta ēonte nė njė distancė tė largėt, nė njė tokė tė vetmuar, duke e hedhur atė nė njė vend tė shkretė e tė pabanuar, ku nuk ka as ujė, ose mė saktė, aty nuk ka hiēgjė tjetėr pėr tė.
Po ashtu mushriku e paraqet veten e tij tek dėshirat, rrugėt dhe idetė, tė cilat kanė pėr ta copėtuar e shkapėrderdhur atė dhe pėrfundimisht kanė pėr ta shkatėrruar. Ky ėshtė shembulli i muwehidit dhe mushrikut. Muwehidi ėshtė nė njė vend tė lartė e tė ngritur tek Allahu Subhanehu ue Te’ala pėr shkak tė teuhidit dhe tė sinqeritetit tė tij. Mushriku, nga ana tjetėr, ėshtė nė rėnie tė lirė nga vendi i lartė dhe ėshtė nė rėnie tė lirė nga teuhidi, duke e ekspozuar veten e tij para ēdo shkatėrrimi e humbje. Kjo ėshtė gjendja e mushrikut i cili ėshtė i ekspozuar para ēdo shkatėrrimi e epshi dhe para ēdo fitneje e shejtani, Allahu na ruajt nga njė gjė e tillė! Ēdo sprovė i shkakton atij mjerim dhe dyshim. A ėshtė i barabartė i pari (muwehidi) me tė dytin (mushrikun)?
Nė fund tė sė njėjtės sure, Allahu na jep njė tjetėr shembull, ku na tregon kotėsinė e shirkut dhe thotė:
"O njerėz! Ėshtė thurur njė pėrngjasim pėr ju, kėshtu qė dėgjoni mirė: me tė vėrtetė ata, tė cilėve ju u drejtoheni nė vend tė Allahut, nuk mund tė krijojnė kurrė, madje as edhe njė mizė, edhe sikur tė mblidheshin tė gjithė sė bashku pėr kėtė qėllim. Dhe nėse miza rrėmben diēka prej tyre, ata nuk do tė kenė aspak fuqi pėr ta rimarrė atė prej mizės. Kėshtu pra, i dobėt ėshtė edhe lutėsi edhe i luturi". (Suretu–Haxh, 22:73)
Tė gjithė idhujt dhe ēdo gjė qė adhurohet veē Allahut nuk mund tė krijojnė qoftė edhe njė mizė. Kėshtu qė si mund tė adhurohen ata nė vend tė Allahut kur ata nuk mund tė krijojnė qoftė edhe njė mizė, e cila ėshtė gjėja mė e vogėl e mė e pavlerė? Nuk u kėrkua prej tyre qė ata tė krijonin tokė, ose tė krijonin njė mal, ose tė krijonin njė deve, ose njė lopė, ose njė njeri, por veēse njė mizė, gjėja mė e parėndėsishme. Kjo ėshtė njė sfidė nga Allahu Subhanehu ue Te’ala pėr idhujt e mushrikėve. Kėshtu qė nėse ata nuk janė tė aftė qė tė krijojnė njė mizė, atėherė si mund tė adhurohen ata bashkė me Krijuesin i cili krijoi ēdo gjė, i madhėruar e i lartėsuar qoftė Ai? Allahu ėshtė Krijuesi i gjithēkaje, Krijuesi i Gjithėdijshėm. Askush nuk mund t’i kundėrshtojė aftėsitė e Tija. Kėshtu qė si mund tė krahasohet Ky (Krijuesi) dhe ata (idhujt)? Ky ėshtė njė shembull i qartė i kotėsisė sė shirkut dhe se ai nuk ka asnjė themel, bazė apo shtrirje.

"Nuk mund tė krijojnė kurrė …"
Vė re te shprehja "Nuk mund tė krijojnė kurrė …", e cila pėrfshin tė ardhmen deri nė Ditėn e Ringjalljes. Kjo ėshtė njė sfidė e vazhdueshme deri nė Ditėn e Ringjalljes. Kėshtu qė ēdo mushriku, qė u lutet tė tjerėve veē Allahut, i duhet thėnė: Ajo gjė qė ti po adhuron, a ėshtė e aftė qė tė krijojė njė mizė? Ky shembull ėshtė pėr gjithēka qė adhurohet, pėrfshi statujat, idhujt, shenjtorėt, njerėzit e mirė, varret, pemėt, gurėt, etj. Pėr sa kohė qė kėta (tė adhuruar) janė tė paaftė qė tė krijojnė qoftė edhe njė mizė, atėherė si mund tė meritojnė ata qė tė adhurohen?

"A ėshtė njėsoj Ai i Cili krijon me atė qė nuk mund tė krijojė? A nuk do tė pėrkujtoni atėherė?" (Suretu–Nahl, 16:17)
"Ata qė ju u luteni nė vend tė Allahut, nuk kanė krijuar ndonjė gjė, porse ata vetė janė tė krijuar. Ata janė tė vdekur, tė pajetė". (Suretu–Nahl, 16:20–21)
"Mė thoni, ēfarė mendoni pėr (tė ashtuquajturit prej jush) zotat/shokė tė cilėve ju u luteni nė vend tė Allahut, mė tregoni ēfarė kanė krijuar ata nga toka? Apo mos kanė ata ndonjė pjesė nė qiej?" (Suretu–Fatir, 35:40)

Mushrikėt nuk kanė mundėsi qė tė deklarojnė se tė adhuruarit e tyre (idhujt) kanė krijuar qoftė njė mizė dhe as nuk do tė kenė mundėsi qė ta bėjnė njė gjė tė tillė nė tė ardhmen. Madje edhe tani, nė njė kohė kur teknologjia ka pėrparuar dhe ka ndryshuar, zanatēiu mė i mirė nė botė dhe doktorėt mė profesionistė nė botė janė tė paaftė qė tė krijojnė qoftė edhe njė mizė. Ata janė tė aftė qė tė prodhojnė njė aeroplan, i cili mban pasagjerė, duke bashkuar pjesė tė ndryshme (mekanike, elektronike). Ky ėshtė njė produkt i qėndrueshėm pėr tė cilin njeriu ka mėsuar pėr tė dhe ka arritur ta njohė atė. Sidoqoftė, ėshtė Allahu i Cili e bėri tė mundur kėtė njohuri pėr ne, qė ne ta vėmė nė punė kėtė njohuri dhe tė kemi dobi prej saj. Po, ėshtė e mundur qė njeriu tė bėjė njė aeroplan apo anije. Mirėpo, sa pėr krijimin, jo, ai nuk mund tė krijojė qoftė edhe njė mizė! Kjo ėshtė nga tė drejtat qė i takojnė vetėm Allahut Subhanehu ue Te’ala.
"A ėshtė njėsoj Ai i cili krijon me atė qė nuk mund tė krijojė? A nuk do tė pėrkujtoni atėherė?" (Suretu–Nahl, 16:17)

Dhe mė pas Ai thotė:
"Dhe nėse miza rrėmben diēka prej tyre …"
D.m.th. nėse miza, mė e dobėta e krijesave, do tė rrėmbente diēka, si pėr shembull parfum apo flori qė janė vendosur tek ky idhull. Dhe ėshtė nga praktikat e mushrikėve qė tė vendosin sende (me vlerė) tek ata qė i adhuronin, si pėr shembull xhevahire, flori, parfum dhe temjan. Kėshtu pra, nėse njė mizė vjen e rrėmben diēka tė vogėl qė ėshtė vendosur te kėta idhuj, a janė tė aftė kėta idhuj qė ta rikthejnė atė qė rrėmbeu miza? Ata janė tė paaftė qė vetė ta ruajnė copėn mė tė vogėl nga miza. "Dhe nėse miza rrėmben diēka prej tyre, ata nuk do tė kenė aspak fuqi pėr ta rimarrė atė prej mizės. Kėshtu pra, i dobėt ėshtė edhe lutėsi …" i cili ėshtė mushriku, "… edhe i luturi" i cili ėshtė i adhuruari nė vend tė Allahut, i lartėsuar qoftė Ai. Njė mizė i mposhti ata tė gjithė! Ky ėshtė njė nga shembujt mė madhėshtorė tė kotėsisė sė tė bėrit shok Allahut, i lartėsuar qoftė Ai (nga kjo gjė).

Megjithatė ėshtė e mundur qė mushrikėt tė thonė:"Ne nuk themi se ata qė ne i adhurojmė janė krijues bashkė me Allahun. Allahu ėshtė Krijuesi i vetėm dhe ne e pranojmė kėtė. Ai ėshtė Krijuesi, Furnizuesi, i Vetmi qė jep jetė dhe vdekje, dhe i Vetmi qė i rregullon tė gjitha ēėshtjet. Ne e besojmė kėtė gjithashtu. Por kėta qė ne i adhurojmė janė robėr tė mirė tė Allahut dhe ne vetėm se dėshirojmė qė ata tė ndėrmjetėsojnė pėr ne tek Allahu. Ne i marrim ata thjesht si njė mėnyrė afrimi (teuesul). Ne vetėm i adhurojmė ata qė tė na sjellin mė afėr tek Allahu. Ne e dimė se ata nuk mund tė krijojnė apo furnizojnė. Megjithatė ata janė robėr tė mirė tė Allahut tė cilėt kanė njė vend tė lartė tek Ai dhe ne dėshirojmė qė ata tė na sjellin mė afėr tek Allahu e t'i luten Atij pėr ne dhe tė veprojnė si ndėrmjetės pėr ne". Kėshtu qė nė kėtė pėrfundim ata presin kurban pėr ata dhe zotohen nė emrat e tyre. si dhe bėjnė tauaf nė varret e tyre dhe mblidhen rreth tyre. Ata u kushtojnė atyre llojet e ndryshme tė adhurimit dhe nė tė njėjtėn kohė ata e pranojnė se tė adhuruarit e tyre nuk mund tė krijojnė, furnizojnė ose tė rregullojnė ēėshtjet nė ēfarėdo forme apo mėnyre. Mė saktė, ata duan prej tyre vetėm qė ata tė ndėrmjetėsojnė nė llogari tė tyre tek Allahu. Allahu, i lartėsuar qoftė Ai, e shkatėrron kėtė dyshim me shembullin e mėposhtėm:
"Ai ju sjell shembull nga vetė vetja juaj. A keni ju tė barabartė nga ata tė cilėt i mban dora juaj e djathtė (robėrit tuaj), qė t'i keni tė barabartė nė pasurinė qė Ne ju kemi dhuruar juve? A ua keni frikėn (atyre) siē ia keni njėri-tjetrit? Kėsisoj i shpjegojmė Ne treguesit (shenjat) me imtėsi pėr popullin qė kupton". (Suretu–Rum, 30:28)

Kėshtu pra, nėse ti nuk do tė jesh i gėzuar qė dikush tė ndajė me ty robėrit e tu, si mund tė jesh atėherė i lumtur pėr Allahun qė njė prej robėrve tė Tij po i shoqėrohet Atij (nė adhurimin e Tij). Dhe ata, mushrikėt, thoshin nė telbijen e tyre (nė haxh):"Ja ku jam (o Allah)! Ti nuk ke shokė pėrveē atij shoku qė ėshtė pėr Ty. Ti e zotėron atė dhe atė qė zotėron ai". Prandaj Allahu ka thurur kėtė pėrngjasim pėr ta.

Dhe udhėzimi (teufik) ėshtė prej Allahut. Paqja dhe bekimet qofshin mbi Profetin tonė Muhamed, dhe mbi familjen dhe shokėt e tij.
---------------------
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Shembuj nga Kur’ani Fisnik mbi kotėsinė e Shirkut(nga Salih Ibn Feuzan el–Feuzan)
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Njeshmeria e Allahut nga Salih el Feuzan

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema rreth :: Akide-
Kėrce tek: