Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Kujt i takon dashuria absolute

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ebu_Derda
Admin



Numri i postimeve : 105
Registration date : 02/07/2008

Kujt i takon dashuria absolute Empty
MesazhTitulli: Kujt i takon dashuria absolute   Kujt i takon dashuria absolute EmptyWed Jul 02, 2008 5:20 pm

Kujt i takon dashuria absolute



Allahu i Lartėsuar thotė nė Kuran:

“Thuaj (o i dėrguar)! Nė qoftė se baballarėt tuaj, djemtė tuaj, vėllezėrit tuaj, bashkėshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria qė e fituat, tregėtia qė frikėsoheni se do tė dėshtojė, vendbanimet me tė cilat jeni tė kėnaqur, (tė gjitha kėto) janė mė tė dashura pėr ju se Allahu, se i dėrguari i Tij dhe se lufta pėr nė rrugėn e Tij, atėherė, pritni derisa Allahu tė sjellė vendimin e Tij. Allahu nuk vė nė rrugė tė drejtė njerėzit e prishur."

Ky ajet ka zbritur pėr ata tė cilėt nuk e bėnė hixhretin prej Mekės nė Medine, pėr shkak se dikush nuk mund ta linte familjen e tij e dikush pasurinė e tij e dikush tė afėrmit e tij.

Imam Kurtubi ka thėnė: “Ky ajet ėshtė argument i qartė pėr domosdoshmėrinė e dashurisė ndaj Allahut, pejgamberit dhe nuk ka mospajtim nė kėtė tek umeti. Duhet qė kjo dashuri t’i paraprijė ēdo dashurie tjetėr.”

Transmeton Nesaiu, Ibn Hibani dhe Buhariu ne librin e tij “Terihul kebir” se Pejgamebri (alejhi selam) ka thėnė: “Shejtani ėshtė pėrpjekur ta pengojė birin e Ademit nė tri gjėra. Ėshtė pėrpjekur ta pengojė nė fe dhe i ka thėnė: ‘Pėr ēfarė po e lė fenė tėnde dhe fenė e baballarėve tė tu?’ Biri i Ademit e kundėrshtoi shejtanin dhe e pranoi Islamin. Pastaj ėshtė pėrpjekur ta ndalojė prej hixhretit pėr hir tė Allahut duke i thėnė: ‘A po e lė pasurinė tėnde, familjen tėnde dhe po bėn hixhret?’ Biri i Ademit e kundėrshtoi shejtanin dhe bėri hixhret. Pastaj u pėrpoq qė ta pendojė nga lufta nė rrugėn e Allahut duke i thėnė: ‘Po lufton qė tė vritesh, pastaj familja jote do tė martohen dhe pasuria do tė ndahet.’ E kundėrshtoi biri i Ademit shejtanin dhe luftoi, derisa e meritoi xehnetin e Allahut.”

Imam Ahmedi ka thėnė: “Na ka treguar Kutejbe bin Seid, e ky nga ibn Luheja, ai nga Zehreh bin Mabed, e ky nga gjyshi i tij, i cili ka thėnė se ishin me Pejgamberin e ai kishte marrė pėr dore Umer ibėn Hatabin. Atėherė i tha Umeri: ‘Uallahi, o i Dėrguari i Allahut, ti je mė i dashur te unė se ēdo gjė, pėrveē vetes time.’ Pejgamberi i tha: ‘Nuk ka besuar askush derisa tė jem mė i dashur tek ai se vetja e tij.’ Atėherė Umeri i tha: ‘Ti tani je tek unė mė i dashur se vetja ime.’ Pejgamberi i tha: ‘Tani o Umer, (tani ėshtė imani yt nė rregull).”

Gjithashtu, nė hadithin e vėrtetė Pejgamberi ka thėnė: “Pasha Atė nė Dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti im, nuk ka besuar askush, derisa te jem tek ai mė i dashur se prindi i tij, fėmija i tij dhe njerėzit nė pėrgjithėsi.”

Transmeton Ahmedi dhe Ebu Davudi nga hadithi i Ibni Umerit, i cili thotė se e kam dėgjuar Pejgamberin duke thėnė: “Nėse bėni shitblerje me ine (lloj i shitblerjes qė nėnkuton kamatė nė tė), merreni me blegtori, kėnaqeni me tė mbjellurat tuaja, e lini luftėn nė rrugėn e Allahut, Allahu do t’ua sjellė njė nėnēmim tė cilin nuk do ta largojė nga ju, derisa tė ktheheni nė fenė e Allahut.”

Sehl ibėn Abdullah thėnė ka: “Shenja e dashurisė sė Allahut ėshtė ta duash Kuranin. Shenja e dashurisė sė Kuranit ėshtė ta duash pejgamberin. Shenja e dashurisė sė Pejgameberit ėshtė ta duash sunetin e tij.

Shenja e dashurisė sė Allahut, shenja e dashurisė sė Kuranit, shenja e dashurisė sė pejgamberit, shenja e dashurisė sė sunetit janė shenja tė dashurisė sė botės tjetėr, shenja e dashurisė sė botės tjetėr ėshtė qė ta dojė veten e tij, shenja e dashurisė sė vetes sė tij ėshtė qė ta urresh dunjanė, shenja e urrejtjes sė dunjasė ėshtė qė mos tė marrė prej saj pėrveē se atė qė i nevojitet dhe i mjafton.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Kujt i takon dashuria absolute
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema rreth :: Kur'an dhe Tefsir-
Kėrce tek: