Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Mėnyra e vizititės sė varreve qė pėrputhet me sheriatin

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ebu_Derda
Admin



Numri i postimeve : 105
Registration date : 02/07/2008

Mėnyra e vizititės sė varreve qė pėrputhet me sheriatin Empty
MesazhTitulli: Mėnyra e vizititės sė varreve qė pėrputhet me sheriatin   Mėnyra e vizititės sė varreve qė pėrputhet me sheriatin EmptySat Jul 05, 2008 4:53 pm

Mėnyra e vizititės sė varreve qė pėrputhet me sheriatin



Pėrsa i pėrket formės sė vizitės qė pėrputhet me sheriatin, ajo bėhet duke pėrshėndetur tė vdekurin dhe duke e lutur Allahun pėr tė. Pra, afėrsisht si namazi i xhenazes. Pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe mbi familjen e tij) i mėsonte shokėt e tij qė kur tė vizitonin varret tė thoshin:



"Paqa e Allahut qoftė mbi ju, o banorė besimtarė tė kėtij vendi. Edhe ne me urdhėrin e Allahut, kur tė vijė pėrcaktimi i Tij, inshaAllah me ju do tė rradhitemi. Allahu mėshiroftė prej nesh dhe prej jush ata qė kanė ikur para dhe ata qė do tė vinė mė pas. Lusim Alahun pėr ne dhe pėr ju qė tė na ruajė nga ēdo gjė. O Allah! Mos na e ndalo shpėrblimin e tyre dhe mos na sprovo pas tyre."



Ėshtė transmetuar prej pejgamberit (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe mbi familjen e tij) se ka thėnė:"Ēdo njeri qė kalon nė varrin e njė njeriu, tė cilin e njihte nė kėtė botė dhe e pėrshėndet atė, atėherė Allahu ia kthen shpirtin atij derisa t'ia kthejė atij pėrshėndetjen."



Allahu i Lartėmadhėruar e shpėrblen tė gjallin nėse lutet pėr tė vdekurin besimtar, ashtu sikurse e shpėrblen atė nėse i fal atij xhenazen. Prandaj Allahu i Madhėruar e ndaloi pejgamberin (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe mbi familjen e tij) qė tė bėjė njė gjė tė tillė me munafikėt (hipokritėt tė cilėt shfaqin besimin dhe fshehin mosbesimin). Allahu i i Madhėruar thotė:



"Dhe kurrė (o Muhamed) mos (fal xhenaze) pėr ndonjė prej atyre (hipokritėve) qė vdes dhe as mos rri te varri i tij" [et-Teube: 84]



Tek vizita qė ėshtė nė pėrputhje me sheriatin, nuk ekziston ndonjė nevojė e tė gjallit qė t'ia paraqesi tė vdekurit, as nuk kėrkon prej tij dhe as nuk e merr atė pėr ndėrmjetės, madje nė tė ekziston dobia qė kryhet nga i gjalli pėr tė vdekurin, siē duket qartė kjo gjė tek namazi i xhenazes. Allahu i i Madhėruar e mėshiron kėtė me anė tė lutjes sė tij dhe bamirėsisė sė tij tek ai, dhe e shpėrblen kėtė tjetrin (qė bėri lutjen) pėr shkak tė punės sė tij, sepse ėshtė theksuar nė Sahihun e Muslimit se pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) ka thėnė:"Kur ndėrron jetė biri i Ademit, ndėrpritet puna e tij pėrveēse tri gjėrave: sadakaja e vazhdueshme, dituria prej sė cilės pėrfitohet pas tij dhe djali (fėmija) i mirė qė lutet pėr tė."



Gjykimi ndaj atij qė vjen tek varri i pejgamberit (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) apo tek varri i njė njeriu tė mirė duke kėrkuar diēka prej tij ose duke iu drejtuar atij pėr ndihmė



Pėrsa i pėrket atij qė shkon tek varri i pejgamberit apo i njė njeriu tė mirė ose tek ai qė pretendohet se ėshtė varri i njė pejgamberi ose i njė njeriu tė mirė, por qė nė tė vėrtetė nuk ėshtė ashtu, duke kėrkuar diēka prej tij ose duke iu drejtuar atij pėr ndihmė ndahet nė tre lloje:



Lloji i parė: Kur kėrkon plotėsimin e nevojės qė ka, si p.sh.: kėrkon largimin e sėmundjes sė tij ose sėmundjes sė kafshės sė tij, tė shlyej borxhet, tė hakmerret ndaj armikut tė tij, t'i japė shėndet atij dhe familjes sė tij, etj…, prej gjėrave tė cilat nuk mund t'i plotėsojė askush tjetėr pėrveē Allahut tė Madhėruar. Ky veprim i tij ėshtė shirk i qartė dhe kėrkohet prej tij qė tė pendohet. Nėse pendohet, mirė; nėse nuk pendohet, vritet.



Nėse ai thotė se i drejtohem atij pėr ndihmė pėr arsye se ai ėshtė mė afėr se unė tek Allahu dhe qė ai tė ndėrmjetėsojė pėr mua nė kėto gjėra, dhe se unė me anė tė tij ndėrmjetėsohem tek Allahu ashtu sikurse ndėrmjetėsohet tek mbreti me njerėzit e tij tė veēantė dhe kėshilltarėt e tij; ky veprim i tij ėshtė si veprat e mushrikėve (idhujtarėve) dhe tė krishterėve, sepse ata i pretendojnė (i marrin) rabinėt dhe murgjit e tyre si ndėrmjetės pėr tė ndėrmjetėsuar pėr kėrkesat e tyre. Na ka njoftuar Allahu pėr gjendjen e mushrikėve se ata thonė:



"Ne nuk i adhurojmė ata pėr tjetėr vetėm qė tė na afrojnė sa mė afėr Allahut." [ez-Zumer: 3]



Pėrsėri Allahu i Lartėsuar thotė:



"A kanė marrė tė tjerė si ndėrmjetėsues nė vend tė Allahut? Thuaju: Edhe sikur ata tė mos kenė fuqi mbi asgjė dhe tė mos mendojnė?Thuaju: Allahut i takon i gjithė ndėrmjetėsimi. Atij i pėrket mbizotėrimi i qiejve dhe i tokės. Pastaj tek Ai do tė ktheheni." [ez-Zumer: 43-44]



Allahu i Lartėsuar thotė:



"Ju (o njerėz) nuk keni askėnd tjetėr pėrveē Atij si mbrojtės e ndihmues dhe as ndėrmjetėsues. A nuk do tė pėrkujtoni pra?"



Pėrsėri Allahu thotė:



"E kush ėshtė ai qė mund tė ndėrmjetėsojė tek ai pėrveēse me lejen e tij" [el-Bekare: 255]



Pra, Ai e sqaroi dallimin midis Tij dhe krijesave tė tij Ėshtė prej traditės sė njerėzve qė kur duan tė hyjnė tek ndonjė prej tė mėdhenjve tė tyre gjejnė njė person qė ka pozitė tek ai. Mė pas ndėrmjetėsuesi kėrkon prej tij dhe ai ia kryen nevojėn atij nga dėshira ose nga frika, ose nga turpi, ose nga dashuria qė ka pėr tė, dhe ose pėr shkaqe tė tjera. Ndėrsa tek Allahu i i Madhėruar nuk hyn asnjė pėr ndėrmjetėsim derisa Ai t'i japė leje ndėrmjetėsuesit, pra nuk veprohet asgjė pėrveē asaj qė Ai do. Ndėrhyrja e ndėrmjetėsuesit ėshtė me lejen e Tij dhe si rrjedhojė e gjithė ēėshtja i takon vetėm Atij. Prandaj pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) thotė nė hadithin qė transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejre – Allahu qoftė i kėnaqur prej tij-:"Tė mos thotė ndonjėri prej jush: O Allah! Mė fal mua nėse do! O Allah! Mė mėshiro mua nėse do! Por tė kėrkojė me zell dhe me siguri (duke besuar bindshėm se do t'i pranohet kėrkesa), sepse Allahun nuk mund ta detyrojė askush."



Kėtu sqaroi se Allahu i i Madhėruar vepron ēfarė tė dojė dhe nuk mund ta detyrojė Atė askush nė atė ēka Ai e zgjodhi, ashtu siē mund tė detyrojė ndėrmjetėsuesi dikė dhe ashtu siē detyron kėrkuesi dikė, pasiqė i kėrkon diēka me ngulm dhe duke e zėnė ngusht me kėrkesėn e tij Pra, tė gjitha dėshirat dhe qėllimet duhet t'i drejtohen Allahut, siē thotė i Madhėruari:



"Kėshtu qė kur tė kesh mbaruar (punėn, detyrėn tėnde) ngrihu dhe qėndro nė adhurim tė Allahut (duke kryer falje). Dhe (vetėm) tek Zoti yt ktheji (tė gjitha qėllimet, shpresat dhe) lutjet." [esh-Sherh: 7-8]



Po ashtu duhet t'i frikėsohet vetėm Allahut. Allahu i i Madhėruar thotė:



"Dhe vetėm Mua m'u frikėsoni." [el-Bekare: 40]



Allahu i Lartėmadhėruar thotė:



"Mos iu frikėsoni njerėzve por m'u frikėsoni vetėm Mua."



Allahu na ka urdhėruar qė tė bėjmė salavat pėr pejgamberin (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) gjatė lutjes, madje e ka bėrė kėtė gjė prej shkaqeve tė pranimit tė lutjes sonė. Shumė prej njerėzve tė humbur thonė: Kjo qė unė po bėj ėshtė mė afėr tek Allahu sikur ta bėj vetė, sepse unė jam larg prej Allahut dhe nuk mund ta lus Atė vetėm se nėpėrmjet kėtij ndėrmjetėsuesi. Gjithashtu edhe thėnie tė tjera tė ngjashme qė i pėrdorin mushrikėt. Allahu i Madhėruar thotė:



"Dhe kur robėrit e Mi tė pyesin ty (o Muhamed) pėr Mua, atėherė (pėrgjigju atyre): Vėrtet Unė jam pranė tyre (me dijen Time). Unė u pėrgjigjem du'ave (lutjeve) tė lutėsit kur ai mė drejtohet Mua me lutje (pa ndėrmjetėsues apo ndėrlidhės)." [el-Bekare: 186]



Ėshtė transmetuar se sahabėt - Allahu qoftė i kėnaqur me ta - thanė: O i dėrguari i Allahut! Zoti ynė ėshtė afėr qė ta lutim me zė tė ulėt apo ėshtė larg qė ta thėrrasim? Atėherė, Allahu zbriti ajetin qė pėrmendėm mė lart. Nė Sahihun e Imam Buhariut tregohet se ata ishin nė udhėtim dhe i ngrinin zėrat duke bėrė tekbir (duke thėnė: Allahu Ekber, Allahu ėshtė mė i madhi). Pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) tha:"O njerėz! Tregohuni tė butė me vetet tuaja (duke mos e ngritur zėrin gjatė lutjes), sepse ju nuk po lutni njė tė shurdhėr dhe as njė qė mungon, por po lutni njė Dėgjues qė ėshtė i Afėrt. Ai qė po e lutni ju ėshtė mė afėr tek ndonjėri prej jush sesa qafa e kafshės sė cilės i ka hipur."



Allahu i i Madhėruar i ka urdhėruar tė gjithė robėrit qė tė falen vetėm pėr Tė dhe tė lutin vetėm Atė duke e urdhėruar secilin prej tyre tė thotė:



"Vetėm Ty tė adhurojmė dhe vetėm Ty tė mbėshtetemi e tė kėrkojmė ndihmė (kudo, nė ēdo kohė dhe pėr ēdo gjė)." [el-Fatiha: 5]



Kurse nė anėn tjetėr ka njoftuar se mushrikėt thonė:



"Ne nuk i adhurojmė ato pėr gjė tjetėr pėrveēse qė ata tė mund tė na afrojnė tek Allahu." [ez-Zumer: 3]



Pastaj i thuhet kėtij mushriku: Ti kur e lute kėtė, nėse mendoje se ai ėshtė mė i dijshėm pėr gjendjen tėnde dhe kishte mė tepėr mundėsi pėr tė plotėsuar kėrkesėn tėnde dhe ishte me i mėshirshėm me ty, atėherė kjo qė ti bėre ėshtė injorancė, humbje dhe mosbesim. Nėse ti e di se Allahu ėshtė mė i dijshėm, ka mė tepėr mundėsi se ēdokush dhe ėshtė mė i mėshirshėm, atėherė pse kėrkove prej dikujt tjetėr dhe nuk kėrkove prej Tij? A nuk dėgjon ēfarė ka transmetuar Buhariu dhe tė tjerėt bashkė me tė nga Xhabir (Allahu qoftė i kėnaqur me tė) se ka thėnė:"I Dėrguari i Allahut (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe mbi familjen e tij) na mėsonte istiharen (namaz dhe lutje qė e kryen dikush qė ka diēka nė mėdyshje) ashtu sikur na mėsonte ndonjė sure prej Kura'nit dhe thoshte: Nėse dikush nga ju dėshiron tė bėjė diēka, le tė falė dy rekate qė nuk kanė lidhje me farzet e mė pas tė thotė:



"O Allah! Unė tė lutem qė me diturinė Tėnde (tė pakufishme) tė mė drejtosh tek ajo ėshtė mė e mirė pėr mua! (O Allah) Mė ndihmo me fuqinė Tėnde! Unė tė kėrkoj Ty prej mirėsisė Tėnde tė madhe, sepse Ti je i Plotfuqishmi e unė jam i pafuqishėm. Ti di gjithēka e unė nuk di asgjė. Ti je i Dituri mbi ēdo tė fshehtė. O Allah, nė qoftė se ajo pėr tė cilėn po lutem ėshtė pėr tė mirėn e fesė time dhe tė jetės time, nė qoftė se ajo ėshtė pėr njė pėrfundim tė mirė tė ēėshtjeve tė mia tani e nė tė ardhmen ma bėj tė mundur dhe ma lehtėso kryerjen e saj e mė pas mė jep begati prej saj. E nė qoftė se ajo pėr tė cilėn po lutem ėshtė pėr tė keqen e fesė sime dhe tė jetės sime e pėr njė pėrfundim tė keq tė veprave tė mia tani e nė tė ardhmen, largoje atė nga unė e mė largo mua nga ajo dhe bėj tė mundur qė tė mė mbulojnė mirėsitė e Tua kudo qė tė jem, e mė pas mė bėj qė tė kėnaqem me tė (paracaktimin Tėnd), dhe thotė nevojėn e tij"



Allahu i i Madhėruar e urdhėroi robin qė tė thotė:''Unė tė lutem qė me diturinė Tėnde (tė pakufishme) tė mė drejtosh tek ajo e cila ėshtė mė e mirė pėr mua. (O Allah) Mė ndihmo me fuqinė tėnde. Unė tė kėrkoj Ty prej mirėsisė Tėnde tė madhe."



Nėse ti e di se ai ėshtė mė afėr tek Allahu dhe nė gradė mė tė lartė tek Allahu sesa ti, atėherė kjo ėshtė e vėrtetė. Porse ėshtė njė fjalė e vėrtetė qė me tė kėrkohet tė mbrohet e kota, sepse nėse ai ėshtė mė afėr se ti dhe nė gradė mė tė larta se ti, kjo do tė thotė se Ai e shpėrblen atė dhe i jep atij mė tepėr se ty. Pra, nuk ėshtė kuptimi qė kur e lut ti atė, atėherė Allahu do tė ta plotėsojė nevojėn tėnde mė tepėr se do tė ta plotėsojė nėse ti e lut vetė Allahun e Lartėsuar. Nėse ti p.sh.: e meriton dėnimin dhe mospranimin e lutjes pėr shkak se nė tė ekziston kalim kufijsh, atėherė pejgamberi dhe njeriu i mirė nuk ndihmon dikė nė atė qė e urren Allahu dhe nuk e merr mundimin tė tė ndihmojė nė atė prej sė cilės zemėrohet Allahu. Nėse nuk ėshtė ashtu, atėherė Allahu ėshtė mė parėsor pėr ta mėshiruar dhe pėr t'ia pranuar lutjen.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Mėnyra e vizititės sė varreve qė pėrputhet me sheriatin
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema rreth :: Akide-
Kėrce tek: