Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Ndėrmjetėsimi me pozitėn dhe shenjtėrinė e dikujt

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ebu_Derda
Admin



Numri i postimeve : 105
Registration date : 02/07/2008

Ndėrmjetėsimi me pozitėn dhe shenjtėrinė e dikujt Empty
MesazhTitulli: Ndėrmjetėsimi me pozitėn dhe shenjtėrinė e dikujt   Ndėrmjetėsimi me pozitėn dhe shenjtėrinė e dikujt EmptySat Jul 05, 2008 4:56 pm

Ndėrmjetėsimi me pozitėn dhe shenjtėrinė e dikujt



Pjesa e tretė tregon pėr ata qė thonė: O Allah! Tė drejtohem Ty me pozitėn qė ka filani tek Ty, ose me bereqetin e filanit, ose me shenjtėrinė qė ka filani tek Ty, mė bėj mua kėtė dhe kėtė. Kjo ėshtė diēka qė e veprojnė shumė njerėz, por njė gjė e tillė nuk ka ardhur prej asnjėrit nga sahabėt, tabi'inėt apo prej ndonjėrit nga tė parėt e kėtij populli, qė tė jenė lutur me njė du'a si kjo qė pėrmendėm mė lart. Mua nuk mė ėshtė transmetuar nga ndonjė dijetar diēka rreth kėsaj qė ta tregoj, pėrveēse atė qė kam tek fetuatė e fekihut Ebu Muhamed bin Abdis-Selam. Ai ka thėnė: Nuk i lejohet askujt ta bėjė njė gjė tė tillė, pėrveēse me Pejgamberin (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij), pėr arsye se ka ardhur argument nė lidhje me Pejgamberin (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij). Kuptimi i fetuas (pėrgjigjes sė tij nė lidhje me kėtė ēėshtje): Ėshtė transmetuar nga Nesaiu, Tirmidhiu dhe tė tjerė se Pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) i ka mėsuar disa nga shokėt e tij qė tė luten duke thėnė:"O Allah! Unė tė lutem dhe ndėrmjetsohem tek Ty me anė tė Pejgamberit tėnd, Pejgamberit tė mėshirės. O Muhamed! O i dėrguar i Allahut! Unė ndėrmjetėsohem me ty tek Zoti im pėr nevojėn qė kam pėr tė ma plotėsuar atė. O Allah! Bėje atė tė ndėrmjetėsojė pėr mua."


Me kėtė hadith disa kanė argumentuar duke thėnė se lejohet ndėrmjetėsimi me Pejgamberin (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) gjatė jetės dhe mbas vdekjes sė tij. Ata thonė se nuk gjendet tek ndėrmjetėsimi lutja e krijesave dhe as kėrkimi i ndihmės nga krijesa, por kjo ėshtė thjesht lutje dhe kėrkimi i ndihmės prej Allahut, porse bėn pjesė nė tė kėrkimi me anė tė pozitės sė tij, siē ka ardhur nė Sunen tė Ibn Maxhes se Pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) ka thėnė nė lutjen e atij qė del pėr lutjen e namazit tė thotė:"O Allah! Unė tė lutem Ty me tė drejtėn qė kanė kėrkuesit ndaj Teje dhe me drejtėn e kėsaj ecjeje, sepse unė nuk kam dalė mosmirėnjohės e as arrogant, as pėr sy e faqe e as pėr t'u bėrė i njohur. Unė kam dalė se i frikėsohem inatosjes Tėnde dhe se dėshiroj kėnaqėsinė Tėnde. Kėrkoj qė tė mė shpėtosh prej zjarrit dhe tė mė falėsh gjynahet, sepse askush nuk i fal gjynahet pėrveē Teje."



Nė kėtė hadith thonė se ai kėrkoi me tė drejtėn qė kanė kėrkuesit ndaj Tij dhe me tė drejtėn e ecjes sė tij pėr nė namaz. Kjo ėshtė njė e drejtė tė cilėn Allahu ia ka ngarkuar Vetes sė tij Allahu i Lartėsuar thotė:



"Ndėrsa pėr besimtarėt ishte detyrė pėr Ne qė ti ndihmonim." [er-Rum: 47]



Gjithashtu thotė Allahu i Lartėsuar:



"Ėshtė njė premtim qė ėshtė mbi Zotin tėnd, i cili duhet tė pėrmbushet.'' [el-Furkan: 16]



Kurse nė dy Sahihėt ėshtė transmetuar nga Muadh bin Xhebeli se pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) i ka thėnė:"O Muadh! A e di ti se cila ėshtė e drejta e Allahut ndaj robėrve? Ai tha: Allahu dhe i dėrguari Tij janė mė tė ditur. Tha:"E drejta e Allahut ndaj robėrve ėshtė qė ta adhurojnė Atė e tė mos i shoqėrojnė Atij asgjė. A e di ti se ēfarė tė drejte kanė robėrit ndaj Allahut nė qoftė se e bėjnė kėtė? E drejta e tyre ndaj Tij ėshtė qė tė mos i dėnojė ata." Dhe ėshtė transmetuar nė mė shumė se njė hadith shprehja:"Ėshtė detyrė pėr Allahun kjo dhe kjo." Sikurse fjala e Tij:"Nuk i pranohet namazi atij qė pi raki pėr dyzet ditė. Nė qoftė se pendohet, e pranon Allahu pendimin e tij, por nė qoftė se e pėrsėrit pėr herė tė tretė e tė katėrt, atėherė ėshtė detyrė pėr Allahun qė t'i japė tė pijė nga tineti khibal. U pyet: E ēfarė ėshtė tinetu khibal? Tha: ėshtė pija e banorve tė zjarrit."


Njė grup dijetarėsh thonė:"Nė kėtė hadith qė u pėrmend nuk ekziston lejimi i ndėrmjetėsimit me anė tė tij (pejgamberit (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij)) mbas vdekjes sė tij dhe kur ai nuk ėshtė present, por nė tė gjendet ndėrmjetėsimi gjatė jetės sė tij dhe kur ai ishte present."



Ėshtė transmetuar nė Sahihun e Buhariut se Umer bin Khatab - Allahu qoftė i kėnaqur prej tij - i kėrkoi Abasit qė t'i lutej Allahut pėr zbritjen e shiut dhe tha:"O Zoti ynė! Kur na godiste thatėsirė ndėrmjtėsoheshim tek Ty me tė Dėrguarin tonė dhe na e zbrisje shiun, kurse tani po ndėrmjetėsohemi tek Ty me xhaxhain e Pejgamberit, kėshtu qė na zbrit shi, dhe shiu zbritte. Pra, qartėsoi Umer bin Khatabi - Allahu qoftė i kėnaqur prej tij - se ndėrmjetėsoheshin me anė tė pejgamberit (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) gjatė jetės sė tij dhe shiu u zbritte.



Ndėrmjetėsimi i tyre me anė tė tij ishte se ata i kėrkonin atij (pejgamberit (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij)) qė tė luste Allahun pėr ta dhe ai lutej. Gjithashtu ata luteshin bashkė me tė dhe arrinin atė qė donin me anė tė ndėrmjetėsimit dhe lutjes sė tij, siē ka ardhur nė Sahih nga Enes Ibn Malik – Allahu qoftė i kėnaqur prej tij - transmetohet se njė burrė hyri nė xhami ditėn e xhuma prej njė dere qė ishte afėr "Darul Kadaė," ndėrkohė qė i dėrguari i Allahut (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) ishte nė kėmbė duke mbajtur hutbe (ligjėratė). Ai u drejtua nga i dėrguari i Allahut siē ishte nė kėmbė dhe tha:"O i dėrguari i Allahut! Pasuritė u shkatėrruan dhe rrugėt janė bllokuar, prandaj lute Allahun qė ta ndalojė atė prej nesh. Atėherė, i dėrguari i Allahut (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tėdhe familjen e tij) ngriti duart dhe tha: Zoti ynė! Zbrite shiun pėrreth nesh e jo mbi ne. Zoti ynė! Zbrite nėpėr male, kodrina, lugina dhe nėpėr pemė e bimė. Mė pas tha: Ai (shiu) u ndėrpre dhe ne dolėm duke ecur nė diell." Nė kėtė hadith tha: Lute Allahun pėr ne qė ta ndėrpresė shiun prej nesh. Po ashtu ėshtė transmetuar nė Sahihun e Buhariut se Abdullah Ibn Umeri tha: Mua mė kujtohet qė Ebu Talibi thoshte pėr tė dėrguarin e Allahut (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij):



"Me anė tė fytyrės sė tij kėrkohej shiu prej resė, vendkthimi dhe ndihmėtari i jetimėve. Ai qė i ndalon vejushat e varfėra nga ajo ēka i dėmton." (Trasmenton Buhariu)



Pra, ky ishte ndėrmjetėsimi i tyre me atė (pejgamberin) qoftė nė kėrkimin e shiut apo diēka tjetėr. Kur ai vdiq, u ndėrmjetėsuan me anė tė Abasit - Allahu qoftė i kėnaqur prej tij,- ashtu siē ndėrmjetėsoheshin dhe kėrkonin shiun me anė tė tij. Ata nuk kėrkuan shiun me anė tė tij mbas vdekjes sė tij, as nė mosprezencėn e tij, as tek varri i tij e as tek varri i ndonjė tjetri. Po kėshtu veproi Muauije Ibn Ebu Sufjan – Allahu qoftė i kėnaqur prej tij - i cili kėrkoi shi me anė tė Jezid ibn Es'ued el-Xhureshij2 duke thėnė: O Zoti ynė! Ne po ndėrmjetėsohemi tek Ty me mė tė mirin prej nesh! O Jezid, ngriji duart tek Allahu (pėr tė bėrė lutje)! Ndėrkohė ai ngriti duart, u lut dhe zbriti shiu.



Pėr shkak tė kėsaj, dijetarėt thonė se ėshtė e pėlqyeshme qė tė kėrkohet shiu me anė tė njerėzve tė mirė e tė drejtė. Dhe nėse ata qė do tė kėrkojnė shiun do tė jenė prej familjes sė tė dėrguarit tė Allahut (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) ėshtė mė mirė. Asnjė prej dijetarėve nuk ka thėnė se ėshtė prej fesė ndėrmjetėsimi dhe kėrkimi i shiut me anė tė pejgamberit dhe njeriut tė mirė pas vdekjes sė tij e nė mosprezencėn e tij. Gjithashtu, ata nuk e kanė bėrė tė pėlqyeshme njė gjė tė tillė nė kėrkimin e shiut, as nė kėrkimin e ndihmės e as nė lutjet e tjera. "Lutja ėshtė truri i adhurimit." Adhurimi ėshtė i bazuar nė sunet e pasim dhe jo mbi teka e risi. Allahu duhet tė adhurohet me atė ēka vendosur si fe dhe nuk duhet tė adhurohet me teka dhe risi.



--------------------------------------------------------------------------------
2. Sahab i cili erdhi e u vendos nė Sham dhe jetoi nė fshatin Zebedin nė Guta. Ibn Asakir tek "Hisoria e Damaskut" thotė:"Jam informuar se Jezid ibn el-Esuedi pasi falte namazin e jacisė nė xhaminė e Damaskut, dilte pėr tė shkuar nė Zebedin dhe gishti i madh i tij i ndriēonte. Me dritėn e tij ecte derisa arrinte nė Zebedin. Pėr shkak tė mirėsisė sė tij, Muauija i kėrkonte tė bėnte du'a pėr tė rėnė shi.

--------------------------------------------------------------------------------

Allahu i Lartėmadhėruar thotė:



"Apo kanė ata shokė e tė barabartė me Allahun (Zota tė rremė tė tyre) tė cilėt kanė themeluar dhe pėrcaktuar pėr ta ndonjė fe tė cilėn nuk e ka urdhėruar e pėrcaktuar Allahu?" [esh-Shura: 21]



Gjithashtu thotė:



"Lutjuni Zotit tuaj me pėrulje nė veten tuaj. Vėrtet Ai nuk i do ata qė kalojnė kufinjtė." [el-A'raf: 55]



Pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) ka thėnė:"Vėrtet qė ka pėr tė patur njerėz prej kėtij populli qė i kalojnė kufinjtė nė lutje dhe pastėrti."



Gjykimi ndaj atij qė kur e godet ndonjė fatkeqėsi apo frikė kėrkon ndihmė prej shehut tė vet



Pėrsa i pėrket atij personi qė kur e godet ndonjė fatėkeqėsi ose frikėsohet nga diēka, kėrkon ndihmė prej shehut tė vet, duke kėrkuar qė t'ia bėjė tė qėndrueshme zemrėn prej rrethanės (gjėndjes) qė ai ndodhet, gjykimi ėshtė se kjo ėshtė shirk. Po ashtu kjo ėshtė prej riteve tė fesė sė krishtere, sepse Allahu ėshtė Ai qė zbret mėshirėn dhe largon dėmin. Allahu i Lartėmadhėruar thotė:



"Dhe nė qoftė se Allahu tė prek me ndonjė lėndim, nuk gjendet dikush tjetėr qė mund tė ta heqi atė pėrveē Atij, edhe nė qoftė se Ai dėshiron ndonjė tė mirė, nuk ka kush tjetėr qė mund ta zmbraps mirėsinė e tij" [Junus: 107]



I Lartėsuari thotė:



"Atė qė Allahu ua dhuron njerėzve nga Mėshira e Tij, nuk ka kush qė mund ta pengojė; atė qė Ai e ndal, nuk ka kush qė mund ta lirojė pas tij" [Fatir: 2]



Gjithashtu thotė:



"Thuaju (O Muhamed):"Mė thoni, sikur tė binte mbi ju dėnimi i Allahut, apo t'ju vijė ora (tė cilės i trėmbeni), a do t'i thėrrisnit tjetėrkujt pėrveē Allahut? (Pėrgjigjuni) nėse jeni tė drejtė! Patjetėr, ju vetėm Atij do t'i thėrrisnit dhe Ai po tė dojė mund t'jua largojė atė fatkeqėsi pėr tė cilėn ju i thėrrisni Atij. Dhe atė kohė ju harroni ēfarėdo shoku qė i keni bashkuar nė adhurim." [en-Aam: 40-41]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Ndėrmjetėsimi me pozitėn dhe shenjtėrinė e dikujt
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema rreth :: Akide-
Kėrce tek: