Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Analiza, shtyllat dhe kushtet e fjales La ilahe il-Allah

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ebu_Derda
Admin



Numri i postimeve : 105
Registration date : 02/07/2008

Analiza, shtyllat dhe kushtet e fjales La ilahe il-Allah Empty
MesazhTitulli: Analiza, shtyllat dhe kushtet e fjales La ilahe il-Allah   Analiza, shtyllat dhe kushtet e fjales La ilahe il-Allah EmptySat Jul 05, 2008 5:03 pm

3 – Analiza, shtyllat dhe kushtet e saj



a - Analiza (gramatikore)



Kur tė kuptuarit e pėrmbajtjes varet nga analiza gramatikore e fjalisė, dijetarėt i kushtuan rėndėsi analizės sė fjalės La-ilahe il-Allah. Ata thanė:"La (nuk ka) ėshtė pjesėz mohore pėr gjininė. Ilah (i adhuruar) ėshtė emėrori i saj, kurse kallėzuesi i saj mendohet. Hakkun (tė merituar) domethėnė: nuk ka tė adhuruar tė merituar, kurse il-Allah (pėrveē Allahut) ėshtė pėrjashtim nga kallėzuesi i cili qėndron nė rasėn emėrore. el-ilah domethėnė: I adhuruar me ibadet – Ėshtė Ai tė Cilin e adhurojnė dhe e synojnė zemrat pėr tė arritur tė mirat dhe pėr tė mėnjanuar tė kėqijat.



Gabon ai i cili e mendon kallėzuesin e saj vetėm me fjalėn "ekziston" ose "adhurohet", sepse ekzistojnė tė adhuruar tė shumtė nga idhujt, varrezat, e tė tjera…, mirėpo i adhuruar i vėrtetė dhe i merituar ėshtė vetėm Allahu. Ēdo i adhuruar pėrveē Tij ėshtė i kotė dhe adhurimi i tij ėshtė i rremė. Kjo ėshtė edhe kėrkesa e dy shtyllave tė fjalės La ilahe il-Allah.



b - Dy shtyllat e fjalės La ilahe il-Allah



Ajo ka dy shtylla: mohimin dhe pohimin.



Me mohim ėshtė pėr qėllim mohimi i adhurimit nga tė gjitha krijesat pėrveē Allahut, kurse me pohim ėshtė pėr qėllim vetėm pohimi i adhurimit tė Allahut, i Cili ėshtė i Adhuruar i vėrtetė dhe se ēdo i adhuruar qė morėn idhujtarėt ėshtė i kotė. "Kjo ngaqė Allahu, Ai ėshtė i Vėrteti. Dhe gjithēka qė ata (politeistėt) lusin nė vend tė Allahut ose pėrkrah Tij, ėshtė i kotė" (Haxhxh, 62).



Imam ibėn Kajimi thotė:"Domethėnia e fjalės La ilahe il-Allah (nuk ka tė adhuruar tė merituar veē Allahut), sa i pėrket tė vėrtetuarit e ilahijetit tė Tij (se Ai ėshtė i vetmi i adhuruar i vėrtetė), ėshtė mė e fortė se ajo e fjalėve tė Tij "Allahu ilah (Allahu ėshtė i adhuruar)", sepse (Allahu ilah) nuk mohon adhurimet e tjera pėrkundėr fjalės sė Tij La ilahe il-Allah, qė kėrkon pėrkufizimin e adhurimit dhe mohimin e tij nga ēdokush tjetėr. Bėn gabim tė turpshėm ai qė e shpjegon fjalėn "ilah" vetėm me atė se Ai ėshtė i plotfuqishėm pėr tė shpikur.



Dijetari Sulejman bin Abdillah, nė shpjegimin e bėrė librit "Kitabu tevhid", thotė:"Nėse thua se tashmė u qartėsua kuptimi i fjalės "ilah", atėherė cila ėshtė pėrgjigjja kundėr atij qė thotė se fjala "ilah" e ka domethėnien i plotfuqishėm pėr tė shpikur ose diē tė ngjashme me kėtė shprehje? Pėrgjigjja ndaj kėsaj jepet nga dy pika. Njėra: se kjo fjalė ėshtė risi dhe nuk dihet ta ketė thėnė ndonjė dijetar, madje as nga ata tė gjuhės. Fjalėt e dijetarėve, edhe tė atyre te gjuhės, kanė po atė kuptim qė e pėrmendėm mė parė, kėshtu qė kjo fjalė ėshtė e kotė.



E dyta: edhe nėse supozojmė njė gjė tė tillė, prapėseprapė, ai ėshtė shpjegim me atė qė ėshtė domosdoshmėri e tė Adhuruarit tė vėrtetė. Ai patjetėr duhet tė jetė i plotfuqishėm pėr tė shpikur, pėrndryshe nėse nuk ėshtė i kėtillė, s'mund tė jetė i Adhuruar i vėrtetė, edhe nėse e quajnė i Adhuruar. Nuk ėshtė qėllimi i tij se ai qė mėson se fjala (ilah) domethėnė i plotfuqishėm pėr tė shpikur tashmė ėshtė futur nė Islam dhe se me kėtė e ka goditur cakun me ēelėsin e Shtėpisė sė Paqes. Kėtė nuk e thotė askush, sepse njė gjė e tillė nėnkupton se edhe idhujtarėt arabė kanė qenė muslimanė! Nėse supozojmė se disa nga tė vonshmit synuan kėtė, ata janė tė gabueshėm, sepse me kėtė kundėrshtojnė argumentet e sheriatit dhe ato mendore.



c – Kushtet e fjalės La ilahe il-Allah



Kjo fjalė nuk i bėnė dobi shqiptuesit tė saj vetėm se me plotėsimin e shtatė kushteve:



I pari: dituria mbi kuptimin e kėsaj fjale duke pohuar dhe mohuar. Kush e shqipton atė duke mos e kuptuar domethėnien e saj dhe atė qė kėrkon ajo, kėsisoj ajo nuk i bėnė dobi, sepse ai nuk ka besuar nė atė qė shpreh ajo - sikur ai qė flet me njė gjuhė tė cilėn nuk e kupton;
i dyti: besimi i plotė qė i kundėrvihet dyshimit;
i treti: sinqeriteti qė hedh poshtė shirkun, e qė kėtė e shpreh fjala La ilahe il-Allah;
i katėrti: besnikėria qė pengon dyfytyrėsinė, sepse ata e thonė kėtė me gjuhėt e tyre duke mos besuar nė atė qė shpreh ajo;
i pesti: dashuria pėr kėtė fjalė, pėr atė qė rezulton ajo dhe tė kėnaqurit me kėtė.
i gjashti: bindja pėr realizimin e tė drejtave tė saj, veprave e obligueshme, me sinqeritet ndaj Allahut dhe duke kėrkuar kėnaqėsinė e Tij;
i shtati: pranimi qė hedh poshtė refuzimin duke iu bindur urdhrave tė Allahut dhe duke i lėnė ndalesat e Tij.



Kėto kushte dijetarėt islam i kanė nxjerrė nga tekstet Kur'anore dhe tė Sunetit, tė cilat kanė ardhur veēanėrisht pėr kėtė fjalė madhėshtore, pėr tė treguar obligimet dhe kushtet e saj dhe se ajo nuk ėshtė vetėm fjalė qė shprehet me gjuhė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Analiza, shtyllat dhe kushtet e fjales La ilahe il-Allah
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kushtet e Forumit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema rreth :: Akide-
Kėrce tek: