Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Shirku ėshtė prej harameve mė tė mėdha nė pėrgjithėsi

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ebu_Derda
Admin



Numri i postimeve : 105
Registration date : 02/07/2008

Shirku ėshtė prej harameve mė tė mėdha nė pėrgjithėsi Empty
MesazhTitulli: Shirku ėshtė prej harameve mė tė mėdha nė pėrgjithėsi   Shirku ėshtė prej harameve mė tė mėdha nė pėrgjithėsi EmptySat Jul 05, 2008 5:16 pm

Shirku ėshtė prej harameve mė tė mėdha nė pėrgjithėsi. Transmeton Ebu Bekrete, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "A dėshironi t’ju tregoj pėr (tre) mėkatet mė tė mėdha?” Thanė: Gjithsesi, o i Dėrguar i Allahut.” Tha: "...(ndėr to) t’i pėrshkruash Allahut shok (shirku)…" (Muttefekun alejh) Ēdo mėkat Allahu xh.sh. ka mundėsi t’ia falė njeriut, pėrveē shirkut; shirku nuk falet pėrveēse me pendim tė sinqertė. Allahu xh.sh. thotė: "S’ka dyshim se Allahu nuk fal (mėkatin) t’i pėrshkruhet Atij shok (idhujtarinė), e pėrpos kėtij (mėkati) i fal kujt do." (En-Nisa, 48)
Shirku ndahet nė dy lloje: Shirku i madh dhe shirku i vogėl. Mė i rrezikshmi ėshtė shirku i madh, i cili largon nga feja islame dhe ai njeri qė bėn kėtė shirk dhe vdes pa u penduar, ėshtė pėrgjithmonė nė zjarr tė xhehenemit.
Nga pamjet mė tė pėrhapura tė kėtij lloji tė shirkut nė vendet muslimane janė:
-Adhurimi i tė vdekurve duke menduar se ata do t'ua zgjidhin atyre problemet apo kėrkesat dhe kėrkojnė ndihmė apo mbrojtje prej tyre.
Allahu xh.sh. thotė: "Zoti yt ka dhėnė urdhėr tė prerė qė tė mos adhuroni tjetėr pos Tij..." (El Isra, 23).
-Gjithashtu lutja e tė vdekurve qė tė ndėrmjetėsojnė pėr ta apo qė tė ua largojnė vėshtirėsitė, qofshin ata Pejgamberė, njerėz tė devotshėm apo tė rėndomtė.
Allahu xh.sh. thotė: "A ėshtė Ai qė i pėrgjigjet nevojtarit (tė mjerit) kur ai e thėrret, duke ia larguar tė keqen e juve ju bėn mbizotėrues tė tokės. A ka zot tjetėr pos Allahut?" (En-Neml,62)
-Kurse disa tė tjerė i marrin disa emra dijetarėsh apo njerėzish tė devotshėm dhe sa herė qė ngrihen, ulen, udhėtojnė apo sa herė qė ta godasė ndonjė fatkeqėsi, thonė: “O Muhammed!”, tjetri thotė: “O Ali!”, tjetri thotė: “O Husejn!”, tjetri thotė: “O Bedevi!”, tjetri thotė: “O Xhejlani!”, tjetri thotė: “O Shadhilij!”, tjetri thotė: “O Refai!”, tjetri lut Zejnebin, tjetri lut Ibn Ulvanin, kurse Allahu xh.sh. thotė: "S’ka dyshim se ata qė po i adhuroni ju pos Allahut, janė tė krijuar sikur ju (njerėzit janė mė tė pėrsosur). Thirrni pra ata, e le t’ju pėrgjigjen juve, nėse thoni tė vėrtetėn." (El A'raf, 194)
Disa adhurues varresh bėjnė tavaf (sillen) rreth varreve duke i plotėsuar tė gjitha kushtet e tavafit, i fshijnė rrobat e tyre pėr varri, me tė hyrė ia puthin pragun, i vendosin fytyrat e tyre nė dheun e varrit dhe si ta shohin varrin, i bėjnė sexhde atij, qėndrojnė para varreve nė kėmbė tė nėnshtruar, tė nėnēmuar, duke shtruar para tyre kėrkesa apo kėrkojnė shėrim. Ata kėrkojnė qė varri t’u shėrojė ndonjė tė sėmurė apo qė tė kenė fėmijė, ose t’ua lehtėsojė ndonjė ēėshtje. Ndodh qė edhe ta thėrrasin tė vdekurin duke i thėnė: “O zotėria im, kam ardhur nga vendbanimi im i largėt, pra mos ma asgjėso mundin!”, kurse Allahu xh.sh. thotė: "Kush ėshtė mė i humbur se ai qė pos Allahut lut diēka qė nuk i pėrgjigjet atij deri nė kiamet, pse ata (qė luten) janė gafilė ndaj lutjes sė tyre." (El Ahkaf, 5)
Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Ai i cili vdes duke e lutur dikė tjetėr pėrveē Allahut xh.sh., do tė hyjė nė zjarr." (Buhariu, shih Fet'h el Bari 176/Cool
Disa prej tyre i rruajnė kokat e tyre tek varret, disa prej tyre kanė edhe libra qė i mėsojnė se si tė adhurohet varri, si p.sh. libri "Menasik Haxhxh El Meshahid" (Ritualet e haxhit dhe tė vizitės sė varrezave) dhe me fjalėn "Meshahid" kanė pėr qėllim varret dhe monumentet e evliave (njeri i devotshėm). Disa prej tyre kanė bindje se njerėzit e devotshėm sillen nėpėr tėrė gjithėsinė dhe kanė mundėsi tė bėjnė dėme apo dobi, kurse Allahu xh.sh. thotė: "Nėse Allahu tė provon me ndonjė tė keqe, atė s’mund ta largojė kush pos Tij, po nėse dėshiron tė japė ndonjė tė mirė, s’ka kush qė mund ta pengojė dhuntinė e Tij." (Junus, 107)
Gjithashtu prej shirkut ėshtė edhe zotimi nė diēka tjetėr pėrveē Allahut xh.sh., siē zotohen shumė prej njerėzve duke ndezur qirinj apo drita tek varre e tė vdekurve.
-Ndėr dukuritė mė tė pėrhapura tė shirkut tė madh ėshtė edhe therja pėr hir tė tjetėrkujt e jo pėr hir tė Allahut xh.sh..
Allahu xh.sh. thotė: "Andaj ti falu dhe prej kurban pėr hir tė Zotit tėnd!" (El Keuther, 2), d.m.th. ther pėr hir tė Allahut dhe nė emėr tė Allahut.
Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Allahu xh.sh. e ka mallkuar ēdo person qė ther pėr hir tė tjetėrkujt e jo pėr hir tė Allahut." (Muslimi nr: 1978)
Ka mundėsi qė gjatė therjes tė bashkohen dy harame:
1) Tė theret pėr hir tė tjetėrkujt dhe
2) Tė theret nė emėr tė tjetėrkujt e jo nė emėr tė Allahut xh.sh. dhe kėshtu qė tė dyja janė tė ndaluara tė hahen.
Gjithashtu nga therjet e ndaluara tė cilat janė tė pėrhapura nė vendet tona, nga therjet e injorancės (xhahilijetit), ėshtė edhe "therja pėr xhinė (shejtanė)". Kėtė therje nė kohėn e injorancės e bėnin kur blinin ndonjė shtėpi apo ndėrtonin njė shtėpi ose hapnin ndonjė pus. Njerėzit thernin kurban afėr saj ose nė prag tė saj, duke u frikėsuar se mos u bėjnė dėm xhinėt (shejtanėt) (Shih Tejsir El Azizil Hamd f:158).
E Allahu e di mė sė mirė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Shirku ėshtė prej harameve mė tė mėdha nė pėrgjithėsi
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Frika nga shirku
» [b]10 veprat qe te nxjerin prej Islamit[/b]

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema rreth :: Akide-
Kėrce tek: