Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Njė pjesė e umetit tim do tė adhurojnė idhuj

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ebu_Derda
Admin



Numri i postimeve : 105
Registration date : 02/07/2008

Njė pjesė e umetit tim do tė adhurojnė idhuj Empty
MesazhTitulli: Njė pjesė e umetit tim do tė adhurojnė idhuj   Njė pjesė e umetit tim do tė adhurojnė idhuj EmptyWed Jul 02, 2008 5:21 pm

Njė pjesė e umetit tim do tė adhurojnė idhuj
Komentim i kaptinės 22 tė Kitabut-Teuhid nga shejh Abdullah el-Gudejaan [audio ligjėratė]
Salafipublications.com




Lavdi Allahut. Paqja dhe mėshira qofshin mbi pejgamberin mė besnik, Muhamedin [salallahu alejhi ue selam], mbi familjen e mbi shoqėruesit e tij.



Kjo kaptinė flet rreth asaj qė tė ndodhė nė kėtė umet, rreth adhurimit qė ata do t'u bėjnė idhujve. Allahu i lartėsuar ka thėnė:



« A nuk i sheh ata qė u ėshtė dhėnė njė pjesė e Shpalljes sesi besojnė nė el-xhibt dhe nė et-tagut » [en-Nisa, 51]



Sa i pėrket pėrshtatjes sė kėtij ajeti nė kėtė libėr [Kitabut-teuhid], ajo ėshtė se autori [rahimehullah], duke pas qenė se tashmė e kishte pėrmend teuhidin [njėsinė e Allahut] dhe rastet e shirkut qė tėrėsisht e anulojnė teuhidin ose e bėjnė tė mangėt atė, na tregon se ky shirk do tė ndodhė nė kėtė umet. Me anė tė kėsaj, ai ka synuar t'i hedh poshtė qėndrimet e atyre qė adhurojnė varre, qė bėjnė shirk dhe thonė se shirku s'do tė ndodhė nė umetin e Muhamedit [salallahu alejhi ue selam], pėr sa kohė qė ata tė thonė la ilahe ilaAllah Muhammedun resulullah.



Sa u pėrket fjalėve qė duhet sqaruar nė kėtė ajet, e para prej tyre ėshtė el-euthan, shumėsi i uethan/idhull, qė nėnkupton cilėndo gjė tė cilės i drejtohet ndonjė formė adhurimi, qoftė ai varr apo tjetėr veē kėsaj.



Thėnia e Tij « Elem tera ile ledhine/A nuk i sheh ata ... » u referohet ēifutėve dhe tė krishterėve.



« ... utu nesijben ... », domethėnė, u ėshtė dhėnė njė pjesė Shpalljes.



« ... ju'minun ... », domethėnė, jusadikuun apo se ata besojnė, sepse ne gjuhėn arabe tė kesh tesdik do tė thotė tė besosh, tė kesh iman apo tė afirmosh diēka. Kurse, nė legjislacionin islamik, imani nėnkupton besimin me zemėr, thėnien me gjuhė dhe veprimin me gjymtyrė, qė do tė thotė shprehje me zemėr, veprim me gjuhė e me gjymtyrė.



« ... el-xhibt ... » ėshtė fjalė qė pėrdoret pėr idhull, pėr falltar e pėr magjistar. Pra, fjala el-xhibt i mbulon tė gjitha kėto.



« ... et-tagut ... » vjen nga et-tugiaan, qė do tė thotė tė kalosh kufijtė. Pra, gjithēka lidhur me tė cilėn personi tejkalon kufijtė e caktuar, ėshtė tagut. Kėtu, ajo qė mendohet me tagut kėtu, ėshtė Shejtani.



Sa i pėrket domethėnies sė pėrgjithshme tė kėtij ajeti, ajo ėshtė se Allahu i lartėsuar, duke shfaqur habinė dhe duke kritikuar, i thotė tė dėrguarit tė Tij: A nuk i sheh, o Muhamed, kėta ēifutė e tė krishterė - ēifutėve qė u ėshtė dhėnė Teurati dhe tė krishterėve qė u ėshtė dhėnė Inxhili -, tė cilėt kanė Libra qė e dallojnė tė vėrtetėn nga pavėrtetėsia, dhe, pavarėsisht nga kjo, ata ende deklarohen pėr pavėrtetėsi, pėr adhurimin e idhujve, pėr parashikimin e fatit e magjinė, dhe se nė kėtė ata i binden Shejtanit.



Sa i pėrket lidhjes mes kėtij ajeti dhe kėsaj kaptine, ajo qėndron nė atė se kėta njerėz nga ēifutėt dhe tė krishterėt, tė cilėve u ėshtė dhėnė njė pjesė e Shpalljes, besojnė nė el-xhibt dhe nė et-tagut, pra, nė adhurimin e idhujve, nė parashikimin e fatit dhe nė magjinė. Ndaj, edhe pėr kėtė umet, tė cilit i ėshtė dhėnė Kur'ani, nuk ėshtė larg mendsh qė tė adhurojnė el-xhibt dhe et-tagut. Sepse i dėrguari [salallahu alejhi ue selam] informoi se nė kėtė umet do tė ketė tė atillė qė do tė veprojnė ashtu siē kanė vepruar mė parė ēifutėt dhe tė krishterėt, duke u pajtuar me ta, edhe nėse i urren ata dhe e njeh pavėrtetėsinė nė tė cilėn gjinden ata. Pra, mu siē ka thėnė i dėrguari [salallahu alejhi ue selam]:



"Ju, me siguri, do tė ndiqni aq ngushtėsisht rrugėt/mėnyrat e atyre qė erdhėn para jush, saqė do tė jeni [tė njėjtė] sikur puplat e njė shigjete, qė i ngjasojnė njėra-tjetrės".



Ka njė numėr rregullash/vendimesh qė pėrftohen nga ky hadith. Sė pari, nė kėtė umet do tė ketė njerėz qė adhurojnė idhujt, mu siē ndodhi me ēifutėt dhe tė krishterėt. Sė dyti, besimi dhe deklarimi pėr adhurim idhujsh, pėr parashikim fati dhe pėr magjinė nė kėtė ajet nėnkupton pajtimin me njerėzit qė bėjnė kėso gjėra, edhe nėse i urren kėta njerėz dhe e njeh kotėsinė nė tė cilėn janė ata. Sė treti, refuzimi i el-xhibt dhe et-tagut ėshtė obligim dhe ka qenė obligim nė tė gjitha Librat e shpallura, ēka domethėnė se shirku asnjėherė nuk ka qenė i ligjshėm nė asnjė nga ligjet e shpallura. Dhe sė katėrti, tregon nė obligimin e tė vepruarit bazuar nė dije, dhe se kushdo qė nuk vepron duke u bazuar nė dije, ai u ngjason ēifutėve dhe tė krishterėve.



Allahu i lartėsuar ka thėnė:



« Thuaj: A t'ju informoj pėr diēka mė tė keqe se kjo, lidhur me dėnimin nga Allahu: ata qė i ka mallkuar Allahu dhe mbi tė cilėt ka rėnė hidhėrimi i Allahut, ata qė Ai i bėri majmunė e derra, dhe ata qė adhuruan idhuj » [el-Ma'ide, 60]



Sa u pėrket fjalėve nė kėtė ajet, shprehja « Kul/Thuaj... » i adresohet Muhamedit [salallahu alejhi ue selam].



« ... hel unebiukum ... », domethėnė, a t'ju informoj.



« ... bi sherri min dhelike ... » pėr diēka mė tė rėndė se kjo, domethėnė, ajo qė ju, o ithtarė tė Librit, keni pėrmendur lidhur me ne [pėr pejgamberin dhe sahabėt] nga akuzat e rreme, akuzat ofenduese.



« ... methubeten inde Allah ... », domethėnė, dėnim tė rėndė nga Allahu nė Ditėn e Ringjalljes. Dhe se kjo ka tė bėjė me ju, o ithtarė tė Librit. Pra, kjo vlen pėr ata qė i kanė kėto cilėsi, dhe s'ka tė bėjė me ne kjo.



« ... men leanehu Allah ... », domethėnė, ai ėshtė mallkuar nga Allahu, qė ėshtė refuzuar dhe larguar nga mėshira e Tij. Sepse kuptimi i el-leaneh ėshtė tė largosh, tė zmbrapsėsh.



« ... ue gadibe alejhi ... », domethėnė, mbi tė cilin ėshtė hidhėrimi. Njė hidhėrim pas tė cilit Ai kurrė mė s'do tė jetė i kėnaqur me tė/ta. Ky hidhėrim i Allahut, qė pėrmendet kėtu, ėshtė njė hidhėrim qė i pėrshtatet madhėshtisė sė Allahut tė lartėsuar.



« ... ue xheale minhum kiradeh ... », domethėnė, Ai i bėri ata majmunė. Shejh Feuzan ka thėnė:"Ata qė u transformuan nė majmunė, janė ata nga ēifutėt qė nuk respektuan tė Shtunėn".



« ... uel khanazijr ... », domethėnė, Ai i bėri derra ata. Kėta kanė qenė nga tė krishterėt qė mohuan Sofrėn qė iu zbrit Isės [alejhi selam]. Dhe ėshtė thėnė se tė dyja kėto transformime kanė ndodhur tek ēifutėt qė nuk respektuan tė Shtunėn. Kėshtu, tė rinjtė prej tyre u transformuan nė majmunė, kurse tė vjetrit prej tyre u transformuan nė derra.



« ... ue abede tagut ... », dhe adhurues idhujsh, domethėnė se Ai i bėri ata adhurues tė Shejtanit, qė iu binden atij lidhur me atė qė ai ua paraqiti si tė mirė.



Sa i pėrket kuptimit tė pėrgjithshėm tė ajetit, ai ėshtė se Allahu i madhėrishėm i tha tė dėrguari tė Tij [salallahu alejhi ue selam]: Thuaju atyre - tė krishterėve dhe ēifutėve - qė e kanė marrė fenė e tyre pėr lojė: A t'ju informoj pėr ata qė do tė marrin dėnimin mė tė rėndė nė Ditėn e Ringjalljes? Janė ata qė i kanė kėto cilėsi [si tuajat], qė ėshtė largimi nga mėshira e Allahut dhe fitimi i hidhėrimit tė pėrjetshėm tė Allahut, si dhe ata, forma e jashtme e tė cilėve u bė si ajo e majmunėve dhe e derrave, ndėrsa gjendja e brendshme e tyre u ndryshua pėr t'iu bindur Shejtanit dhe pėr t'ia kthyer shpinėn Shpalljes sė zbritur nga me i Mėshirshmi. Dhe kėto cilėsi gjenden vetėm tek ju, o ithtarė tė Librit, dhe tek ata qė ju ngjasojnė juve. Kjo nuk ka tė bėjė me ne [muslimanėt].



Sa i pėrket vendit tė pėrshtatshėm pėr kėtė ajet nė kėtė kaptinė, kjo ka tė bėjė me atė se, meqė midis ithtarėve tė Librit ka pasur tė atillė qė adhuruan Shejtanin krahas Allahut, atėherė njėlloj edhe tek ky umet do tė ketė tė atillė qė do ta veprojnė kėsisoj.



Sa i pėrket vendimeve qė mund tė nxirren nga ky ajet, kjo ėshtė siē vijon. Sė pari, shirku do tė ndodhė nė kėtė umet, ashtu siē ka ndodhur tek ēifutėt dhe tek tė krishterėt, tek ata qė adhuruan et-tagut [Shejtanin]. Sė dyti, tregon pėr argumentimin dhe sqarimin ndaj njerėzve tė devijuar, dhe sqarimin e pavėrtetėsisė qė gjendet tek ata, nėse ata i abuzojnė ithtarėt e sė vėrtetės me gjėra qė nuk gjenden tek ata [besimtarėt]. Sė treti, tregon se dėnimi do tė jepet nė pėrputhje me llojin e veprimit tė bėrė. Sė katėrti, e pėrshkruan Allahun me cilėsinė e hidhėrimit, dhe Ai i mallkon tė pabindurit. Sa i pėrket hidhėrimit tė Allahut, ky ėshtė njė hidhėrim qė i pėrshtatet madhėshtisė sė Tij. Dhe sė pesti, tregon se bindja ndaj Shejtanit ėshtė shkaku kryesor qė njerėzit kanė bėrė shirk krahas Allahut nė tė gjitha kohėt.



Allahu ka thėnė:



« ... Ata qė grindeshin rreth ēėshtjes sė tyre, thanė: Do ta marrim pėr vend-falje kėtė vend tė tyrin » [el-Kehf, 21]



« ... eledhine galebu ala emrihim ... », domethėnė, ata qė polemizuan rreth djemve tė shpellės, ata qė kishin autoritet dhe ndikim.



« ... lenettkhidhenne alejhim mesxhiden ... », domethėnė, do tė bėjmė njė xhami nė atė vend, ku njerėzit do tė falen dhe do tė vijnė pėr tė kėrkuar bekime nėpėrmjet tyre.



Sa i pėrket kuptimit tė pėrgjithshėm tė ajetit, Allahu na tregon pėr njerėzit qė polemizuan rreth djemve tė shpellės, duke folur pėr ta nė kontekst negativ e duke thėnė se do tė ndėrtojnė njė xhami aty, ku do tė vinin njerėzit pėr kėrkimin e bekimeve.



Sa i pėrket mėnyrės sė pėrshtatjes sė kėtij ajeti nė kėtė kaptinė, kjo flet pėr faktin se nė kėtė umet do tė ketė njerėz qė do tė ndėrtojnė xhami mbi varre, mu siē vepruan njerėzit para tyre.



Po ashtu, nga ky ajet ka njė numėr vendimesh qė mund tė nxirren. Sė pari, ndalimi pėr ndėrtimin e xhamive mbi varre dhe paralajmėrimi kundėr kėsaj, sepse kjo ēon nė shirk. Sė dyti, tregon sė nė kėtė umet do tė ketė njerėz qė do tė ndėrtojnė vend-falje mbi varre, ashtu siē vepruan ata qė erdhėn para tyre. Sė treti, pėrmban paralajmėrim kundėr gulu/teprimit lidhur me njerėzit e devotshėm/tė drejtė. Sė katėrti, lidhur me njerėzit e drejtė, ndėrtimi i xhamive mbi varre ėshtė njė teprim.



- Pyetje-pėrgjigje



Shejhu u pyet pėr punėn e disa tė rinjve qė janė pėrfshirė nė dauet dhe thonė pėr ēifutėt e sotshėm se janė majmunė e derra. A ėshtė me vend qė tė thuhet kjo sot nė Perėndim? Dhe a ėshtė e saktė se ēifutėt e sotshėm janė majmunė e derra?



Pėrgjigje: Allahu i lartėsuar pėrmendi ēfarė pėrmendi lidhur me kėtė rast nė Kur'an. Ajo qė ėshtė e obligueshme pėr ne, ėshtė qė tė kemi iman [tė besojmė] nė atė ēfarė na ka informuar Allahu. Ajo qė ėshtė e mirėnjohur, ėshtė se ky legjislacion ėshtė i pėrgjithshėm, pėr njerėzimin dhe pėr xhinėt, deri nė Ēastin e fundit, siē ėshtė thėnė nga Allahu:



« Thuaj: Ky Kur'an mė ėshtė zbritur qė tė paralajmėroj Nėnėn e qyteteve [Mekėn] dhe kėdo qė e mbėrrin kjo »;



« Ne nuk tė dėrguam veēse si pėrgėzues dhe si paralajmėrues pėr tėrė njerėzimin »



Po ashtu, thėnia e tė dėrguarit [salallahu alejhi ue selam]:



"Jam dėrguar te tė bardhėt e tė zinjtė, kurse pejgamberėt e mėhershėm janė dėrguar vetėm tek popujt e tyre".



Sa i pėrket bėrjes sė duetit, ai qė bėn dauet, ėshtė si doktori me personin e sėmurė: ai duhet tė shikojė se ēfarė do tė jetė mė me vend pėr njerėzit. Pra, ai duhet tė zgjedhė fjalėt qė do t'i inkurajojnė ata ta pranojnė Islamin, jo tė pėrdorė thėnie qė do t'i bėjė ata tė ikin nga ai dhe tė jenė armiqėsor e tė mos pranojnė asgjė prej tij. E gjejmė pejgamberin [salallahu alejhi ue selam] nė rastin e tė krishterėve nga Nexhrani, kur ata erdhėn te ai dhe, pas ikindisė, ata falėn namazin e tyre tė veēantė dhe pejgamberi ua lejoi kėtė. Po ashtu, rasti i beduinit i cili hyri nė xhami dhe urinoi aty, kurse pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] e lejoi ta vazhdonte kėtė. Dhe siē thuhet nė ajetin e mirėnjohur kur'anor, ku thuhet:



« Thirr pėr nė rrugėn e Zoti tėnd me urtėsi dhe me predikim tė mirė » [en-Nahl, 125]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Njė pjesė e umetit tim do tė adhurojnė idhuj
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema rreth :: Kur'an dhe Tefsir-
Kėrce tek: