Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 PAS ĒDO VĖSHTIRĖSIE VJEN SHPĖRBLIMI

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ebu_Derda
Admin



Numri i postimeve : 105
Registration date : 02/07/2008

PAS ĒDO VĖSHTIRĖSIE VJEN SHPĖRBLIMI Empty
MesazhTitulli: PAS ĒDO VĖSHTIRĖSIE VJEN SHPĖRBLIMI   PAS ĒDO VĖSHTIRĖSIE VJEN SHPĖRBLIMI EmptySat Jul 05, 2008 5:20 pm

PAS ĒDO VĖSHTIRĖSIE VJEN SHPĖRBLIMI


Thuhet se pas ēdo vėshtirėsie vjen shpėrblimi, dhe kjo ėshtė e vėrtetė. Sa dijetarė janė mbytur pėr qėllime tė kėqija dhe qėllime politike, mirėpo idetė dhe fjalėt e tyre kanė jetuar pas vdekjes sė tyre, dhe janė bėrė njė trung i fortė tek bijtė muslimanė. Rastet dhe shembujt e tillė janė tė shumtė.

Me rėndėsi ėshtė tė themi tė vėrtetėn dhe mos ta mveshim me tė pavėrtetėn, ta themi haptas atė qė ėshtė nga feja, akideja dhe metodologjia e Islamit.

Allahu, subhanehu we teala, thotė:
“E mos u dobėsoni (fizikisht) dhe mos u dėshpėroni (shpirtėrisht) derisa ju jeni mė tė lartit, po qe se jeni besimtarė tė sinqertė.” (Ali Imran, 139)

Transmeton Muslimi nga Suhejbi, radijallahu anhu, nė tregimin pėr mbretin, magjistarin, murgun dhe djaloshin. Hadithi ėshtė si vijon:

“E kanė sjellė djaloshin para mbretit dhe i kanė thėnė: ‘kėthehu nga feja jote!’ Ai e ka refuzuar kėtė. Mbreti ka urdhėruar disa nga njerėzit e tij dhe u ka thėnė qė ta marrin djaloshin dhe ta dėrgojnė nė filan kodėr, nėse ai nuk kthehet nė fenė tonė qė e ka pasur, i urdhėron qė ta hudhin nga kodra. Ata kanė shkuar dhe janė ngjitur nė majė tė kodrės sė bashku me djaloshin. Kur kanė arritur atje, djaloshi thotė: “O Zot, mė mjafto me atė qė ti don.” Kodra ka filluar tė dridhet dhe kanė rėnė tė gjithė prej saj pėrveē djaloshit. Ai ėshtė kthyer tek mbreti. Mbreti e ka pyetur: “Ēka u bė me ata qė ishin me ty?” Djaloshi ėshtė pėrgjigjur: “Mė mjafton mua Allahu.” Mbreti urdhėron disa njerėz tė tij qė prapė ta marrin djaloshin me njė anije dhe ta dėrgojnė nė mes tė detit. Nėse nuk kthehet nga feja e tij, ta hudhin nė det. Janė nisur ata dhe kur kanė arritur nė mes tė detit djaloshi thotė: “O Zot mė mjafto me atė qė Ti don.” Praptohet anija dhe fundosen tė gjithė, pėrveē djaloshit. Djaloshi kthehet pėrsėri tek mbreti. Ai pėrsėri e pyet djaloshin: “Ēka u bė me ata qė ishin me ty nė anije?” Djaloshi pėrgjigjet: “Mė mjaftoi mua Allahu.”
Pastaj djaloshi i ka thėnė mbretit: “Ti nuk mundesh tė mė mbysėsh mua derisa nuk do tė veprosh ashtu siē do tė mėsoj unė.” Mbreti e ka pyetur se ēėshtė ajo qė ky duhet ta mėsojė? Djaloshi pėrgjigjet: “Ti duhet tė tubosh njerėzit nė njė vend, tė mė vendosėsh mua nė njė trung, pastaj tė marrėsh njė shigjetė prej kėllėfit tim, ta vėsh shigjetėn nė hark dhe tė thuash: ‘Nė emėr tė Allahut, Zotit tė djaloshit’, pastaj tė gjuash me tė drejt meje. Nėse ti e vepron kėtė do tė mė mbysėsh.”
Mbreti veproi ashtu siē e mėsoi djaloshi. Tuboi njerėzit nė njė vend, e kryqėzoi djaloshin nė njė trung, mori njė shigjetė prej kallėfit tė tij, e vendosi nė hark dhe tha ashtu siē e kishte mėsuar djaloshi: “Nė emėr tė Allahut, Zotit tė djaloshit.” dhe gjuajti nė drejtim tė djaloshit. Shigjeta ra nė gjoksin e tij. Djaloshi e vendosi dorėn nė vendin ku e goditi shigjeta dhe vdiq. Atėherė njerėzit thanė:
“Besojmė nė Zotin e djaloshit, besojmė nė Zotin e djaloshit, besojmė nė Zotin e djaloshit.”
Kur e panė e ēfarė ndodhi, paria e mbretit ia tėrhoqėn vėmendjen atij dhe i thanė: “Prej kėsaj ėshtė dashur tė kesh kujdes, me veprėn tėnde qė e bėre, tė gjithė njerėzit hynė nė Islam.”
Atėherė mbreti qė ta pengonte kėtė gjė, urdhėron tė gropohen gropa, tė ndezet zjarr nė to dhe tė hudhen tė gjithė ata qė nuk kthehen nė fenė e mėparshme. Radha i ka ardhur njė gruaje qė tė hudhet nė gropė e cila nė dorė ka pasur foshnjėn e saj. Asaj i ėshtė dhimbsur shumė fėmija qė ta hudhte edhe atė nė zjarr, mirėpo Allahu ka bėrė qė fėmija tė flasė dhe i ka thėnė nėnės sė tij: “Oj nėna ime, bėj durim sepse ti je nė hak.”

Vėrtetė ėshtė njė gjė madhėshtore tė flijohet njė djalosh, apo disa burra pėr motive tė logjikshme dhe synime tė kėrkuara. Mbijetesa e sė vėrtetės ka pėrparėsi mbi jetėn e trupit, ashtu qė itharėt e sė vėrtetės japin trupat e tyre, kurse mbesin dhe jetojnė fjalėt dhe idetė e tyre.

Kėshtu na flet tregimi i djaloshit i cili u flijua vetėm tė arrijė Islami dhe besimi nė Allahun, tek populli i tij.
Ashtu edhe ndodhi, populli besoi dhe njėsoi Zotin e tij, kurse mė herėt ishin nė humbje tė qartė, nuk e njihnin Islamin, fenė e vėrtetė, adhuronin materien dhe jetėn, i adhuronin njerėzit dhe zemrat e tyre ishin pushtuar nga ligjet e njerėzve dhe tė mbretėrve.

Mirėpo kjo nuk zgjati. Ndjenjat e djaloshit pėr pėrgjegjėsi dhe vlerėsimi i gjendjes, e pengoi atė tė vazhdojė nė njė gjendje tė tillė, ashtu qė ai e shqiptoi fjalėn e vėrtetė dhe flijoi veten e tij pėr tė mirėn e njerėzimit dhe pėr shkatėrrimin e paganizmit. Atėherė u ēliruan zemrat nga robėria qė ia bėnin fesė sė mbretit dhe thirėn me zė tė lartė, me shpirtėra tė qetė, me zemra tė paluhatshme:
“Besuam nė Zotin e djaloshit, Besuam nė Zotin e djaloshit, Besuam nė Zotin e djaloshit...”. Dhe pas kėsaj, ata nuk u mposhtėn para dėnimit tė tiranėve e as torturave tė kriminelėve.

Tė dėshtuarit moralisht, teorikisht, ata qė nuk i dalin nė krah xhihadit, flijimeve, ballafaqimit me ideologjitė, parimet e injorancės, ligjet e kufrit, ata nuk ndihmojnė kėtė vullnet imanor. Madje edhe bėjnė ngatėrresa nė mes tė durimit ndaj sundimtarėve tiranė dhe qėndrimit tė paluhatshėm nė besim, ballafaqimit me sundimin injorant dhe vendimeve politike tė dėmshme pėr popullatėn.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
PAS ĒDO VĖSHTIRĖSIE VJEN SHPĖRBLIMI
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema rreth :: Akide-
Kėrce tek: