Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 DEVOTSHMĖRIA DHE PĖRMIRĖSIMI I VEPRAVE DHE I ZEMRĖS”

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ebu_Derda
Admin



Numri i postimeve : 105
Registration date : 02/07/2008

DEVOTSHMĖRIA DHE PĖRMIRĖSIMI I VEPRAVE DHE I ZEMRĖS” Empty
MesazhTitulli: DEVOTSHMĖRIA DHE PĖRMIRĖSIMI I VEPRAVE DHE I ZEMRĖS”   DEVOTSHMĖRIA DHE PĖRMIRĖSIMI I VEPRAVE DHE I ZEMRĖS” EmptySat Jul 05, 2008 5:21 pm

“DEVOTSHMĖRIA DHE PĖRMIRĖSIMI I VEPRAVE DHE I ZEMRĖS”


Pėrgatitja mė e fuqishme e besimtarit kundėr mosbesimtarėve dhe kriminelėve, ėshtė devotshmėria dhe pėrmirėsimi i veprave dhe i zemrės dhe kjo nuk bie ndesh me atė se duhet tė merren shkaqet e fitorės.
Allahu, subhanehu we teala, thotė:
“E ju pėrgatituni sa tė keni mundėsi force, (mjete luftarake), e kuaj tė caktuar pėr betejė kundėr atyre (qė tradhtojnė) e me tė, (me pėrgatitje), ta frikėsoni armikun e All-llahut, armikun tuaj dhe tė tjerėt, tė cilėt ju nuk i dini (se kush janė), e All-llahu i di ata. Ckado qė shpenzoni pėr rrugė tė All-llahut, ajo do t’ju konpensohet dhe nuk do t’ju bėhet padrejtė.” (El-Enfal, 60)

Faktori mė i rėndėsishėm nė arritjen e fitores ėshtė prezenca e besimtarėve tė sinqertė.
Allahu, subhanehu we teala, thotė:
“Ata janė njerėz qė nuk i pengon as tregtia e largėt e as shitblerja nė vend pėr ta pėrmendur All-llahun, pėr ta falur namazin dhe pėr ta dhėnė zeqatin, ata i frikėsohen njė dite kur do tė tronditen zemrat dhe shikimet.” (Nur, 37)

Allahu, subhanehu we teala, e ndihmoi Pejgamberin, salallahu alejhi we selem, derisa qėndronte nė shpellėn Thevėr, pa armė dhe ushtri, e ndihmoi atė dhe shokėt e tij nė Luftėn e Bedrit me melekė, nė Luftėn e Hendekut me furtunė dhe ushtri dhe ka shumė raste tjera ku Allahu e ndihmoi palėn e Tij me faktorė tė ndryshėm.

Gjėja mė e rėndėsishme ėshtė qė tė gjendet njė palė nga besimtarėt qė kupton Islamin dhe kuptimin e saktė dhe qė jeton me tė nė tė gjitha sferat e jetės dhe nėn hijen e kėsaj krijon popull besnik qė ndanė tė vėrtetėn nga e kota, Islamin nga mosbesimi, nuk pranon mashtrime dhe solidarizime pėr tė bėrė lėshime nė besimin dhe parimet e veta, sado qė tė torturohet dhe tė burgoset.

Nuk ėshtė turp e as dėshtim tė vritet dikush nė rrugėn e mbrojtjes sė fesė, besimit, parimeve dhe qėndrimeve tė paluhatshme tė tij nė fjalė dhe vepra.

Kėshtu vepruan magjistarėt qė besuan nė kohėn e Musait, alejhi selam. Faraoni iu kėrcėnua atyre se do ti mbyste, pasi besuan nė Zotin nėse nuk kthehen nga besimi, por kjo nuk i bėri ata ti nėnshtrohen Faraonit, nuk u dobėsuan e as nuk u dėshpruan dhe thanė:
“Pasha Atė qė na krijoi, nuk tė japim pėrparėsi ty ndaj argumenteve qė na erdhėn, e ti bėje atė qė mendon ta bėsh, dhe mund ta zbatosh vetėm atė qė i takon jetės sė kėsaj bote!” Ne i besuam Zotit tonė qė Ai tė na i falė gabimet dhe magjinė, me tė cilėn ti na detyrove. All-llahu ėshtė mė i miri (nė tė shpėrblyerit) dhe mė i pėrjetshmi (nė tė dėnuar)!” (Taha, 72-73)

Kur imani futet thellė nė zemrėn e njeriut, ajo zemėr nuk mashtrohet pas dėfrimeve, nuk ik nga e vėrteta sido qė tė sprovohet, qoftė me rrahje, burgim, vrasje apo nga sprovimet e fshehta qė i ofrohen siē ėshtė pasuria dhe pozita.
Transmeton Buhariu nga Habab ibėn Ereti i cili thotė:
“U ankuam tek Pejgamberi, ai ishte i mbėshtetur nėn hijen e Qabės dhe i thamė: A nuk po kėrkon ndihmė pėr ne? A nuk po e lut Allahun pėr ne? Atėhere ai tha: “Ka pasur para jush besimtarė tė cilėt i futnin nė gropa dhe me sharrė ua ndanin trupin nė dy pjesė dhe kjo nuk i largonte nga rruga e Allahut, po ashtu merrnin krehėr tė hekurt dhe i krehnin derisa u ndahej mishi nga eshtrat dhe kjo nuk i largonte nga rruga e Allahut. Pasha Allahun, Ai do ta plotėsojė fenė e Tij gjersa tė shkojė njeriu prej Sinasė e deri nė Hadramet dhe nuk do tė frikėsohet pėrveē prej Allahut dhe ujkut ndaj deleve tė tij. Por ju po nguteni.”

Sprovimet nuk u shtojnė gjė tjetėr besimtarėve e nė veēanti dijetarėve, vetėm se imanin dhe dorėzimin nė Allahun, subhanehu we teala.
Allahu, subhanehu we teala, thotė:
“E kur muslimanėt e panė ushtrinė aleate, thanė: “Kjo ėshtė ajo qė All-llahu dhe i dėrguari i Tij na premtuan neve, e All-llahu dhe i dėrguari i Tij e thanė tė vėrtetėn”. Ajo (ushtria e armikut qė e panė) vetėm ua shtoi atyre besimin dhe mbėshtetjen.” (El-Ahzab, 22)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
DEVOTSHMĖRIA DHE PĖRMIRĖSIMI I VEPRAVE DHE I ZEMRĖS”
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema rreth :: Akide-
Kėrce tek: