Sulejman ibn Nasir el-Ulvan
ALLAHU E NDIHMON ROBIN QĖ NDIHMON KĖTĖ FE
Allahu, subhanehu we teala, thotė:
Atyre nga mesi juaj tė cilėt besuan dhe bėnė vepra tė mira, All-llahu u premtoi se do ti bėjė zotėrues nė atė tokė ashtu si i pat bėrė zotėrues ata qė ishin para tyre dhe fenė tė cilėn Ai e pėlqeu pėr ta, do ta forcojė, e nė vend tė frikės Ai do tju dhurojė siguri. Ata mė adhurojnė Mua e nuk mė shoqėrojnė asgjė. E kush edhe pas kėsaj mohon, tė tillėt janė ata mė tė prishurit. (En-Nur, 55)
Ndėrkaq, ata qė u larguan prej adhurimit tė idhujve dhe iu drejtuan All-llahut, ata kanė gėzim tė madh, e ti pėrgėzoji pra robėrit e Mi! Tė cilėt i dėgjojnė fjalėt dhe pasojnė atė mė tė mirėn prej tyre. Tė tillėt janė ata qė All-llahu i udhėzoi nė rrugėn e drejtė dhe tė tillėt janė ata tė menēurit. (Zumer, 17-18)
Kur sahabėt, Allahu qoftė i kėnaqur me ta, u ngritėn pėr tė ndihmuar kėtė fe dhe pėr tė qenė fjala e teuhidit mė e larta, e falėn namazin, e dhanė zekatin, urdhėruan nė punė tė mira dhe ndaluan nga e keqja, vazhduan xhihadin nė rrugėn e Allahut, subhanehu we teala, vepruan me Sherijat dhe gjykuan mes njerėzve me drejtėsi. Allahu, subhanehu we teala, i bėri zotrues nė tokė dhe u ndihmoi kundėr armikut tė tyre.
Allahu, subhanehu we teala, thotė:
O besimtarė, nėse ju e ndihmoni (fenė) Allahun, Ai u ndihmon juve dhe u forcon kėmbėt tuaja. (Muhamed, 7)
E Allahu patjetėr do ta ndihmojė atė qė ndihmon rrugėn e Tij, se Allahu ėshtė shumė i fuqishėm dhe gjithnjė triumfues. (El-Haxh, 40)
Obligim yni ishte tė ndihmojmė besimtarėt. (Rrum, 47)
Kjo fitore nuk u ka ardhur besimtarėve vetėm pse e kanė dėshiruar shumė atė apo pse ata kanė ėndėrruar pėr njė fitore tė tillė, por u ka ardhur vetėm pasi kanė ndihmuar kėtė fe, sepse Allahu e ndihmon robin e Tij qė ndihmon kėtė fe.
E kė e ndihmon Allahu nuk ka kush e mundė, e Allahu, subhanehu we teala thotė:
Nėse All-llahu dėshiron tju ndihmojė, ska kush qė mund tju mposhtė, e nėse Ai iu lė pa ndihmė, atėherė kush ėshtė ai pas Tij, qė dotju ndihmojė? Pra vetėm All-llahut le ti mbėshteten besimtarėt. (Ali Imran, 160)