Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Rregulla tė hollėsishme mbi Akiden e Ehli-Sunetit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ebu_Derda
Admin



Numri i postimeve : 105
Registration date : 02/07/2008

Rregulla tė hollėsishme mbi Akiden e Ehli-Sunetit Empty
MesazhTitulli: Rregulla tė hollėsishme mbi Akiden e Ehli-Sunetit   Rregulla tė hollėsishme mbi Akiden e Ehli-Sunetit EmptySat Jul 05, 2008 5:37 pm

1. AKIDEJA NĖ EMRAT DHE CILĖSITĖ E ALLAHUT

Pohimi i ēdo gjėje qė Allahu e ka pohuar pėr Veten e Tij, apo e ka pohuar pėr Te i Dėrguari i Tij, sal-allahu alejhi ve sel-lem, si dhe mohimi i ēdo gjėje qė Allahu e ka mohuar nga Vetja e Tij, apo e ka mohuar nga Ai i Dėrguari i Tij, sal-allahu alejhi ve sel-lem, e tė gjitha kėto pa i pėrngjarė me ato tė krijesave, pa pyetur (si?), pa i shėmbėllyer, pa i devijuar, pa i komentuar dhe pa ia yhveshur Allahut ato qė ka pohuar pėr Veten e Tij.
Thotė Allahu i Lartėsuar:
"Asgjė nuk i pėrngjan Atij dhe Ai ėshtė Gjithėdegjuesi, Gjithėshikuesi." (Esh-Shura 11)

Allahu i Lartėesuar e ka cilėsuar Veten e Tij dhe e ka cilėsuar Atė i Dėrguari i Tij, sal-allahu alejhi ve sel-lem, se Ai ėshtė Dėgjues, Shikues, i Ditur, Flet, i Gjallė, i Mundshėm, Dėshiron, qėndron mbi Arsh, ėshtė mbi krijesat e Tij, Ai kėnaqet, mėrzitet, nxehet, do dhe urren, vjen, zbret, qesh, pėlqen etj. Tė gjitha kėto nė mėnyrėn qė i pėrshtatet Lartėsisė dhe Madhėshtisė sė Tij, pa i pėrngjarė kurrė krijesave tė Tij.
Ashtu si e ka cilėsuar Veten e Tij Allahu i Lartėsuar dhe e ka cilėsuar Atė i Derguari i Tij, sal-allahu alejhi ve sel-lem, se Ai ka Nefs-Vete tė Tijen, ka fytyrė, Dorė, Sy e tė tjera cilėsi qė kanė ardhur nė Kur’an dhe nė Hadithet e sakta.
Pra, pasuesit e Sunetit e cilėsojnė Allahun me ato cilėsi qė Ai e ka cilėsuar Veten e Tij dhe me tė cilat e ka cilėsuar Atė i Dėrguari i Tij, sal-allahu alejhi ve sel-lem, pa shėmbėllim, pa pėrngjasim, pa pyetur (si?), pa e zveshur prej tyre (duke i mohuar ato ) dhe pa i komentuar.

2. AKIDEJA NĖ ĒĖSHTJET E IMANIT DHE E TĖ GJITHA GJĖRAVE TĖ FSHEHTA

E prej kėtyre:
Sė pari: Prej bazave tė Ehli Sunetit ėshtė se Imani ėshtė fjalė dhe punė, shtohet dhe pakėsohet. Dhe pėrfshin:
Besimin nė ēdo gjė pėr tė cilėn na ka njoftuar Allahu nė Librin e Tij dhe qė ka njoftuar i Dėrguari i Tij, sal-allahu alejhi ve sel-lem, prej gjėrave tė fshehta e tė dukshme, pėrgjithėsisht e hollėsisht. Dhe prej kėtyre:

a) Besimi nė Allahun e Lartėsuar dhe Njėsimi i Tij nė Rububije-krijim, furnizim, e sistemim, nė Uluhije-adhurim dhe nė Esmai ve Sifat-Emrat dhe Cilėsitė.

b) Besimi nė Engjėjt dhe se ata janė robėr tė ndershėm tė Allahut. Ata nuk e kundėrshtojnė Allahun nė ato qė i urdhėron dhe bėjnė ēdo gjė me tė cilėn urdhėron. Ata janė tė ngarkuar me adhurimin e Allahut tė Lartėsuar dhe ka prej tyre qė kanė edhe detyra tė tjera siē ėshtė zbritja e Shpalljes, shkruajtja e punėve tė njerėzve, shkruajtja e caktimeve tė njerėzve, marrja e shpirtrave, ndihma e besimtarėve, lėvizja e reve, zbritja e shiut, mbartja e Arshit tė Allahut tė Lartėsuar etj.

c) Besimi nė Librat e zbritura nga Allahu tek tė Dėrguarit e Tij pėr udhėzimin e njerėzve. Kėto libra janė: Zeburi, Teurati, Inxhili dhe Kur’ani i Ndershėm i cili ėshtė mė i plotė se tė parat dhe fshirės e zėvendės i tyre.

d) Besimi nė tė gjithė tė Dėrguarit e Allahut dhe pėr ata qė janė pėrmendur nė Kur’an dhe Hadithe tė sakta ėshtė detyrė qė tė besohen me hollėsitė me tė cilat janė pėrmendur dhe se ata e kanė plotėsuar shpalljen e mesazhave tė Allahut, kanė thirrur njerėzit nė Njėsimin e Tij dhe ua kanė tėrhequr vėrejtjen nga idhujtaria.
Thotė Allahu i Lartėsuar: "Dhe me tė vėrtetė qė Ne kemi ēuar te ēdo popull tė dėrguar (duke shpallur), Adhuroni vetėm Allahun dhe shmanguni e i rrini larg taggutit- ēdo gjėje qė adhurohet pėrveē Allahut!" (En-Nahl, 36)

e) Besimi nė Ditėn e Fundit dhe se vdekja ėshtė e vėrtetė. Besimi nė begatinė nė varr dhe dėnimi nė tė. Besimi nė ringjalljen, fryerjen e SURIT, nė shfaqjen para zjarrit, nė llogarinė dhe shpėrblimin, nė librat e punėve dhe nė peshoren, besimi nė urėn e Siratit, nė Haudin- liqenin e tė Dėrguarit, sal-allahu alejhi ve sel-lem, nė Xhenetin e begatinė dhe nė Xhehenemin e dėnimin e tij. Besojmė nė Ditėn e Kiametit dhe shenjat e tij prej tė cilave janė: dalja e Dexhalit, zbritja e Isait (alejhis-selam), dalja e Mehdiut dhe e Jexhuxhėve dhe Maxhuxhėve, lindja e djellit nga perėndimi i tij, dalja e kafshės sė tokės qė flet e gjėra tė tjera qė janė pėrmendur nė Kur’an e Sunet.

f) Besimi nė caktimin e mirė apo i keq ėshtė prej Allahut tė Lartėsuar dhe se Allahu e ka ditur ēdo gjė para se tė ndodhė dhe Ai e ka krijuar ēdo gjė qė ekziston. Besimi se Ai i ka caktuar rrisqet dhe moshat e njerėzve, lumturinė dhe vuajtjen, udhėzimin dhe humbjen. Besimi se Allahu i Lartėsuar bėn ētė dojė dhe se Ai i ka marrė besėn bijve tė Ademit dhe i dėshmoi ata mbi vetėn e tyre se Ai ėshtė Zoti i tyre.

Sė dyti: Kur’ani
Prej bazave tė Ehli Sunetit ėshtė se Kur’ani i ndershėm ėshtė Fjala e Allahut, i zbritur nga Allahu dhe nuk ėshtė i krijuar, ai qė pretendon se ai ėshtė krijuar ka dalė nga Islami.

Sė treti: Shikimi tek Allahu
Besojmė se besimtarėt do ta shohin Zotin e tyre me sytė e tyre nė Ditėn e Gjykimit pa pyetur se si do ta shohim dhe pa pėrfshirė Atė me shikimin e tyre.

Sė katėrti: Ndėrmjetėsimi
Besojmė nė tė gjitha ndėrmjetėsimet qė janė pėrmendur nė Kur’an dhe Sunet sipas kushteve tė tyre (ndėrmjetėsimeve) nė diten e Kiametit. Dhe mė i madh i kėtyre ėshtė ndėrmjetėsimi i madh i Muhamedit, sal-allahu alejhi ve sel-lem, pėr tė gjitha krijesat nė Ditėn e Gjykimit, pastaj ndėrmjetėsimi i tij pėr ata qė kanė bėrė gjunahe tė mėdha prej popullit tė tij e ndėrmjetėsime tė tjera tė tij, sal-allahu alejhi ve sel-lem, e tė tjerėve pėrveē tij prej engjėjve, pejgamberėve, besimtarėve e tė tjerė, pėr tė cilat jemi lajmruar nė Hadithe tė sakta.

Sė pesti: El-Isra’ dhe El-Mi’raxh
El-Isra’ ėshtė mbartja e Muhamedit, sal-allahu alejhi ve sel-lem, deri nė Shtėpinė e Shenjtė tė Kudsit dhe El-Mi’raxh ėshtė ngritja e tij, sal-allahu alejhi ve sel-lem, deri nė qiellin e shtatė dhe tek pema Sidratul-Munteha. Dhe kjo ėshtė pohuar nė tekstet Kur’anore dhe Hadithet e sakta.

3. AKIDEJA (BINDJA) NĖ LIDHJE ME BAZAT DHE RREGULLAAT E TJERA TĖ BESIMIT

Sė pari: Prej bazave tė fesė tek Ehli Suneti ėshtė dashuria e tė Dėrguarit tė Allahut, sal-allahu alejhi ve sel-lem, deri sa tė jetė mė i dashur tek ti se vetja jote, fėmija yt e tė gjithė njerėzit mbarė. Pastaj dashuria pėr shokėt e tij, sal-allahu alejhi ve sel-lem, dhe gratė e tij tė cilat janė nėnat e besimtarėve e bėrja lutje pėr ta duke thėnė (radijallahu anhum)- Allahu qoftė i kėnaqur prej tyre. Bindja se ata janė mė tė mirėt e popullit musliman nė tė gjitha kohėrat, mbajtja e gjuhės nė grindjet qė ndodhėn ndėrmjet tyre dhe se urrejtja dhe tė folurit keq pėr ndonjėrin prej tyre ėshtė humbje, errėsirė dhe hipokrizi. Ndėrsa mė tė mirėt prej tyre (Allahu qoftė i kėnaqur prej tyre tė gjithėve) ėshtė Ebu Bekri pastaj Umeri, pastaj Uthmani, pastaj Aliu pastaj dhjetė tė pėrgėzuarit me Xhenet. Prej besimit tė Ehli Sunetit ėshtė gjithashtu dashuria pėr familjen dhe tė afėrmit e tė tė Dėrguarit tė Allahut, sal-allahu alejhi ve sel-lem, tė folurit mirė pėr ta dhe ruajtja e tė drejtave tė tyre ashtu si ka urdhėruar i Derguari i Allahut, sal-allahu alejhi ve sel-lem.

Sė dyti: Largimi prej pasuesėve tė bidatit, hipokrizisė, dėshirave dhe logjikės, urrejtja e tyre dhe tėrheqja e vėrejtjes prej tyre, siē janė Rafiditė, Xhehmitė, Mu’tezilet, Kaderitė, Murxhiet, Sufitė, filozofėt e tė gjitha grupet dhe ideologjitė(Kėtu hyjnė tė gjitha ideologjitė e drejtimet e reja filozofike siē janė: komunizmi, kadjanizmi, behaizmi, babizmi, socializmi, ilmanizmi, ringjallja e tė gjitha atdhetarizmat tė cilat ndėrtohen mbi emocionet) tė cilat kanė devijuar prej Sunetit dhe Xhematit.

Sė treti: Shtrėngimi pėr xhematin(Kur’an dhe Sunet) dhe bashkimi e kapja pėr Litarin e Allahut: Kur’anin dhe Sunetin, ndėrsa ndarja prej pasuesėve tė sė vėrtetės ėshtė parregullsi, shkatėrrim e humbje. Thotė Allahu i Lartėsuar:
"Dhe kapuni tė gjithė ju pėr Litarin e Allahut dhe mos u pėrēani!" (Al-Imran, 103)

Sė katėrti: Obligueshmėria e dėgjimit dhe bindjes ndaj udhėheqėsve tė muslimanėve nė punė tė mira e tė lejuara pėrderisa nuk urdhėrojnė pėr gjėra tė ndaluara. Dhe nuk lejohet kryengritja ndaj tyre edhe nėse ata janė vepėrkėqinj e zullumqarė, vetėm nėse shfaqet prej tyre kufėr i qartė pa dyshim nė tė.

Sė pesti: Obligueshmėria e kėshillės pėr Allahun, pėr tė Dėrguarin e Tij, sal-allahu alejhi ve sel-lem, e pastaj pėr prijėsat e besimtarėve (tė cilėt janė pėrgjegjėsit e punėve prej udhėheqėsave tė dijetarėve) dhe tė gjithė popullin.

Sė gjashti: Xhihadi pėrkrah prijėsit e besimtarėve qoftė ai vepėrmirė apo vepėrkeq sepse xhihadi ėshtė prej shenjave tė Fesė dhe kulmi mė i lartė i Islamit i cili ėshtė ngritur deri nė Ditėn e Kiametit.

Sė shtati: Urdhėrimi pėr tė mirė dhe ndalimi nga e keqja ėshtė prej bazave tė Fesė dhe prej tė shenjtave mė dė mėdha tė Islamit e ai ėshtė detyrė e ēdokujt sipas mundėsisė.

Sė teti: Rregullat ndaj muslimanėve dhe tė drejtat e tyre:

1. Kush dėshmon se nuk ka tė adhuruar tjetėr pėrveē Allahut dhe se Muhamedi ėshtė i Dėrguari i Allahut, falet si falja jonė, i drejtohet Kiblės sonė dhe shfaq shenjat e Islamit, ai ėshtė musliman dhe i takon ajo e drejtė qė i takon muslimanėve e ngarkohet me detyrat qė janė ngarkuar muslimanėt. Bėhet harram marrja e gjakut tė tij, pasurisė dhe nderit tė tij e llogaria e tij ėshtė tek Allahu i Lartėsuar. Ndėrsa provokimi i atij qė nuk dihet gjendja e tij dhe mendimi keq pėr tė apo tė stepurit nga quajtja e tij musliman ėshtė bidat dhe fjalė pa dije nė fe.

2. Nuk lejohet tė quajturit qafir askėnd prej atyre qė kthehen nga Kibla nė faljen e tyre pėr shkak tė njė gjunahi qė ai bėn vetėm nėsė ėshtė shprehur nė Kur’an apo Sunet qė ai ėshtė qafir dhe vetėm pasi qė ti ngrihet atij argumenti (ti bėhet e qartė ēėshtja) dhe tė mohohen prej tij nėn efektin e dhunės, padituria e tij apo tė komentuarit gabim tė teksteve. Ashtu si dhe nuk lejohet dyshimi nė mosbesimin e atyre pėr tė cilėt ka gjykuar me mosbesim Allahu dhe i Dėrguari i Tij, sal-allahu alejhi ve sel-lem, prej idhujtarėve, ēifutėve, tė krishterėve etj.

3. Nuk e themi prerė pėr askėnd se ai do tė shkojė nė Xhenet apo nė Zjarr vetėm se pėr atė qė ka dėshmuar i Dėrguari i Allahut, sal-allahu alejhi ve sel-lem.

4. Ai qė bėn gjunah tė madh nė kėtė botė dhe nuk pendohet prej tij ėshtė mėkatar dhe i prishur, ndėrsa nė botėn tjetėr ėshtė nėn dėshirėn e Allahut, nėse do e dėnon atė e nėse do ia fal atij dhe ai nuk do tė jetė pėrgjithmonė nė Zjarr. Ne shpresojmė Xhenetin pėr veprimin dhe i frikėsohemi Zjarrit pėr vepėrkeqin.

5. Prej bazave tė Ehli Sunetit ėshtė falja pas imamėve tė muslimanėve (nė namaz) qofshin ata vepėrmirė apo vepėrkėqinj, Xhihadi pėrkrah tyre dhe falja (e xhenazesė) mbi ata qė vdesin muslimanė prej atyre qė kthehen nga Kibla qofshin ata vepėrmirė apo vepėrkėqinj.

6. Detyra e tė dashurit pėr hir tė Allahut dhe e tė urrejturit pėr hir tė Tij. Prej kėsaj ėshtė dashuria pėr besimtarėt dhe pastrimi prej idhujtarėve, mosbesimtarėve dhe hipokritėve. Dhe ēdo musliman duhet sipas shkallės sė besimit qė ai ka dhe shkallėn e ndjekjes sė tė Dėrguarit tė Allahut, sal-allahu alejhi ve sel-lem, dhe urrehet sipas shkallės sė gjunaheve dhe veprave tė tija tė kėqija.

7. Kerametet e tė dashurve tė Allahut (gjėrat e jashtėzakonshme qė jep Allahu nė duart e tyre) janė diēka e vėrtetė, por jo ēdo kerameh ėshtė argument pėr suksesin e personit dhe mirėsinė e tij vetėm nėse ecėn sipas udhėzimit tė tė Dėrguarit tė Allahut, sal-allahu alejhi ve sel-lem, si nga ana e jashtme ashtu edhe nga zemra. Por kerameti mund tė jetė edhe sprovė dhe jo ēdo gjė qė del nga ajo e zakonshmja ėshtė kerameh e Allahu e di mė mirė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Rregulla tė hollėsishme mbi Akiden e Ehli-Sunetit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» [b]Realiteti i besimit sipas Ehli Sunetit[/b]

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema rreth :: Akide-
Kėrce tek: