Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 [b]Realiteti i besimit sipas Ehli Sunetit[/b]

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ekremi




Numri i postimeve : 3
Registration date : 07/07/2008

[b]Realiteti i besimit sipas Ehli Sunetit[/b] Empty
MesazhTitulli: [b]Realiteti i besimit sipas Ehli Sunetit[/b]   [b]Realiteti i besimit sipas Ehli Sunetit[/b] EmptyMon Jul 07, 2008 6:58 pm

Me emrin e Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit

Falėnderimet dhe lavdėrimet qofshin vetėm pėr Allahun e Lartėsuar, i Cili ka krijuar qiejt dhe tokėn dhe ēfarė ka nė mes tyre. Vetėm Atij i pėrulemi dhe vetėm prej Tij kėrkojmė ndihmė e shpėtim. Paqja dhe shpėtimet qofshin mbi tė dėrguarin Muhamed dhe mbi familjen e tij tė pastėr, si dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Besimi ėshtė jetė e zemrave dhe trupave, balsam i lumturisė, ēelės i suksesit nė dynja dhe ahiret. Zemrat prej tij trashėgojnė qetėsi, ndėrsa shpirtrat kėnaqėsi. Sa herė qė njerėzit vazhdojnė tė pėrparojnė nė ngritjen e besimit, provojnė shijen dhe ėmbėlsinė e tij, ndėrsa shpirtrat kėnaqen me tė. I Dėrguari i Allahut -alejhi selam- ka thėnė: “Tri gjėra nėse gjenden tek njeriu ai do ta shijojė ėmbėlsinė e besimit: tė jetė Allahu dhe i Dėrguari Tij mė i dashur se ēdo gjė, tė dojė njeriu vetėm se pėr Allahun, tė urrejė tė kthehet nė kufėr siē urren tė hidhet nė zjarr.” Buhariu dhe Muslimi.

Realiteti i besimit mė tė cilin erdhi i Dėrguari Muhamed -alejhi selam- ngrihet mbi tri shtylla, nėse njėra prej tyre bie, besimi ėshtė i pavlefshėm. Kėto shtylla janė: bindja me zemėr, shprehja me gojė dhe zbatimi me gjymtyrė.

Imam Shafiu ka thėnė: “Sahabėt, tabiinėt dhe tė tjerė pas tyre janė nė konsensus (ixhma) se besimi ėshtė fjalė, punė dhe synim, nuk ndahet njėri nga tė tre prej tjetrit.”[1]

Shtylla e parė (besimi, bindja nė zemėr) pėrfshin dy ēėshtjet e tjera qė ato tė realizohen.

E para: pranimi i zemrės, ku pėr qėllim me tė ėshtė miratimi i zemrės pėr atė qė na ka njoftuar Allahu i Lartėsuar dhe i Dėrguari i Tij -alejhi selam-. Pra, tė pranojė se ato janė tė vėrteta dhe se gjykimi me to ėshtė drejtėsi dhe se nė to nuk ka aspak dyshim.

E dyta: puna e zemrės, ku pėr qėllim mė tė ėshtė tė punuarit sipas asaj qė ka obliguar Allahu pėr robėrit e tij. Prej punėve tė zemrės pėrmendim: dashurinė pėr Allahun e Lartėsuar dhe tė Dėrguarin e Tij -alejhi selam-, tė urryerit e jobesimtarėve, familjeve tė tyre dhe tė ngjashmėve me ta. Tė gjitha kėto futen nė punėt e zemrės.

Argumentet qė besimi me zemėr ėshtė kusht janė tė shumta. Prej tyre pėrmendim fjalėn e Allahut tė Lartėsuar: “Beduinėt thanė: ‘Ne kemi besuar!’ Thuaj: ‘Ju nuk keni besuar ende’, por thoni: ‘Ne jemi dorėzuar’, e ende nuk po u hyn besimi nė zemrat tuaja…” Huxhurat, 14.

“Nuk gjen popull qė e beson Allahun dhe Ditėn e Gjykimit, e ta dojė atė qė e kundėrshton Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij, edhe sikur tė jenė ata (kundėrshtarėt) prindėrit e tyre, ose fėmijėt e tyre, ose vėllezėrit e tyre, ose farefisi i tyre. Ata janė qė nė zemrat e tyre (Ai) ka skalitur besimin…” Muxhadele, 22.

Le tė shikojmė me kujdes pjesėn e ajetit “Ata janė qė nė zemrat e tyre (Ai) ka skalitur besimin…”, fjalė kjo qė i bėn zemrat banesė tė besimit dhe vendqėndrim tė pėrhershėm tė tij.

Tė gjitha kėto argumente dhe tė tjera veē tyre argumentojnė se besimi me zemėr ėshtė origjina e besimit dhe thelbi i tij. Kush e humb besimin nė zemėr ai nuk ka besim, pėrkundrazi ai konsiderohet si i dalė nga feja, hipokrit.

Pėr sa i pėrket shtyllės sė dytė, tė shprehurit me gojė, pėr tė i Dėrguari -alejhi selam- ka thėnė: “Jam urdhėruar qė t’i luftoj njerėzit derisa tė thonė: nuk meriton tė adhurohet askush pėrveē Allahut. Nėse e thonė kėtė janė tė mbrojtur nga unė gjaku dhe pasuria e tyre, pėrveē se me tė drejtė.” Buhariu dhe Muslimi.

Imam Neveviu nė shpjegimin e hadithit ka thėnė: “Nė kėtė hadith besimi paraqitet si kusht me pohimin dhe besimin e dy dėshmive...”.

Ndėrsa Imam Ibėn Tejmije ka thėnė: “Muslimanėt kanė rėnė dakord se kush nuk vjen me dy dėshmitė, ai ėshtė jobesimtar.”[2]

Qėllimi me dy dėshmitė nuk ėshtė thjesht shqiptimi i tyre, por vėrtetimi i kuptimit tė tyre, pohimi i tyre haptazi dhe fshehurazi. Kjo ėshtė dėshmia e cila i bėn dobi poseduesit tė saj tek Allahu i Lartėsuar.

Kushti i tretė ėshtė: tė punuarit mė gjymtyrė. Mė kėtė ėshtė pėr qėllim tė vepruarit e ēdo gjėje qė Allahu i Lartėsuar ka urdhėruar tė veprohet dhe tė ndaluarit nga ēdo gjė qė Allahu i Lartėsuar ka ndaluar tė veprohet.

Argumentet se kjo ėshtė pjesė pėrbėrėse e besimit janė tė shumta sa nuk llogariten, por ne po pėrmendim disa prej tyre. Prej tyre ėshtė fjala e Allahut: “Besimtarė janė vetėm ata qė i besuan Allahut, tė Dėrguarit e Tij, e mandej nuk dyshuan dhe pėr hir tė Allahut luftuan me pasurinė dhe me jetėn e tyre. Tė tillė janė ata tė vėrtetėt.” Huxhurat, 15.

Allahu i ka cilėsuar si tė vėrtetėt e besimit, pėr shkak tė punimit tė veprave tė mira, tė cilat janė domosdoshmėrisht edhe punė e zemrės dhe fryt i saj.

Prej kėtyre argumenteve pėrmendim edhe fjalėn e Allahut tė Lartėsuar: “E, besimtarė tė vėrtetė janė vetėm ata, tė cilėve kur pėrmendet Allahu u rrėqethen zemrat e tyre, tė cilėve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi dhe qė janė tė mbėshtetur vetėm te Zoti i tyre. Dhe, tė cilėt falin (rregullisht) namazin dhe nga ajo, me ēka Ne i furnizuam, ata japin.Tė tillėt janė besimtarė tė vėrtetė dhe pėr kėtė kanė vende tė larta te Zoti i tyre, kanė falje dhe kanė furnizim nė mėnyrė tė ndershme.” Enfal, 2-4.

Le tė shikojmė me kujdes se si Allahu i cilėsoi ata si besimtarė tė vėrtetė kur ata punuan vepra tė mira. Futja e punėve tė mira nė besim argumenton faktin se ato janė pjesė e besimit.

I Dėrguari i Allahut -alejhi selam- ka thėnė: “ Ju urdhėroj tė besoni Allahun e vetėm. A e dini se ē’ėshtė besimi nė Allahun e vetėm?” Thanė: “Allahu dhe i Dėrguari i Tij e dinė.” Tha: “Tė dėshmosh se nuk meriton tė adhurohet askush tjetėr pėrveē Allahut, tė falėsh namazin, tė japėsh zekatin, tė vish me njė tė pestėn e plaēkės sė luftės”. Buhariu dhe Muslimi. I Dėrguari -alejhi selam- e komentoi besimin nė hadith me punėt e mira.

Gjithashtu, i Dėrguari -alejhi selam- ka thėnė: “Besimi ėshtė shtatėdhjetė e ca degė ose gjashtėdhjetė e ca degė. Mė e mira prej tyre ėshtė fjala: nuk meriton tė adhurohet askush tjetėr pėrveē Allahut, ndėrsa mė e ulta prej tyre ėshtė largimi i njė pengese nga rruga. Edhe turpi ėshtė degė e besimit.” Muslimi.

Imamllarėt kanė qenė tė kujdesshėm ndaj kėtij hadithi dhe armiqve tė tij nė futjen e bindjes nė besim dhe kundėrshtarėve tė degėzimit tė imanit. Nė kėtė hadith ka qartėsim se besimi ėshtė i degėzueshėm. Ēdo degė e tij quhet besim. Kėshtu, namazi ėshtė prej besimit, po kėshtu edhe agjėrimi dhe punėt e brendshme si: turpi, mbėshtetja etj.

Kėto degėzime nuk e largojnė apo zhdukin besimin, siē ėshtė degėzimi i dėshmisė se nuk meriton tė adhurohet askush pėrveē Allahut apo largimi i njė pengese nga rruga. Midis kėtyre dy skajeve tė degėzimit tė besimit tė pėrmendur nė hadith ka diferencė tė madhe, por qė tė dy kėto, si dėshmia se nuk meriton tė adhurohet askush pėrveē Allahut, si largimi i njė pengese nga rruga, nė hapėsirėn e besimit janė tė afėrta.

Ky ėshtė realiteti i besimit dhe kėto janė shtyllat e tij. Lidhja midis besimit nė zemėr dhe zbatimit me gjymtyrė tė kėtij besimi ėshtė lidhje e bashkėrenditur, me kuptimin qė nuk mundet njeriu tė pretendojė dhe tė shfaqė besimin me zemėr dhe tė vazhdojė tė mos punojė vepra tė mira e tė mos largohet nga veprimi i veprave tė ndaluara. I gjithė ky proces i sapopėrmendur ėshtė i padobishėm sheriatikisht dhe nuk duhet tė ekzistojė sot.

Kėshtu, thelbi i besimit me zemėr lėviz me shpejtėsi gjymtyrėt pėr tė punuar dhe gojėn pėr tė dėshmuar. Besimi nuk ėshtė me t’u pretenduar e as me t’u zbukuruar, por ai ėshtė bindje nė zemėr qė pohohet me gojė e vėrtetohet me punė.

Pėrktheu: Erion Sula

burimijetes.com

28.08.2007
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
[b]Realiteti i besimit sipas Ehli Sunetit[/b]
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Realiteti i Teuhidit 1
» Realiteti i Teuhidit 2
» Realiteti i adhurimit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema rreth :: Akide-
Kėrce tek: