Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Llogariteni veten para se tė llogariteni‏

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ai_Kacanikasi
Admin



Numri i postimeve : 41
Registration date : 04/07/2008

Llogariteni veten para se tė llogariteni‏ Empty
MesazhTitulli: Llogariteni veten para se tė llogariteni‏   Llogariteni veten para se tė llogariteni‏ EmptyWed Aug 27, 2008 7:44 pm

Umeri (radij-All-llahu anhu) ka thėnė: "Llogariteni veten para se tė llogariteni dhe peshojeni atė para se tė peshoheni, sepse mė e lehta pėr ju nesėr ėshtė qė tė llogarisni veten tuaj sot. Dhe zbukurohuni pėr paraqitjen madhėshtore, ditėn kur do tė paraqiteni e nuk lihet pa u shfaqur prej jush asgjė!"

A e ke pyetur ndonjėherė veten se:

1. A e ke falėnderuar Allahun, subhanehu ve te’ala, kur je zgjuar nga gjumi? A ke deklaruar: “Falėnderimi i qoftė Allahut i cili mė bėri tė vdes, e pastaj mė ringjalli dhe te Ai do tė kthehemi?”
2. A i ke kujtuar mėkatet tua dhe a je penduar pėr to duke vendosur se do t’u largohesh dhe kurrė tė mos i bėsh, si dhe t’ua kthesh tė drejtėn tė tjerėve.
3. A i ke kujtuar fjalėt e Resulullahut, sal-l All-llahu alejhi ve sel-lem: ” Kur njeriu zgjohet tė gjitha organet e tij e paralajmėrojnė gjuhėn duke i thėnė: “Ke frikė All-llahun pėr neve, ngase ne jemi me ty. Nėse ti je e drejtė edhe ne jemi, e nėse ti devijon edhe ne kemi devijuar.”?
4. A e ke falur namazin e sabahut me kohė?
5. A e ke filluar ditėn me lutje ndaj Allahut qė tė furnizojė me furnizim hallall, dhe a je interesuar pėr tė?
6. A ke cituar sot diē nga Libri i Allahut?
7. A ke lexuar sot diē nga Sunneti i tė Dėrguarit (sal-lAllahu alejhi e sel-lem)?
8. A ke bėrė dhikėr pas ēdo namazi?
9. A i ke falė sunnetet e caktuara para dhe pas namazit?
10. A ke qenė gjatė namazit i pėrkushtuar, duke menduar vetėm pėr atė qė e citon?
11. A e ke kujtuar vdekjen?
12. A e ke kujtuar Ditėn e Gjykimit dhe trishtimet e saj?
13. A e ke lutur Allahun tri herė tė tė shpiejė nė Xhennet, ngase ai qė e lut All-llahun, xhel-le shanuhu, qė ta dėrgojė nė Xhennet, Xhenneti thotė: “O Zot, fute nė Xhennet!”?
14. A ke kėrkuar tri herė shpėtim nga zjarri te All-llahu, xhel-le shanuhu, ngase pėr atė qė e bėn kėtė Xhehenemi thotė: ”Shpėtoje o Zot nga zjarri!”?
15. A ke lexuar diē nga fjalimet e Resulullahut, sal-l All-llahu alejhi ve sel-lem?
16. A ke menduar tė largohesh nga shoqėria e ligė?
17. A ke provuar ta pakėsosh tė qeshurit dhe shakatė?
18. A ke qajtur nga frika prej Zotit tėnd?
19. A e ke bėrė dhikrin e mėngjesit dhe tė mbrėmjes?
20. A e ke kėrkuar me tė vėrtetė shehidllėkun (tė biesh shehid), ngase Resulullahu, sal-l All-llahu alejhi ve sel-lem, thotė: “Ai qė do tė kėrkojė me tė vėrtetė shehidllėk nga Allahu, All-llahu, xhel-le shanuhu, do t’i japė gradėn e shehidit edhe nėse vdes nė shtratin e tij.”
21. A e ke lutur All-llahun, xhel-le shanuhu, qė tė tė forcojė nė fenė e Tij?
22. A ke kėrkuar falje tė mėkateve pėr besimtarė dhe besimtare, ngase atėherė pėr ēdo mu’min dhe mu’mine edhe ti ke vepėr tė mirė?
23. A e ke falėnderuar All-llahun, xhel-le shanuhu, pėr begatitė e Islamit?24. A e ke falėnderuar All-llahun, xhel-le shanuhu, pėr dhurimin e shqisave tė tė dėgjuarit, tė shikuarit dhe pėr begatitė e tjera?
25. A ke dhėnė sadaka pėr tė varfėrit dhe tė pafuqishmit?
26. A e ke lėnė zemėrimin pėr shkak tė nefsit (epshit-vetvetes) tėnd dhe a ke filluar tė mos zemėrohesh pos pėr shkak tė All-llahut, xhel-le shanuhu?
27. A ke ndejtur pa u krenuar dhe pa u lavduar me vetveten?
28. A e ke ftuar familjen tėnde, vėllezėrit, fqinjtė dhe tė tjerėt me tė cilėt je nė kontakt, nė rrugėn e All-llahut tė Madhėruar?
29. A ke bėrė ndonjė vepėr tė mirė ndaj prindėrve?
30. A ia kishe frikėn All-llahut nė tė ardhurat , ushqimin, pirjet dhe rrobat tuaja?
31.A i ke dėrguar sot ndonjė salavat (pėrshėndetje) pejgamberit (sal-lAllahu alejhi e sel-lem)?
32. A ke vizituar ndonjė tė sėmurė?
33. A e ke urdhėruar sot dikend pėr tė mirė?
34. A e ke ndaluar sot dikend nga e keqja?
35. A e ke kėshilluar dikend pėr hir tė All-llahut?
36. A e ke plotėsuar premtimin dhe a e ke mbajtur fjalėn e dhėnė?
37. A e ke falur atė qė tė ka bėrė padrejtėsi ty?
38. A e ke dashur dikend vetėm pėr All-llahun xhel-le shanuhu?
39. A e ke urrejtur dikend vetėm pėr All-llahun xhel-le shanuhu?
40. A e ke pastruar zemrėn tėnde prej sėmundjeve (inatit, mllefit dhe zilisė)?
41. A e ke pastruar gjuhėn tėnde prej rrenės, pėrgojimit, bartjes sė fjalėve, polemikave dhe hyrjes nė biseda tė kota?
42. A e ke mbajtur veten tėnde nė zakone tė mira si: durimi, devotshmėria, mėshira, butėsia, mbėshtetja dhe sinqeriteti?
43. A i ke kryer tė gjitha veprat tua publike dhe tė fshehta me sinqeritet tė plotė?
44. A ke qenė racional (i matur) nė varfėri dhe nė pasuri?
45. A e ke vizituar atė, i cili nuk po tė viziton mė ty?
46. A ke vepruar drejt gjatė hidhėrimit dhe kėnaqėsisė?
47. A ka qenė sot heshtja jote meditim, tė folurit tėnd dhikėr (pėrmendje e Allahut) dhe shikimi yt mėsim?
48. A i ke kryer obligimet ndaj vetes tėnde dhe obligimet ndaj tė tjerėve, ndaj prindėrve, ndaj gruas tėnde, ndaj fėmijėve tė tu, tė afėrmve tu, tė fqinjve tu dhe obligimet e thirrjes nė islam?
49. A e ke mbyllur ditėn tėnde me pendim tė sinqertė, me kėrkim falje nga mėkatet dhe frikėrespekt ndaj All-llahut xhel-le shanuhu?
50. A ke deklaruar: ”Inna lil-lahi ve inna ilejhi raxhi’un” (Vėrtet, ne i pėrkasim All-llahut dhe te Ai do tė kthehemi) nėse tė ka goditur ndonjė telashe?
51. A e ke cituar duanė vijuese: “ All-llahumme inni e’udhubike en ushrike bike ve ene e’alemu, ve estagfiruke lima la e’alemu” (O Zot, mė mbroj nga tė pėrshkruarit shok Ty nė atė qė di, dhe tė lutem pėr faljen e mėkateve pėr atė qė nuk di) – ngase ai i cili e citon kėtė dua All-llahu (xhel-le shanuhu) prej tij e mėnjanon shirkun e madh dhe tė vogėl.
52. A e ke kuptuar se istigfari (tė kėrkuarit falje pėr mėkatet) mė i mirė ėshtė: “All-llahu ente rabbi la ilahe il-la ente halakteni, ve ene ‘abduke, ve ene ‘ala ‘ahdike ve va’dike mesteta’t e’udhu bike min sherri ma sane’t, ebu leke bi n’imetike ‘alejje ve ebu bi dhenbi fagfirli fe innehu la jagfirudh dhunube il la ent.” (All-llahu im, Ti je Zoti im, nuk ka Zot pos Teje, mė ke krijuar dhe unė jam rob Yti. Unė i pėrmbahem premtimit dhe betimit qė ta kam dhėnė Ty, aq sa mundem. Mė mbroj nga prapėsia qė e bėj. Unė i pranoj begatitė tua ndaj meje, por i pranoj edhe mėkatet e mia. Mė fal, meqė vetėm Ti mund tė falėsh mėkatet).

Thotė Ibni Umeri (radij-All-llahu anhu): Kur tė ngrysesh mos e prit mėngjesin, e kur tė gdhihesh mos e prit mbrėmjen, sa tė jesh i shėndoshė pėrgatitu pėr sėmundje, e sa tė jesh gjallė pėrgatitu pėr vdekje.Nėse dėshironi tė jeni prej atyre qė i don All-llahu, xhel-le shanuhu, nderoni Pejgamberin e Tij, sal-l All-llahu alejhi ve sel-lem, dhe pasoni sunnetin e tij! E nėse dėshironi ta pastroni zemrėn tuaj nga sėmundjet, citoni shpesh fjalėt e shehadetit: La ilahe il-lallah, kėrkoni falje pėr mėkatet tuaja, pėr besimtarėt e besimtaret, dhe mos u bėni nga mospėrfillėsit!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Llogariteni veten para se tė llogariteni‏
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Grate e para ne Islam‏
» Qfar i ndodhi asaj pas vdekjes ?‏

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema tė Ndryshme :: Gruaja dhe Familja-
Kėrce tek: