Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Kėnaqu me tė mirat qė tė ka dhėn Zoti dhe je mirėnjohėse pėr to‏

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ai_Kacanikasi
Admin



Numri i postimeve : 41
Registration date : 04/07/2008

Kėnaqu me tė mirat qė tė ka dhėn Zoti dhe je mirėnjohėse pėr to‏ Empty
MesazhTitulli: Kėnaqu me tė mirat qė tė ka dhėn Zoti dhe je mirėnjohėse pėr to‏   Kėnaqu me tė mirat qė tė ka dhėn Zoti dhe je mirėnjohėse pėr to‏ EmptyWed Aug 27, 2008 7:46 pm

Mė shumė do tė doja tė ndihmoj njė motėr nga feja, kur i nevojitet ndihma ime, se tė qėndroj nė xhami njė muaj duke bėrė ibadet.
Sa e rėndė ėshtė jeta e injorantit i cili e zvarritė bėmirėsinė dhe ik prej saj!
Njeriu do tė pyetėt pėr tė gjitha shpenzimet e tij qė i ka bėrė, pra oj motėr e dashur dhe e nderuar, ke kujdes pėr veprat tua dhe pasurinė ku e harxhon. Kujdes nė cfarė gjendje do tė dalėsh para Krijuesit tėnd. Ki kujdes nga ndalesat e All-llahut xh.sh. sepse do te jesh e devotshme.
Kėnaqu me tė mirat qė tė ka dhėnė All-llahu xh.sh. sepse do tė jesh e shpėtuar nė ahiret dhe e nderuar dhe e respektuar nė dunja.
Nuk do tė arrini atė qė e dėshironi pėrderisa t’i plotėsoni pasionet trupore, ndėrsa nuk do t’i realizoni shpresat tuaja pėrderisa tė mos jeni tė pėrmbajtura nė vuajtje.
Mos tė harrojmė se durimi ėshtė thesari i xhennetit dhe mund ta arrijmė nėse pėrmbahemi pak. Nuk ėshtė e thjeshtė vlera e arritjes dhe e kėnaqėsisė te All-llahu, sepse me kėtė mundet t’i pėrballoni tė gjitha sprovat. Pėr kėtė kemi ajetin kur’anor ku All-llahu xh.sh. thote: “Kush bėn durim dhe falė s’ka dyshim se kjo ėshtė virtyti mė i lartė.“ (42:43)
Motėr e nderuar, kurrė nuk mund tė bashkosh besimin dhe pabeseinė. Si mund ta quhesh besimtare, kur i anashkalon shumė vargje kur’anore dhe fjalė profetike?! Vallė a nuk ka deklaruar i Dėrguari alejhisselam se: ”Nuk ka besim ai i cili nuk i besohet, dhe as fe ai i cili nuk i kryen premtimet“
Mos tė harrojmė pėr premtimet qė na i ka thėnė All-llahu pėr ruajtje nga shejtani dhe zjarri i xhehennemit nėse posedojmė kėto katėr cilsi:
-tė pėrmbajturit nė frikė,
-tė pėrmbajturit nė nxitim,
-tė pėrmbajturit nė zemėrim dhe
-tė pėrmbajturit nė lakmi.
Tė edukojmė vehtėn qė tė vrapojmė pas cilėsive dhe gjėrave tė mira, sepse vetėm posedimi i tyre na zbukuron para se tė na vije dita e zbukurimit, ato janė: tė vrapojmė pas diturisė mė shumė se pas pasurisė dhe trashėgimisė, tė posedojmė edukatė, qė tė kemi fytyrė tė ndritur, tė jemi tė devotshme sepse ėshtė siguri pėr ne, tė jemi adhuruese sepse do tė jemi fituese, tė kemi mendjen udhėrrėfyese nė tė mirė, sepse atėherė posedojmė edhe sjellje tė mirė dhe shoqėri tė shėndoshė, tė kemi butėsi, sepse posedojme ndihmen me tė madhe, ta pėrkujtojmė vdekjen sa mė shpeshė sepse ėshtė predikuesi mė i mirė.
Besimtarja e mencur dhe mendjemprehtė e shton frikėn e vet ndaj denimit tė All-llahut xh.sh. sa herė qė All-llahu xh.sh. ia shton tė mirat.
Motra ime besimi i vėrtetė ėshtė ai qė ėshtė skalitur thellė nė zemėr dhe cilin e dėshmojnė veprat e mira.
Oj motėr e nderuar, bėhu shumė e kujdesshme, ngase njeriu shpesh konsumon ushqim qė nuk i lejohet, futet atje ku nuk e ka vendin dhe rrin nė shoqėri e cila e ndryshon, dhe kėshtu pak nga pak, ik besimi e qė ti nuk e vėren fare .
Duke medituar rreth kėtyre vargjeve, po ndeshemi me ushqimin, vallė aq rėndėsi paska se cfarė ne konsumojme?! Do tė thotė qė mvaret besimi ynė kėtu? Si ėshtė halli yt qė t’i konsumon duhanin? A e ke pyetur vetėn tėnde ndonjėherė, pse pi duhanin? Cka pėrfitoj prej tij? A ėshtė i lejuar apo i ndaluar? Kush e ndaloi e kush e lejoi? A mė ka hije tė veproj kėtė vepėr? A ėshtė lėmoshė nga pasurija ime apo mėkat qė do tė mė revanshohėt nj ditė?!
Motėr e dashur dhe e nderuar, oj ti e cila gjindesh nė kėtė gjest tė ulėt femror, pėrpiqu pėr ta gjėtur pėrgjigjen e cila ėshtė e gjallė dhe e freskėt nė vargjet e arta “Cdo gjė qė bėn dėm nė organizėm ėshtė haram“, a thua vallė mos e ke tė ngulitur nė kokėn tėnde se e ke tė lejuar?!
E nderuar motėr nė fjalė, mos e gėnje vehtėn dhe tė tjerėt se gjoja ke halle dhe derte dhe po i shuan me konsumim te duhanit.
Mos kėrko kėnaqėsi dhe prehje nė tė ndaluar, sepse nuk ka dhe nuk gjen. Kėnaqėsia dhe prehja ėshtė nė tri gjėra:
-nė namaz,
-nė lexim dhe meditim tė Kur’anit dhe ne
-dhikėr.
Nėse nuk gjen kėnaqėsi kėtu, dije se dyert i ke tė mbyllura, andaj pėrpiqu t’i hapėsh.
Pejgamberi i All-llahut alejhisselam ka thėnė: ”Nė kėtė botė njerėzve nuk u ėshtė dhėnė gjė mė e mirė se besimi i fortė dhe shendeti i mirė.
Luteni All-llahun xh.sh. t’u dhuroje besim tė fortė dhe shėndet nė jetė!“
Sa madhėshtor ėshtė ky citat profetik pėr atė qė din tė mendojė. A nuk vijmė te njė konkluzė e shėndosh dhe e fortė qė, kush ka iman te fortė, ėshtė durimtar nė vuajtje dhe aktiv nė vepra fetare. Ndėrsa shėndeti ėshtė njė e mirė prej tė mirave tė All-llahut mbi ne.
Atėherė e nderuara motėr, oj ti e cila e shkatėron shėndetin tėnd me atė tym tė zi, kujdes pėr kėtė mėkat dhe mundohu tė jesh nėn hijėn e kėsaj duaje tė pranuar, qė tė jesh nė mesin e atyre tė cilėt i pėrfshinė shefati i kėtij burri fisnik dhe i cili ėshtė mė i dashuri tek Krijuesi ynė dhe i gjithsisė.

E lusė All-llahun qė tė na i bėj tė urrejtura edhe neve gjėrat tė cilat i urren Ai, dhe tė na i bėj tė dashura gjėrat tė cilat i don Ai, me shpresė qė ta fitojmė dhuratėn mė tė madhe qė ka pėrgatitur pėr robėrit e Tij besnik e tė sinqertė qė ta shohim Nurin e Tij. Amin!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Kėnaqu me tė mirat qė tė ka dhėn Zoti dhe je mirėnjohėse pėr to‏
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Grate e para ne Islam‏
» Qfar i ndodhi asaj pas vdekjes ?‏

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema tė Ndryshme :: Gruaja dhe Familja-
Kėrce tek: