Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Si e ruan veten njė perlė: Hytbe pėr muslimanen‏

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ai_Kacanikasi
Admin



Numri i postimeve : 41
Registration date : 04/07/2008

Si e ruan veten njė perlė: Hytbe pėr muslimanen‏ Empty
MesazhTitulli: Si e ruan veten njė perlė: Hytbe pėr muslimanen‏   Si e ruan veten njė perlė: Hytbe pėr muslimanen‏ EmptyWed Aug 27, 2008 7:48 pm

Ne harrojmė se nga udhėzimi i Profetit alejhi selam ka qenė caktimi i njė dite tė veēantė pėr tė mėsuar gratė. Gratė muslimane tė asaj kohe i bėnin pyetje Profetit alejhi selam nė kohė haxhi, nė rrugė e madje shkonin edhe nė shtėpinė e tij pėr tė pyetur rreth fesė. Nė namazin e Bajramit, pasi u kishte folur burrave, Profeti alejhi selam merrte Bilalin dhe shkonte nė vendin ku ndodheshin gratė dhe u drejtohej edhe atyre.
Allahu i Madhėruar ka shpallur njė sure tė tėrė me emrin Nisa – Gratė, njė tjetėr me emrin Merjem si dhe njė tjetėr me emrin Muxhadele.
Motėr, nėnė e bijė e dashur! Ēdokush kėrkon lumturinė dhe kėnaqėsinė dhe as ti nuk bėn pėrjashtim. Po ku gjendet lumturia dhe kėnaqėsia? Ku dhe kur e dėshironi kėtė kėnaqėsi? A doni kėnaqėsi nė kėtė botė nė dėm tė botės tjetėr, apo dėshironi qė kur tė takoni Allahun tė jeni tė lumtura?
Kudo ku shkoni do tė gjeni shumė media dhe njerėz qė ju thonė se lumturia gjendet nė kėtė botė. Por a ėshtė ajo me tė vėrtetė lumturi? Nė Ditėn e Pendimit, Allahu do ta marrė jobesimtarin qė ka qenė “mė i lumturi” nė kėtė botė dhe do ta fusė nė xhehenem dhe do ta pyesė: "A ke qenė ndonjėherė i lumtur?” Jobesimtari do tė thotė: “Kurrė!”
Lumturia e vėrtetė ėshtė lumturia e botės tjetėr, cilado qoftė lumturia qė pėrjetohet nė kėtė botė. Nė Ditėn e Pendimit, Allahu do tė marrė besimtarin mė tė sprovuar dhe do ta fusė nė xhenet dhe do ta pyesė: A ke provuar ndonjėherė trishtim?” Ai do tė thotė: “Kurrė!”
Por mos mendoni se lumturia dhe kėnaqėsia janė tė lidhura vetėm me botėn tjetėr. Ato janė shumė tė lidhura edhe me kėtė botė. Lexoni fjalėt e Allahut:
“Kush bėn vepėr tė mirė, qoftė mashkull ose femėr, e duke qenė besimtar, Ne do t’i japim atij njė jetė tė mirė (nė kėtė botė), e (nė botėn tjetėr) do t’u japim shpėrblimin mė tė mirė pėr veprat e tyre.” (Nahl, 97)

Motėr e dashur, duhet ta kuptosh se kushdo mund tė hyjė nė xhehenem. Pėr Zotin, ne nuk jemi mė tė mirė se Fatimja, vajza e tė Dėrguarit tė Allahut alejhi selam, sė cilės ai i tha: "O Fatime, bija e Muhamedit. Mė kėrko ēfarė tė duash nga pasuria ime, sepse tek Allahu unė nuk do tė tė vlej." Kjo do tė thotė se fakti qė ajo ėshtė vajza e Profetit alejhi selam nuk do tė thotė gjė nėse nuk punon pėr xhenetin.

Islami ka shumė besimtare qė janė tė devotshme. Kur bashkėmoshataret e tyre vendosin nė mure posterėt e kėngėtareve ose aktoreve jobesimtare, muslimanet duhet tė kenė nė zemrat e tyre posterėt e Fatimes dhe tė shumė besimtareve tė tjera tė devotshme.
Asija, gruaja e Faraonit, jetonte nėn hijen e dikujt qė thoshte: “Unė jam Zoti juaj mė i Lartė!” Kur faraoni mori vesh se gruaja e tij besonte nė Zot, e ndėshkoi atė duke i urdhėruar rojat e tij ta ēonin atė nė diellin pėrvėlues tė mesditės dhe ta rrihnin. Kujt iu drejtua ajo pėr ndihmė? Ajo u lut: “O Zoti im, mė ndėrto njė shtėpi nė parajsė dhe mė shpėto nga faraoni dhe veprat e tij si dhe mė shpėto nga njerėzit mėkatarė."

Transmetohet se kur tha kėto fjalė, qielli u hap pėr tė dhe ajo pa shtėpinė e saj nė parajsė. Ajo buzėqeshi. Rojat u habitėn se si mund tė buzėqeshte kur po torturohej. I tėrbuar, faraoni urdhėroi qė tė sillnin njė gur shumė tė madh qė t’ia hidhnin pėrsipėr, qė ta vrisnin. Por Allahu i Madhėruar ia mori shpirtin Asijes pėrpara se tė sillnin gurin, duke e bėrė shembull pėr tė gjithė besimtarėt, burra dhe gra, deri nė fund tė kėsaj bote: “E atyre qė besuan, All-llahu ua solli shembull gruan e faraonit kur ajo tha: “Zoti im, mė bėn njė vend pranė mėshirės sate nė xhenet dhe mė shpėto prej faraonit e brutalitetit tė tij dhe mė shpėto prej popullit mizor!” (Tahrim, 11)

A e dini se muslimani i parė qė dha jetėn nė rrugė tė Allahut ishte njė grua? Ajo ishte Sumeja, nėna e Amarit. Kur Ebu Xhehli dėgjoi se familja e tyre kishte pranuar Islamin, ai i ndėshkoi duke i rrahur me kamxhik. Ai i rrihte aq shumė, saqė i Dėrguari alejhi selam kalonte pranė tyre dhe u thoshte: "Kini durim, o familja e Jasirit, sepse keni pėr tė hyrė nė xhenet!"
Njė ditė, Ebu Xhehli i tha Sumejes ta mohonte fenė e saj dhe ajo refuzoi. Ai u tėrbua dhe mori njė heshtė, me tė cilėn e shpoi atė tejpėrtej, teksa ajo ishte e shtrirė nė rėrėn e nxehtė, ku ai i torturonte. Ajo ishte e para nga umeti islam qė e takoi Allahun si dėshmore.

Motėr e dashur, shembujt qė ne duhet tė pasojmė vijnė nga Kurani. Ndoshta e keni dėgjuar historinė e djalit dhe tė mbretit. Kur i tėrė fshati u bė musliman pas vdekjes sė djalit, mbreti urdhėroi qė tė ndizej njė zjarr jashtėzakonisht i madh pėr tė djegur ata qė nuk hiqnin dorė nga feja e tyre. Njė besimtare qėndronte pėrpara zjarrit me foshnjėn e saj. Ajo vėshtroi foshnjėn dhe duke parė sa e dobėt dhe e pafajshme ishte, mendoi tė hiqte dorė nga besimi. Por foshnja i tha sė ėmės: “Ēfarė je duke pritur mama? Ec pėrpara sepse je nė tė vėrtetėn!" Ajo pohoi me kokė dhe pastaj u hodh nė zjarr bashkė me foshnjėn e saj.
”E nuk patėn pse t’i urrejnė, pėrveē qė e besuan All-llahun, ngadhėnjyesin, tė lavdėruarin, Tė cilit i takon sundimi i qiejve e i tokės; e All-llahu ėshtė dėshmitar i ēdo sendi.” (Buruxh, 8,9)

Motėr e dashur, modele pėr tė pasur ka edhe nė ditėt tona. Siē ka treguar djali i saj, njė nėnė besimtare nė njė vend musliman ishte larguar nga fjalėt e zakonshme qė bėjnė gratė nėpėr ndejat e tyre. Ajo i ishte kthyer Allahut dhe falej natėn. Kur ishte plakur, njė ditė ajo thirri djalin e saj teksa ishte nė vendnamazin e saj nė shtėpi. Djali i saj tregon: Hyra nė dhomėn e saj dhe e pashė duke ndenjur nė pozicionin e sexhdes dhe mė tha se ishte paralizuar." Djali i saj e ēoi atė te doktorėt pėr ta mjekuar, por shpresat ishin tė pakta. Mė pas ajo e urdhėroi tė birin ta ēonte nė shtėpi, ta vendoste nė dhomėn ku falej e ta vendoste nė pozicionin e sexhdes. Njė natė, teksa ishte duke u falur, ajo e thirri tė birin dhe i tha: "Po tė lė nė amanet tė Allahut dhe ajo qė i lihet nė amanet Allahut nuk humb.” Ajo vdiq duke qenė nė pozicionin e sexhdes. Muskujt e saj ishin ngurtėsuar dhe u detyruan ta lanin trupin e saj nė atė formė. Edhe namazin e xhenazes ia falėn teksa trupi i saj ishte nė pozicionin e sexhdes. Edhe kur e varrosėn, e varrosėn nė sexhde.
Profeti alejhi selam na ka treguar se ne do tė ringjallemi nė atė gjendje qė kemi vdekur dhe kjo nėnė do tė ringjallet nė sexhde, pasi ashtu ka jetuar dhe ashtu vdiq.Ka edhe shumė histori tė tjera qė ne dimė pėr nėna besimtare, pėr gra e motra tė devotshme si dhe ka shumė histori tė tjera qė vetėm Allahu i di. Shumė gjėra tė tjera mund tė thuhen, por po e mbyll me fjalėt e Profeti alejhi selam drejtuar ēdo nėne muslimane, ēdo bashkėshorteje, motre e bije: "Nėse gruaja fal pesė namazet e saj, agjėron muajin e Ramazanit, e mbron veten (nga zinaja) dhe dėgjon bashkėshortin e saj, do t’i thuhet: “Hyr nė xhenet nga cilado derė dėshiron!"
Motėr, ky ėshtė vendi ku ti dėshiron tė jesh.
”O ju qė besuat, pėrgjigjjuni (thirrjes sė) All-llahut dhe tė Dėrguarit kur ai (i Dėrguari) ju fton pėr atė qė ju jep jetė, (pėr fenė e drejtė) dhe ta dini se All-llahu ndėrhyn ndėrmjet njeriut dhe zemrės sė tij, dhe se ju do tė tuboheni te Ai.” (Enfal, 24)
Allahu dhe i Dėrguari i Tij po tė fton pėr tek ajo qė ju jep jetė. Motėr e dashur, pėrgjigju!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Si e ruan veten njė perlė: Hytbe pėr muslimanen‏
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Grate e para ne Islam‏
» Qfar i ndodhi asaj pas vdekjes ?‏

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema tė Ndryshme :: Gruaja dhe Familja-
Kėrce tek: