Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Shtyllat e Kufrit [Mosbesimit]

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ebu_Derda
Admin



Numri i postimeve : 105
Registration date : 02/07/2008

Shtyllat e Kufrit [Mosbesimit] Empty
MesazhTitulli: Shtyllat e Kufrit [Mosbesimit]   Shtyllat e Kufrit [Mosbesimit] EmptySat Jul 05, 2008 1:25 am

Shtyllat e Kufrit [Mosbesimit]
marrė nga "el Feuaid" tė Ibn Kajjim el Xheuzije


Shtyllat e Kufrit janė: Kibri (mendjemadhesia), Hasedi (smira), Zemerimi, dhe Epshi. Te kater keto gjera kthehen te nje e vetme - Injoranca.

- Kibri te ndalon nga dorezimi dhe pranimi i se vertetes.

- Hasedi te ndalon qe te japesh keshille dhe ta pranosh ate.

- Zemerimi te ndalon nga drejtesia.

- Epshi te ndalon nga ibadeti dhe ta ze kohen.

Neqoftese rrezohet shtylla e Kibrit, behet i lehte dorezimi dhe pasimi i se vertetes; nese rrezohet Hasedi, lehtesohet pranimi i keshilles; nese rrezohet Zemerimi, lehtesohet modestia, perulja dhe mbrojtja e drejtesise; nese rrezohet shtylla e epshit, lehtesohet durimi, ndershmeria dhe adhurimi.

Shembja e maleve eshte me e lehte se zhdukja e ketyre te katertave. Nėse dikush sprovohet me keto, sidomos nese i behet karakter dhe cilesi e vazhdueshme, kjo ben qe te mos kryeje vepra te mira, mos te kete nje shpirte te paster, mundohet te beje diēka por keto shtylla nuk ia lejojne; ēdo e keqe dhe semundje tjeter lind si pasoje e ketyre te katertave. Keto bejne qe ta shohe te verteten si te kote, dhe te koten si te vertete, te miren si te keqe, dhe te keqen si te mire, i afrohet ne zemren e tij dunjaja dhe i largohet Ahireti, i do njerezit e sherrit dhe gjynaheve, ndersa i urren njerezit e hajrit dhe ata qe udhezojne per te mira.

Neqoftese do meditojme ne Kufrin e popujve, do shohim se shkak i tij ishin keto kater gjera, dhe per shkak te tyre do denohen, kuptohet, ky denim do te jete sipas shkalles se pranise se tyre tek personi. Pra, kush i ka hapur dyert e ketyre kater gjerave, i ka hapur dyert e sherrit ne kete bote dhe Ahiret, ndersa kush ia mbyll rruget vetes per tek keto gjera, ka shpetuar dhe ka mbyllur ēdo sherr, sepse keto kater gjera ndalojne dorezimin, siqeritetin, pendimin, pranimin e Hakut dhe te keshilles, modestine dhe peruljen para Allahut te vet me Emrat e Tij te mire, me Cilesite e Tij te larta e te plota, dhe sikur ta njihte njeriu veten e tij se sa i dobet, sa i pafuqishem dhe me te meta qe eshte, sa semundje dhe pika te dobeta qe ka, nuk do t'i shkonte mendja qe te beje mendjemadhesi, e as te zemerohet e te ngreje krye, dhe nuk do t'ia kishte ziline askujt per miresite qe i ka dhene Allahu.

Hasedi (Zilia) eshte nje lloj armiqesie ndaj Allahut, sepse ai e urren miresine qe Allahu ia ka dhuruar robit te Tij. Allahu ka dashur diēka te tille, ndersa ky e urren dhe deshiron qe ajo te zhuket. Pra, kjo eshte nje lloj rrebelimi dhe pakenaqesie me caktimin e Allahut. Keto dy cilesi, Hasedi dhe Kibri heqen duke njohur Allahun, Teuhidin e Tij, duke u kenaqur me caktimin e tij, duke u penduar dhe duke u perlulur para Tij.

Zemerimi heqet duke njohur vetveten, dobesite personale, dhe nuk ai vlen qe robi te zemerohet per hir te Nefsit [unit] te vet e te marre hak per te, sepse kjo eshte t’i jepet perparesi Nefsit perpara Krijuesit te Plotfuqishem. Kjo semundje shmanget duke e mesuar vetveten qe te kenaqet dhe te zemerohet vetem per hir te Zotit te Lartesuar, sa me shume qe kjo te arrihet aq me shume shuhet kjo semundje.

Ndersa Epshi, si ilaqin me te mire e ka dijen, sepse dija i ndalon dhe i pengon epshet dhe zhvillimet e tyre. Po ashtu sa me shume qe njeriu t’i jepet epshit, aq me shume i ndalohet dija, biles edhe ate qe e ka mesuar e harron si pasoje e gjynaheve. Zemerimi eshte si egersira e pyllit, e cila po u leshua, te han. Epshi eshte si zjarri, te cilin nese nuk e kontrollon te djeg. Hasedi eshte sikur te luftosh me ate qe eshte me i forte se ti. Kush arrin ta mund epshin dhe zemerimin e tij, shejtani do te kete frike nga hija e tij, ndersa kush mundet nga epshi dhe zemerimi, do kete frike nga vetja e tij.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Shtyllat e Kufrit [Mosbesimit]
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Analiza, shtyllat dhe kushtet e fjales La ilahe il-Allah

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema rreth :: Akide-
Kėrce tek: