Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Pozita e fjalės La ilahe il-Allah nė jetėn e njeriut

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ebu_Derda
Admin



Numri i postimeve : 105
Registration date : 02/07/2008

Pozita e fjalės La ilahe il-Allah nė jetėn e njeriut Empty
MesazhTitulli: Pozita e fjalės La ilahe il-Allah nė jetėn e njeriut   Pozita e fjalės La ilahe il-Allah nė jetėn e njeriut EmptySat Jul 05, 2008 5:01 pm

1 - Pozita e fjalės La ilahe il-Allah nė jetėn e njeriut



Ajo ėshtė fjalė tė cilėn muslimanėt e shfaqin kur kėndojnė ezanin, ikametin, nė ligjėratat dhe bisedat e tyre. Ėshtė fjalė pėr tė cilėn ėshtė bėrė qielli dhe toka. Pėr tė janė krijuar tė gjitha krijesat dhe me tė Allahu i Lartėsuar dėrgoi tė Dėrguarit, i zbriti librat dhe e shpalli Fenė e Tij. Pėr tė janė vėnė peshore dhe regjistra dhe pėr shkak tė saj ėshtė hapur tregtia me Xhennetin dhe Zjarrin. Pėr tė janė ndarė krijesat nė besimtarė dhe jobesimtarė. Ajo ėshtė origjina e krijimit, e ēėshtjeve, e shpėrblimit dhe e dėnimit. Ėshtė e vėrteta pėr tė cilėn janė krijuar krijesat, pėr tė dhe pėr obligimet ndaj saj pason pyetja dhe llogaria, shpėrblimi dhe dėnimi. Mbi tė ėshtė vėnė kibla dhe mbi tė ėshtė themeluar Feja. Pėr shkak tė saj janė ngritur shpatat e xhihadit. Ajo ėshtė e drejta e Allahut pėrmbi tė gjithė robėrit. Ėshtė fjala Islame dhe ēelėsi i Shtėpisė sė Paqes. Pėr tė pyeten tė parėt dhe tė fundit… Nuk lėvizin kėmbėt e robit para Allahut derisa tė pyetet pėr dy ēėshtje:"Ēka keni adhuruar dhe si u jeni pėrgjigjur tė dėrguarve". Pėrgjigjja ndaj pyetjes sė parė bėhet duke vėrtetuar fjalėn La ilahe il-Allah me dituri, miratim dhe punė. Kurse pėrgjigjja ndaj pyetjes sė dytė bėhet duke vėrtetuar dėshminė Muhammede–Rresulu-Allah me dituri, bindje dhe nėnshtrim6.



Kjo fjalė dallon kufrin prej Islamit. Ėshtė fjala e devotshmėrisė dhe lidhja mė e fortė. Ėshtė ajo qė Ibrahimi e tha:"Fjalė tė jetonte ndėr pasardhėsit e tij, qė ata tė mund tė ktheheshin (me pendim te Allahu)" (Zuhruf, 28). Ėshtė ajo fjalė me tė cilėn Allahu dėshmoi pėr Vetveten e Tij, dėshmuan melekėt dhe tė diturit nga krijesat e Tij. Allahu i Lartėsuar thotė:"Allahu dėshmon se La ilahe il-la Huve (nuk ka tė adhuruar tjetėr me tė drejtė pėrveē Atij). (dėshmojnė) Edhe melekėt, edhe ata qė kanė mend e qė dinė..". (Ali-Imran, 18).



Ajo ėshtė fjala e sinqeritetit dhe dėshmia e sė vėrtetės. Ėshtė thirrja pėr tė vėrtetėn dhe lirimin nga shirku. Pėr shkak tė saj u krijuan krijesat, siē thotė Allahu i Lartėsuar:"Dhe Unė (Allahu) nuk i krijova njerėzit dhe xhinėt, veēse tė mė adhurojnė vetėm Mua" (Dharijat, 58).



Pėr tė janė sjellė tė Dėrguarit dhe janė zbritur Librat, siē tha Allahu i Lartėsuar:"Dhe nuk kemi sjellė ndonjė tė Dėrguar para teje (o Muhammed) e qė tė mos e kemi frymėzuar Ne (duke i thėnė): La ilahe il-la Ene (nuk ka tė adhuruar tjetėr tė merituar veē Meje). Kėshtu, mė adhuroni Mua tė Vetėm" (Enbija, 25).



"Ai me urdhrin e Tij i dėrgon melekėt me shpallje atij qė dėshiron nga robėrit e Tij (duke i thėnė): Kėshilloje njerėzimin se nuk ka tė adhuruar tjetėr tė merituar veē Meje. Pra mė keni frikė Mua" (Nahl, 2).



Ibėn Ujejne thotė:"Dhuntia mė e madhe me tė cilėn Allahu e ka begatuar robin e Tij ėshtė njoftimi me fjalėn La ilahe il-Allah. Vėrtet fjala La ilahe il-Allah pėr banorėt e Xhennetit ėshtė sikur uji i ftohėt pėr banorėt e dynjasė. Kush e shqipton atė e ka mbrojtur pasurinė dhe gjakun e tij, kurse ai qė nuk pranon ta shqiptojė, pasuria dhe gjaku i tij janė tė kota". Nė pėrmbledhjen e saktė ėshtė transmetuar se Pejgamberi ka thėnė:"Kush thotė La ilahe il-Allah (nuk ka tė adhuruar tė merituar veē Allahut) dhe mohon atė qė adhurohet veē Tij, bėhet e ndaluar pasuria dhe gjaku i tij dhe se llogaria e tij ėshtė tek Allahu7".



Ajo ėshtė gjėja e parė qė kėrkohet prej jobesimtarėve kur ata ftohen nė Islam, sepse Pejgamberi kur e pėrcolli Muadhin pėr nė Jemen, i tha:"Ti do tė shkosh te tė krishterėt dhe ēifutėt. Gjėja e parė qė ti do t'i ftosh ata, tė jetė dėshmia La ilahe il-Allah". Hadithi ėshtė nė dy pėrmbledhjet e sakta.



Nga kjo qė u tha del pozita e saj nė Fe dhe rėndėsia e saj nė jetė, dhe se ajo ėshtė obligimi i parė pėr robin, ngase ėshtė themeli mbi tė cilin ngrihen tė gjitha veprat.



--------------------------------------------------------------------------------
6. Zadul-Meaad (1/2)

7. Transmeton Muslimi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Pozita e fjalės La ilahe il-Allah nė jetėn e njeriut
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Analiza, shtyllat dhe kushtet e fjales La ilahe il-Allah

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema rreth :: Akide-
Kėrce tek: